Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon



    Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë me vlerë të pagës minimale prej 156 Euro renditet i fundit pas Kosovës. Këto janë të dhënat e një hulumtimi të bërë publik nga Open Data Albania. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës.

    Sipas hulumtimit, vende të tjera të Rajonit si Kroaci; Mal i Zi; Maqedoni apo Serbi aplikojnë paga minimale më të larta së Shqipëria. Ndërkaq, shteti më i ri i Ballkanit, Kosova aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 Euro/Muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170/Muaj Euro.

    Vendet e Europës aplikojnë paga minimale më të larta krahasuar me rajonin e Ballkanit dhe vendit tonë. Krahasuar me këto vende, sërish Shqipëria renditet ndër të fundit. Pagën më të lartë minimale e aplikon Luksemburgu, e cila arrin 1921 Euro/Muaj. Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britani e Madhe. Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 Euro/Ora për 48 orë pune në javë. Ndër vendet me pagë minimale më të ulët, e cila nuk i kalon 200 Euro/Muaj renditen Bullgaria, Serbia, Mali Zi, Rumania. Ndërsa Italia, Danimarka, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale zyrtare.

    http://www.botasot.info/ekonomia/281...ulet-ne-rajon/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LENTIWTF
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    53

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    eshte shum qudi fakti qe pagat i kemi minimale ne rajon dhe kafiterit e restorantet jane te stermbushura, veturat nuk ndalen e qe trafiku eshte gjithashtu i mbi ngarkuar ato harxhojn nafte dhe benzine, supermarketet jane po ashtu plote me njerz, dhe statistikat tregojn per nje papunesi mbi 60%. Qudi.

    Florenti

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    Me vjen mire qe e sho vendin tim ne kete nivel. Sinqerisht duke llogaritur qe sa vite jemi shtet dhe te jemi afer me shtetet qe jan mbi 100 vite shtet. Qfar do ndodhi me ne kur te behemi 100 vjet shtet Do ua kalojm more heejj :P

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    Ne rënditemi vëndi i dytë pas Gjermanisë .. ka thënë Plaku Mere
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Ne rënditemi vëndi i dytë pas Gjermanisë .. ka thënë Plaku Mere
    Edhe keshtu do rrine dhe per 3 vjet tjera me marreveshjen spektakolare te artistit tone me FMN. Llogarit rritjen e cmimeve per 3 vjet,inflacion,edhe faktore te tjere negative (se pozitiv nuk shoh ndonje),dhe kenaqemi me marreveshjen qe 3 vjet rrogat jane te ngrira,nuk do kete rritje te tyre.

    Ku rroga e 13 ? Ku 97% ulje e taksave te Shqiptareve ( kjo njehere ishte brilante fare)?

    Citoj :

    Kryeministri Edi Rama i paraqiti biznesit programin ekonomik dhe paketën e re fiskale, përmes të cilës qeveria synon të rimëkëmbë ekonominë. Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama deklaroi e drafti është dakortësuar edhe me partnerët ndërkombëtarë. Paketa e re fiskale parashikon ulje taksash për 97 për qind të punonjësve, heqje takse për biznesit e vogël, ulje të tatim- fitimit për biznesin e vogël, heqje të tvsh-së për ilaçet dhe për shërbimin shëndetësor, shlyerje të borxheve ndaj biznesit të madh dhe rimbursim të tvsh-së për të gjitha imputet bujqësore.


    Applause applause applause
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlooD_VenoM : 19-03-2014 më 16:21

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    ...që do të thotë më mirë Plaku Mere se sa Nudisti laraman apo jo ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #7

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    ...që do të thotë më mirë Plaku Mere se sa Nudisti laraman apo jo ?
    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    ...që do të thotë më mirë Plaku Mere se sa Nudisti laraman apo jo ?
    Nuk eshte kjo pyetja qe duhet te shtrohet ! Kemi ngelur me mentalitetin e te fshehurit te dobesive tona aktuale duke u fshehur pas deshtimeve te paraardhesit.
    Ca eshte kjo llogjike ? Eshte ky apo ai me i mire! Te dy shume te keq jane,njeri me i keq se tjetri,te dy te rrjedhur,njeri nga mosha tjetri nga Coca(ina) Cola.
    Ndryshimi jashtezakonisht i madh mes ketij idiotit tani,dhe atij qe iku....eshte se AI IKU ! Ai ben gam gam kot,nuk e ka me njeri ne defter. Po ky ore zoteri ? Car po ben ky ? Pyetja eshte sa i keq ky ?
    Dhe pergjigja eshte shume i keq ! Metri nuk eshte Berisha per te matur keqesine apo ligesine,jane pasojat qe bien mbi qytetarin. Nuk ka absolutisht asnje premise qe do rregullohet.
    Ka ngrire 3 vjet rrogat,diskuton rritje cmimi te energjise elektrike,rritje te cmimeve,RRITJE TE MOSHES SE DALJES NE PENSION ...me fal po cfare mendon ky ? Kur ai trapi thoshte me fjale qe jemi lokomotiva e EU per rritje ekonomike,po ky debili,po ben prova me vepra ? Mos e di ky idioti qe blen mijera euro Coca(ine) Cola ne dite qe marrin 1500 Euro ne muaj Shqiptaret ?
    Kjo eshte pyetja,sa i keq eshte ky !!! Jo kush eshte me i keq. Ca rendesie ka sa ishte ai psikopati i rrjedhur,ai nuk ka gje ne dore...po ky more,ky !
    E justifikon ti kete ?

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    Zakonisht je ti që bën paralelizma dhe jo unë ! Unë në përgjithsi nuk i honeps politikanët dhe i konsideroj si shtresën më kriminale dhe të ulët të shoqërisë. Por me që jemi në diskutim e sipër, si mendon që mund të zgjidhet ndryshe ky problem ? dmth problemi i moskokçarjes së qeveritarve për hallet e popolos ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #9

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Zakonisht je ti që bën paralelizma dhe jo unë ! Unë në përgjithsi nuk i honeps politikanët dhe i konsideroj si shtresën më kriminale dhe të ulët të shoqërisë. Por me që jemi në diskutim e sipër, si mendon që mund të zgjidhet ndryshe ky problem ? dmth problemi i moskokçarjes së qeveritarve për hallet e popolos ?
    Asnje zgjidhje nuk ka. As edhe nje lloj zgjidhje nuk ka,nuk duan keta. Eshte e kot,eshte perpjekje e deshtuar qe ne gjeneze.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    Plaçka prej buxhetit, si ekonomi qeveritare

    Albin Kurti

    Kur ka shumë pak njerëz që e lënë punën për ta gjetur një punë më të mirë, ideja e progresit vyshket dhe mendësia konservatore lulëzon. Ndërkohë, shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë fare vend pune. Shumica e atyre që kanë vend pune nuk punojnë e nuk punuan fare në profesionin e tyre. Dhe, të njëjtit, shumë më të mëdha i kanë gjasat ta humbin vendin e punës sesa ta gjejnë një punë tjetër.


    Në Kosovë përveçqë nuk ka zvogëlim të papunësisë, edhe ata që janë të punësuar zakonisht s’arrijnë të jetojnë me pagat e tyre. Jo thjesht papunësia, por edhe edukimi i dobët, borxhet, sëmundja, pagat përherë të ulëta shkaktojnë varfërinë te njerëzit.

    Në anën tjetër, të papunët e kanë humbur shprehinë dhe aftësinë për punë për shkak të papunësisë afatgjate. Jo rastësisht, Gjermania bën pjesë ndër vendet që kaloi më së lehti gjatë dhe pas krizës financiare në perëndim: atje nuk u nxorën njerëzit nga puna, por më parë iu zvogëlua orari i punës, duke ua ruajtur kështu aftësitë dhe njohuritë e punës.

    Duke pasur pak punëtorë dhe edhe më pak të tillë që prodhojnë shumë dhe duke qenë përgjithësisht konsumatorë dhe pronarë të vegjël, qytetarët e Kosovës kanë pak vetëbesim. Ata blejnë atë që e kanë prodhuar të tjerët (importi enorm) dhe trashëgojnë pronat nga të tjerët (paraardhësit e tyre).

    Paqen sociale po na e mirëmban mërgata përmes remitancave të vazhdueshme e të cilat arrijnë 2/3 e buxhetit të shtetit, teksa autostradat në Kosovë që i fitoi konsorciumi “Bechtel-Enka”, Kosovës ia morën gati një buxhet të plotë vjetor prej 1,4 miliardë euro! Mërgata shqiptare nga bashkatdhetarë me punë të përkohshme jashtë atdheut është shndërruar në bashkatdhetarë me pushim të përkohshëm në atdhe. Gjithnjë e më rrallë vijnë, gjithnjë e më pak qëndrojnë. Ata nuk kanë as shans e as mundësi nga kjo Qeveri që të investojnë në Kosovë pa dhënë ryshfete që ua gllabërojnë paraprakisht fitimin deri në pamundësim të tij.



    Evazioni fiskal është para e vjedhur nga publiku. Numri i bizneseve të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK) është dyfish më i madh sesa tek ato në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). E, njëfarë mirëkuptimi i çuditshëm që ekziston për moszbatim të ligjit në Kosovë vjen edhe nga bindja e normalizuar për lirinë, si liri e tregut dhe derregullim.

    Kosova duhet të kalojë nga logjika e shpalljes së pavarësisë dhe e konferencave të donatorëve te strategjia e bërjes së sovranitetit dhe te konferencat e investitorëve.
    Dhe, më tutje, nga investitorët e huaj matrapazë te investitorët e mërgatës sonë, gjë që, mandej, do t’i sillte edhe investitorët seriozë të huaj. Për këtë qëllim, duhet të kalojmë nga roli i thjeshtë i qeverisë në financa te roli i sofistikuar i shtetit në ekonomi.

    Kosova ka nevojë të riindustrializohet. Të kufizuar e kushtëzuar në shërbime pa industri dhe pa bujqësi s’ka zhvillim ekonomik e vende të reja pune.
    Duhet që urgjentisht ta bëjmë kalimin nga ekonomia e asfaltit te ekonomia e prodhimit (që ekonomizon asfaltin). Industria në BE ku ne aspirojmë të anëtarësohemi një ditë përbën 75% të eksporteve dhe 1/3 e vendeve të punës. Tash edhe në BE është kuptuar që industria është viktimizuar duke besuar gabimisht se tregjet e rregullojnë vetveten.

    Qeveritë e pasluftës në Kosovë kanë pasur qëllime shumë afatgjata në formë vizioni ose objektiva afatshkurtra në formë menaxhimi. Asnjëherë planifikim me synime afatmesme. Duke i zbritur kriteret e standardet ato kanë sajuar iluzionin e përparimit.

    Rritja aktuale dhe e përsëritur e pagave në Kosovë po bëhet në kurriz të shërbimeve publike dhe të kushteve të punës në sektorin publik. Po zvogëlohen shpenzimet rrjedhëse (mallrat dhe shërbimet) për t’u rritur pak fuqia blerëse e disa kategorive shoqërore (që edhe ashtu shkon pothuajse krejtësisht në konsum të mallrave të gatshme të importit).

    Qeveria me këso rritje të pagave që nuk bazohet në produktivitet të shtuar po thotë qartazi e hapur:
    po, ne udhëheqja po e vjedhim shtetin, ne po e hamë buxhetin, mirëpo edhe juve do t’iu shtohen dromcat. Natyrisht që dromcat janë më shumë se dromca nga pikëpamja e arsimtarëve e minatorëve, mirëpo ato nuk janë as tamam dromca nga pikëpamja e Thaçit.

    Thaçi nuk është si Robin Hood-i i cili ua merrte pasurinë të pasurve që t’ua shpërndante të varfërve pa ndalur gjë për vete. Thaçi është saktësisht e kundërta e Robin Hood-it:
    ua merr të varfërve për t’ua shpërndarë të pasurve e sidomos duke ndalur plaçkën për veten e tij. Sepse pikërisht të varfrit dhe klasa e mesme e financojnë pjesën më të madhe të buxhetit, 3/4 e të cilit mbushet në dogana përmes tatimeve në konsum që i barten konsumatorit përfundimtar.

    Edhe fondi për fëmijët e sëmurë nga kanceri e leukemia, ndodhet përbrenda së njëjtës (mungesë) politike: nuk rregullohen e përmirësohen spitalet dhe shërbimet atje por ata që e kanë uzurpuar buxhetin e shtetit shtiren mëshirëplotë. Thaçi para kamerave televizive shfaqet si filantrop gjeneroz në një gala mbrëmje e jo si kryeministër i përgjegjshëm për shtet social. Kushedi, mbase vetë filantropia është njëfarë privatizimi i solidaritetit dhe ndihmave...

    http://www.zeri.info/artikulli/29164...omi-qeveritare

  11. #11
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Me vjen mire qe e sho vendin tim ne kete nivel. Sinqerisht duke llogaritur qe sa vite jemi shtet dhe te jemi afer me shtetet qe jan mbi 100 vite shtet. Qfar do ndodhi me ne kur te behemi 100 vjet shtet Do ua kalojm more heejj :P
    vendasi i Hushimit je ti, qishtu edhe ai sikur ti mendon, Matematike e Brojes edhe me i rrite rrogat prej 20 Eurove per 200 % edhe shteti me i fooorte prej krejtveeeeeee
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2008
    Postime
    49

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    E gjithe "trazira-socioekonomike" vije si pasoje e mos rregullimt dhe adaptimit te politikave fiskale te te dyja vendeve(Kosove,Shqiperi)te qeverive ne pushtet.Dhe kete e bejn jo per popullin por me kolltuqet dhe pazaret e tyre.Paga minimale nuk duhet te vendose aty per aty!

  13. #13

    Për: Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon

    Citim Postuar më parë nga LENTIWTF Lexo Postimin
    eshte shum qudi fakti qe pagat i kemi minimale ne rajon dhe kafiterit e restorantet jane te stermbushura, veturat nuk ndalen e qe trafiku eshte gjithashtu i mbi ngarkuar ato harxhojn nafte dhe benzine, supermarketet jane po ashtu plote me njerz, dhe statistikat tregojn per nje papunesi mbi 60%. Qudi.

    Florenti
    500 vjet Turceli na e kane ngulur ne gen parazitismin, thashethemet neper kafene dhe shtyrja e kohes duke llomotitur. Ndryshimi eshte qe ne vend te citjaneve e potureve vishen jeans dhe cargo pants. Ne vend te tavlles dhe tespiheve perdoret celulari dhe bixhozi elektronik. Po ideja eshte e njejte. Nder te tjera nuk hiqet dore dhe nga e jetuara qyl, tangerlleku me xhep bosh, perpjekja per fitime te paligjshme dhe pa mundim. E sidomos mundesisht jetesa ne kurriz te nje familjari qe rrobtohet ne emigracion per te ndertuar nje jete te re dhe ne te njejten kohe ndihmuar financiarisht parazitet qe ka ne vendin e lindjes.

    Ironia eshte qe Turcelia per veten e saj e ka lene mbrapa ate mentalitet. Ne nuk duam ta shkulim per qamet. Ja pse ska per te bere ndonjehere hajer ai vend.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Meriamun (25-03-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •