Tiranë, goditen me gurë 5 autobusë, shkak konkurrenca mes linjave

TIRANË- Autobusi i linjës Tiranë-Korçë dhe 3 autobusë që bënin linjën Tiranë-Elbasan janë goditur me gurë mesditën e sotme, teksa udhëtonin në afërsi të zonës së Mulletit. Rreth orës 20:30 minuta të mbrëmjes u njoftua se me gurë u sulmua dhe autobusi i linjës Tiranë-Lundër-Farkë. Fatmirësisht në asnjë nga rastet nuk pati të lënduar.

Autobusi i linjës Tiranë-Korçë, me targa TR1839T ishte i mbushur me pasagjerë në momentin e goditjes, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Mësohet se nga goditja me gurë e autobusëve janë thyer xhamat e tyre. Policia bën me dije se ende nuk ka identifikuar personat që qëlluan në drejtim të autobusëve. Ndërkohë që në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Rreth orës 20:30 minuta të mbrëmjes u njoftua se me gurë u sulmua dhe autobusi i linjës Tiranë-Lundër-Farkë, me targa AA 361 IN. Autobusi që u godit me gurë ishte i mbushur me pasagjerë.
Për autobusin e fundit, shkak dyshohet konkurrenca mes linjave.

‘Unë jam pronari i kësaj linje. Kam 3 vjet që e bëj këtë rrugë. Del një person i dytë e thotë lëre linjën se do e mbaj unë. Nuk kam konflikt me njeri tjetër. E kam licencën të vlefshme. Del ky tipi më kërcënon cdo dite.”.

“Kam një javë që shkoj në rajon, Policinë e Shtetit. Thanë nuk bëjmë ndërhyrje pa u ankuar kryetari i Komunës. Shkuam te Kryetari i Komunës tha nuk bëj dot gjë. Tani ai na kërcënon cdo ditë lereni linjën, e dua unë, dhe Policia e Shtetit nuk lëviz gishtin”,thotë bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.

Kurse një prej pasagjerëve shprehet: “Cfarë bëhet kështu, jemi të lodhur, në punë tërë ditën. Kthehemi në shtëpi me autobus dhe kur fap vjen guri në xham. Thamë na qëlluan me plumba”.

(m.a/d.b/BalkanWeb)