FOTOT/ Ish- gruaja e mbretit saudit i lutet Obamës: Shpëtoji vajzat e mia, kanë 13 vite të burgosura"
Ish- gruaja e mbretit të Arabisë Saudite, i ka bërë apel presidentit amerikan, Barack Obama që të ndihmojë të lirohen katër vajzat e saj të rritura, të cilat mbahen të mbyllura në pallatin mbretëror kundër vullnetit të tyre.
Sipas Daily Mail, Alanoud AlFayez, 57 vjeç, e bëri lutjen publike të enjten, një ditë përpara se Obama të takohet me mbretin miliarder, Abdullah, për herë të dytë.
AlFayez, që jeton në Londër që kur Abdullah u divorcua me të në vitin 2003, thotë se ish- i shoqi i mban të mbyllura vajzat që prej 13 vitesh.
Ajo i tha AFP se edhe ato raste kur ato dilnin jashtë për të blerë ushqim dhe ilaçe, janë ndalur.
“Që prej 13 vitesh, vajzat e mia, Sahar, Maha, Hala dhe Jawahar janë të burgosura,” thotë ajo.
AlFayez i ka shkruar edhe Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë OKB.
Vajzat e burgosura kanë arritur që të dërgojnë një letër për një të përditshme në Londër.
“Nuk kemi pasaporta, as karta identiteti. Jemi në arrest shtëpie me pak ushqim për vete dhe për kafshët tona,” shkruante Sahar, 42 vjeç.
“Praktikisht po vdesim për ushqim, pasi që nga e mërkura na japin vetëm një vakt në ditë. Nuk kemi më takat dhe po përpiqemi që të mbijetojmë”.
Abdullah u bë mbreti i Arabisë Saudite në vitin 2005.
Shteti i pasur me naftë është një aleat kyç i SHBA në Lindjen e Mesme.Mbreti është një nga njerëzit më të pasur.
AlFayez ishte vetëm 15 vjeç kur u martua me mbretin, që në atë kohë ishte 40 vjeç.Por ata u divorcuan një dekadë më vonë.Mbreti ka 38 fëmijë me disa gra.
Sipas ligjit saudit, gratë dhe vajzat nuk lejohet të udhëtojnë, të bëjnë biznes apo t’i nënshtrohen procedurave të caktuara mjekësore pa lejen e guardianëve meshkuj.
![]()
Krijoni Kontakt