Avioni “Malaysia Airlines”, piloti iu shmang qëllimisht radarëve
Avioni “Malaysia Airlines”, piloti iu shmang qëllimisht radarëveMALAJZI- Dalin të tjera detaje sa i takon misterit të zhdukjes së avionit “Malaysia Airlines”. Ndonëse nisën kërkimet nënujore për avionin e zhdukur malajzian, pas njoftimit të zyrtarëve se kanë diktuar një njollë karburanti në afërsi të zonës së kërkimit, tashmë flitet për të tjera detaje.
Sipas të dhënave të reja të hetimeve për avionin e zhdukur në 8 mars me 239 persona në bord duket se avioni është tundur nga e majta në të djathtë si një avion ushtarak, menjëherë pasi ka humbur kontaktet me autoritetet, për t’i shmangur në këtë mënyrë radarëve.
Sipas hetuesve ushtarakë malajzianë, avioni i drejtuar për në Pekin, mund të ketë arritur një lartësi shumë më të madhe se ajo e lejueshme për tu lëshuar më pas në rënie të lirë.
Pista e re e hetimit vjen ndërsa vazhdojnë ende kërkimet në oqeanin indian, me frikën se bateritë e kutive të zeza të avionit tashmë janë shkarkuar plotësisht. Kërkimet aktuale kanë kushtuar më shumë se çdo operacion tjetër i këtij lloji në histori. Një nga burimet tregon se manovra të tilla kaq drastike për të ndryshuar lartësinë e fluturimit lenë të mendosh se kushdo që ka qenë në komandë, ka pasur si qëllim të qartë evitimin e radarëve dhe zhdukjen nga hartat.
Një tjetër burim që ka folur për “Sunday Times” tha se avioni po pilotohej në një lartësi shumë të vogël dhe me një shpejtësi shumë të madhe për të evituar radarët.
Krijoni Kontakt