Një tjetër shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në një apartament pranë Fakultetit Juridik në Tiranë.

Një bombë artizanale është vendosur në banesën e shtetasit Ilir Dako në rrugën “Ymer Kurti”, por ende nuk dihen motivet.

Nga shpërthimi ka mbetur e plagosur motra e Dakos, Vasilika, 60 vjeç.

Ajo është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se nga shpërthimi ka dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

“Më datë 10 mars 2014, ora 02:40 në rrugën “Ymer Kurti” në Tiranë, në katin e 3-të të një pallat të ri në pronësi të shtetasit Ilir Dako, ka ndodhur një shpërthim, ku është dëmtuar lehtë 60-vjeçarja me inicialet V. D., 60 vjeç, e cila u dërgua në Spitalin Ushtarak jashtë rreziku për jetën.

Tema
Aktualisht, grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për identifikimin e kapjen autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bëri të ditur Policia e Tiranës.

Ora News raporton se Ilir Dako njihej si biznesmen ndërtimi.

Mësohet se Ilir Dako më herët ka punuar në Shërbimin Informativ Shtetëror si dhe në Ministrinë e Brendshme.

Tema