Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    E vetmja mënyrë për të fituar luftën kundër trafikut është të legalizohet dhe të taksohet prodhimi dhe tregtimi i marijuanës në Shqipëri. Këtë e ka shprehur Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford, në një intervistë dhënë për Televizionin “SCAN”. Duke marrë shembull taksimin e këtij produkti në shtetin e Colorados, Crawford thotë se nëse “marijuana largohet nga paligjshmëria dhe trajtohet si produkt në aspektin ekonomik, atëherë kemi të bëjmë me diçka krejtësisht ndryshe”. Sipas tij nëse ky treg kontrollohet, atëherë rezulton fitimprurës për operatorët dhe për shtetin.

    Ndërka Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri është ndalur edhe tek investimet e huaja në Shqipëri, duke përmendur energjinë dhe turizmin, si dy sektorë me potenciale për investime.

    Ku duhet të shkojnë paratë dhe kapitali i investitorëve? Në vitin 2014, a ofron Shqipëria ndonjë sektor me interes për të investuar? Apo duhet të vazhdojmë me energjinë dhe turizmin?
    Fillimisht duhet të themi se për sa i përket sektorëve tradicionalë si energjia apo turizmi, ato janë shfrytëzuar pak dhe vazhdojnë të paraqesin probleme lidhur me koncesionet apo pronësinë e tokës. Kështu mund të themi se bregdeti i Shqipërisë është ende i pashfrytëzuar ndërsa minierat punojnë dukshëm nën kapacitete optimale. Por, për sa i përket investimeve, ekzistojnë edhe ide të tjera. Unë sapo jam kthyer nga Washingtoni ku kam diskutuar pikërisht për investimet në Shqipëri. Gjithashtu tek sa kam komunikuar me ambasadorin amerikan këtu, kemi arritur në përfundimin se sektori më i madh i ekonomisë shqiptare, është i paligjshëm. Ne në Amerikë kemi bërë të ligjshëm marijuanën në disa shtete ku mund të përmend qartazi shtetin e Ëashingtonit apo Colorados. Unë personalisht jam konservator, por përsëri jam ekonomist. Pra nëse ju jeni ndër prodhuesit më të mëdhenj të një malli që tregtohet në botë, por është i paligjshëm në Shqipëri, atëherë duhet të filloni të mendoni.

    Pra ju po thoni se, duke menduar ekonomikisht, sektori i mbjelljes, përpunimit dhe shitjes së marijuanës, nëse do të ishte i ligjshëm, do të ishte një sektor fitimprurës për vendin tonë?
    Unë jam pro.

    Ta taksohej dhe të përfitonte buxheti i shtetit prej tij?
    Ne e taksojmë në shtetin e Colorados në masën 25% të fitimit. Ju duhet të kuptoni se marijuana kur largohet nga paligjshmëria dhe trajtohet si produkt në aspektin ekonomik, atëherë kemi të bëjmë me diçka krejtësisht ndryshe. Së fundmi presidenti amerikan është shprehur publikisht se, fitimet nga tregtia e marijuanës mund të përfshihen edhe në sistemin bankar, sigurisht pas disa kontrolleve. Nëse Shtetet e Bashkuara, bota dhe sigurisht Shqipëria kanë dështuar në diçka, kjo është lufta kundër tregtimit të paligjshëm të marijuanës. Sot ka njerëz të burgosur për krime të cilat nuk quhen më të tilla. Sot që flasim, pas legalizimit, në disa shtete amerikane ky treg është i kontrolluar dhe fitimprurës si për operatorët ashtu dhe për shtetin.

    Pra sot shteti amerikan mendon se si mund ta përdorë ekonomikisht këtë produkt?
    Së fundmi në shtetin e Colorados, zyrat e taksave kanë arritur në përfundimin se të ardhurat nga ky produkt janë më të larta se sa parashikimi. Kështu që bilanci e tregon qartë se cila është ana pozitive. Tashmë shteti fiton më shumë nga sa kishte parashikuar.

    Ju keni jetuar për shumë vjet në Shqipëri. A nuk mendoni se në vendin tonë do të ishte e vështirë të pranohej legalizimi i këtij produkti?
    Arsyet e mungesës së statusit kandidat nuk janë feja e përhapur myslimane dhe as lëvizje të forta kundër Shqipërisë. Arsyeja kryesore është lufta e humbur kundër krimit të organizuar, pjesë e madhe e së cilës është dhe trafikimi i marijuanës. Ju jeni prodhuesi më i madh në Europë, dhe këtu nuk kemi kundërshtime. Nëse ju anatemoni një fakt i cili në të vërtetë po ndodh përditë e më shumë, atëherë ky është rasti. Ju keni 2 mundësi. Mund të deklaroni se jeni kundër përfundimisht dhe t’i shpallni luftë të hapur fshatit të famshëm Lazarat, por këtu e kam fjalën për luftë të vërtetë jo si kjo që keni bërë deri tani. Në anë tjetër, mundeni të filloni të mendoni ekonomikisht dhe do ta konsideroni marijuanën produkt duke e taksuar, tregtuar dhe sigurisht përfituar prej saj. Sepse për momentin ju jeni në mes të këtyre dy qasjeve. Ata që ju shohin nga jashtë, mendojnë se nuk jeni serioz, pasi edhe pse e dënoni, asgjë nuk ndryshon për prodhimin e marijuanës në Shqipëri. Ju tashmë jeni bërë si Meksika, e cila nga jashtë hiqet si shtet konservator me ligje të forta, por brenda të gjithë e dimë që është kaos. Mos u bëni kështu. Legalizojeni, taksoheni, futeni në ekonomi dhe kështu do të fitoni njëkohësisht dy herë luftën. Një herë kundër trafikut dhe njëherë kundër të ardhurave të ulëta në buxhet. Nëse të gjithë ndërgjegjësoheni, kjo do ishte një mundësi e mirë investimi.

    Intervistë dhënë për Tv “SCAN”

    Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-03-2014 më 12:12
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2

    Për: Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    ide e mire, se zgjidhje tjeter po e shohim qe nuk ka

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    Jo gjithcka qe "fluturon" ne qiell haet ne goje. Personi ne fjale perfiton nga injoranca e intervistuesit te tij, dhe injoranca e shqitareve ne pergjithesi, per te bere nje sugjerim krejt personal dhe shume te demshem per Shqiperine e shqiptaret.

    1. Shqiperia nuk eshte Amerike

    Nese nje shtet si Kolorado ne Amerike ligjeron rritjen, kultivimin, e shitjen e hashashit, e beri kete gje e nisur nga ekzistenca e nje kerkese te madhe ne tregun informal per kete droge. Qindra mijera qytetare te ketij shteti e konsumonin kete substance ne rruge te paligjshme, dhe shteti nuk perfitonte nga taksimi i tregut. Keto para shkonin per trafikantet meksikane qe fusin drogen ne gjithe Ameriken. Dhe shteti i Kolorado mori nje vendim te tille ne referendum, ku shumica e popullates vendosen ta ligjerojne kete lloj droge. Pushtetaret e ketij shteti e pershendeten pasi ne mendjet e tyre bejne dy llogari: a) do te vjelin te ardhura te medha nga taksimi i shitjes ne menyre ligjore te kesaj droge ne treg b) do te ulet kostoja e ketij shteti per kapjen, arrestimin, gjykimin e burgosjen e personave qe konsumonin kete droge. Vlen te mbani parasysh qe ky eshte nje "eksperiment" dhe si i tille, askush nuk e di se cilat do te jene pasojat e liberalizimit e legalizimit te kesaj droge ne kete shtet e ne kete shoqeri. E tani ne Kolorada popullata po perballet me probleme te tilla si: a) a duhet te lejohen te droguarit te ngasin makinen b) a do te ulet apo rritet numri i krimeve fale legalizimit te droges c) cilat do te jene pasojat shoqerore te ketij veprimi, do te rritet apo ulet konsumi i jashteligjshem i kesaj droge tek femijet d) sa do te jene shpenzimet e shtetit per te adresuar problemet shoqerore qe ky fenomen do te sjelli me vete.

    Shqiperia nuk ka nje konsum te madh te kesaj droge, shqiptaret nuk e konsumojne ne mase sic konsumohet ne vendet e tjera. Dhe legalizimi i kesaj droge ne Shqiperi per konsum te brendshem, do te kish nje efekt shume negativ, te ngjashem me bixhozin, kazinot dhe lojrat e fatit. Leke qe shqiptaret do ti harxhonin per konsumin familjar, do te shkonin per tregun e droges. Gjithe droga e prodhuar ne Shqiperi shkon per eksport ne Evrope, dhe interesi i shqiptareve eshte qe miliardat e droges se shitur ne Evrope te hyjne ne ekonomine shqiptare. Per kete arsye edhe sikur Shqiperia te ligjeronte kete droge, efekti i saj mbi ekonomine e vendit do te ishte teper negativ, pasi vendet evropiane perseri do ta konsideronin kete droge dhe tregtimin e saj te paligjshem.

    2. Shqiperia e Hashashit eshte Shqiperi Kolumbiane jo Evropiane

    Nese Shqiperia do te legalizonte hashashin, Shqiperia de-fakto veteperjashtohej nga Evropa e Bashkuar. Asnje prej shteteve te BE nuk e kane te legalizuar hashashin dhe ne syte e BE Shqiperia nuk do te ishte me Shqiperi, por do te ishte Kolumbia Evropiane. Parashikimi i ish-ministrit te jashtem italian Dini, do te behej realitet akoma me shume se cfare eshte bere ne keto dekadat e fundit. Sipas kendveshtrimit te vendeve te BE, trafiku ilegal i droges perben nje kercenim per shoqerine dhe ekonomine e tyre. Jane miliarda euro cdo vit qe vendet prodhuese te droges i "vjedhin" BE, pa llogaritur demin qe shkakton perdorimi i droges ne shoqerite perkatese. Me pak fjale, Shqiperia nuk do te hyje dot ne Evrope per aq kohe sa do te jete prodhuesja dhe eksportuesja me e madhe e hashashit ne zemer te Evropes. Per aq kohe sa do te kete Lazarate te pushtuara nga baronet e droges, shteti shqiptar do te degjoje JO nga BE.


    3. Legalizimi i hashashit, legalizon inkriminimin e metejshem te shoqerise shqiptare

    Shqiperia eshte nje nga vendet me te vegjel ne Evrope per nga numri i popullsise, por nje nga vendet e pare ne Evrope per sa i perket perqindjes se krimeve ne raport me popullsine. Burgjet e Shqiperise dhe vendeve te BE jane te mbushura plot me te rinj shqiptare. Trafiku i droges, prostitucioni, trafiku i qenieve njerezore, jane disa prej krimeve te rendomta qe bejne shqiptaret. Mediat shqiptare dhe te huaja nuk ka dite te mos raportojne arrestimin e shqiptareve te implikuar ne trafiqe te tilla. Profesioni me i preferuar i shqiptareve ne Shqiperi e Evrope eshte kthyer tashme "korrier droge". Shkolla e krimit te rruges eshte me joshese per shume te rinj shqiptare se rruga e ligjshme profesionale.

    Por nese ju kujtoni se shoqeria shqiptare ka degjeneruar keq ne krim sot, legalizimi i droges do ta pershpejtonte akoma me shume shkallen e degjenerimit. Baronet e droges qe deri dje fshiheshin nga syri i publikut, tani do te dilnin ne skene si "biznesmene te ligjshem" dhe monopoli qe ata kane mbi mediat, politiken dhe ekonomine e vendit, do te legalizohej. Prokuroria do ti mbyllte dosjet e saj mbi baronet e droges e krimet qe ata kishin bere me pare. Policia nuk do te ndalonte me konsumatoret dhe tregtaret e droges. Dhe duke e kthyer hashashin ne biznes te ligjshem, reklamat e hashashit do te dalin ne ekranet e televizioneve shqiptare, qe ti shtyjne shqiptaret e te gjitha moshave te konsumojne sa me shume hashash.

    Ne Shqiperi do te vershojne te gjithe narkomanet e Evropes dhe botes, duke e kthyer Shqiperine ne "Atdheun e tyre ideal". Dhe krimet nuk do te behen me brenda territorit te vendit, por do te behen ne tregtimin e droges qytetareve te vendeve te tjera ku droga nuk eshte e legalizuar. Kjo do te sjelle perplasjen e madhe te shtetit shqiptar me vendet perkatese dhe perkeqesimin e interesave te qytetareve shqiptare qe jetojne ne keto vende si emigrante.

    Kurse rinia shqiptare, qe ne bankat e shkolles, do te filloje konsumin e hashashit, qe ka veti mpirese dhe ulje te inteligjences se trurit. Keta te rinj nuk do ta kene me mendjen per te mesuar, per te enderruar per te ndertuar nje jete me te mire me punen e tyre, por do te vjedhin parate e prinderve per te blere hashashin. Ose ca me keq akoma, ku te kthehen te varur nga hashashi dhe te mos kene leke per ta blere, do te vjedhin ose do te bejne krime te tjera ne shoqeri, per te siguruar leket e hashashit.

    Albo

  4. #4

    Për: Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    Une mendoj se eshte nje sugjerim i perkryer por injoranca nuk i le disa shqiptare qe ta kuptojne perfitimin nga legalizimi.

    Do ndihmonte sidomos ata qe kan vite qe duan te blejne hashash, por kane pasur frike ta bejne ngaqe eshte ilegale.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    Plotesisht dakort me ate qe thote Amerikani .

    Problemi eshte se politika edhe qarqe te caktuara nuk e duan kete ... Arsyeja ? Kane monopolin , nuk paguajne taksa , edhe ..... heqin qafe cdo peshk te vogel me nje telefonate .

    Ata sot jane ne politike , a kujtoni se duan konkurence ekstra ?

    Shtete ne te cila hashashi eshte i legalizuar > Disa shtete te Amerikes , Hollande , Paraguaj , disa shtete te Azise , edhe ky eshte vetem fillimi sepse ne agjende eshte per tu miratuar ne shume shtete te tjera .

    Shqiptarit i mbetet vetem , i fundit si cdo here qe eshte , ta beje edhe aj , kurre te gjithe te tjeret do ta kene bere .

  6. #6

    Për: Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    Duhet ta legalizojne dhe taksojne marihuanen. Mbreme pash 2 ore emision per menyren sesi po menaxhohet legalizimi mjeksor dhe ai defryes apo clodhes i marihuanes ne shtetin e Colorados dhe fitimet nga taksat ishin shume te konsiderueshme. Plus i eshte vene fre anes ilegale dhe si rrjedhoje mundesi me e vogel krimi. Ne kete menyre jo vetem dekriminalizon nje bime qe eshte teresisht produkt i natyres (benefitet e kerpit si bime jane te pamasa dhe ne shume drejtime te industrise, mjafton te beni nje kerkim online dhe e gjeni vete) por edhe shteti perfiton nga taksimi.

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Për: Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    Mund te taksosh dicka qe konsumon ne Shqiperi, por jo nje mall qe shkon jashte, sepse ne shume vende tregtimi i hashashit eshte i ndaluar.Kujt do ja shese shteti? Marikes? Ky eshte budallallek. Ajo qe me shqeteon mua eshte se nese zihet ne goje hashashi mendja te shkon ne Lazarat. Puna e shtetit eshte se pse u zgjodh ky fshat qe ne kohen e Asllan Dogjanit kur ishte Drejtor i Policse se Gjirokastres dhe vazhdon deri sot.Perse ne vitin 2010 prodhimi i hashashit ra ne nivelin 10% ndersa vjet ishte 200% me teper? Ajo qe une kam pare me syte e mi eshte perdorimi i Lazaratit si "Koke turku" dhe perfitimet e kesaj tregetie nga njerez me imunitet, qe nga policet e postoblloqeve e deri ne kupolen me te larte te shtetit.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #8

    Për: Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Mund te taksosh dicka qe konsumon ne Shqiperi, por jo nje mall qe shkon jashte, sepse ne shume vende tregtimi i hashashit eshte i ndaluar.Kujt do ja shese shteti? Marikes? Ky eshte budallallek. Ajo qe me shqeteon mua eshte se nese zihet ne goje hashashi mendja te shkon ne Lazarat. Puna e shtetit eshte se pse u zgjodh ky fshat qe ne kohen e Asllan Dogjanit kur ishte Drejtor i Policse se Gjirokastres dhe vazhdon deri sot.Perse ne vitin 2010 prodhimi i hashashit ra ne nivelin 10% ndersa vjet ishte 200% me teper? Ajo qe une kam pare me syte e mi eshte perdorimi i Lazaratit si "Koke turku" dhe perfitimet e kesaj tregetie nga njerez me imunitet, qe nga policet e postoblloqeve e deri ne kupolen me te larte te shtetit.
    Sigurisht qe konsumohet dhe ne Shqiperi dhe do jete biznes i madh.

    Pastaj s'ka asnje perfitim Shqiperia per dicka qe prodhohet ne vend dhe eksportohet?

  9. #9
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Për: Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    Po kujt do tja eksportosh? Ato shtete qe u intereson ky biznes e mbjellin vete, pse duhet ta blejne nga Shqiperia? Ndersa konsumi ne Shqiperi eshte shume i paket, per ta quajtur industri, pastaj ne Shqiperi shitet nafta pa fature tvsh-je le me droga...
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  10. #10

    Për: Crawford: Taksoni hashashin në Shqipëri, fitimprurës për shtetin

    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Po kujt do tja eksportosh? Ato shtete qe u intereson ky biznes e mbjellin vete, pse duhet ta blejne nga Shqiperia? Ndersa konsumi ne Shqiperi eshte shume i paket, per ta quajtur industri, pastaj ne Shqiperi shitet nafta pa fature tvsh-je le me droga...
    Po pse ne komunizem jemi akoma ku cdo shtet e prodhon cdo gje vete? Dhe hashashi do importohet e eksportohet si cdo gje tjeter. Do rritet aty ku i bie me lire e ku ka me shume interes.

    Shifra per Shqiperine nuk kam. Se si se sa eshte niveli i perdorimit me krahasim me vende te tjera. Por kam idene se perdoret gjeresisht ngate rinjte.

    Meqe shitet nafta pa fature, kot qe prodhojme cdo gje ne Shqiperi. Kot u japim licenca bizneseve se shteti s'do kete asnje fitim.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •