Emri:  82246.jpg

Shikime: 1235

Madhësia:  35.6 KB

PRESHEVE-Enrika Derza, vajza shkodrane që u zbulua në ‘The Voice of Albania’, po korr sukses në garën e ‘The Voice of Switzerland.
Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër ka zbuluar se vajza 17-vjecare po mahnit publikun zvicerian në spektaklin e talenteve të këngës, ‘The Voice of Switzerland’.

Juria u impresionua jashtë mase nga vajza shqiptare. Ishte këngëtari i njohur Marc Sway ai që e zgjodhi Enrika. Ajo shkëlqeu me këngën “Listen”, duke interpretuar në mënyrë fantastike këtë këngë.
Anëtarët nga juria profesionale i kanë deklaruar “Presheva jonë” se prania e këngëtares shqiptare nga Shkodra është jo vetëm risi por edhe një freski në trendet muzikore me karakter ndërkombëtar e cila me performancës e saj po shkëlqen në sallë.

Enrika Derza vjen nga Shkodra. Talenti i saj në muzikë ështe zbuluar në moshën 14-vjeçare në një konkurs ndërkombëtar siç ishte “The voice of Albania”, që erdhi si risi në Shqipëri.

(d.b/BalkanWeb)