Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Interpol: Ja mafiet më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta




    Sipas policisë ndërkombëtare Interpol, mafia serbe është më e fuqishme se mafia shqiptare. Në rangimin e bërë nga Interpol, mafia shqiptare gjendet në vendin e nëntë në mesin e organizatave më të fuqishme mafioze, kurse mafia serbe në vendin e nëntë.

    Në listën e Interpolit gjenden 350 shtetas serbë, për të cilët besohet se janë bashkëpunëtorë të afërt me liderët e narkokarteleve më të mëdha botërore. Si organizatë më e njohur mafioze serbe llogaritet organizata kriminele “Pink Panter”, e cila gjatë dhjetë viteve të kaluara ka realizuar disa vjedhje spektakulare në shumë vende botërore.

    Pas mafisë serbe radhitet mafia shqiptare, e cila sipas Interpol-it ka filluar të “lulëzojë” në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. Specialitet i mafisë shqiptare konsiderohet tregtia ilegale me mjete narkotike, armë dhe qenie njerëzore. Kriminologët e Interpol-it kanë vlerësuar se pjesëtarët e mafisë shqiptare respektojnë kodin e vjetër gjashtë 6 shekuj (Kanunin e Lekë Dukagjinit).

    Ndryshe, Interpol e ka vendosur mafinë ruse në vendin e parë të organizatave më të mëdha dhe më të rrezikshme mafioze, sepse numëron rreth 500 mijë anëtarë, të cilët kontrollojnë afër 70 për qind të ekonomisë ruse.

    Kriteri sipas të cilit Interpol e ka bë listën e dhjetë organizatave më të fuqishme është niveli i ndikimit të krimit të organizuar në shoqëri, kurse si kritere plotësuese janë marrë edhe numri i vrasjeve, tregtia me drogë dhe armë, si dhe “vjedhjet e suksesshme”.

    Sipas të dhënave të policisë ndërkombëtare, mafia italiane si organizatë më e vjetër mafioze në botë, është radhitur në vendin e dytë. Besohet se mafia italiane posedon rreth 65 miliardë euro rezerva “kesh”, kurse brenda çdo viti realizon profit prej 100 miliardë eurove.

    Në vendin e tretë radhiten narkokartelet kolumbiane. Ngjitja e tyre në majën e listës së zezë botërore ka filluar me shitjen e drogës në Amerikë, në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar.

    Triadat kineze, të njohura për kontrabandën e emigrantëve ilegalë dhe për të cilat besohet se kontrollojnë dy të tretat e kokainës në botë, gjenden në vendin e katërt të listës së organizatave mafioze.

    Me 110 mijë anëtarë, grupet mafioze kineze të njohura si “jakuzi” gjenden në vendin e pestë. Ata janë të njohur me kontrollin që kanë mbi prostitucionin, kumarin, pornografinë, kontrabandën me qenie njerëzore, kamatat dhe larjen e parave.

    Mafia meksikane, e cila është formuar në burgjet amerikane dhe numëronin 30 mijë anëtarë, është radhitur në vendin e gjashtë. Mafia meksikane kryesisht merren me tregti tejoqeanike ët drogës dhe armëve, por edhe me organizimin e prostitucionit.

    Mafia izraelite është radhitur në vendin e shtatë dhe konsiderohen si “lojtarë të pamëshirshëm”, që posedojnë monopol mbi eksportin e hashashit.

    Në vendin e dhjetë të kësaj liste të turpshme (pas mafisë serbe dhe shqiptare), radhitet mafia e Jamajkës, e njohur për tregtinë me drogë dhe për vrasjet e pamëshirshme
    http://www.botasot.info/ndryshe/2807...ditet-e-nenta/

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Interpol: Ja mafitë më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Mafia shqiptare thuhet se i ka rrenjet e fella ne Histori !
    … ///

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Interpol: Ja mafitë më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Amerikanet dmth jan te paster si loti skan mafijasha a ta

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Interpol: Ja mafitë më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Amerikanet dmth jan te paster si loti skan mafijasha a ta
    Eshte e vertete se nuk ka mafia amerikane...
    Amerikanet mund te jene pjese e ndonje grupi mafioz, por nuk ka nje organizate qe do te mund te kualifikohej si "mafia amerikane".
    Ngjashem eshte edhe rasti i Gjermanise, Zvicres, Austrise, Frances, Norvegjise, Holandes...

    Kjo nuk do te thote se nuk ka investime dhe pjesemarrje direkte dhe indirekte te mafias ruse, italiane, shqiptare etj. ne firma, banka dhe objekte tjera te rendesishme perendimore. Nje gje e tille eshte ne pergjithesi e pashmangshme.
    Megjithate, ekzistojne edhe grupe gjermane, amerikane, austriake etj. te ngjashme me ato te grupeve te njohura mafioze, por perbehen kryesisht nga grupe radikale (edhe politike) apo te ashtuquajtura gangs te ndryshme, te cilat ne pergjithesi nuk i permbushin disa kritere te rendesishme per t'i radhitur ne grupe klasike mafioze, p.sh. ne shumicen absolute te rasteve nuk jane te nderlidhura me politiken dhe ekonomine e shtetit. Keto grupe aktivitetet e tyre kriminale i perdorin kryesisht per vetefinancim dhe per lufte ndaj njeri tjetrit.

    Ner Rusi, Serbi, Kosove, Kine etj. shumica e ketyre mafiasheve shpesh jane edhe nder njerezit me te pasur te shtetit apo te nje rajoni te caktuar, te cilet kane ne nen kontroll jo vetem shumicen e politikaneve lokal dhe qendror, por kane investuar edhe ne gati te gjitha ndermarrjet kryesore te vendit dhe te rajonit.

  5. #5

    Për: Interpol: Ja mafiet më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Oburra se na e ka kaluar Serbi,ta kalojme me vrap !

  6. #6
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Interpol: Ja mafiet më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Palacolleqe me thase ... nuk e di pse shkruhet kaq shume per nje mit inekszistues si eshte mafia shqiptare ... kur ne te vertete nuk ekziston nje dicka e tille.Shqiperia gelon nga grupet kriminale,eshte e vertete qe shumica e njerezve bejne krime pa me te voglin problem,mund te them se dhe ne ndergjegje nuk mendojne se po bejne krim ... eshte mese normale dhe menyre jetese te merresh me trafik droge apo c'do lloj veprimtarie te paligjshme ... thuajse te gjithe e shkelin ligjin pa problemin apo medyshjen me te vogel ... por maksimumi bashkeveprohet ne grupe prej disa individesh ... te quhesh Mafia duhet te behet fjale per krim te organizuar ... shume njerez qe veprojne zinxhir qe nga krimet me te vogla neper rruge,deri te pastrimi dhe investimi i parave te fituara per llogari e interesa te perbashketa ... e gjitha kjo e komanduar apo drejtuar nga dikush apo disa invidvide ... gje qe ne boten e krimit shqiptar nuk eshte arritur kurre.

    Nese pastaj Interpoli bazohet ne numrin e personave ne kerkim apo te denuar per krime,atehere habitem qe jemi kaq mbrapa ne vendin e nente,pasi e di shume mire se sa i larte eshte numri i shqiptareve qe merren me veprimtari qe quhen kriminale jashte dhe brenda vendit ... por organizata te mirefillta mafioze ne nuk kemi akoma !!!
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar KNFC për postimin:

    shitesi (12-03-2014)

  8. #7

    Për: Interpol: Ja mafiet më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Kanuni i Lekë Dukagjinit te ben mafioz mesa duket

  9. #8

    Për: Interpol: Ja mafiet më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Me 110 mijë anëtarë, grupet mafioze kineze të njohura si “jakuzi” gjenden në vendin e pestë. Ata janë të njohur me kontrollin që kanë mbi prostitucionin, kumarin, pornografinë, kontrabandën me qenie njerëzore, kamatat dhe larjen e parave.
    Jakuzi ose Jakuza eshte mafia japoneze dhe jo kineze.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Interpol: Ja mafiet më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Sipas të dhënave të policisë ndërkombëtare, mafia italiane si organizatë më e vjetër mafioze në botë, është radhitur në vendin e dytë. Besohet se mafia italiane posedon rreth 65 miliardë euro rezerva “kesh”, kurse brenda çdo viti realizon profit prej 100 miliardë eurove.
    [/url]
    kjo eshte e para dhe e vetmja, te tjeret jane sherbyesa...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Interpol: Ja mafiet më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Ai ne foto me shum me terrorist ngjan se sa me mafioz
    Sipas policisë ndërkombëtare Interpol, mafia serbe është më e fuqishme se mafia shqiptare. Në rangimin e bërë nga Interpol, mafia shqiptare gjendet në vendin e nëntë në mesin e organizatave më të fuqishme mafioze, kurse mafia serbe në vendin e nëntë. ??
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaqoKorca : 12-03-2014 më 22:14

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Interpol: Ja mafiet më të fuqishme në botë, mafia shqiptare renditet e nënta

    Ne vendet e lindjes te gjitha sherbimet sekrete kaluan nga sherbimi per shtetin ne sherbimin e parase.Jan shnderruar ne mafije te organizuara dhe te rrezikshme.Shqiperia as qe llogaritet fare jo me te zere ndonje vend "nderi" ne liste.E keqja e Shqiptareve qe bejne ndonje pisllek te vogel droge eshte se e lidhin motorin me borine jo me rrotat
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •