Kompetencat e INUK, Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë për unifikimin kompetencave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, vendimi i qeverisë që i jep të drejtë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të ndërhyjë në prishjen e ndërtimeve me dhe pa leje në të gjithë territorin është antikushtetues.
Vendimi i qeverisë për INUK ishte ankimuar nga PD-ja, pra nga 1/5 e deputetëve. Në një seancë të posacme përfaqësuesit demokratë argumentuan pse vendimi shkel Kushtetutën. Demokratët kërkuan më herët nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë.
Ndërsa qeveria vendosi të unifikojë kompetencat e INUK më 30 shtator 2013. Me vendimin e 30 shtatorit, qeveria i dha të drejtë inspektoriatit ndërtimor urbanistik kombëtar që të ndërhyjë edhe në rastin e ndërtimeve me leje por që nuk respektuar kriteret urbanistike.
(m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt