Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Berisha: Fyle është një serbofil dhe majtist i thekur

    TIRANE- Pak ditë nga ardhja në Tiranë e komisionerit për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle ish-kryeministri Berisha e akuzon këtë të fundit si "serbofil dhe majtist të thekur. "

    Ai shkon më tej duke deklaruar se Fyle së bashku me Edi Ramën kanë për qëllim të bllokojnë Shqipërinë në procesin e integrimit. Madje kushti për miratimin e tre ligjeve ishte "një një kurth i diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur, për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit.” Berisha thotë se edhe në qershor "Përsëri rrezikojmë JO-në e trete."

    “Personalisht kam qenë i dyzuar në vlerësimin tim ndaj kushtit të tre ligjeve. Nuk dua ta fsheh. Dhe tani, pasi e kam denoncuar haptas në samite të EPP por edhe në takime bilaterale me drejtues kryesorë të BE, dua t'i informoj shqiptarët se, ndonëse unë nuk besoj në teorinë konspirative, kushtin e tre ligjeve e kam konsideruar një kurth të Stefan Fules, Komisioner i Zgjerimit, (një diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur), për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit. Madje edhe sot mendoj se kjo mundësi nuk përjashtohet. Dyshimet e mia tek ky kurth nuk ishin pa baza. Kjo sepse, ky ishte një kusht që nuk i ishte vendosur kujt ndonjëherë, dhe në legjislacionin tonë nuk kishte boshllëk ligjor për këto tre ligje.”- shkruan Berisha në analizën me titull ”Edi Rama nuk ka interes integrimin, por vetëm pushtetin personal!” të postuar në facebook më 2 mars.

    Berisha i bën një analizë të gjatë kritike dhe qëndrimeve të Fyles në lidhje me negociatat me nismën e Parlamentit Europian në maj të vitit 2010, në restorant "Krokodil" në Strasburg, pas bojkotit të në vjeshtën e vitit 2009 nga Edi Rama të Parlamentit shqiptar.

    Apo takimi në zyrat e Brukselit në vjeshtën e vitit 2010, para se të publikohej raporti i KE i tetorit të vitit 2010 për Shqipërinë ku shkruhej se "Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar vullnet për të bërë kompromis me propozimet e PS për kapërcimin e ngërçit politik". Ky paragraf thotë Berisha nuk u fshi nga raporti megjithëse Barroso kërkoi që të bëhej një gjë e tillë.

    “Me miratimin ose jo të Komisionerit të Zgjerimit, Edi Rama përdori këtë raport, krahas videos për Ilir Metën, për të organizuar puçin e 21 Janarit.”- argumenton më tej Berisha.

    Berisha flet dhe për lidhje mes presidentit të Serbisë Nikoliç e Fyles, dhe lidhjet e ngushta të këtij të fundit me CEZ. Madje thotë se “ Sot flitet se në bisedimet Rama-Fule është arritur dhe një marrëveshje për CEZ”

    “Përveç këtyre, pas falimentimit të CEZ në Shqipëri, vendimit të qeverisë shqiptare për të marrë administrimin e sipërmarrjes, Komisioneri i Zgjerimit, i lidhur ngushtë me CEZ dhe në konflikt të hapur interesi, deklaroi se kjo ngjarje dëshmon për klimën jo të mirë të biznesit në Shqipëri. Kjo deklaratë, dëshmi e interesave komerciale të Komisionerit të Zgjerimit, ishte fund e krye e pavërtetë. Kompania e mirënjohur e energjisë CEZ, u largua nga Shqipëria, pasi ajo falimentoi plotësisht në menaxhimin e ndërmarrjes, rriti humbjet nga 28% në 54%, kreu akte të paimagjinueshme duke ndërprerë furnizimin me energji të ujësjellësave të qyteteve të mëdha, me qëllim destabilizimin e vendit, krijoi skema mashtrimi për të cilat ndiqet nga Prokuroria. Sot flitet se në bisedimet Rama-Fule është arritur dhe një marrëveshje për CEZ. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja pse këto qëndrime të z. Fule ndaj Shqipërisë? Une nuk kam një përgjigje të saktë. Mundet që këto qëndrime të lidhen me majtizmin e tij të thekur, ndofta me serbofilinë e tij të zjarrtë, apo testamentin e gabuar të presidentit të nderuar Mazerick për shqiptarët, ose mundet nga shkaqe të tjera. Vetëm një gjë është e sigurtë, se ato nuk lidhen me qëndrimet gjithnjë miqësore të qeverisë çeke ndaj Shqipërisë.”

    ------------------------------------

    Ky ka ikur fare nga fiqiri
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Berisha: Fyle është një serbofil dhe majtist i thekur

    Akoma se kupton o xhinxherfill se fylja deshiron qe shqiptaret te jene nen tutelen e sllaveve dhe madje po na hedh edhe idera per krijimin e nje jugoqenerie te dyte.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    xfiles (06-03-2014)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: Fyle është një serbofil dhe majtist i thekur

    Eshte Berisha "i rrjedhur" apo je ti qe ke rrjedhur?

    Stefan Fyle eshte ideatori dhe promotori i idese se "Jugosllavise se Re" ne Ballkan.

    Lexo me poshte temen e hapur ne forum:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...via-e-re%C2%94

    Fyle kerkon ti shohi shqiptaret nen Jugosllavine e Re.

    Bijte e komunistave shqiptare, babai shpirteror i te cileve bertiste ne 1946 "Ta bejme Shqiperine Republike te 7 te Jugosllavise", mbase nuk u duket si ide e keqe.

    Albo

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    xfiles (06-03-2014)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Berisha: Fyle është një serbofil dhe majtist i thekur

    Meriamun fulja ka nigju fjalt e tuja me duket sa me afer sllaveve qe te na mbrojn nga jankite
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Berisha: Fyle është një serbofil dhe majtist i thekur

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eshte Berisha "i rrjedhur" apo je ti qe ke rrjedhur?

    Stefan Fyle eshte ideatori dhe promotori i idese se "Jugosllavise se Re" ne Ballkan.

    Lexo me poshte temen e hapur ne forum:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...via-e-re%C2%94

    Fyle kerkon ti shohi shqiptaret nen Jugosllavine e Re.

    Bijte e komunistave shqiptare, babai shpirteror i te cileve bertiste ne 1946 "Ta bejme Shqiperine Republike te 7 te Jugosllavise", mbase nuk u duket si ide e keqe.

    Albo
    Edhe kush kishte qen dakort per krijimin e ksaj jugosllavie? Kush e kishte mbeshtet nismen e malit te zi dhe e kishte mbajt mqef prej shqiptarve ket ide?

    Pse sala nuk foli kurr kundra fules kur ishte kryeminister?


    Ja qthot artikulli nga linku qe ti vet e prune.

    Qeveria e mëparshme e pati miratuar projektin në një takim zyrtarësh të Ministrive të Jashtme, por qeveria e re Rama është kundër çdo ideje të tillë dhe që disa analistë e quajnë ndoshta me të drejtë edhe si “Jugosllavia e Re”, e që përmban po aq republika sa ajo e vjetra, por që kërkon përfshirjen në këtë bashkim të dy shteteve shqiptare, çka dështoi dekada më parë.

    Papagall'lliku ka per te te qit bllof gjithmon
    Ndryshuar për herë të fundit nga derjansi : 06-03-2014 më 11:15
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Berisha: Fyle është një serbofil dhe majtist i thekur

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Meriamun fulja ka nigju fjalt e tuja me duket sa me afer sllaveve qe te na mbrojn nga jankite
    Mos ec me llogjiken e asaj nuses se keqe e cila tha:
    Per inat te sime vjehrre shkoj dhe flej me mullixhine ( Jankine ne rastin konkret)
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Berisha: Fyle është një serbofil dhe majtist i thekur

    O me jankine o me rusine ky asht realiteti. Kur te bohemi superfuqi si ne koh te enverit do rrim vetem kundra krejt botes keshtjell e pamposhtun buz adriatikut
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Berisha: Fyle është një serbofil dhe majtist i thekur

    Te jesh majtist nuk eshte asgje fyese...
    Orientimi i pergjithshem ideologjiko-politik nuk eshte njesi matese e karakterit individual te njeriut apo e veprimeve dhe sjelljeve te tij ne te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen.
    Njerezit (individet) nuk mund te behen automatikisht imun ndaj gabimeve apo veprave te kqija permes rreshtimit ne nje krah te caktuar te spektrit ideologjik apo politik. Pavaresisht faktit se rreshtimi ne kendet ekstreme te cfaredo krahu ideologjik apo politik e rrite dukshem shansin per gabime dhe vepra te kqija.

    Edhe te majtet, edhe te djathtet, edhe centralistet dhe praktikisht secili politikan apo vendimmarres, ne momentin kur per arsye te ndryshme nuk jane apo nuk mund te jene mjaft neutral ndaj paleve te interesit, nuk ju ha palla per ate se sa perputhen veprimet dhe vendimet e tyre me parimet ideologjike apo partiake dhe principet e pergjithshme. Varesisht nga rrethanat, te majtit mund te veprojne si ekstremiste te djathte dhe anasjelltas.

    Nese Fyle eshte serbofil, atehere kjo nuk ka te bej eksluzivisht apo kryesisht me ideologjine e tij politike, por me teper me karrieren dhe pervojen e tij jetesore dhe politike. Ka edhe politkan tjere ceke, te cilet jane shkolluar ne shkolla komuniste, pas renies se komunizmit jane "bere" te djathte dhe gjithashtu jane serbofil. Ose se paku nuk jane albanofil.
    Nuk duhet harruar se politikanet jane edhe te shitur...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 06-03-2014 më 12:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •