Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 77
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Aeroplani u rrëmbye nga jashtëtokësorët? (Video)




    Aeroplani i “Malaysia Airlines” me 239 pasagjerë në bord ka ditë që është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve nga të gjitha anët. Kjo ka bërë që në shesh të dalin edhe shumë teori konspirative.

    Njëra ndër to, është edhe ajo, se aeroplani u rrëmbye nga jashtëtokësorët.

    Sipas një shkrimi që po qarkullon nëpër media të ndryshme botërore, Boeing 777, vetëm pak para se të zhdukej nga radari, pranë tij është shfaqur një objekt sferik i paidentifikuar. Për më tepër, ky shkrim thotë se sipas gjetjeve të hetuesve amerikanë aeroplani katër orë pas zhdukjes nga radari, ka vazhduar të qëndrojë në ajër, transmeton reporteri.

    Deri më tani, ende nuk ka ndonjë dëshmi se aeroplani është rrëzuar në det dhe nëse pasagjerët kanë vdekur. Sipas kësaj teorie pasagjerët do të mund të jenë duke jetuar në ndonjë planet tjetër.

    Kjo teori thotë se hulumtuesit kanë gjetur se afër aeroplanit është identifikuar një objekt sferik i paidentifikuar. Ai derisa është në formë të aeroplanit, merr formë sferike, dhe lëvizë me shpejtësi jashtëzakonisht më të madhe sesa aeroplanët e tjerë.

    http://www.zeri.info/artikulli/28909...okesoret-video

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    peralla me mbret, pale ku ka rene....sa qoshe ka bota.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    peralla me mbret, pale ku ka rene....sa qoshe ka bota.
    nje ne fb nga japonia thote se eshte rrembyer nga nje anije galaktikore

    Emri:  1501711_232942696908384_20005165_n.jpg

Shikime: 639

Madhësia:  26.0 KB

    linku
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 22-03-2014 më 19:03

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Iku e ky fenomen ne dosjen top sekrete te politikes Amerikane.

    Shumkush e dine fatin e atyre pasagjereve,por askush s'do ket guximin te flase!

  5. #25
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Avioni i zhdukur: Si ndihmon matematika për ta gjetur



    Në qershor të 2009-s, fluturimi Air France 447 humbi ndërsa fluturonte nga Rio de Zhaneiro të Brazilit për në Paris, Francë. Mbetjet e avionit Airbus A330 u gjetën duke pluskuar në sipërfaqen e Atlantikut pesë ditë më vonë, por misteri se pse avioni u rrëzua mund të zgjidhej vetëm nëse gjendej kutia e zezë, pajisja që regjistron atë që flitet në kabinën e pilotit.

    Ju mund të mendoni se pasi të gjenden copat e avionit të rrëzuar, do të jetë e lehtë të gjendet edhe pjesa tjetër, por asgjë nuk është kaq e thjeshtë – pak ditë në det mjaftojnë që materiali të zhvendoset nga rrymat e oqeanit.

    Ekziston një program kompjuterik që të mund të analizojnë se si mund të kenë lundruar mbetjet pas përplasjes. Ai përdoret rregullisht nga roja bregdetare e SHBA-së. Por në këtë rast, për shkak se zona pranë Ekuadorit njihet për rryma të paparashikueshme, një program i tillë nuk bënte punë.

    Anije, avionë dhe nëndetëse amerikane, braziliane dhe franceze kërkuan për avionin por nuk e gjetën dot. Në këtë pikë, autoriteti i hetimit të aksidenteve ajrore të Francës, BEA, i bëri thirrje një grupi statisticienësh në SHBA që kanë ekspertizë në gjetjen e objekteve të humbura në det. Analistja Kollen (Colleen) Keller fluturoi në Francë për të ndihmuar.

    “BEA pati bërë sakaq një punë të mrekullueshme në nxjerrjen e teorive të ndryshme se pse avioni mund të ishte përplasur”, – thotë ajo. Ata kishin shumë të dhëna mbi përplasjet në histori dhe rezultatin e kërkimeve mbi këto përplasje.

    Për ta kthyer të gjithë këtë informacion në numra dhe probabilitet, Keller dhe skuadra e saj nga Metron Inc, Virxhinia, u bazuan te statistikat Bajesiane (Bayesian), që e kanë emrin nga një prift presbiterian britanik të quajtur Thomas Bajes (Bayes). Kjo mënyrë e të arsyetuarit të lejon të vlerësosh skenarë të ndryshëm njëkohësisht – madje edhe skenarë kontradiktorë. Gjendet probabiliteti i çdo skenari për të qenë i vërtetë dhe zgjidhja më e mundshme. Nëse gjendet informacion i ri, modeli mund të rishikohet me lehtësi.

    Keller dhe kolegët e saj e analizuan të gjithë informacionin e disponueshëm dhe vlerësuan paqartësitë e çdo të dhëne – duke aplikuar parimin bajesian të probabilitetit për të gjetur vendndodhjen më të mundshme të avionit.

    Skuadra vendosi një rrjetë katrorësh mbi hartën e zonës dhe i dha çdo kuadrati një shifër që përfaqësonte probabilitetin se avioni mund të gjendej aty. Për të llogaritur probabilitetin, ata kërkuan teoritë mbi atë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit. Ata vlerësuan probabilitetin e dëmtimeve të ndryshme mekanike.

    Ata analizuan gjithashtu të dhëna historike nga përplasjet e mëparshme, duke vërejtur, për shembull, se avionët zakonisht janë gjetur shumë pranë vendit ku kishin humbur kontaktin. Në fund, Keller dhe skuadra e saj e uli probabilitetin që avioni të gjendej në vende ku ishte kërkuar.

    “Ka dy komponentë të matematikës Bajesiane që e bëjnë atë unike. Ajo të lejon të konsiderosh të gjitha të dhënat që ke përfshirë pasiguritë, gjë që është shumë e rëndësishme sepse asgjë nuk është e sigurtë”, – thotë Keller.

    “Dhe ajo të lejon të kombinosh edhe skenarë që kundërshtojnë njëri-tjetrin. Për shembull, në kërkimin e avionit të Malajzisë, ke një hark në veri dhe një hark në jug. Por avioni ndodhet ose në veri ose në jug dhe nuk mund të ketë shkuar në të dyja rrugët. Bajes të lejon të ruash të gjitha teoritë dhe t’i peshosh ato”.

    Përfitimi i dytë është që llogaritja bajesiane është shumë fleksibël, thotë Keller. Të lejon të përditësosh të dhënat që ke në çdo kohë. Nëse një informacion i ri shfaqet, mund ta faktorizosh dhe ta përditësosh në hartën e probabilitetit. Në rastin e avionit Air France, ata mund të ishin të sigurt se avioni pati rënë në një rreze prej 60 kilometrash nga pika ku dha informacionin e fundit sistemi i kompjuterëve të bordit.

    Megjithatë kjo zonë është kaq e stërmadhe sa hetuesit e kanë të vështirë të gjejnë se ku të kërkojnë. Në rastin e Air France, harta ishte shumë më e vogël. Një skuadër shkoi të kërkojë në pikën ku doli probabiliteti më i lartë, por rezultati ishte negativ. Avioni nuk i gjet.

    U duk se statisticienët nuk mund të ndihmonin. Disa muaj më vonë, gjithsesi Air France kërkoi sërish nga Keller të bënte një përpjekje të fundit në analizimin e të dhënave.

    Këtë herë, ajo dhe kolegët vendosën se nuk ishin të lumtur me supozimet fillestare. Të dhënat historike tregonin se pas një aksidenti, kutia e zezë emeton një sinjal në 90 për qind të rasteve.

    Menjëherë pas aksidentit, skuadrat e kërkimit kaluan shumë kohë në zonat pranë aksidentit për të dëgjuar sinjalin nga kutia e zezë. Por nuk dëgjuan asgjë. Kështu Keller dhe skuadra e saj vendosi se kishte probabilitet shumë të ulët që avioni të gjendej aty ku u kërkua fillimisht. Por çfarë ndodh në rast se kutia e zezë nuk lëshon fare sinjal?

    Statisticienët e zbatuan modelin e tyre te ky skenar i mundshëm dhe dolën në një zonë të re me probabilitet të lartë. Një skuadër kërkimore u kthye dhe këtë herë, e gjeti avionin.

    Misteri i rrëzimit u zbulua. Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit duket se tregojnë se pilotët morën të dhëna të gabuara për shpejtësinë, u përgjigjën në mënyrë të papërshtatshme dhe humbën kontrollin e avionit.

    “Sërish është një mrekulli e vogël që ne e gjetëm”, – thotë Keller. “Ishim me fat që mbetjet ishin në fund të oqeanit, në një zonë shumë ranore. Ka disa zona atje që janë si malet Himalaja, ka shumë lugina, gropa e shpate”.

    Nëse avioni do të gjendej në një nga këto zona, “ai mund të mos gjendej kurrë”. Keller thotë se nuk është e sigurt se flurimi 370 i Malaysia Airlines do të gjendet.

    “Është një botë e madhe. Di njerëz që po thonë – si mundet që të fshihet dhe të mos gjendet një Boeing 777? Por ka shumë gjasa që ne të mos e gjejmë, nëse ai gjendet në fund të Oqeanit Indian, për fat të keq vështirë se do ta gjejmë”.

    Edhe gjetja e mbetjeve mund të mos ndihmojë në gjetjen e pjesës kryesore të avionit.

    “Nëse gjejmë mbetje në këtë pikë, ajo do të na thotë se avioni ka rënë në një pjesë uji dhe jo në një tjetër”, – thotë Keller. “Por ka kaluar kaq shumë kohë që kur avioni u zhduk dhe nuk mendoj se mbetjet do të ndihmojnë shumë”.

    Gazeta Shqip
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #26
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Misteri i rrëzimit u zbulua. Kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit duket se tregojnë se pilotët morën të dhëna të gabuara për shpejtësinë, u përgjigjën në mënyrë të papërshtatshme dhe humbën kontrollin e avionit.
    Me siper thuhet, qe morren te dhena te gabuara. Nga i morren keto te dhena?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #27
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Me siper thuhet, qe morren te dhena te gabuara. Nga i morren keto te dhena?
    Mendoj se nga aparaturat. Nuk jam eskpert ne kete fushe por aparaturat ndonjehere edhe cakordohen ose nuk funksionojne sic duhet. Mbaj mend njehere qe teksa po i jepja makines kilometrazhi me thoshte 60 nderkohe qe vete e kuptoja qe nuk kish mundesi sepse po ecja shume me shpejt se aq. Me pas kur e cova tek makinen tek elektroauti ai e evidentoi problemin dhe e fiksoi sic duhet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    A është miliarderi Rothschild, “sundimtari i botës”, fajtor për zhdukjen e aeroplanit të Malajzisë?
    Misteri rreth aeroplanit të zhdukur Malajzisë po rritet dita-ditës duke përfshirë edhe heshtjen misterioze. Ndërsa, spekulimet e fundit në qendër të vëmendjes kanë vënë miliarderin Jacob Rothschild.


    Misteri rreth aeroplanit të zhdukur Malajzisë po rritet dita-ditës duke përfshirë edhe heshtjen misterioze. Ndërsa, spekulimet e fundit në qendër të vëmendjes kanë vënë miliarderin Jacob Rothschild.
    Edhe pse aktualisht pyetja kryesore është ku dhe si ra aeroplani, pak kush i kushton rëndësi asaj se kush fluturoi me të.

    Kur e shikon përbërjen e udhëtarëve, shihet se në mesin e udhëtarëve ishin 20 inxhinierë të kompanisë amerikane të teknologjisë, Freescale Semiconductor, i cili për 50 vite merret me mikroprocesorë, sensorë dhe teknologji tjera, transmeton Telegrafi.

    Një teori e re ndërlidhet me ata 20 inxhinierë dhe Jacob Rothschildin, i cili me vdekjen e tyre bëhet pronar i vetëm i patentës së mikroçipit KL-03, që thuhet se do të përdoret për luftë elektronike.

    Jacob Rothschild (77) është miliarder britanik, anëtar i dyshuar i masonerisë dhe lider sekret i botës. Disa media thonë se Rothschild e përdori kompaninë e Malajzisë për ta bërë këtë çip të vetin.

    Pas kësaj deklarate, menjëherë filluan pyetjet: Pse aq shumë inxhinierë të kompanisë Freescale Semiconductor udhëtuan bashkë? Ku shkuan? A janë ata shkaku i zhdukjes së aeroplanit? A kishin informacione të vlefshme? A dinin sekrete teknologjike?

    Pas të gjitha këtyre pyetjeve, gjithçka ngjan me një film Hollywoodi. Por, a është kjo e vërtetë apo teori komploti, këtë askush nuk e di derisa nuk gjendet aeroplani!? /Telegrafi/

    Emri:  a-euml-sht-euml-miliarderi-rothschild-ldquo-sundimtari-i-bot-euml-s-rdquo-fajtor-p-euml-r-zhdukj.jpg

Shikime: 448

Madhësia:  118.3 KB
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  9. #29
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Mendoj se nga aparaturat. Nuk jam eskpert ne kete fushe por aparaturat ndonjehere edhe cakordohen ose nuk funksionojne sic duhet. Mbaj mend njehere qe teksa po i jepja makines kilometrazhi me thoshte 60 nderkohe qe vete e kuptoja qe nuk kish mundesi sepse po ecja shume me shpejt se aq. Me pas kur e cova tek makinen tek elektroauti ai e evidentoi problemin dhe e fiksoi sic duhet.
    Sigurisht qe s'jemi eksperte avionesh, por po bisedojme...
    Pra, avioni ka patur difekt elektronik, qe duket me keq se te kishte difekt ne motora.

    Ishalla s'kane vuajtur shume te shkretet njerez!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #30
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Sigurisht qe s'jemi eksperte avionesh, por po bisedojme...
    Pra, avioni ka patur difekt elektronik, qe duket me keq se te kishte difekt ne motora.

    Ishalla s'kane vuajtur shume te shkretet njerez!
    Komenti i mesiperm nuk ben fjale per ate te Malajzise sepse ai akoma nuk eshte gjetur por per Air France.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  11. #31
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Po pra!

    Ne te dy rastet ishalla s'kane vuajtur shume te shkretet njerez.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  12. #32
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Po pra!

    Ne te dy rastet ishalla s'kane vuajtur shume te shkretet njerez.
    Per avionin e Malaysian Airlines une kam dyshimet e mia per ndonje aksident ajror. Avione te tille jane super-teknologjike dhe fakti qe ska asnje gjurme te tij deri me sot te con ne konkluzionin se ai eshte rrembyer. Teorite konspirative per momentin kane pushtuar boten dhe te gjitha pothuajse refelktojne mbi ate qe gjithcka mund te kete ndodhur vetem aksident ajror jo. Mesa kam kuptuar ne deklratat e fundit te qeverise Malaiziane ato duket qe fshehin dicka. Pardje ministri i transporteve te Malajzise doli ne media dhe deklaroi se qeveria eshte duke bere cmos qe kerkimet te vazhdojne pamvaresisht kostos financiare. 1 ore me pas del kryeministri dhe deklaron se avioni eshte aksidentuar dhe pasagjeret kane vdekur ( pa dhene asnje detaj , fakt apo argument) duke lene te kuptohet se kerkimet do pezullohen. Kjo ka shkaktuar debate te medha per momentin dhe askush nuk e kupton se c'fare qendron pas deklerates se kryeministrit i cili u ngut te jepte dekleraten pa u konsultuar me pare ne parlament.

    Nje teori tjeter qe po e degjoj shpesh eshte se avioni mund te jete rrembyer nga nje grup terrorist dhe se dy qeverite Malaiziane dhe ajo Kineze deshtuan ne zgjidhjen e kerkesave te terroristeve duke bere qe te merrej jeta e 239 pasagjereve. Per te mos e publikuar nje skandal te tille Malaysian Airlines eshte detyruar qe te zhduke te gjitha faktet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Sigurisht qe s'jemi eksperte avionesh, por po bisedojme...
    Pra, avioni ka patur difekt elektronik, qe duket me keq se te kishte difekt ne motora.

    Ishalla s'kane vuajtur shume te shkretet njerez!
    pervec tre sisteme te sigurise qe kane keta avione ekziston edhe nje sistem monitorimi qe nuk mund te caktivizohet dot


    ky avion perdorte motorre Rolls Royce Trent keta mottore nuk shiten por jepen me qera dhe monitorohen nga anglezet qe i prodhojne per gjate gjithe kohes qe jane ne pune, ne rast te ndonje difekti edhe shume te vogel dhe te pakapur te pa zbuluar nga ekuipazhi i avionit keta qe kontrollojne motorret nga anglia lajmerojne dhe kane bere te mundur ne te kaluaren qe te shpetohen jete njerzish

    ne rastin e avionit te zdukur nje gje e tille nuk eshte bere dhe ky sistem monitorimi nga anglia ka monitoruar avionin e zhdukur edhe te pakten 5 ore nga zhdukja e sinjalizuar zyrtarisht nje gabim (qe me vone eshte mohuar ) nuk mund te quhet i rastesishem

    ne avion udhetonin te pakten 26 persona drejtues dhe punonjes te kompanive te medha te perfshire ne teknologjine high-tech te lidhura me militaret

    26 eksperte te nivelit me te larte te teknologjise jane ne listen e pasagjereve nga keta 26 persona te zhdukur 20 jane te perfshire direkt ne luften e elektronike qe zhvillohet midis vendeve te medha

    5 kompanite medha e perfshira ne humbje te personelit jane : “China Telecom, Business Machines Corp., Freescale di Austin, International Business Machines (IBM), ZTE Corp. e Huawei Technologies Co.

    flitet deri aty sa usa ka perdorur nje lloj teknologjie te perparuar bazuar mbi iperhapesiren nese kjo ka ndodhur atehere mund te themi me bindje qe usa bashkepunon ngushte me alienet

    kospiracy e frikshme dhe sherbime sekrete
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 28-03-2014 më 12:37

  14. #34

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Jam i sigurte se Amerika e ka rrezuar. Zakonisht ata bejne gjera te tilla se kane dhe teknologjine per ta bere.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Autoritetet malajziane kanë zbuluar një version të ri të komunikimit të fundit të kullës së kontrollit dhe aeroplanit të zhdukur të Malaysian Airlines. Fjalët e fundit që janë dëgjuar nga kabina e pilotit janë “Natën e mirë, malajzian ,tre, shtatë, zero” dhe jo “Gjithçka në rregull, natën e mirë”, siç ishte thënë më parë.

    Ministria e Transportit tha se hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse fjalët janë thënë nga piloti apo bashkë-piloti.

    Aeroplani, që mbante 239 njerëz në bord, ishte duke udhëtuar nga Kuala Lumpuri në Pekin, kur u zhduk më 8 mars. Kontakti i fundit me aeroplanin ka qenë në orën 01:19 me orën e Malajzisë.

    Ndërkaq, grupet e shpëtimit vijojnë këqyrjen e Oqeanit Indian për gjetjen e ndonjë gjurme të avionit. Të gjitha objektet që janë identifikuar nga pamjet satelitore deri më tani, është vërtetuar se asnjëra prej tyre nuk i përket avionit të zhdukur. Ekipet e kërkimit kanë vendosur ndërkohë një pajisje të njohur si TPL (towed pinger lokator) në përpjekje për të marrë sinjale zanore nga “kutia e zezë” e avionit.

    panorama

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Sipas disa medieve aeroplani i Malajzisë është viktimë e parë e cyber rrëmbimit në botë. Pas rënies së aeroplanit malajzian, multimiliarderi, anëtar i aluminatit dhe udhëheqësi sekret i botës Jakob Rotshild është bërë pronari i vetëm, respektivisht ka marrë komplet patentën e KL-03 mikroçipit që shërben për luftë elektronike. Si? Me aeroplan janë zhdukur të gjithë njerëzit që me Rotshild kanë ndarë patentën.
    Rrëfimi “zyrtar” për fatin e boingut 777, Malaysia Airlines 370 assesi nuk qëndron dhe tani është bërë e qartë se fjala është për fshehjen e të vërtetës dhe hapave të caktuara. Pas shumë demonstrimeve dhe paraqitjes së paaftësive të plota të ushtrisë malajziane dhe qeverisë, duke qenë që regjistrimi i aeroplanit t zhdukur, qeveria malajziane mashtron tërë botën duke thënë se aeroplani ka rënë në Oqeanin indian dhe se të gjithë ata që kanë qenë në aeroplan kanë vdekur.
    Qeveria e Malajzisë përveç që është shërbyer me SMS për të njoftuar botën për fatin e aeroplanit, ka përdorë të vetmen fjalë “supozojmë”.
    Ata supozuan se aeroplani ka rënë atje dhe se të gjithë janë të vdekur. Dhe përnjëherë ka heshtur tërë bota.
    Rrëfimi i tyre që nga fillimi është e dyshimtë, tani edhe shumë sepse fjala “supozojmë” e kanë përdor si dëshmi absolute, duke ndërprerë hetimet dhe kështu i kanë heshtur mediet të cilat në përgjithësi nuk pyesin, që po ashtu është e dyshimtë.
    Vetëm është thënë se ekziston pamundësia e gjetjes së mbetjeve, cingërima e telefonave celular, nuk ka kufoma, mbetje dhe gjëra tjera që të mund të dëshmohet se aeroplani ka rënë në det.
    Në zhdukjen misterioze të aeroplanit, kanë udhëtuar edhe 20 të punësuar, respektivisht anëtar të shërbimit të kompanisë amerikane Freescale Semiconductor, të cilët të drejtat e tyre i kanë ndarë me Roshtildin, ndërsa rastësisht ajo firmë një ditë para zhdukjes së aeroplanit ka lancuar një mjet për luftimin elektronik, si pjesë e sistemit të radarit.
    Me zhdukjen e këtyre 20 të punësuarve, Jakob Rotshild është bërë pronari i vetëm i patentës së mikrocipit që shërben për luftë në të ardhmen. Firma Freescale Semiconductor merret me zhvillimin e mikroprocesorëve, senzorëve dhe teknologjive të tjera, përfshirë gjysmë përcjellës që kryejnë funksione llogaritëse.

    lajme.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 06-04-2014 më 06:04

  17. #37
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Detaje të tjera janë zbuluar në jug të Oqeanit Indian dhe sipas shefit të operacioneve ajrore në Australi, Angus Houston, këtojanë informacionet më premtuese deri tani.

    Mbetjet që konsiderohet se i përkasin avionit të zhdukur, janë gjetur më thellë në shtratin e detit, se sa vetë atje ku “kishte ngulur këmbë” Titaniku.

    Ekipet e kërkimit, kanë gjurmuar për të rënë në “kutinë e zezë” të airoplanit dhe kanë gjetur sinjalet e para në një thellësi prej 14 mijë e 764 metra.

    Çuditërisht, pika ku po synohet se është shpresëdhënëse për mbetjet e avionit, quhet si “vendi më i vetmuar në tokë”.

    Emri:  -74077228-malaysian-airliner-search-624-070414.gif

Shikime: 424

Madhësia:  99.3 KB
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  18. #38
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Opinion - C'ndodhi me avionin MH 370!

    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    keta debilat e mediave ne shqiperi vetem gazetari investigative nuk bejne dot

    pashe rastesisht nje emision te top channel ne lidhje me avionin e zhdukur ne malajzi dhe aty ne emision njeri nga te ftuarit ishte shume i pregatitur dhe me shume horizont duke qene se preku thelbin e ceshtjes me shume se dy te tjeret si shperblim ne pjesen e dyte te emisionit nuk ishte me ne panelin e te ftuarve

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Malajzi, zhduket avioni me 239 pasagjerë në bord

    Shumë gjëra kanë mbetur mister në lidhje me fatin e Malaysia Air Flight 370, por tashmë po zgjerohet konsensusi, se avioni i pasagjerëve që ishte nisur për Pekin ndryshoi kurs, duke fluturuar në perëndim në drejtim të Oqeanit Indian, një fluturim që vazhdoi edhe për katër orë. Kjo lë të kuptohet se ka pasur një ndërhyrje njerëzore, dhe jo një problem mekanik.

    Një ndërhyrje e tillë, zakonisht do të ishte rrëmbim për qëllime politike, sic ndodhi me avionët ditën e 11 shtatorit 2001 në SHBA, ose cfarëdolloj rrëmbimi tjetër.

    Por, asnjë grup i besueshëm terrorist nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë operacion dhe kushdo që e devijoi fluturimin e Malaysia Air Flight 370 nuk ka bërë asnjë kërkesë, që do të ishte dicka tipike në raste rrëmbimesh.

    Ekziston gjithmonë mundësia e vetëvrasjes së pilotit, sic ndodhi me EgyptAir 990, që u fundos në oqeanin Atlantik vetëm pak pasi u ngrit nga aeroporti JFK në 31 tetor 1999. Bordi i Sigurisë i Transportit Ajror Kombëtar arriti në konkluzionin që bashkëpiloti e shkaktoi me qëllim rrëzimin, ndonëse autoritetet egjiptianë e vunë në dyshim atë përfundim.

    Por, nëse Malaysia Air Flight 370 ka qenë një rast vetëvrasjeje e pilotit, përse duhej të fluturonte për kaq shumë orë dhe përse duhej të merrte mundimin të fikte transponderin?

    Kjo lë të hapur mundësinë që një apo disa persona, pa motive politikë apo idiosinkretikë, kanë marrë komandën e avionit. Kjo është dicka më e zakonshme nga sa mund të hamendësohet. Në epokën e para 11 shtatorit, përpara se të merreshin masat e përforcimit të sigurisë në kabinën e pilotëve, ka patur një numër rastesh të tillë.

    Java e Sigurisë Ajrore, një revistë e industrisë së aviacionit, botoi një shkrim në janar 2001 ku vërehej që “numri i rasteve ku paprekshmëria e kabinës së pilotit vihet në rrezik është në rritje. Në tre vitet e fundit, ka patur të paktën 14 përpjekje për të hyrë në kabinë”. Revista përmendte një rast të 29 dhjetoroit 2000, kur një kenian hyri në kabinën e një avioni të British Airways nga Londra në Namibi. Avioni humbi shumë lartësi, përpara se kapiteni të rimerrte kontrollin e avionit.

    Revista përmendte edhe dy raste shqetësues në SHBA. Në 11 gusht 2000, një pasagjer 19 vjecar i Southwest Airlines u përpoq të hynte në kabinë pak përpara se avioni të ulej në Salt Lake City. Gjashtë pasagjerë e frenuan pasagjerin, që pasi zbriti nga avioni vdiq prej një ataku kardiak.

    Në një fluturim të Alaska Airflight në 16 mars 2000, pasagjeri Peter Bradley nisi të heqë rrobat dhe të vrapojë përgjatë korridorit të avionit. 39-vjecari u thoshte pasagjerëve të tjerë: “Do ju vras. Do ju vras të gjithëve”. Bradley hyri në kabinë dhe nisi të ngacmojë butonat e kontrollit. Bashkëpiloti kapi një sëpatë që supozohej të përdorej për raste emergjence dhe nisi të përleshet me Bradleyn.

    Episodi përfundoi kur disa pasagjerë iu hodhën përsipër Bradleyt.

    Që nga 11 shtatori, sulmet për të marrë kontrollin e avionëve kanë vazhduar pavarësisht marrjes së masave për sigurinë e dyerve të kabinave. Shpesh herë, motivi është kërkesa për strehim politik e ndonjë pasagjeri.

    Në 24 janar 2007, pati një rrëmbim në bordin e një avioni të Air West, një avion transporti civil në Sudan, që u ngrit nga kryeqyteti Khartoum.

    Rrëmbyesi, Mohamed Abdu Altif hyri në kabinë i armatosur me një pistoletë vetëm gjysmë ore pas ngritjes nga toka dhe ia vuri në kokë kapitenit.

    Ai kërkoi të shkojë në Londër, por kapiteni i bëri të ditur se nuk kishte karburant të mjaftueshëm, kështu që pranoi të shkojë në Chad. Altif donte strehim politik në Mbretërinë e Bashkuar. Avioni devijoi për në Chad ku Altif iu dorëzua autoriteteve.

    Sigurisht, në rast se është vetë piloti që e “rrëmben” avionin për të kërkuar strehim, nuk është problemi futja në kabinë. Një shembull i kohëve të fundit është ai i 17 shkurtit, kur bashkëpiloti i një avioni të Ethiopian Airlines që fluturonte nga Addis Abeba për në Rome mori kontrollin e avionit,kur kryepiloti shkoi në tualet. Bashkëpiloti e çoi avionin në Gjenevë, ku kërkoi strehim.

    Ndonjëherë, rrëmbime të tillë ndodhin për arsye krejt specifike. Në 4 tetor 2006, Hakan Ekinci, u fut në kabinën e avionit të Turkish Airlines që fluturonte nga Tirana për në Stamboll, pasi një stjuardesë kishte hapur derën e kabinës. Ekinci tha se kishte një bombë dhe që do ta shpërthente nëse avioni nuk devijonte për në Itali, me qëllim që ai të fliste me Papën. Dy avionë luftarakë italianë e detyruan avionin të zbriste në Brindizi.

    Ekinci ishte dezertues nga ushtria turke. Ai ikishte shkruajtur një letër Papës Benedikti XVI gjatë verës së vitit 2006, në të cilën i kërkonte ndihmë për të shmangur shërbimin ushtarak. Ai u arrestua kur avioni zbriti në Itali.

    Nëse avioni i Malaysia Air Flight 370 u rrëmbye vërtetë, personi apo personat përgjegjës kanë aq njohuri për avionin civil, sa të fikin transponderin. Sigurisht, kjo është pikërisht ajo cfarë ndodhi me tre nga katër avionët që u rrëmbyen në 11 shtator 2001, pra është një teknikë jo e panjohur. Për momentin, fati i avionit të Malaysia Air Fligh 370 mbetet enigmë, por nga ata pak fakte që i dimë tashmë, një rrëmbim i avionit tingëllon shpjegim i arsyeshëm.

    Peter Bergen është analist i CNN për sigurinë kombëtare.

  21. 2 antarët më poshtë falenderuan ATMAN për mendimin e shprehur në këtë postim:

    rromanoku (09-04-2014),shigjeta (08-04-2014)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •