Një kosovar me emrin Muslim H. ka plagosur lehtë tre stjuardesa duke tentuar të marr peng një aeroplan me 75 udhëtarë në bord, të nisur nga Munihu, gjatë fluturimit për në Budapest të Hungarisë pasi donte të kundërshtonte largimin e tij nga Gjermania.
Kështu, sipas informacioneve që transmetojnë mediat gjermane, shqiptar i Kosovës, i cili u dëbua nga Gjermania, kërcënoi sot me një objekt të mprehtë, brisk rroje, një prej stjuardesave të kompanisë gjermane “Lufthansa”, duke e plagosur lehtë në fyt dhe më pas dy të tjera të cilat tentuan ti vinin në ndihmë koleges së tyre. Shqiptari 28-vjeçar, hipi në aeroplanin që udhëtonte nga Munihu drejt kryeqytetit hungarez Budapestit, pa praninë e policisë, pasi që autoritetet gjermane refuzuan t’i jepnin azil dhe e dëbuan atë nga vendi, tha një zëdhënës i policisë ajrore. Pas rreth 18 minutave duke fluturuar, aeroplani i Lufthansas ulet sërish në terminalin 2 të Munihut.
Zëdhënësi shtoi se djaloshi, pak momente pas ngritjes, ka kërcënuar stjuardesën me anë të një objekti të mprehtë. Piloti më pas vendosi të kthej aeroplanin në aeroportin e Munihut, ku shqiptari më pas u arrestua, duke mos rezistuar.
/BalkanWeb
Krijoni Kontakt