-
Ilinden Spasse
INTERVISTA/ Flet shkrimtari Ilinden Spasse
-Sot nuk ka nuk ka edukim real, tė mirėfilltė shkollor
-Mitmarrja nė regjimin komunist as qė mendohej, dėnohej si tradhtia
-Pas vitit 1967 me parullėn Revolucionarizimi i arsimit, ra respekti pėr mėsuesit
- Mėsim-Punė-Kalitje ushtarake, trekėndėshi revolucionar qė favorizoi nxėnėsin
-Nuk duhet tė ketė tekste alternative
-Edukimi shkollor duhet tė jetė shtetėror
-Respekti i nxėnėsve ndaj mėsuesve varet nga vetė mėsuesit
-Humbje e arsimit ėshtė mosbotimi te Revista Pedagogjike
-Marrja e godinės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve ėshtė goditja mė e rėndė ndaj letėrsisė shqipe
Albert ZHOLI
Problemet e arsimit sot janė kudo evidente. Pėr shkollat private disa kanė mendimin se nxisin konkurrencėn dhe nivelin e mėsimdhėnies, disa intelektualė tė kėsaj fushe pozicionohen se edukimi duhet tė jetė shtetėror dhe se arsimi privat, ka si qėllim fitimin dhe jo edukimin. Fakti qė sot nė Shqipėri, ka shumė probleme sociale, ekonomike, nė marrėdhėniet e njerėzve me njėri- tjetrin, qoftė nė mėnyrėn e komunikimit, qoftė dhe nėse ke njė hall dhe nuk ke ku troket, tė gjitha kėto vijnė si rezultat i njė edukimi tė dobėt.
Sot janė hapur shumė universitete janė nė interes tė cilėsisė apo tė uljes sė cilėsisė sė mėsimdhėnies, pasi ka komente nga mė tė ndryshmet. Ju si ish- Kryeredaktor i Revista Pedagogjike, ēfarė mendimi keni?
Kjo varet nga qėllimi qė njė universitet i ka vėnė vetes, ēfarė objektivi kanė, pra kanė objektiv vetėm pėr tė fituar, apo kanė objektiv vetėm pėr tė nxjerrė kuadro ēfarėdo. Fakti qė sot nė Shqipėri, ka shumė probleme sociale, ekonomike, nė marrėdhėniet e njerėzve me njėri -tjetrin, qoftė nė mėnyrėn e komunikimit, qoftė dhe nėse ke njė hall dhe nuk ke ku troket, tė gjitha kėto vijnė si rezultat i njė edukimi tė dobėt. Pra nuk ka edukim real, tė mirėfilltė. Pėrpos kėtyre problemeve sot ka dalė nė pah dhe problemi i mitmarrjes. Njė problem inekzistent, njė problem qė pėr shumė vende perėndimore krijoi njė precedent pėr shoqėrinė tonė.
Meqė e cekėt paksa vetė kėtė temė, a ka pasur njė problem tė tillė, pra a ka qenė ekzistent nė sistemin komunist ?
Deri nė vitin 1967 shkolla shqiptare ka qenė e niveleve europiane. Nė atė periudhė as qė mund tė mendohej mitmarrja. As njihej si fenomen. Ishte njė fenomen ėndėrr. Nuk mund tė mendohej mėsuesi qė tė merrte lekė nga nxėnėsi apo prindi. Deri nė vitin 1967 shkolla ishte si perėndia, vend i shenjtė dhe shumė i respektueshėm. Nė kėtė kohė u hodh teza e revolucionarizimit tė shkollės, ku baza, nxėnėsit duhet tė jenė primarė, ndėrsa mėsuesit duhet tė jenė sekondarė. U hodh ideja e trekėndėshit revolucionar, Mėsim-Punė-Kalitje Ushtarake Revolucionare. Kjo ishte nė kuadrin e revolucionarizimit tė shkollės dhe ishte direktivė direkt e Enver Hoxhės. Pra, kjo direktivė nuk solli revolucionarizim, por deformim tė shkollės. Me kėtė parullė doli politika nė plan tė parė, ndėrsa arsimi doli nė plan tė tillė, nė kėtė rast mėsuesi, nuk kishte mė pėrparėsi. N.q.s atėherė do tė merrej vesh se njė mėsues do tė merrte qoftė dhe njė kafe nga nxėnėsi, dėnimi ishte kapital, i pamendueshėm. Mbaj mend qė njė inxhinier, bėri njė ndėrhyrje nė sahatin elektrik pėr tė paguar mė pak dhe u dėnua sikur tė ishte gardhėtari mė i madh, lėre pastaj sikur tė mendohej sikur tė merrte nga nxėnėsi. Kėtė rast e mori vesh e gjithė Shqipėria, pra u bė shembull.
Njė nga problemet e sotme ngelen tekstet mėsimore. Si ishin tekstet mėsimore tė asaj kohe?
N.q.s do ti heqim atė pjesėn politiko-ideologjike, mund tė them se tekstet e asaj kohe ishin shumė profesionale, shumė shkencore, me mjaft nivel. Tekstet pėrgatiteshin nga njė staf mjaft profesional, mjaft i pėrgatitur dhe me mjaft pėrvojė. Atėherė ēdo tekst si nga niveli profesional, redaktimi, korrektimi kalonte nė vrimė tė gjilpėrės, nuk kishte tekste tė lėnė nė mėshirė tė fatit. Rregulli ishte rregull, disiplina disiplinė. Ku mund tė bėje atėherė njė gabim ortografik nė abetare, apo nė tekste shkollore. Do bėhej nami.
Po respekti i nxėnėsit si ka qenė pėr mėsuesit?
Ky respekt varej nga mėsuesi. Por mendoj se nė ēdo regjim apo nė ēdo kohė respekti qė kanė nxėnėsit pėr mėsuesit varet nga vetė mėsuesit apo pedagogėt. Kjo varet nga niveli i mėsuesit, varet nga mėnyra e sjelljes sė tij, varet se si vete ai nė mėsim i pėrgatitur apo jo. Varet se sa ėshtė ai i predispozuar pėr ti dhėnė nxėnėsit maksimumin. Varet se sa ėshtė ai nė korrent tė tė rejave shkencore. Pra kėto janė disa nga shumė arsyet se pėrse nxėnėsi apo studenti e respekton mėsuesin apo jo. N.q.s mėsuesi vjen i pirė, jo korrekt, fyen, svjen nė orar, svjen i pastėr, atėherė dhe respekti pėr tė do tė bjerė.
Njė problem tjetėr janėdhe tekstet mėsimore. Ato ndėrrohen shpesh, por nga ana tjetėr kanė gabime dhe nuk janė tė unifikuara. Cili ėshtė mendimi juaj?
Pėr tekstet shkollore, unė kam tjetėr mendim. Unė kam mendimin se duhet tė ketė njė tekst bazė. Kurrsesi pėr mendimin tim nuk duhet tė ketė tekste tė ndryshme nė shkolla tė ndryshme. Tekstet duhet tė jenė unike. Pėr shembull, mund tė pėrmendim abetaret. Nė vitet 1997 dolėn shumė abetare dhe nuk mund tė njėsohej asnjėra, por tė gjitha kishin gabime ortografike tė tmerrshme. Nuk ishte punuar me pėrgjegjėsi. Mė vonė u morėn masa, u krijua njė anomali e madhe mes nxėnėsve. Pėr mendimin tim tekstet duhet tė jenė tė unifikuara, tė zgjidhen nga njė staf profesional, tė zgjidhen nga njė staf potencial dhe kurrsesi nuk duhet tė ketė tekste alternative. Shtete tė ndryshme kanė tekste alternative, por bėhet fjalė pėr vende me sistem arsimor tė konsoliduar, kur tekstet e tik-tak janė tė pėrafėrta dhe jo me shumicė. Pėr vendin tonė nuk ekzistojnė kėto kishte dhe nuk mund tė flitet pėr zhvillime tė tilla. Po kjo varet dhe nga mėsuesit.
Ēdo tė thotė kjo?
Kjo do tė thotė qė dhe vete mėsuesit nuk janė kaq tė evoluar pėr zhvillime tė tilla. Nuk kanė atė pėrgatitje dhe atė nivel shkencor pėr tė ndjekur tė gjitha zhvillimet nė arsim.
Po vetė nxėnėsit shikohen me njė indiferentizėm ndaj mėsuesit, nuk shikohet si njė intelektual i mirėfilltė, por si njė person qė ka njė detyrė qė merr rrogėn, pa atė respekt?
Po, ėshtė e drejtė. E thashė dhe mė lart qė thyerja, filloi qė nė vitin 1967. Pra pėr ēdo ditė bie respekti pėr mėsuesin. Pra nxėnėsi nuk ka atė interes pėr respekt ndėrgjegjėsor, por deri diku pėr interes, tė lidhur vetėm pėr notėn dhe jo tė imponuar pėr nivelin, pėrgatitjen, personalitetin e tij.
Dikur thuhej qė mėsuesi pėrdorte dhe dhunė ndaj nxėnėsit a ėshtė e vėrtetė dhe a mund tė ishte formė edukimi dhuna?
Dhuna ėshtė pėrdorur para ēlirimit madje, mund tė them dhe shumė mė parė, me aq sa kam ndjekur zhvillimet nė arsimin shqiptar, mund tė them se deri nė vitin 1930 kishte dhunė ndaj nxėnėsve. Mė pas ka ardhur duke u zvogėluar. Nė regjimin komunist kishte pasur raste, por shumė sporadike. Nuk mund tė them se dhuna ėshtė formė edukimi, por nuk mund tė them se nuk ėshtė pėrdorur, por ka qenė e ndaluar.
Edukimi nė shumė vende ėshtė shtetėror, pra shkollimi duhet tė jetė i tillė. A ndani tė njėjtin mendim si shumė pedagogė nė universitete?
Pėr mendimin tim edukimi duhet tė jetė shtetėror. Ndoshta mendimi im ėshtė i vjetruar, por kurrsesi nuk e heq kėtė mendim, pas kaq shumė gjėrave dhe zhvillimeve qė ndodhin nė arsim. Por shkolla private tek ne ėshtė hequr qysh nė vitin 1933, kur ministėr i Arsimit ishte Mirash Ivanaj dhe i bėri shkollat laike. Ishte hapi mė i rėndėsishėm qė ai mori. Kėshtu vazhdoi deri nė vitin 1990. Pas kėtij viti duket se arsimi mori tatėpjetėn dhe tashmė ka mė shumė shkolla private se shtetėrore.
Ku ka mangėsi propaganda nė arsim?
Ka shumė, shumė mangėsi. Sot nuk ka apo nuk del nė qarkullim Revista Pedagogjike. Kjo revistė ishte tre mujore dhe me 200 faqe. Njė revistė qė e blinin tė gjithė. Unė kam qenė Kryeredaktor pėr shumė vjet dhe e di shumė rėndėsinė e saj nė arsimin shtetėror. Kjo revistė ėshtė hapur qysh nė vitin 1922 dhe deri nė vitin 1990, ku unė isha Kryeredaktor, mund tė them qė ka pasur shumė impakt tek mėsuesit, stafi pedagogjik i shkollave, pro edhe tek vetė nxėnėsit.
Ju njėkohėsisht krahas shumė librave tė tjerė jeni autor i shumė librave pėr fėmijė, ku dhe keni shumė botime. Ēfarė problemesh ka sot letėrsia pėr fėmijė?
Problemet mė tė mėdha sot nuk i kanė shkrimtarėt qė botojnė libra pėr fėmijėt, por i kanė vetė fėmijėt, tė cilėt mė shumė merren me kompjuterin se sa me librin. Fėmijėt mė shumė kanė interes tė bllokohen pas internetit se sa tė marrin nė duar njė libėr. Ky ėshtė problemi mė i madh.
Kjo do tė thotė qė ka botime tė mira pėr fėmijė?
Po, ka si botime edhe shkrimtarė shumė tė mirė. Por kryesorja ėshtė se atėherė shkrimtarėt propagandoheshin mė shumė se sot. Shkrimtarėt respektoheshin mė shumė se sot. Sot nuk ke Lidhje tė Shkrimtarėve, nuk ka njė institucion tė propagandimit tė librit pėr fėmijė. Ēdo gjė ėshtė lėnė nė mėnyrė individuale. Mbyllja e Lidhjes sė Shkrimtarėve ėshtė grushti mė i rėndė qė i ėshtė dhėnė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Sot shkrimtarėt nuk kanė, ku mblidhen, nuk kanė, ku diskutojnė, nuk kanė ku propagandojnė, ēdo gjė i ėshtė lėnė spontanitetit, nė dorė tė vet shkrimtarit, pra lidhjeve tė tij.
Sot tentohet vetėm drejt librit tė huaj, shkrimtarėt tanė lihen nė harresė, pėrse?
Pasi shkrimtarėt tanė lihen nė hije, nuk ka kush i pėrkthen, nuk ka politika propaganduese, nuk ka politika mbėshtetėse, nuk ka investime financiare pėr ta. Pėrpjekjet individuale nuk mund tė arrijnė sukses. Duhet tė jetė shteti mbėshtetės i kėtyre nismave.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt