Kodheli: Korrupsioni nė ushtri, NATO nuk ndan sekretet me ne

TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha dje se korrupsioni i trashėguar nė kėtė ministri ka ēuar deri nė dyshimin e aleatėve tė NATO-sė pėr besueshmėrinė e informacionit sekret. E ftuar nė emisionin “Studio e Hapur”, tė gazetares Eni Vasili nė News24, Kodheli e cilėsoi tė keqpėrdorur Shėrbimin Informativ tė Ushtrisė pėr detyra jashtė ligjore. Ministrja e Mbrojtjes tha se nė ēdo sektor tė kėtij dikasteri gjen nga paraardhėsit vetėm shkelje tė ligjit.

Ku ėshtė politizimi i Ushtrisė dhe pse duhet depolitizuar ajo?
Nuk dua ta shoh kaq ngushtė. Politizim ėshtė dhe kur njė ushtarak nuk u pėrgjigjet detyrimeve tė tij ligjore, por u pėrgjigjet urdhrave tė titullarit tė tij edhe kur kėto janė joligjore. Ushtria nė kėto vitet e fundit ėshtė pėrballur me njė sistem nga mė tė korruptuarit nė Shqipėri. Ka pasur korruptim sa i takon marrjes sė gradave, rekrutimeve, mėnyrės se si janė nxjerrė njerėzit jashtė Forcave tė Armatosura. Njė nga gjėrat qė na ėshtė kėrkuar nga tė gjithė protagonistėt ndėrkombėtarė qė kam pasur nė tryezė, qė nga sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, te ndihmėszėvendėssekretarja e Shtetit pėr Mbrojtjen, ka qenė: luftoni korrupsionin. Madje ėshtė shkuar deri atje ku mė ėshtė thėnė se ne nuk mund tė ndajmė informacion tė klasifikuar me ju sepse nuk ėshtė besimi i mjaftueshėm pranė institucioneve tuaja se ky informacion del jashtė sekretit. Kjo mė ėshtė thėnė nė Ministerialin e parė tė NATO-s. Jam ndier shumė keq nė atė tryezė kur njė koleg tė thotė se nuk mund tė ndaj me ju njė informacion pėr shkak tė trashėgimisė korruptive qė keni pasur. Pėr fat tė mirė gjėrat po ndryshojnė.

Si, nė ē’mėnyrė?
Ne kemi dhėnė provat. Kemi ndryshuar shefin e Shtabit disa muaj mė parė, lidershipi ka ndryshuar, kohėt kanė ndryshuar, nuk ka mė vend dhe kohė pėr korrupsion dhe pėr abuzime.

Pra nėnkuptohet se largimi i shefit tė Shtabit u bė sepse ai ishte i korruptuar?
Largimi i shefit tė Shtabit u bė pėr disa arsye, por ai ėshtė larguar duke dhėnė dorėheqjen. Por shefi i ri i Shtabit ėshtė njė person me virtyte, cilėsi dhe bekgraund shumė tė mirė.

Ju keni pasur njė takim me prokurorin e Pėrgjithshėm, zotin Llalla. Ka tė bėjė kjo me dosjen qė ju keni ēuar nė Prokurori”

Jo, takimi me prokurorin ka qenė nė vazhdėn e takimeve qė bėn me institucionet e pavarura pėr punė. Ėshtė krejt normale qė unė tė takoj prokurorin e Pėrgjithshėm dhe ishte njė takim i nevojshėm. Veēse kam dalė publikisht dhe kam thėnė se unė e ēoj kėtė dosje nė hetuesi sepse besoj akoma tek institucionet e pavarura, ashtu si u besoj dhe materialeve. Ėshtė abuzuar me paratė e publikut nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme, kur paratė e modernizimit shkuan pėr festivalin e muzikės popullore. Shqipėria nuk ėshtė vend i pasur. Duhet t’i bėjmė modestisht gjėrat, jo pėr megalomanira. Nga viti 2008 shqiptarėt janė bėrė 36% mė tė varfėr.

Ju kanė akuzuar pėr hakmarrje pėr dosjen ndaj Imamit.
Jo, nuk ka lidhje. Ministria ėshtė njė makinė shumė e madhe dhe ka aktivitete nga mė tė ndryshmet. Ne vazhdojmė punėn normalisht. Ka njė mal me gjėra pėr tė inspektuar. Unė vazhdoj punėn time. Nėse ata gjykojnė se dosjet duhet tė shkojnė nė prokurori, le tė shkojnė. Nėse paratė shkojnė nė njė drejtim tjetėr sikur tė ishin paratė e tua, ky ėshtė nė detyrimin tim dhe jam e vendosur tė ndjek rrugėn time ligjore, tė drejtė dhe nė raport me publikun shqiptar.

Ju, kur ishit nė opozitė keni akuzuar pėr korrupsion dhe SHIU-n. Ēfarė po bėhet aty?
Struktura sot quhet AIM. Ne do ta reformojmė, do ta ndryshojmė ligjin. Ėshtė agjencia mė e keqpėrdorur.

Pėr ēfarė?
Janė publike pretendimet e opozitės sė asaj kohe pėr pėrgjime tė opozitės nga SHIU.

Ju keni gjetur prova pėr kėtė?
Gjėrat janė nė proces dhe nė investigim, janė nė auditim dhe vetmja gjė qė mund tė them sot ėshtė se do zbardhim njė anė shumė tė errėt tė Forcave tė Armatosura. Ajo ēka mund tė them ėshtė se ėshtė shkelur ligji me tė katėr kėmbėt.

Po pėrplasja mes maxhorancės dhe opozitės pėr SHISH, si e shihni? Shumė interesant fakti qė opozita flet sot pėr gjėra qė i ka bėrė dje nė mėnyrė fare trimėrore duke mos pasur frikė ndaj ligjit. Unė ju siguroj se gjėrat kanė ndryshuar thellėsisht. Kėtij shėrbimi (SHISH) i ėshtė kėrkuar tė informojė Policinė, tė bėjė detyrėn, arsyen se pėrse ekziston. I ėshtė thėnė qė duhet tė informohemi. Duhet tė jemi seriozė, siguria ėshtė gjė serioze, e njerėzve shumė seriozė. Maxhoranca do tė bėjė me SHISH atė qė i kėrkon ligji.

Ju jeni te hyrjet e reja nė PS, ka kontribues mė tė vjetėr se sa ju. A duhej tė ishin pėrfshirė edhe ata nė qeveri si persona tė rėndėsishėm nė parti?
Nuk e ndiej pakėnaqėsinė e tyre. Ndiej suportin e tyre miqėsor dhe profesional. Fjala e tyre nė Parlament dėgjohet sa ėshtė dėgjuar edhe mė parė. Erjon Braēe vazhdon tė dėgjohet nė Parlament siē ėshtė dėgjuar. Po ashtu zoti Blushi, po kėshtu zonja Leskaj dhe deputetė tė tjerė. Nuk gjej asnjė arsyeje dhe nuk e shikoj kėtė gjė qė ju thoni.

A duhet tė ishin pėrfshirė kėta emra nė qeverinė e zotit Rama?
Nė demokraci, ai qė zgjidhet Kryeministėr bėn pėrzgjedhjen e kabinetit tė tij. Unė besoj se Kryeministri Rama ka bėrė zgjedhjen e duhur nė kohėn e duhur. Koha do tė vėrtetojė nėse kjo qė them unė ishte mė e mira.

Duket se po merreni me qeverinė dhe keni harruar partinė, p.sh. kryetarit i ka mbaruara mandati…
Jo pėr sa kohė kryetari ėshtė dhe Kryeministėr, mandatin i rri aty ku ėshtė, pra e ka marrė dhe mandatin e ri si kryetar.

Panorama