Keto dy ditet e fundit kam qene shume e zene dhe nuk pata mundesi te hyja ne forum.

Temen po e mbyll sot pasi e shikoj me shpjegime e fjale te teperta nuk u dilet njerzve. Cfare eshte me e keqja ne kete mes eshte se te gjithe largohen sa vjen e me shume nga qellimi fillestar dhe eshte bere nje lemsh qe nuk po e zgidh dot dhe nuk po e kuptoj perse duhet te kalonte deri ketu.

E kam thene dhe po e them perseri, cdo gje personale lereni jashte forumit. Kur diskutoni letersi, diskutoni thjesht letersi dhe mundesisht jo letersine qe diskutoni me shoqen e ngushte kur pini kafe, jo letersine qe diskutoni neper mesazhe private po diskutime qe kane lidhje me te gjithe ketu.

Kush piu caj e kush piu kafe dje nuk eshte problemi i askujt dhe aq me teper nuk "intrigon" apo i zgjat jeten ndonjerit nga ne. (shpresoj me kuptoni cfare dua te them).


p.s. nuk e prisja qe dhe pas dy postimesh qe kam bere ne kete teme te me duhej te shkruaja perseri per te njejtin problem.