Kërkohej nga FBI si pjesë e organizatës për trafikun e kokainës, 37-vjeçari arrestohet në Durrës

DURRES- Policia e Durresit ka arrestuar nje 37 vjecar, shpallur ne kerkim nderkombetar nga FBI. Sipas policise se Shtetit, mesohet se ne pranga eshte vene shtetasi Armand Mara (Shima), i njohur ndryshe dhe si Goni Brraka, nga Durrësi.

Kapja e tij eshte bere per llogari te autoriteteve ligjzbatuese të SHBA-së për trafik në sasi të konsiderueshme narkotikësh.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka kryer mbajtjen dhe shpërndarjen e sasive të konsiderueshme të kokainës”- thote policia.

Sipas saj, ai ishte pjesë e një organizate kriminale e përfshirë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Kalifornia në Boston Massachusetts. Kjo organizatë ka trafikuar mbi 50 kg kokainë nga Kalifornia në Boston Massachusetts në vitet 2010-2012, ku shtetasi Armand Mara ishte ndër personat kyç në këtë veprimtari kriminale.
Ndaj këtij shtetasi është lëshuar urdhër arresti më datë 15 nëntor 2012 nga Gjykata e distriktit Massachusetts në SHBA.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt SHBA-ve.

Panorama