Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17

    Banorët e Priskës së Madhe protestë kundër rritjes së biletës së autobusit

    Banorët e Priskës së Madhe protestë kundër rritjes së biletës së autobusit

    Emri:  81966.jpg

Shikime: 308

Madhësia:  26.0 KB

    TIRANË - Mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Priskë e Madhe në kryeqytet kanë organizuar një protestë kundër rritjes së çmimit të biletës së autobusit.

    Banorët në fillim kanë bllokuar qarkullimin e të gjitha automjeteve, ndërkohë që më pas kanë lejuar qarkullimin e automjeteve të vogla, por jo të autobusëve të linjës.
    Prej orësh 06:00, protestuesit kanë bllokuar 5 mikrobusë si dhe kanë djegur plehrat në kazanë të mbeturinave në mes të rrugës.

    Për News24 banorët janë shprehur se rritja e çmimit të biletës është abuzive dhe se në vetëm 10 kilometra rrugë është e padrejtë të paguhen 100 lekë të reja.

    Gjithashtu banorët u shprehën se bileta ka qenë 80 lekë dhe me rritjen e saj ata kanë bërë një kërkesë në komunën e Dajtit, por bileta përsëri nuk është ulur, ndersa nuk kane marre asnje pergjgije nga autoriteti vendor.

    Banorët shprehen se këtë radhë nuk do të bëjnë lëshime dhe se do të vijojnë protestat deri në zgjidhje të problemit.

    (a.k/d.b/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-03-2014 më 11:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •