Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë për INUK, uzurpoi kompetenca që nuk i takojnë

    Kompetencat e INUK, Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë

    TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë për unifikimin kompetencave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

    Sipas Gjykatës Kushtetuese, vendimi i qeverisë që i jep të drejtë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të ndërhyjë në prishjen e ndërtimeve me dhe pa leje në të gjithë territorin është antikushtetues.

    Vendimi i qeverisë për INUK ishte ankimuar nga PD-ja, pra nga 1/5 e deputetëve. Në një seancë të posacme përfaqësuesit demokratë argumentuan pse vendimi shkel Kushtetutën. Demokratët kërkuan më herët nga Gjykata Kushtetuese shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë.

    Ndërsa qeveria vendosi të unifikojë kompetencat e INUK më 30 shtator 2013. Me vendimin e 30 shtatorit, qeveria i dha të drejtë inspektoriatit ndërtimor urbanistik kombëtar që të ndërhyjë edhe në rastin e ndërtimeve me leje por që nuk respektuar kriteret urbanistike.

    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë për INUK, uzurpoi kompetenca që nuk i ta

    Vendimi i “Kushtetueses” për INUK, Halimi: Vendim drejtësie

    TIRANE- Një vendim drejtësie e ka cilësuar ish ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për INUK. Në një reagim në faqen e tij në Facebook, deputeti Halimi thekson se ky akt u shpall tërësisht si akt që vjen në kundërshtim me Kushtetuten, që ditën që është firmosur nga Kryeministri pra në 30 shtator, që vjen në kundërshtim flagrant me parimet bazë të shtetit të së drejtës, ku e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.

    “Gjykata Kushtetuese sot dha nje vendim drejtesie, duke i bere te qarte kryeministrit dhe qeverise se tij se askush nuk mund te dale mbi ligjin dhe mbi gjykatat. Se pronat e ligjshme te shqiptareve nuk mund te shemben pa nje proces te rregullt ligjor, se as kryeministri, as ministrat dhe as kryeinpektoret nuk mund te rrafshojne djersen dhe gjakun e qytetareve shqiptare, me tritol, arrogance, arbitraritet dhe harbutëri.”- shkruan Halimi.

    Reagimi i plotë i Halimit

    VENDIMI I SOTEM I GJYKATES KUSHTETUESE, NJE VENDIMI DREJTESIE


    Sot Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin per aktin e qeverise te 30 shtatorit 2013 per te prishur pronat e shqiptareve, pa leje po e po, por edhe ato me leje, duke e cilesuar si nje akt ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e vendit.
    Ky akt u shpall teresisht si akt qe vjen ne kundeshtim me Kushtetuten, qe diten qe eshte firmosur nga Kryeministri pra ne 30 shtator, qe vjen ne kundershtim flagrant me parimet baze te shtetit te se drejtes, ku e drejta perben bazen dhe kufijte e veprimtarise se shtetit.

    GJykata Kushtetuese sot dha nje vendim drejtesie, duke I bere te qarte kryeministrit dhe qeverise se tij se askush nuk mund te dale mbi ligjin dhe mbi gjykatat. Se pronat e ligjshme te shqiptareve nuk mund te shemben pa nje proces te rregullt ligjor, se as kryeministri, as ministrat dhe as kryeinpektoret nuk mund te rrafshojne djersen dhe gjakun e qytetareve shqiptare, me tritol, arrogance, arbitraritet dhe harbuteri. Vendimi I sotem nuk eshte vetem nje vendim kunder qeverise se tritolit por eshte nje fitore e Kushtetutes ne vend, fitore e Konventes Europiane te Drejtave te Njeriut, dhe i bashkohet me dhjetra vendimeve te Gjykates se Strasburgut ne mbrojtje te te drejtave te individit dhe te drejtes me themelore, ate te prones.

    Rrezimi i ketij akti eshte nje prove ne kohe te veshtira per shtetin e se drejtes, qe i rikthen shpresen te gjithe atyre familjeve qe u bene viktime e tritolit te qeverise, te tritolit dhe fadromave te kryeministrit dhe ministrave te tij, per nje kompesim te drejte sipas parimeve dhe standarteve te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Vendimi i sotem i Gjykates Kushtetuese, eshte nje Vendim drejtesie, qe respekton para se gjithash dhe mbi te gjitha, sovranin, qytetaret, te drejtat e tyre kushtetuese dhe si I tille duhet respektuar NGA TE GJITHE

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë për INUK, uzurpoi kompetenca që nuk i ta

    Nata e tritolit antikushtetues të Qeverisë

    Artan Hoxha

    KUSHTETUESJA RREZON QEVERINE PER INUK

    Gjykata Kushtetuese (GJK) një ditë më parë, e shpalli të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e Qeverisë nr. 932 të datës 30 shtator 2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK)…”.
    Menjëherë pas këtij vendimi qeveritar, opozita demokrate bëri padinë në GJK duke argumentuar antikushtetutshmërinë e vendimit, njëherazi duke kërkuar edhe pezullimin e zbatimit të tij. Kërkesa për pezullim nuk u pranua nga GJK, e cila vendosi të shprehej për themelin e çështjes.
    Antikushtetutshmëria e vendimit qeveritar ishte e qartë që në fillim. Vendime të këtilla, me të njëjtin cen antikushtetues, janë nxjerrë dhe nga qeveritë e mëparshme dhe, për këtë shkak, janë rrëzuar nga GJK.
    Krahas këtyre rasteve, në jurisprudencën e GJK ka edhe shumë vendime të tjera që, të gjitha së bashku, përcaktojnë se prona e patundshme gëzon mbrojtje të veçantë dhe se ajo nuk mund të prishet pa kaluar përmes një procesi të drejtë ligjor që përfundon me një vendim gjyqësor të formës së prerë.

    AKSIONI ANTIKUSHTETUES I QEVERISE
    Qeveria Rilindëse, ndonëse e mirinformuar mbi këtë jurisprudencë, vendosi t’i japë INUK-ut kompetenca që cenonin të drejtat kushtetuese të pronës, duke injoruar rolin e gjykatave si dhe duke iu marrë kompetencën inspektorateve bashkiake.
    Me një INUK lëshuar pa fre e me një polici të shndërruar në inspektorat, Qeveria ndërmori një valë prishjesh të ndërtimeve pa leje, atyre në proces legalizimi e, për më tepër, edhe të ndërtimeve me leje. Prishja vendosej sipas opinionit të INUK dhe zbatohej me shpejtësi pa asnjë pengesë paraprake, siç përcaktonte vendimi.
    Ndonëse kapsollat nuk ndezën me komandën më të parë, gjithsesi godinat u shembën dhe tritoli u bë shembulli i forcës rilindëse që demonstrohej live në të gjitha televizionet. I kudondodhuri, ministri i Brendshëm, kryepolic e kryeinspektor njëherazi, drejtonte operacionet sa me celular, sa me dorë e këmbë, sa me sy e vetulla.
    Pasioni shkatërrimtar i ka shkaktuar tashmë pasojat. Në Tiranë dikujt iu shemb shtëpia – rasti i parë i zbatimit të vendimit – ndonëse dy kate i kishte me leje e dy pa leje.
    Në Vlorë u morën mbarë ndërtesat në plazhin e saj me sebepin e projektit të “Lungomare”-s, që ende është vetëm në kokën e Kryeministrit, nga ku do e nxjerrë e do na e bëjë me dije studioja projektuese që fitoi konkursin vetëm pak ditë më parë.
    Deri edhe në katundet e harruara të Shqipërisë policia iu turr ndërtimeve dhe kallëzoi penalisht në prokurori dhjetëra e qindra katundarë që kishin ndërtuar në tok t’vet.
    “Pallati i vjehrrit të kryetarit demokrat” u trajtua nga Qeveria Rilindëse si simboli i kalbëzimit të qeverisjes së shkuar dhe i sëmundjes së rrezikshme të opozitës së re, ndaj u rrethua si skenë krimi a zonë rreziku infektiv, banorët – pronarë të ligjshëm të apartamenteve – u ndaluan të hynin e dilnin dhe pallati u prish, ndonëse gjykata kishte ndaluar çdo veprim. Paradoksi arriti kulmin kur, ndërsa u propagandua si pallat në kundërshtim flagrant me ligjin, Qeveria e konsideroi lejen të ligjshme dhe vendosi dëmshpërblim për pronarët. Rasti në fjalë, si shkelje flagrante e Kushtetutës, ligjeve dhe gjykatave nga Qeveria nuk i shpëtoi as raportit të përvitshëm për të drejtat e njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit.
    Vetëm pronat e elitës rilindëse nuk u prekën.

    PASOJAT E ANTIKUSHTETUTSHMERISE QEVERITARE
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pasuron jurisprudencën kushtetuese lidhur me garancitë e të drejtave të pronës, rolin e gjykatave, rolin e qeverisjes vendore. Teorikisht, ky vendim i pret rrugën një vendimi pasues antikushtetues qeveritar, por teorikisht ama, pasi për këtë mjaftonte seria e vendimeve të mëparshme për situata dhe çështje të ngjashme, por asgjë nuk e ndali pasionin prishës antikushtetues të Qeverisë Rilindëse më 30 shtator 2013, ndaj nuk ka garanci që edhe ky vendim i Kushtetueses të mund ta frenojë përfundimisht.
    Aksioni gjashtëmujor i Qeverisë për prishjen e ndërtimeve me e pa leje, për aq sa ç’është bazuar në vendimin antikushtetues, duke cenuar të drejtat e garantuara nga Kushtetuta ka shkaktuar dëme të cilat duhet e do të riparohen përmes ankimit gjyqësor të të dëmtuarve. Këta mund të jenë me qindra qytetarë e biznese. Kompensimi financiar i të drejtave të cenuara do t’i kthehet shtetit si një faturë marramendëse prej dhjetëra milionë euro, shumë kjo që u shtohet faturave të tjera të akumuluara në kohë, një pjesë syresh edhe me vendim të Gjykatës së Strasburgut.
    Në këtë rrugë, ndryshe nga ç’thotë, deri më sot, Qeveria Rilindëse veçse e ka shtuar “borxhin e fshehtë” për të cilin akuzoi, për muaj me radhë, Qeverinë pararendëse. Me këto ritme antikushtetutshmërie në prishjen e ndërtimeve, spastrimet në administratë, anulimin e kontratave e lejeve të dhëna sipërmarrje të ndryshme, me shumë gjasa ritmi i rritjes së “borxhit të fshehtë” do të jetë më i madh se pakësimi i tij dhe pse, për pakësimin e këtij borxhi, po ndihmon FMN.

    DY SHPËRTHIME ME TRITOL KUNDER KUSHTETUTES
    Në mbrëmjen e 30 shtatorit, fill mbas kthimit nga vizita e zgjatur e Kryeministrit Rilindës në SHBA, Qeveria mori dy vendime: atë për shtyrjen me akt normativ të fillimit të efekteve të ligjit të ri e konsensual për nëpunësin civil dhe vendimin për kompetencat e pakufi të INUK. Të dyja vendimet, qartësisht antikushtetuese që në fillim, sot janë të këtilla edhe me vendim gjykate.
    Që maxhoranca është arrogante, kjo është një e vërtetë universale. Që supermaxhoranca është superarrogante, kjo është aq më shumë e vërtetë. Shumë nga aktet dhe aksionet e Qeverisë Rilindëse janë shprehje e kësaj arrogance dhe kërcënim për liritë dhe të drejtat kushtetuese të gjithnjë e më shumë qytetarëve.
    Por, dy akte antikushtetuese brenda një nate – dy shpërthime me tritol në këmbët e shtyllave mbajtëse të rendit demokratik dhe ekonomisë së tregut – është më shumë se superarrogancë.
    Dy bombat me tritol brenda një nate kundër Kushtetutës janë vepër e frymëzimit diabolik, ndoshta i nxitur edhe nga takimet konfidenciale të Kryeministrit Rilindës me amerikanët atje dhe PO-në e tij në parim për armët kimike.
    Me një PO mendoi se bota ra në duart e tij. Shqipëria e vockël gjithashtu. Koha i tregoi se nuk e ka të lehtë. Këtë e ka kuptuar tashmë. Por as ka hequr dorë. Ëndrra vazhdon.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kushtetuesja rrëzon vendimin e qeverisë për INUK, uzurpoi kompetenca që nuk i ta

    Te gjithe qytetareve qe u eshte prishur e shkaterruar prona nga fandromat e RUSPA-QEVERISE, edhe pse e kane patur kete ndertim me leje, duhet te zene avokat, e te hedhin ne gjyq qeverine shqiptare e te kerkojne demshperblim. Me kete vendim te Gjykates Kushtetuese, te gjitha aktet e kruera ne INUK qe prej marrjes se vendimt jane ne kundravajtje ligjore. Qeveria eshte e detyruar ligjerisht t'iu demshperbleje totalisht demin e shkaktuar mbi pronen e jeten tuaj.

    Kurse ju taksapagues shqiptare, ju qe i paguani taksa qeverise nga rrogat apo nga biznesi juaj, ju do paguani demshperblimin ketyre njerezve qe u eshte demtuar prona ne menyre te jashteligjshme.

    Ky eshte cmimi i pasjes se nje budallai kryeminister!

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •