Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindja fillon me Policinë: Qeveria e Rilindjes ka nevojë për 1000 policë të rinj!

    Policia, Rama: Pranojmë 1000 të rinj, s’kemi kohë për të humbur në betejën për siguri



    TIRANE - 10 035 të rinjtë që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e shkollës bazë të Policisë së Shtetit, e pritën me entuziazëm kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të dyfishuar numrin e pranimeve në Akademinë e Rendit, nga 500 në 1000.

    Gjatë fjalës së tij në takimin informues me konkurrentët, zhvilluar mesditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama theksoi se Policia e Shtetit nuk mund të jetë vendi i atyre që presin të dalin në pension, por siç tha ai, është vendi i djemve dhe vajzave më kurajozë, më të vendosur dhe më patriotë.

    “Ta dyfishojmë numrin e pranimeve, ta bëjmë 1000, jo sepse u bë deti kos, por për një arsye shumë të thjeshtë, ne nuk kemi kohë për të humbur në betejën për më shumë siguri, për më shumë inovacion, për më shumë progres. Dhe pjesë themelore e kësaj beteje është transformimi rrënjësor i strukturës së Policisë së Shtetit duke rritur cilësinë e kapitalit njerëzor, duke bërë që policia jonë në një kohë të shpejtë të ketë një moshë mesatare më të re, krahasuar me të gjithë rajonin. Me gjithë respektin për më të moshuarit, policia nuk mund të jetë vendi i atyre që presin të dalin në pension, ky është vendi i vajzave, djemve grave dhe burrave më kurajozë, më të vendosur dhe më patriotë. Ky është qëllimi ynë, për t’i dhënë shqiptarëve Policinë e Shtetit që shqiptarët meritojnë”,- deklaroi kryeministri Rama.

    Kryeministri Rama vlerësoi pjesëmarrjen e vajzave në konkurs, duke theksuar se fituesit do të jenë 50% djem dhe 50% vajza. Shefi i qeverisë siguroi të rinjtë se në këtë konkurs do fitojnë më të mirët. “Do fitojë merita, jo kushëriri”,- tha ai.

    TAHIRI: PO NDËRTOJMË GJENERATËN E POLICISË MODERNE

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e cilësoi numrin e lartë të konkurrentëve që kanë aplikuar për të zhvilluar kursin si shenjë besimi te Policia e Shtetit. Sipas tij numri i konkurrentëve është më i lartë se numri i efektivëve të policisë që ndodhen aktualisht në punë. “Kjo është dita më e veçantë e imja që kur kam filluar detyrën. Punën po e bëjmë bashkë, tani të gjithë bashkë. Për të shënuar ndoshta një nga faqet me te bukura të Policisë së Shtetit me 10.000 konkurrentë ku 1400 janë vajza. Sot për herë të parë kemi konkurentë më shumë se ç’janë efektivë të Policisë së Shtetit në detyrë”,- u shpreh Tahiri.

    Sipas ministrit vëmendja kohët e fundit është përqendruar te policia për shkak të rezultateve që janë arritur si dhe debateve që po ngjall reforma e ndërmarrë. “Ju jeni prova më e fortë e pa diskutueshme e besimit. Një gjeneratë e re e Policisë së Shtetit që po lind sot. Gjenerata e policisë moderne që nuk punon më për të siguruar shtetin nga qytetarët por për të garantuar siguri për qytetarët. Kemi arritur ta kthejmë tërësisht kursin, të frenojmë degradimin policisë dhe ta kthejmë në krye të detyrës. Të arrijmë rezultate të tilla që deri dje as mendoheshin. Sot vendi është më i sigurtë, qytetarët janë më të sigurtë”,- theksoi Tahiri.

    Sipas tij policia u gjet në ditët më të vështira dhe tashmë ka nisur modernizimi i saj. “E gjetëm policinë ndoshta në ditët e eta më të vështira. Në dy dekadat e fundit Policia e Shtetit u braktis. U paralizua nervi i drejtësisë. Siç më kanë thënë jo rrallë herë punonjës së ndershëm , gati të vinte turp të ishte pjesë e Policisë së Shtetit dhe ta thoje hapur. Ju jeni prova më e mirë që ne jemi në rrugën e duhur për të qenë krenarë për policinë e shtetit. Ne po modernizojmë shërbimin policor. Ne po ndërtojmë policinë moderne me mjete të sofistikuara dhe teknologji të lartë. Sapo keni hedhur një hap të sigurtë për të ndërtuar një Shqipëri të sigurtë. Bravo çuna dhe goca!”-u shpreh ministri Tahiri para konkurrentëve të kursit të policisë.

    DIDI- KONKURRENTËVE PËR SHKOLLËN E POLICISË: KEMI NEVOJË PËR DINAMIZMIN TUAJ

    Gjatë fjalës së tij në takim, kryepolici Artan Didi u tha konkurrentëve se Policia e Shtetit ka nevojë për dinamizmin, mentalitetin, freskinë dhe hijeshinë e të rinjve. Duke i siguruar ata për një proces konkurrimi transparent, Didi nënvizoi se policisë i duhen njerëz të përkushtuar, me aftësi dhe vlera morale.

    Sipas kreut të policisë, rendi e siguria nuk janë në ditët më të mira, por siç tha ai, Policia e Shtetit është e vendosur për tu përballur me sfidat e sotme.

    SYNIMI I TAKIMIT, DHENIA E UDHEZIMEVE
    10 035 personat që kanë aplikuar për tu bërë pjesë e shkollës bazë të policisë, zhvilluan një takim informues me drejtuesit e Policisë së Shtetit mbi provimin që do të japin për t’u bërë pjesë efektive e Akademisë së Rendit.

    Në takim, përveç drejtuesve të lartë të policisë moren pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

    Takimi që u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve, kishte për qëllim dhënien e udhëzimeve të nevojshme mbi procesin e konkurrimit për Shkollën Bazë të Policisë, si dhe procesin e testimit me shkrim, që do të zhvillohet nga data 18-21 mars 2014, ku do jenë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet pranë kësaj shkolle.

    Në të gjithë vendin kanë aplikuar 10.035 persona, nga të cilët 1.558 femra dhe 8.477 meshkuj. Për herë të parë, është evidentuar një interes kaq i lartë i qytetarëve për të aplikuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë, gjë që dëshmon besimin e tyre tek transparenca e këtij procesi dhe shanset e barabarta të ofruara çdo aplikantit për t’u përzgjedhur për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Njëherazi është tregues i besimit në rritje të qytetarëve shqiptarë tek Policia e Shtetit dhe tek puna madhore e saj për të garantuar sigurinë publike.

    (er.nu/a.n/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindja fillon me Policinë: Qeveria e Rilindjes ka nevojë për 1000 policë të ri

    Ristani: Rama dhe Tahiri kanë zhbërë Policinë e Shtetit, po e kthejnë në policinë e PS

    TIRANË- Menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në mbledhjen e konkurrentëve të Shkollës së Policisë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani. Ai ka akuzuar kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm se po e kthejnë policinë në një polici partiake. Sipas Ristanit nuk mund të flitet për inovacion në konkurrim pasi konkursi është hapur në që vitin 2006.

    “Inovacion, siguri dhe progres deklaroi Rama bashkë me Tahirin sot, duke u rënë daulleve të festës në veprimtarinë që po bënin në lidhje me konkurset që do hapeshin për aplikantët në Policinë e Shtetit. Por nuk flitet më për progres, nuk flitet më për inovacion, nuk flitet më për siguri.

    Nuk mund të flitet më për inovacion në një kohë kur të tilla konkurse janë bërë procedurë standarde në Policinë e Shtetit që nga viti 2006 dhe ndërkohë që flasim janë mbi 170 persona të cilët i kanë fituar këto konkurse, kanë marrë certifikimet për të qënë pjesë e Policisë së Shtetit, dhe ndërkohë janë zhbërë, ashtu siç Rama dhe Tahiri kanë zhbërë të gjithë Policinë e Shtetit ",- u shpreh Ristani.

    Ristani ka theksuar se nuk mund të flitet për siguri kur sipas tij tritoli dhe droga kanë marrë përhapje masive. “Nuk mund të flitet për progres ndërkohë që janë mbi 600 punonjës policie me një dhe dy fakultete dhe me cerfitikime brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët sot janë hedhur në rrugë dhe janë të papunë. Nuk mund të flitet më për siguri, ndërkohë që tritoli po bën kërdinë çdo ditë, ndërkohë që vrasjet po shtohen.

    Vetëm në këto 18 ditë të marsit, kemi 10 vrasje, ndërkohë që marsi i 2013 ka pasur vetëm 5 të tilla. Nuk mund të flitet për siguri, ndërkohë që droga po përhapet kudo nëpër Shqipëri. I gjithë prodhimi stok i drogës që nuk dilte dot në rrugë për shkak të punës së Policisë, sot ka mbytur Shqipërinë dhe po tenton dhe sulmon kufijtë e Europës. E gjithë kjo situatë, nuk mund tu lejojë atyre të kalojnë nga Doktor Gjilpëra tek Linkolni, por të kujdesen për pavarësinë e Policisë së Shtetit dhe jo për kthimin e Policisë së Shtetit nga Polici të Shtetit në Parti Socialiste”.

    (a.n/BalkanWeb)

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Rilindja fillon me Policinë: Qeveria e Rilindjes ka nevojë për 1000 policë të ri

    Nese shton numrin e policeve, nuk tregon asgje tjeter pervecse dobesin qe ka shteti.
    Problemet e rendit dhe t'qarkullimit rrugor nuk zgjidhen duke shtu numrin e uniformave blu, por duke forcu ligjin.
    Problemi kryesor qendron ne gjykate, aty fillon gjithcka...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Rilindja fillon me Policinë: Qeveria e Rilindjes ka nevojë për 1000 policë të ri

    Ne tatepjeten qe ka marre vendi yne !!!! kjo qeveri e sheh shpetimin tek shtimi i numrit te policeve,,,,,,c,fare parashikon qeveria ????
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •