Krimea vendosi t’i bashkohet Rusisė pas referendumit qė u zhvillua dje. Mijėra banorė tė krahinės autonome, me flamuj rusė nė duar u derdhėn nėpėr rrugėt e Simferopolit dhe tė Sevastopolit pėr tė festuar bashkimin me Rusinė.
Sipas tė dhėnave zyrtare, mbi 95% e 1.5 milionė votuesve u shprehėn pro kėtij bashkimi, ndėrsa pjesėmarrja arriti nė 80%. “Parlamenti i Krimesė do tė mblidhet nesėr (sot) nė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr tė kėrkuar zyrtarisht t’i bashkėngjitet Federatės Ruse”, deklaroi dje nė faqen e tij nė Twitter kryeministri Sergei Aksionof.
Ndėrsa mė pas, pėrpara mijėra qytetarėve qė festonin nė sheshin Lenin, ai tha se “po kthehemi tek nėna Rusi”.
BE-ja dhe SHBA-ja e cilėsuan sėrish tė paligjshėm referendumin dhe deklaruan se nuk do ta njohin rezultatin e tij. Gjatė njė bisede telefonike mes presidentit Barak Obama dhe atij rus Vladimir Putin, ky i fundit tha se referendumi ishte nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar.
Tė dy presidentėt ranė dakord se pavarėsisht dallimeve mes tyre, del nevoja pėr tė kėrkuar sė bashku mėnyrat pėr tė stabilizuar situatėn nė Ukrainė.
Ndėrsa mė herėt, presidenti Putin shprehu shqetėsimin pėr ngjarjet e fundit nė Donjetsk, duke akuzuar Kievin se po pėrdor grupe radikale pėr tė tensionuar situatėn.
Krijoni Kontakt