Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Përkujtohet sot 6-vjetori i tragjedisë së Gërdecit !!

    Pikërisht më 15 Mars të vitit 2008 në fshatin e quajtur Gërdec, 15 km larg kryeqytetit shpërtheu fabrika e demontimit të municioneve, duke u marrë jetën 26 personave dhe duke plagosur mbi 300 të tjerë. Mes viktimave dhe të plagosurve kishte edhe gra e fëmijë.

    Krahas kësaj dëmet materiale ishin kolosale, shumë biznese dhe shtëpi banimi u rrafshuan tërësisht. Tragjedia e Gërdecit është konsideruar si më e rënda që ka ndodhur në vend prej shumë dekadash. Edhe pas 6 vitesh, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për jetët e humbura, ndërsa të tjerë kërkojnë dëmshpërblim për gjymtimet e shtëpitë e rrënuara. Edhe pse të implikuarit në këtë çështje morën dënimin nga gjykata pas zvarritjesh të shumta, vetëm dy prej tyre kanë mbetur ende në qeli. Ata janë ish-drejtori i kompanisë “Albademil”, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi.

    I fundit që fitoi lirinë me kusht ishte Ylli Pinari, ish-drejtori i MEIKO-s. I lirë po gjykohet edhe Mihal Delijorgji. Familjarë të viktimave kanë vazhduar një betejë të gjatë ligjore për të kërkuar përfshirjen në proces të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.


    Emri:  82303.jpg

Shikime: 1661

Madhësia:  124.4 KB

    FAMILJARËT E VIKTIMAVE: S’ESHTE VENDOSUR DREJTESI, PO DALIN TE GJITHE NGA BURGU

    Ora 10:50- Edhe 6 vjet pas tragjedisë së Gërdecit familjarët e 26 viktimave shprehen se drejtësia nuk është vendosur në vend. Sipas tyre dënimet e dhëna kanë qenë qesharake pasi të gjithë po dalin nga burgu.

    KODHELI SOT NË GËRDEC: NUK DO HARROHET LEHTË

    Ora 10:06- Drejt Gërdecit ka udhëtuar ministrja e Mbrojtes, Mimi Kodheli, e cila po inspekton punimet për pastrimin e zonës nga mbetjet.

    Duke akuzuar qeverinë e kaluar për abuzim me Gërdecin, Kodheli premtoi rehabilitimin e kësaj zone.

    “Për fat të keq jemi në një nga vendet që nuk do të harrohen lehtë për shkak të trishtimit që shkatoi me 26 qytetarë të vrasë, qindra të plagosur. Ne e konsiderojmë sot një pikë që duhet ende të pastrohet. Ne sot kemi shumë për të bërë, kemi dhënë një premtim që pastrimi i kësaj zone do pastrohet brenda këtij vit. Ne do i rikthejme këtij vendi një pamje tjetër, atë të rehabilitimit për të mos u kthyer më kurrë ajo ditë, për të mos u kthyer më ato abuzime që u bënë me të drejtën për të jetuar, për të punuar. Ishte një qeveri ajo që abuzoi me Gërdecin”, tha Kodheli.

    m.a/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Përkujtohet sot 6-vjetori i tragjedisë së Gërdecit !!

    seli mavia e di mire kush ja vuri fitilin barutit ne gerdec

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Përkujtohet sot 6-vjetori i tragjedisë së Gërdecit !!

    Zamira Durda: Zbardhja e ‘Gërdecit’? Nuk kam shpresë te kjo qeveri

    Emri:  28772_5.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  35.0 KB


    Zamira Durda: Zbardhja e ‘Gërdecit’? Nuk kam shpresë te kjo qeveriTIRANE-Edhe pse kanë kaluar plot 6 vjet që nga dita e shpërthimit në Gërdec, askush prej familjarëve të 26 viktimave të kësaj ngjarjeje nuk e harron lehtë atë ditë. Ditën e djeshme dhimbja ka qenë shumë e madhe për këto familje, të cilat ndihen të braktisur nga qeveria e kaluar, ndërsa qeverisë së sotme i kërkojnë që të kthejë kokën nga ata dhe të vërë në vend drejtësinë e munguar. Zamira Durda është njëra nga nënat që ka humbur djalin e saj 7-vjeçar në këtë tragjedi, e cila kërkon nga shteti shqiptar që të vërë drejtësi për vdekjen e birit të saj. “Shpresuam tek qeveria e re, por dje nuk na ngushëlloi askush”, shprehet Durda në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. Pas shumë zvarritjesh, trupi gjykues dha vendimet përkatëse për të gjithë të implikuarit në këtë çështje, por tashmë vetëm dy prej tyre kanë mbetur ende në qeli. Bëhet fjalë për ish-drejtori i kompanisë “Albademil”, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi. I fundit që fitoi lirinë me kusht ishte Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s. I lirë po gjykohet edhe Mihal Delijorgji.

    Zamira, si e kujton 15 marsin e 6 viteve të shkuara?

    E si mund ta kujtojë një nënë që ka humbur djalin e saj? Unë nuk e mbaj mend se çfarë kam qenë duke bërë atë ditë, por mbaj mend vetëm që atë ditë më iku drita e syve të mi. Mua m’u vra djali im i vogël dhe unë pas vdekjes së tij, çdo ditë e vuaj këtë gjë. Pas vendimeve që ka dhënë gjykata, në qeli ndodhen vetëm dy prej të akuzuarve për këtë ngjarje.

    Cili është komenti juaj për këtë fakt?

    Unë dua vetëm drejtësi. Sot ndihem më keq se ditën që më është vrarë djali. Ndihem më keq, sepse drejtësia shqiptare po ma vret djalin për herë të dytë. Prandaj unë kërkoj drejtësi.

    Ju shumë herë keni akuzuar qeverinë që lamë pas për drejtësinë e munguar. A keni besim se tashmë që qeveritë ndryshuan, drejtësia do të vihet në vend?

    Nuk mendoj se është çështje qeverish kjo gjë, pasi në dorë e ka gjykata dhe prokuroria, të cilat duhet të veprojnë si organe të pavarura dhe nuk duhet të ndikohen nga qeveritë. Unë shpresova shumë tek qeveria që erdhi në pushtet, por deri tani ata nuk kanë bërë asgjë. Përderisa nuk erdhën as të na ngushëllonin, apo të na takonin, unë nuk kam shumë shpresa.
    Në fakt ka qenë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Nuk ju ka takuar?
    Ministrja ishte për punët e saj. Ne e kishim ceremoninë në orën 12:00, ndërsa ministrja kishte shkuar në orën 09:30 minuta dhe asnjë nga ne nuk ka takuar.

    Keni një apel për shtetin shqiptar?

    Unë i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që të rihapë dosjen për ish-ministrin Fatmir Mediu dhe për të gjithë përgjegjësit e asaj ngjarjeje, ku m’u vra edhe im bir. Ky është apeli im, që të vihet drejtësia në vend, të mbahen premtimet që janë dhënë.


    GazetaShqiptare/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4

    Për: Përkujtohet sot 6-vjetori i tragjedisë së Gërdecit !!

    Pas 6 vjet deklaratash, mqs tani i kane te gjitha mundesite, qeveria aktuale te coj drejtesine ne vend duke denuar ata qe kane akuzuar per kaq kohe ne media per Gerdecin...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •