Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Ambasada Amerikane në Tiranë kërkon ndihmën tuaj !

    Ambasada Amerikane ka kërkuar ndihmën e qytetarëve shqiptare për gjetjen e një avioni, i cili ka humbur mbi Elbasan që prej vitit 1944. Në një postim online në ‘facebook’ u kërkohet qytetarëve që të ndihmojnë me çfarëdolloj informacioni lidhur me avionin.

    Emri:  82461.jpg

Shikime: 924

Madhësia:  36.7 KB

    Ambasada Amerikane në Tiranë kërkon ndihmën tuaj!

    Jemi duke kërkuar për këtë avion dhe mendojmë se dikush prej jush mund të na ndihmojë. Në janarin e vitit 1944, gjatë një misioni të Aleatëve, një avion Amerikan B-24 Liberator me bazë në Itali, u nis për një mision në Sofia, Bullgari por pësoi shumë dëmtime ndërsa fluturonte në Shkup, për shkak të hapjes së zjarrit. Avioni u kthye mbrapsht, duke u përpjekur që të kthehej në bazë, duke fluturuar mbi Elbasan, rrugës për në Itali. Pak pasi kaloi qytetin e Elbasanit, dy nga katër motoët e avionit u prishën dhe u fikën. Duke treguar vetëmohim heroik, piloti i avionit qëndroi në kontroll, duke i dhënë kohë anëtarëve të ekuipazhit që të hidheshin me parashutë. Ekuipazhi që mbijetoi u kap nga Gjermanët dhe u mbajtën si robër lufte. Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk e pa se çfarë ndodhi me avionin dhe as nuk dëgjuan zhurmën e rënies së tij; kjo ishte edhe hera e fundit që ata panë pilotin e tyre. Edhe sot e kësaj dite, ai avion dhe piloti, ende nuk janë gjetur.

    Çdo pjesë e këtij avioni ka një numër identifikimi unik. Nëse ne mund të gjejmë pjesë të avionit, mund të kemi mundësi të gjejmë edhe eshtrat e pilotit, në mënyrë që familja e tij të mund të kryejë një ceremoni varrimi. Nëse ju ose ndonjë i njohuri juaj ka informacion mbi këtë avion ose çdo përplasje të mundshme në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ju lutem na bëni me dije dhe na dërgoni detaje apo foto me një mesazh në Facebook. Vini re: Mos prekni gjë nëse gjeni vendin e përplasjes. Në këtë rast, është më mirë të bëni foto. As mos nisni kërkime me qëllimin specifik për të gjetur avionin. Ky lajmërim është vetëm një kërkesë e thjeshtë për të gjetur informacion që mund të ekzistojë dhe jo një kërkesë për veprim. Faleminderit për ndihmën tuaj dhe ju lutemi ta ndani këtë postim me të tjerët duke bërë share në faqen tuaj – pasi sa më shumë njerëz ta shohin këtë lajmërim, aq më shumë mundësi kemi për të gjetur heroin tonë të humbur.

    Embassy of the United States
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Ambasada Amerikane në Tiranë kërkon ndihmën tuaj !

    pse u kujtuan kaq vone?
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Ambasada Amerikane në Tiranë kërkon ndihmën tuaj !

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    pse u kujtuan kaq vone?
    se tani u kujtua Kontesha Beti



    p.s

    e mban mend si i thoshte koloneli Zampa?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •