Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,400
    Postimet në Bllog
    17

    Gjendet i vdekur në rrugë “bosi” i drogës së Lazaratit, Policia: U vra me 3 plumba

    Gjendet i vdekur në rrugë “bosi” i drogës së Lazaratit, policia: U vra me 3 plumba

    GJIROKASTER-Gjendet i pajetë në rrugë një i ri i njohur me epitetin, ‘bosi” i drogës në Lazarat. Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se Shpendi Basha, 25 vjeç është vrarë në rrugë me armë zjarri. Viktima është gjetur nga një bari në Kërcullë të Gjirokastrës. Sipas bluve të Gjirokastrës, viktima njihej si kultivues lëndësh narkotike. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Sipas korrespondentes së News24, Eri Muço bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta. Viktima e identifikuar tashmë dhe nga policia ishte nga Lazarati. 25-vjeçari është gjendur i vdekur në pikën më të lartë të kësaj zone, në afërsi të Kërcullës. Në bazë të informacioneve, viktima ishte kontingjent i njohur edhe për policinë e Gjirokastrës. Sipas ekspertizës, Shpendi Basha ishte qëlluar me pistoletë të kalibrit të vogël në kraharor, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Rreth orës 22.00 ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore, ku nga kqyrja e kufomës rezultoi se viktima është vrarë me tre plumba dhe për pasojë ka humbur menjëherë jetën.

    Pista e policisë
    Sipas të dhënave të policisë, mendohet se pista kryesore e kësaj ngjarje është prishja e pazareve të biznesit të paligjshëm të lëndëve narkotike.
    Viktima është plagosur me armë zjarri edhe dy vjet më parë dhe njihet si kontigjent i policisë në fushën e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike .

    (e.m/d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,400
    Postimet në Bllog
    17

    Kapet në Durrës një furgon me rreth 2 ton drogë Lazarati

    Kapet në Durrës një furgon me rreth 2 ton drogë, policia e ndoqi që në Lazarat

    DURRES – Kapet në afërsi të Gjirit të Lalzit në Durrës, një furgon që transportonte një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, që mendohet se ishte blerë në Lazarat të Gjirokastrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se lënda narkotike e llojit kanabis, rreth 2 ton, do të transportohej drejt Italisë.

    Policia shoqëroi drejtuesin e furgonit dhe një person tjetër që ndodhej në automjetin që transportonte drogën, identiteti I të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Mësohet se policia e ka ndjekur mjetin që nga Lazarati, ku mendohet se është ngarkuar me lëndën narkotike.

    Ndërkohë autoritetet po punojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

    (er.nu/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,400
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjendet i vdekur në rrugë “bosi” i drogës së Lazaratit, Policia: U vra me 3 plum

    Atentat në Lazarat, vritet 25-vjeçari pas bllokimit të dy tonëve hashash

    Telnis Skuqi

    Një 25-vjeçar nga Lazarati, i skeduar nga policia lokale si “kultivues i hashashit”, u gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme në pikën më të lartë të qytetit të Gjirokastrës, pranë Kërcullës. Vrasja, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa trupi i pajetë u gjet rastësisht nga një bari i zonës. “Viktima, i plagosur dy vite më parë, ka humbur jetën e menjëhershme nga një plumb në kraharor”, -thuhet në një komunikatë të policisë lokale. Viktima është identifikuar si shtetasi Shpendi Basha me banim në fshatin Lazarat, ndërsa dyshohet se vrasje mund të ketë ndodhur për pazaret e prishura të drogës. Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se 25-vjeçari është qëlluar nga një pistoletë e kalibrit të vogël në distancë të afërt. Policia tha se viktima njihet si kultivues i hashashit në Lazarat, ndërsa prej dy vitesh, 25 vjeçari ishte gjymtuar në këmbë, pasi i shpëtoi mrekullisht një atentati. “Ende herët të zbardhësh motivet e ngjarjes, por mendohet se kemi të bëjmë me prishjen e pazareve të hashashit”, -thanë burime të policisë lokale. Dyshohet, se viktima ishte implikuar në transportimin e dy tonëve hashash, lëndë narkotike e bllokuar dje pranë Gjirit të Lalzit në Durrës. “Nga hetimet paraprake rezulton se Basha ishte implikuar direkt me transportin e hashashit drejt Durrësit. Mendohet se vrasësi dhe viktima kanë debatuar gjatë në pikën turistike të Kërcullës”, -thotë një burim i policisë. I njëjti zyrtar nënvizoi se në trupin e viktimës nuk u gjet asnjë shenjë dhune. Paraprakisht policia thotë se pista kryesore e hetimit të ngjarjes është ajo e vrasjes për shkak të pazareve të prishura të drogës që kultivohet në Lazarat, pasi viktima njihej si kontigjent nga policia. “Viktima ka qenë kontigjent i policisë. Dy vite më parë, ai është plagosur në një atentat”, tha një zyrtar i policisë lokale. Sipas të njëjtave burime mësohet se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia e Gjirokastrës nuk kishte marrë asnjë dëshmi për ekzekutimin e 25-vjeçarit. Kjo dhe për faktin se blutë e Gjirokastrës e kanë tepër të vështirë të hyjnë në fshatin Lazarat, aty ku banonte dhe viktima. E vetmja dëshmi është ajo e personit që ka gjetur trupin e pajetë, i cili ka sqaruar për policinë si ka gjetur kufomën e 25-vjeçarit. Pas vrasjes, policia ka nisur të verifikojë konfliktet e mundshme të 25-vjeçarit, i cili dy vite më parë është plagosur me plumb në këmbë në një atentat. Nga verifikimet e policisë rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është dënuar nga gjykata. Kjo është vrasja e parë në Lazarat, që sipas policisë dyshohet se lidhet me pazaret e prishura të drogës. Ndërsa pak ditë më parë në Durrës u shënua një krim i dyfishtë po për këtë motiv, pasi një i ri vrau dhe më pas dogji dy persona, të cilëve do t’u shiste një sasi prej 74 kilogram hashash të marrë në Lazarat. Lazarati është kthyer në problem dhe fenomen shqetësues jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinj, Itali dhe Greqi. Sipas të dhënave nga Guradia di Financa, në Lazarat kultivohet hashash me një vlerë marramendëse në tregun perëndimor. Kultivimi i hashashit në Lazarat u shfaq për herë të parë në vitin 2003, ndërsa një vit më parë u prodhua mbi 900 ton hashash. Sipas statistikave të zyrtare nga Policia e Shtetit, vitin e kaluar u bllokuan rreth 15 ton, vetëm një përqind e prodhimit total.

    MAPO

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Gjendet i vdekur në rrugë “bosi” i drogës së Lazaratit, Policia: U vra me 3 plum

    Shpresoj te jete nje operacion i fshehte i policise ne eliminim te tillle personave qe konsiderohen zot.

  5. #5
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Për: Gjendet i vdekur në rrugë “bosi” i drogës së Lazaratit, Policia: U vra me 3 plum

    Fen ja kan lujt .Shpresoj ta ket bere polizia dhe jo dikush tjeter qe e zevendeson.
    E mjerushme qe ne kete teme ka 65 vezhgime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 10-03-2014 më 13:45

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar altint71 për postimin:

    Gentian_gr (10-03-2014)

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Gjendet i vdekur në rrugë “bosi” i drogës së Lazaratit, Policia: U vra me 3 plum

    tani qe do legalizohet hashashi ne llazarat do shesin banane
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •