Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    INSTAT: U rritën çmimet e mallrave në shkurt, konsumi ka rënë ndjeshëm

    Muaji shkurt “shpon” xhepat e shqiptarëve, INSTAT: Rritje çmimesh, s’ka konsum

    Gjatë muajit shkurt jetesa e shqiptarëve është shtrenjtur në maksimum.Nga të dhënat e INSTAT vihet re se gjatë këtij muaji ka pasur rritje të çmimit të të gjitha produkteve më të domosdoshme të shportës. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ndikon në ulje të mëtejshme të konsumit, i cili ka pasur një trend rënës që prej disa muajve.

    Në muajin shkurt 2014, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit (inflacioni) është 1,9%, i konsideruar nën kufirin minimal, gjë që tregon për një gjendje të vështirë financiare të qytetarëve dhe bizneseve.

    Në krahasim me një vit më parë rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,3 %, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 5,6 %, si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %.

    Ndërkohë rritjen më të madhe të çmimeve e kanë pësuar perimet 13.7 % dhe frutat me 16,7 % .Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe artikujt duhan dhe pije alkolike të ndikuar këto edhe prej efekteve të paketës fiskale, ku është parashikuar rritje e këtyre produkteve.

    Kështu sipas INSTAT rritja e çmimeve të grupit “Pije alkoolike dhe duhan” krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,6%. Rritja mujore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me 1,13 pikë përqind.

    Po ashtu rritje kanë pësuar edhe çmimet e grupit “Transporti” me 0,02 pikë përqind në ndryshimin mujor, ku ka dhënë efekt rritja e çmimit të naftës dhe benzinës me 0,5 % krahasuar me një muaj më parë.

    ORA News

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: INSTAT: U rritën çmimet e mallrave në shkurt, konsumi ka rënë ndjeshëm

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Muaji shkurt “shpon” xhepat e shqiptarëve, INSTAT: Rritje çmimesh, s’ka konsum

    Gjatë muajit shkurt jetesa e shqiptarëve është shtrenjtur në maksimum.Nga të dhënat e INSTAT vihet re se gjatë këtij muaji ka pasur rritje të çmimit të të gjitha produkteve më të domosdoshme të shportës. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës ndikon në ulje të mëtejshme të konsumit, i cili ka pasur një trend rënës që prej disa muajve.

    Në muajin shkurt 2014, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit (inflacioni) është 1,9%, i konsideruar nën kufirin minimal, gjë që tregon për një gjendje të vështirë financiare të qytetarëve dhe bizneseve.

    Në krahasim me një vit më parë rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,3 %, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 5,6 %, si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,9 %.

    ...Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe artikujt duhan dhe pije alkolike të ndikuar këto edhe prej efekteve të paketës fiskale, ku është parashikuar rritje e këtyre produkteve.

    Kështu sipas INSTAT rritja e çmimeve të grupit “Pije alkoolike dhe duhan” krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,6%. Rritja mujore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me 1,13 pikë përqind.

    ...
    Rritja e cmimeve per pije alkoolike, duhan dhe disa "sherbime" te caktuara ne parim nuk eshte negative...
    Por, kur kemi parasyesh varesine e disa njerezve nga alkooli, duhani dhe ndonje "sherbim", si p.sh. lojra te fatit, atehere kjo rritje, varesisht nga numri i konsumatorve, mund te ndikoje negativisht edhe ne konsumin e pergjithshem. Megjithate, edhe cmimi mjaft i lire i alkoolit, duhanit etj. mund te kete efekte shume negative, siomos tek rinia.
    Nuk eshte pune aspak e lehte te behet nje balancim i duhur ne mes te interesave te ekonomise apo tregut dhe atyre shoqerore apo qytetare dhe politike. Ne rastin konkret,
    edhe tregu totalisht i lire edhe nderhyrja e tepert e shtetit mund te shkaktojne deme realtivisht te medha.

    Rritja e vazhdueshme taksave per duhanin ne shumicen e shteteve perendimore ka ndikuar dukshem ne zvogelimin e numrit te konsumatoreve te duhanit. Dhe nje renie e tille ne shume aspekte, duke filluar nga produktiviteti ne pune, sidomos ne terme afatgjate eshte shume me pozitive dhe e favorshme per shoqerine dhe shtetin, se perfitimet afatshkurta per buxhetin dhe per nje pjese shume te vogel te shoqerise -shpesh per koncerne internacionale.
    Edhe shqiptaret duhet te gjejne sa me shume alternativa per duhanin dhe alkoolin, per ti shuar brengat, per te kaluar kohen e lire etj.

  3. #3

    Për: INSTAT: U rritën çmimet e mallrave në shkurt, konsumi ka rënë ndjeshëm

    "The growth was mainly supported by a 16.7% y/y increase in fruit prices and a 13% rise in vegetable prices. At the same time, prices of all other food items as well as of non-alcoholic beverages declined in February."

    Ka dhe nje fjali shtese te ky versioni anglisht. Pervec frutava dhe perimeve qe u rriten shume thote, gjithe ushqimet e tjera dhe pijet jo alkolike paten ulje cmimesh.

    http://www.intellinews.com/albania-1010/albania-s-cpi-inflation-speeds-up-to-1-9-y-y-in-february-2014-31476/

    indeksit të çmimeve të konsumit ne 5 vitet e fundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •