INTERVISTA/ Flet nismėtari i krijimit tė sindikatave dhe ish- deputeti Luftim Ahmetaj

Albert ZHOLI

-Fillimet sindikaliste ishin shumė premtuese, Ramiz Alia shtangu

-Ramiz Alia dhe Sali Berisha i blenė sindikalistėt.

-Bashkėpunimi ynė ishte me Gramoz Pashkon, por ai mė vonė u largua

- BSPSH dhe Konfederata kanė administruar 54 kampe pushimi dhe 300 vatra kulture

- Sot nuk ka lėvizje sindikaliste, ato janė tė blera nga pushteti

-BSPSH dhe Konfederata, sindikata nė letėr

-E vetmja sindikatė reale ėshtė “Sindikata janar 1991”

- Sindikatat sot nuk bėjnė dot njė grevė as me 10 mijė lekė

- Sindikalizmi shqiptar ka nevojė pėr kapacitete intelektuale

-Gėzim Kalaja nuk ka bėrė asnjė demonstratė, tashmė del si hero, ėshtė i shitur


Albert ZHOLI

Ka disa themele qė mbėshtetet demokracia, njė ndėr to ėshtė dhe sindikalizmi, i cili lufton kundėr padrejtėsive dhe mbron tė drejtat e punėtorėve, pėr jetė mė tė mirė, pėr kushte mė tė mira, pėr njė ecje mė tė mirė tė shoqėrisė. Si janė lindur dhe zhvilluar sindikatat shqiptare? A funksionojnė ato si nė shumė vende tė Europės? Kjo ėshtė biseda e zhvilluar me Luftim Ahmetajn, ish- sindikalist, ish- deputet i PSD-sė, inxhinier gjeolog.

Kush ishin nismėtarėt e formimit tė Bashkimit tė Sindikatave tė pavarura shqiptare?

Sindikalizmi shqiptar filloi nė nėntor tė vitit 1990. I pari qė e filloi lėvizjen sindikaliste ishte Fiqiri Xibri me minatorėt e Valiasit, pasi atyre u kishte vajtur thika nė palcė, pėr kushtet, shfrytėzimin, pagesėn e ulėt, etj.. Kjo sindikatė u formua mė parė se BSPSH, pra ishte promotor, apo udhėrrėfyesja e sindikalizmit shqiptar. BSPSH, mė pas, pėr formimin e plotė tė saj u mbėshtet tek Sindikata e Minatorėve tė Valiasit e drejtuar nga Fiqiri Xibri. Mė pas u formua komisioni nismėtar i BSPSH, me qėllim qė tė formohej apo tė njihej, krijohej realisht sindikalizmi shqiptar. Nė komisionin e formimit tė BSPSH (komisioni nismėtar) u vendos qė tė mos drejtohej nga njė kryetar, por me njė kėshill sindikalist, ku drejtues do tė ishin Fiqiri Xibri, Gėzim Shima, Unė, Haki Hoxha dhe Valer Xheka. Kryetar pėr arsye tė ndryshme u zgjodh, Gėzim Shima si mė i madhi nė moshė, inxhinier gjeolog. Unė mbuloja propagandėn, ku kisha nė krah Vangjel Kozman, Jani Durin, Dash Kokonozin, etj...

Ku u bė kjo lidhje, pra ky komision drejtues?

Kjo lidhje, me kėtė kėshill nismėtar u bė nė stadiumin “Qemal Stafa”. Ishte ky kėshill qė nė datėn mė datėn 26.12.1990, nė shkallėt e tribunės sė stadiumit kombėtar "Qemal Stafa" themeloi Bashkimin e Sindikatave tė Pavarura Shqiptare (BSPSH). Nė qendėr tė vėmendjes u vu punonjėsi i punės fizike dhe intelektuale, pa marrė parasysh pėrkatėsinė fetare, politike, kombėsinė, racėn, seksin etj.. Punonjėsit janė njerėz familjarė, vuajtjet u bėnė familjare si dhe shqetėsimet. Organizata kishte qėllime ekonomike, tė cilat pa rrėzimin e diktaturės qenė tė parealizueshme. Kėshtu, BSPSH- ja nė fillimet e saj politikisht qe pjesė e opozitės, mė e madhja, mė guximtarja dhe mė e rėndėsishmja. Nė kryet tė saj, sėrishmi u zgjodhėm ne tė pestė, ku Kryetar ekzekutiv u zgjodh Gėzim Shima. Qėllimi ishte tė shtriheshim sa mė shumė nė gjithė Shqipėrinė. Tė mbėshtesnim lėvizjen studentore. Nė njė moment tė caktuar, ne krijuam dhe lidhjen me PD-nė, pasi menduam se ishte njė parti qė do mbronte tė drejtat e sindikalistėve dhe do tė projektonte tė ardhmen e demokracisė reale. Lidhje tė drejtpėrdrejta ne mbanim me Gramoz Pashkon, pasi Berisha shpeshherė na shmangej. Ishte periudha qė patjetėr duhej tė dinim se si do t’i kishte tiparet greva e pėrgjithshme qė do tė bėnim. N.q.s Partia Demokratike u kėnaq nė zgjedhjet e para se mori shumė vende nė Parlament, ne ende mendonim pėr mė tej, se ende nė krye ishin Ramiz Alia dhe Fatos Nano, tė dy qė kishin lidhje tė forta me Partinė e Punės dhe nuk mund tė garantonin kurrė demokracinė.

Si reagoi Ramiz Alia kur u informua pėr krijimin e Sindikatės?

Ishte njė reagim i menjėhershėm. Madje, qė nuk pritej. Ramiz Alia deklaroi: "Nė vend ėshtė krijuar njė organizatė terroriste e rrezikshme”. Ndoshta kjo deklaratė binte, pasi ai nuk mund t’i drejtonte vetė drejtuesit e saj. Themeluesit e BSPSH-sė nuk qenė komunistė, por njerėz tė njohur, tė ndershėm, idealistė dhe pa dosje. Natyrisht, qytetarė dhe specialistė tė njohur. Janari solli krijimin e BSPSH-sė nė rrethe. Nė shkurt u vendosėn edhe lidhjet me BSPSH-nė e Kosovės. Nė muajin shkurt studentėt kishin bojkotuar mėsimet. Prisnin pėrgjigje nga qeveria pėr kėrkesat e tyre e njė ndėr kryesoret ishte heqja e emrit tė E. Hoxhės nga Universiteti i Tiranės. Nė rast se kjo nuk zgjidhej, studentėt do tė fillonin grevėn e urisė.

Sa ishte lėvizja sindikaliste nė fillimet e saj?

Ishte mbi 100 mijė veta. Ishim njė forcė e besueshme pasi kėrkesat tona ekonomike i kishim bėrė prezent. Por njė nga kėrkesat tona ishte tė zgjidhej dhe 2 prilli i 1990-s, qė ndoshta na vunė si etiketė kėrkesa politike. Ne, bota atėherė na quajti njė minisindikatė e tipit “Valesa”, qė nuk ishte menduar se do tė ngrihej kaq shpejt nė Shqipėri. Pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, kryesisht diplomatėt amerikanė rrinin mė shumė tek zyrat e sindikatave tona se tek zyrat e Sali Berishės. Ne, as qė e mendonim se ne kėtė PD mund tė rrėzohej diktatura, pasi Ramiz Alia ishte i zgjuar dhe dinte tė dilte nga situata. Nė kėtė kohė nė fillimet e vitit 1991 kur Fatos Nano u kthye nga Anglia ne shpallėm grevėn e pėrgjithshme, e cila solli rrėzimin e qeverisė sė Fatos Nanos.

Me fitoren e PD-sė dhe kur nė krye tė qeverisjes erdhi Berisha, si i kishit lidhjet me ta?

Me thėnė tė drejtėn pas ardhjes nė pushtet Berisha fitoi shumė hapėsira, mbėshtetjen tonė e kishte tė plotė pas zgjedhjeve tė 22 marsit, 1992. Ne menduam se fitoi vėrtet demokracia. Por nė fakt u gėzuam sė koti. Berisha ishte njė prej komunistėve dhe mendohej se ishte levė e Ramiz Alisė. Nė kėtė kushte, ne pamė qė nuk po realizoheshin kėrkesat dhe objektivat tona. Po nė kėtė kohė lindėn disa diskutime dhe luftė klanesh brenda nė BSPSH. Tashmė mendohej se, Kryesia do tė zgjidhej nga poshtė, lart, apo anasjelltas. U vendosėm nė kushte tė vėshtira. Zhvilluam njė Konferencė, ku unė u zgjodha kryetar pėr Tiranėn i BSPSH, kohė nė tė cilėn duke parė se asgjė nuk po ecte si e kishim menduar. Fiqiri Xibri kishte ikur nė Gjermani pasi e pa qė lėvizja po tradhtohej. Ai ishte idealist. Nė atė kohė unė isha inxhinier nė Institutin e Gjeologjisė. Unė shkova si pėrfaqėsues i institutit tashmė. Nė kėtė kongres Kryetar u zgjodh ose mė mirė u vendos Valer Xheka. Sali Berisha bėri njė plan tė rrezikshėm. Krahas BSPSH, Saliu krijoi dhe Konfederatėn e Sindikatave qė ishte pjellė e Bashkimeve Profesionale. Kryetar tė saj, vendosi Kastriot Muēajn. Pra dy lloj sindikatash. Krejt tė ndryshme, por tė dyja nėn sqetullėn e qeverisė.

Si funksiononin kėto dy sindikata?

Valer Xheka qė kishte krijuar sindikatėn nė Kinostudio, mendoi se do ta kishte tė lehtė drejtimin dhe u shkėput nga tė gjitha lidhjet qė ne kishim vendosur nė bazė. Nė kėtė kohė, Berisha pėr t’u dhėnė lėmoshė dhe tė mos ngrinin krye u dha sindikatave, prona 60% me 40 %. Pra Valer Xheka dhe Kastriot Muēa, organizonin dhe administronin tė gjitha kampet e punėtorėve qė ishin nė Shqipėri si dhe ish -vatrat e kulturės. Tė gjitha objekte nė gjendje tė mirė. Ato jepeshin me qira, shiteshin, bėhej ē’tė donin. Me kėtė lloj prone vetadministruese, sindikatat ishin tė ndėrvarura drejtpėrdrejt nga shteti dhe as qė mendonin tė ngrinin krye. Kjo pėr faktin sepse drejtuesit merrnin tė ardhura tė majme nga pasuritė qė ju dha pėr administrim shteti. Vetė drejtuesit i pėrdornin kėto kapitale si biznes. Ishin jo pak, por 54 kampe pushimi me dhoma tė pafundme. Kishte afėrsisht 300 vatra kulture. Ky lloj drejtimi i dha fund sindikalizmit shqiptar. Mė vonė u bėnė shumė zgjedhje tė tjera, iku Valeri erdhi, tjetri tė gjithė merrnin apo vidhnin kėto pasuri.

Po sot a funksionojnė kėto sindikata?

As BSPSH, as Konfederata nuk funksionojnė. Sot Shqipėria nuk ka sindikata, nuk ka organizim. Sot ka shumė profesione qė nuk kanė sindikatat e tyre. Sot krijohen shoqata, por kurrė sindikata tė mirėfillta. Shoqatat krijohen pėr tė fituar apo pėr tė marrė fonde dhe jo pėr tė kėrkuar tė drejta. Kush duhet t’i kėrkojė tė drejtat e punėtorėve. Dikush nga sindikatat tha qė sot ka 3500 punėtorė pa sigurime shoqėrore. Ndėrsa unė do tė them 350 mijė janė pa sigurime. Janė rreth 70% e punėtorėve tė pasiguruar sot. Kush do t’i kėrkojė kėto tė drejta? Nuk mund tė ketė sindikata kur ato administrojnė prona shtetėrore. E vetmja sindikatė qė funksionin sot ėshtė “Sindikata janar 1991’ qė ka krijuar Fiqiri Xibri. Sindikata ka mėnyrė formė funksionimi krejt tjetėr. Sindikatat nė botė janė tė fuqishme, opozitė e fuqishme nga tė cilat shteti dridhet. Sot n.q.s do afrohesh tek BSPSH do tė thonė je me Berishėn, n.q.s do afrohesh tek Konfederata do tė thonė je me Edin. Shumė herė Kontrolli i Lartė i Shtetit ka nxjerrė nė pah shkeljet e sindikatave dhe nuk merret asnjė masė.

A kanė njerėz pas vetes kėto sindikata sot?

Asnjė nuk kanė. Vetėm zihen me njėri- tjetrin. Mė thuaj mua sa greva apo demonstrata kanė organizuar kėto dy lloj sindikatash? Sa njerėz kanė afruar rreth vetes? Edhe kur bėjnė ndonjė demonstratė as pėr sy e faqe i bėjnė me 10 mijė leksha. Ato sot nuk kanė asnjė kontratė pune, pra tė gjitha kompanitė qė kanė marrė me koncesion minierat tona, as kontrollohen dhe as sjellin zhvillime sindikaliste. Edhe tani mendoj se, sindikatat po lihen nė heshtje dhe nga qeveria “Rama”. Sindikatat tona janė marrė vetėm mė vjedhjet e pronave. Sot duhet tė kthehen sytė nga “Sindikata janar 1991”. Duhet zgjedhur sistemi amerikan i sindikatave. Sindikalizmi shqiptar ka nevojė pėr kapacitete intelektuale.