Mazhoranca pritet të zyrtarizojë shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, Endira Bushati

Emri:  AMA-media-audiovizive.jpg

Shikime: 580

Madhësia:  83.0 KB

Procedura e shkarkimit ka nisur nga Kuvendit ndërsa pritet që kjo lëvizje të acarojë më tej marrëdhëniet mes mazhorancës dhe opozitës, e cila e konsideron cënim të institucioneve të pavarura. Shkarkimi I Bushatit vjen pas shkarkimit që iu bë kreut të ILKPD-së, Zana Xhuka, veprim I cili u cilësua nga opozita si shqelmim I dialogut me opozitës.

Siç raporton top-channel, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka miratuar nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA-s, bazuar në një memo të detajuar nga Shërbimi Monitorimit të Insititucioneve të Pavaruara. Duke marrë në konsideratë aspektin ligjor edhe Komisioni i Ligjeve ne 14 shkurt doli ne konkluzionin se kryetarja e AMA-s Endira Bushati që prej datës 24.09.2012 e në vijim qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm.

Zonja Bushati, thuhet në memo, mandatin si kryetare me vendim të kuvëndit 113 dt 21.7.2011 e ka patur në përputhje me ligjin 8410/1998 i ndryshuar, vetëm për periudhën nga 21.7. 2011 deri më 24.09.2012, pjesa tjetër e qëndrimit në detyrë është e jashtëligjshme.

Memoja vlerëson se Endira Bushati në kundërshtim me nenin 9 të ligjit të sipërpërmendur vazhdon ushtrimin e detyrës së kryetares pa qene prej 18 muajsh antare e ish-KKRT-se. Kjo shpjegohet nga kronologjia e zgjedhjes së kryetarve të KKRT-së tani AMA.

Ledio Bianku zgjidhet kryetar në 2006 dhe mandati i mbaronte në 28.07.2011. Ai zëvëndësohet prej Mesila Dodës e cila merr një mandat zëvëndësimi që mbaronte 28.07.2011. Pas zgjedhjes deputete Mesila Doda largohet nga kjo detyrë per t’u zëvëndësuar nga Endira Bushati mandati cilës si kryetare, meqënëse zëvëndësonte Mesila Dodën i mbaronte në 28.07.2011.

Problematika lind me marrjen e mandatit të dytë si kryetare e Endira Bushatit. Ajo nuk ka zgjedhje të re si antare pasi kjo nuk mund të ndodhte në një kohë kur Bushati e ka përfunduar mandatin e antares më datë 24.09.2012.

Zonja Bushati më 5.11.2009 merr një mandat zëvëndësimi në vend të Artan Zenelit si anetare, mandati i cili i përfundonte në datë 24.09.2012 që do të thotë se edhe Endira Bushatit zëvëndësues të zotit Zeneli nuk ka me mandat anetari prej shtatorit 2012. Ndonese eshte rizgjedhur kryetare e AMA-s, zonja Bushati ka qendruar prej nje viti e gjysmë ne menyre te jashteligjshme ne kete poste sepse nuk ka patur mandat anetari dhe nuk eshte rizgjedhur anetare nga Kuvendi.

Mbështetur në sa më sipër, thuhet në MEMO, vlerësojmë se zonja Bushati në kundërshtim me nenin 9 të ligjit 8410/1998 vazhdon ushtrimin e detyrës së kryetares pa patur mandatin e antares së KKRT-së. Neni 9 i ligjit thotë se Kuvendi me votim të hapur zgjedh njërin nga antarët e këshillit në detyrën e kryetarit të KKRT-së.

Kjo dispozitë ligjore trajton anëtarin dhe kryetarin në pozitë të barabartë duke kushtëzuar legjitimimin si kryetar me qënien si anëtar të KKRT-së. Kjo nënkupton se llogaritja e mandatit të një kryetari nuk duhet të tejkalojë afatin e mbarimit të mandatit si antar.Kryetari do të duhet të zgjidhet brënda mandatit si anëtar dhe jo marrë veçuar pozitën e tij si kryetar.

Kjo nuk ka ndodhur me zonjën Bushati pasi që një vit para mbarimit të mandatit anëtare është zgjedhur direkt në pozicionin e kryetares së re me mandate të dytë 5 vjecar nga Kuvendi gjë e cila nuk është në favor dhe nuk legjitimon funksionin e ri përtej afatit të antarit.

Bazuar ne kete shpjegim ligjor, Kuvendi ka shpallur pavlefshmërinë e funksionit aktual të drejtueses Bushati ne pozicionin e kryetares së AMA-s si vend vakant që nga data 24.09.2012 si dhe të tre vendeve të tjera vakante.

MAPO