Nė vend tė hyrjes

Emri:  ilir_bicaku.jpg

Shikime: 477

Madhėsia:  66.9 KB
Jeta e piktorit Lirim Biēaku, ėshtė shumė e vėshtirė. Madje, deri diku e pabesueshme. Fill njė vit pas ēlirimit e internojnė. Ishte viti 1945. Filluan vuajtjet e papara mė keq se nė Uashvic. Internimi i familjes erdhi pasi babai i tij, Isufi me gjyshin Hazizin, u arratisėn nė vitin 1948, pasi nuk e pėlqenin regjimin qė erdhi pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ata nuk e donin komunizmin. Kishin pikėpamje tė tjera. Nuk ishin pėr zhdukjen e pronės private. Donin njė shoqėri tė vėrtetė demokratike, ku prona private tė ishte nė themel tė saj. Pra tė respektohej e drejta e pronėsisė. Pas arratisjes, ata shkuan nė Stamboll. Vite mė vonė babai, Isufi, shkoi nė Bruksel, Belgjikė, ku dhe u martua sėrish. Iliri lindi mė 7 qershor 1943. Origjina e tij ėshtė nga njė fshat i Librazhdit. Lotėm quhet, nė periferi tė Librazhdit. Pra njė fshat i mirė, i pasur, i bukur. Ishin njė familje e mesme nė atė kohė. Nga viti 1945 deri nė vitin 1950 kaluan nga Berati nė Kuēovė, pastaj nė Turan. Nga viti 1950-54 nė Tepelenė dhe prej vitit 1954 deri nė vitin 1992 nė Savėr tė Lushnjės. Nė Tepelenė rrinin nė njė kapanon tė gjithė tė burgosurit, meshkuj dhe femra bashkė. Hanin nga “kazani” ose “gjellė kazani”, kėshtu quhej ahere. Pra, tė gjithė kalonim para kazanit me njė tas alumini nė dorė dhe u hidhnin njė garuzhde me njė lėng qė kurrsesi s’mund tė quhej gjellė. Aty mund tė lundronte vetėm njė kokėrr fasule, apo njė kokėrr oriz. Kjo ishte supa e famshme qė mbanin shpirtin gjallė. U jepnin dhe njė copė bukė tė gatuar me mbeturinat e misrit nė magazinė, sa pėr tė kaluar radhėn. Shumė njerėzve u binte tė fikėt, pasi nuk mund tė mbaheshin dot me atė ushqim. Sėmundjet bėnin kėrdinė. Nė Tepelenė flinin nė njė kapanon tė madh tė kohės sė luftės tė ndėrtuar nga italianėt. Nė tokė kishin shtrirė nga njė copė dėrrasė dhe tė gjithė tė radhitur si fishekėt nė karikatorė. Kėshtu quhej organizimi i tė fjeturit, tė konservuar si fishekėt nė karikatorė. Pėr 5 vjet se panė kurrė ngjyrėn dhe ngrohtėsinė e zjarrit, se panė kurrė tė larit e lirshėm, apo njė dhomė te veēantė ku mund tė rrije me bashkėshorten apo me fėmijėt. Nė shesh tė gjithė. Banjat i kishin 200 metėr larg nė breg tė lumit. S’dinin se ēfarė ishin ndėrresat. I kalonin sa nė njė kamp burg nė njė tjetėr duke i hedhur nė tokė, duke mos pasur asnjė ndėrresė por dhe asnjė lloj leku. Nuk besohet... Prej vitit 1945 deri nė vitin 1954, s’i kishte rėnė nė dorė asnjė lloj leku. Se kishte idenė se si blihej, pasi nuk i linin jashtė. Nė vitin 1954 internohet nė Savėr tė Lushnjės. Nė Savėr ishin tė internuar, pra jo tė burgosur. Njė ndryshim i vogėl. Aty i ēuan nė njė kapanon ku u ra tė ishin nė hyrje tė derės. Brenda ishin disa familje. Aty hynte i ftohti dhe i nxehti si tė donte, por nga ana tjetėr ishin tė detyruar qė tė duronim tė shkelurat e njerėzve qė dilnin natėn jashtė. Sa shkelma ka ngrėnė nė atė derė. Ishte njė stallė kuajsh. Tė nesėrmen i ēuan katėr familje bashkė nė njė dhomė. Mė vonė u ndėrtuan dhe 7 barake ku rrinin disa familje bashkė. Shpesh herė pėrdornin dritaren si derė dhe anasjelltas. Internimi kishte midis tė tjerash njė tė keqe shumė tė madhe. E keqja e madhe ishte se ēdo ditė duhej tė paraqiteshe nė apel, pra shikoheshin mungesat, pasi kishin frikė mos arratiseshin. Kur ishte nė Savėr mbaroi gjimnazin e Lushnjės (1958-62), me pedagog Ismail Turdiu, Liri Kazasi dhe Hajro Babameto.

Nė vitin 1988 i dhanė njė dhomė prej tulle nė njė shtėpi nė Savėr. O zot! Nuk e besonte.

Nė tė ri tė tij kishte ėndėrr tė bėhej piktor. Vjen njė ditė dhe konkurroi pėr piktor, ku fitoi, por pėr arsye biografie nuk e pranuan nė shkollė. Por tė qenit i internuar pėr 50 vjet bėri qė ai tė lexojė mbi 2 200 romane. Diktatura ia shoi ėndrrėn e tij pėr pikturė dhe e degdisi murator dhe punėtor ferme, por ai asnjėherė s’e la mėnjanė librin. U rrit me tė dhe me dėshirėn qė njė ditė t’i kthehej penelit. Me ardhjen e demokracisė ėndrra e tij u realizua. U largua nga Savra bė vitin 1992, por qysh nė vitin 1990, filloi pikturėn. Pikėrisht nė vitin 1992, i lindi dėshira pėr tė bėrė piktor djalin e vogėl, Vilsonin. Pikėrisht Vilsoni zbatoi nė jetė ėndrrėn e tij, pasi, pas 20 vjetėsh me penel nė dorė, arriti qė ėn vitin 2008, tė fitoj "Peneli i Artė", nė Universitetin e Arteve tė Bukura nė Bruksel dhe sot, ėshtė pedagog nė kėtė Universitet. Nė konkursin qė u hap pėr pikturėn me rastin e 100-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, Iliri, ishte ndėr 16 fituesit konkurrues, ku ai fitoi tė drejtėn e paraqitjes me 3 piktura, portrete nga jeta e tij. Ka qenė pjesėmarrės nė dy ankande tė pikturės shqiptare nė galerinė Kombėtare tė Arteve. (2001 dhe 2005). Deri mė sot ka mė shumė se 2000 piktura nė arkivin e vet, ka hapur 10 ekspozita vetjake, dhe tashmė del pėrpara lexuesit me vėllimin e parė poetik “Mes trysnisė” ku nė vargje tė thjeshta pasqyron gjithė vuajtjet e mėsipėrme. Mbas vitit 1990 u zgjodh kryeplak nė Savėr. Nė vitin 1993, punoi si oficer nė Komisariatin e Policisė Lushnje, sekretar, shef armatimi, oficer roje. Prej vitit 1998, jeton nė Tiranė. Nė vitin 2004 doli nė pension

Albert Zholi

(Shkrimtar-publicist)