Mos harro të më puthësh


Alexandre Jardin




Me përkthim të Edmond Tupjes në shqip, romani “Mos harro të puthësh”, nga Alexandre Jardin; një përshkrim gri, mbi romantizmin dhe absurdin, provokues se si përpjekjet e një bashkëshorti për të rizgjuar pasionin e fillimeve te gruaja e tij



gustav_klimt_kiss

Gaspar Egershani, me nofken Zebra, nuk pranonte qe nuk pranonte se, heret a vone, pasionet fashiten. E ndiente se kishte lindur per te dashuruar vetem nje grua, te tijen. Me te marre per grua Kamilen, ishte betuar se martesa e tij nuk do te rrenohej kurren e kurres, ndryshe nga shume e shume te tjera, qe ishin gerryer nga vitet e kaluara ne shtratin bashkeshortor.

Pesembedhjete vjet pas ceremonise se gezueshme martesore, ata nuk kishin ndryshuar thuajse fare. Te Kamila, bukuria rinore bashkohej me nje sensualitet fergellues, ndersa Zebra nuk rrezikonte te dhjamosej, por ai nuk mund te mos verente qe, burre e grua, ata po zhyteshin ne nje topitje bashkeshortore te ngjashme me gjumin. Martesa u kishte sherbyer si jastek.

Kamila kishte mbetur shtatzene dy here dhe, me kete rast, e kishte zevendesuar rolin e dashnores se ligjshme me ate, me te arsyeshem, te nenes. Ditet kalonin dhe afshi i perkedheljeve te para ishte shnderruar, pa u ndier, ne nje marreveshje te fshehte bashkeshortesh te vjeter. Çifti i tyre ende nuk ishte tronditur, por rutina ua kishte ngrire trupat. Tashme dashuri benin me pikatore.

Kamila i kushtohej pjeserisht matematikes, lende qe e jepte ne gjimnazin e Lavalit, kurse gjate kohes qe i mbetej, merrej me dy trashegimtaret e saj. Natasha tani ishte ne pranveren e saj te shtate dhe, femija tjeter, nje tip i heshtur, me emrin Pol, por qe e therrisnin Tulipan per shkak te floknajes me forma lulesh, terhiqte zvarre trembedhjete vite qejfprishura.

Me gjithe temperamentin melankolik e hakmarres te ketij te fundit, fisi i Egershaneve kalonte dite te qeta ne Majene, fare prane Lavalit, sipas ritmit te humorit tekanjoz te Zebres.

Ndonese ishte noter, profesion ky qe nuk ia lejonte aspak te merrej me gjera te pahijshme, Gaspari i perqafonte me endje idete origjinale. Ky tipar i karakterit te tij ishte ne zanafille te nofkes qe i kishte vene Kamila dhe qe miqte tyre e kishin miratuar. Ashtu si adashen e tij me lekuren vija-vija, ate nuk kishte burre nene ta nenshtronte. As goditjet me vizore ne shkolle, as vitet e studimeve per drejtesi, as stervitjet gjate sherbimit ushtarak nuk kishin arritur ta zbusnin natyren e tij ekstravagante. I serte ndaj cdo prirjeje per t’u bashkuar me turmen, ai i perkiste kategorise se antikonformisteve qe i shihnin me dyshim idete e pergjithshme, ato qe perbejne kallepin e gatshem te te menduarit.

Mjeket me diplome Zebra nuk i mbante per kushedi se cfare; urinen e vet e keqyrte rregullisht me sy te lire dhe pranonte te kurohej vetem nga veterineri i tij vetjak Honore Peratzot. Gjithashtu, pas cdo vakti, ai bente nje shpelarje te vrimave te hundes me ane te nje pipeze prej qelqi. Per arsye te mistershme, te cilat kurre nuk i shpjegonte, lavderonte mrekullite e qarkullimit te ujit ne organizem, qofte nga siper, qofte nga poshte.

Sekretari i tij i ri dhe besnik, Greguar de Salinji, ishte asokohe viktima kryesore e kesaj bindjeje. Me t’i filluar dhembja e grykes te gjorit djale, Zebres i hipte t’i bente nje klizme. I vetedijshem per te drejtat e tij, Greguari i referohej legjislacionit social, por, meqenese nuk ekzistonte ndonje rast i tille ne praktiken e gjykatave, i duhej te nenshtrohej sa here ndodhte keshtu. Vetem nje nder, per te cilin kishte luftuar aq shume, i bente Zebra: e lejonte te kurohej vete ne ate menyre. Fodull si portreti shekullor i nje stergjyshi dhe duke u bindur turivarur, ai shkonte e mbyllej ne zyren e tij, pasi kishte marre me vete aparatin prej kauçuku dhe nje kane te mbushur deri ne buze; por, ne vend qe t’i fuste dy litrat e ujit ne zorren e trashe, ai i pinte ato. Kishte kohe qe vepronte ne kete menyre. Noteri dyshonte qe sekretari ia bente me hile, por gjykonte me mençuri se, meqe uji nuk shkonte dem, ia vlente te mbyllte njerin sy e te bente sikur nuk kuptonte asgje.

Gjithçka do te kishte shkuar vaj ne ate univers plot fantazi, sikur Gaspari te kishte ditur t’ia gjente ilaçin topitjes se ndjenjave te Kamiles, te cilat, nga njera stine ne tjetren, sa vinin e mjegulloheshin, nderkohe qe te tijat, prej disa muajsh, po rigjalleroheshin.

Gjashte muaj me pare, pas nje darke ku kishte pire mire, Kamila, tek i jepte makines, ishte orvatur te luante rolin e qe kalon tejpertej murit. Zebra e kishte gjetur me koken e rrjepur ne urgjencen e spitalit, ngjitur me morgun. Ajo dergjej atje, ne kome, e shkafanjitur dhe lakuriq. Nje infermier e mori per ta shpene ne sallen e operacionit. Noteri mbeti vetem. Atij i vinte per te vjelle dhe i dhembte shpirti per te shoqen. Muret i dukeshin sikur vallezonin. Ne sallen e pritjes, oret po kalonin dhe, pas pak, ai pati pershtypjen sikur pulsi po i rrihte perhere e me shpejt. Gaspari pandehu se kjo dukuri shpjegohej me situaten e llahtarshme ku ndodhej, por, dora-dores, vuri re se zemra po i rrihte per nje motiv qe e pati te veshtire ta pranonte. Ai po kenaqej qe ndiente per Kamilen nje dashuri te zjarrte, te cilen nuk e kishte provuar me prej pesembedhjete vjetesh. Tragjedia po ia rigjalleronte zjarrin e brendshem. Njeherazi i turbulluar dhe i kenaqur, Zebra e ndiente veten si nje aktor qe del ne skene. Fergellonte i teri, sikur ngjarjet t’ia kishin mbushur ate zbrazeti qe shpesh i shkaktonte marrje mendsh. Papritur, ai po e zoteronte perseri vetveten.

Fatkeqesisht, gjendja e Kamiles u permiresua shume shpejt. Mjaftuan kater muaj pushim e perkujdesje. Grija e jetes se perditshme erdhi prape ne maje te gishtave. Gaspari pati ndjesine qe po largohej nga skena dhe po fundosej ne ekzistencen e zgavert te aktoreve te papune.

Atehere Zebra sajoi nje drame te brendshme. Ai deshi t’ia mbushte mendjen vetes – dhe ia doli – qe aksidenti i Kamiles i kishte lene te kuptonte se sa e shkurter dhe e brishte eshte jeta. Perfytyroi sikur vdekja e ndiqte hap pas hapi dhe u orvat ta shihte te shoqen sikur cdo dite do te ishte e fundit per ata. Per t’u bindur edhe me shume, zuri te mblidhte provat e ekzistences se Kamiles. Thonj, floke, fotografi, gjithcka grumbullohej me fshehtesine me te madhe; shpresonte, gjithsesi, qe Kamila do ta zbulonte se shpejti vendin ku i fshihte dhe do ta kuptonte keshtu dhunen e pasionit te tij te riperterire.

Ajo qe ne fillim ishte thjesht dredhi, nuk vonoi te behej dicka e vertete. I bindur se vdekja po i pergjonte, Zebra tani ushqente per te shoqen nje dashuri pa kufi. Kur futej dalengadale ne ujin e vaskes, ku Kamila sapo ishte lare, ai gezohej, sigurisht, por perjetonte edhe nje ndjenje te thelle komunikimi shpirteror. Kenaqej kur mendonte qe, nese fati do t’ia kishte marre syte se shoqes, ai do te ishte verbuar per te ndare me ate te njejtin terr.

Por Gaspari vuante çdo dite e me shume nga plogeshtia e Kamiles ose, me sakte, nga ajo qe ai e konsideronte si plogeshti. Nuk e kuptonte se si e shoqja nuk kishte nevoje ore e çast per zjarr te brendshem. Sigurisht ajo e donte, por me shume me butesi, se sa me afsh; mirepo kjo dashuri bashkeshortesh te plakur e acaronte Gasperin. Ai deshironte vetem te ndiente pasionin qe kishte perjetuar ne spital, kur Kamiles ia qendisnin mishrat me vraga. Nje drame, ja çfare u mungonte atyre qe t’u rindizej zjarri i fillimit te lidhjes se tyre.



***

Ate mengjes, tek rrinte shtrire prane Kamiles se bukur ende ne gjume, Zebra e kishte ndare mendjen te vepronte me vendosmeri, t’ia hidhte kohes. Ai nuk do ta linte ate ta shkaterronte me shume ciftin e tyre.

Kamila, – mermeriti duke e zgjuar.

Po, – tha ajo duke gogesitur.

Se shpejti do te iki.

Duke dale nga bota e endrrave, a thua se sapo kishte bere nje banje te nxehte, ajo u shtriq gjithe endje. Rrezet e para te diellit po ngjyronin dritaret e medha te verandes ngjitur me dhomen e tyre.

Do te shkosh ne zyre?

Jo, do t’ju le, ty dhe femijet. E kam seriozisht.

E shtangur, Kamila, qendroi ndenjur dhe terhoqi kuverten si per t’u fitilluar me mire.

-Mos je cmendur gje?

-Jo, vetem se kam kurajen te bej ate qe meshkujt e tjere nuk guxojne ta bejne nga paburreria: ta braktisin gruan para se ciftin e tyre ta marre lumi.

Duke ruajtur gjakftohtesine, Gaspari kapi nje çante teper te lodhur nga udhetimet nder vite dhe nisi te rraste brenda plaçkat e tij. Si e trullosur, Kamila e la te merrte pulovrat me eren e trupave te tyre. I dukej sikur nje pjese e vetvetes rreshqiste ne çanten e Zebres fshehurazi asaj. Nuk dinte ç’te thoshte. Per ate, ftohja e befte e ndjenjave te noterit ishte nje enigme e vertete. Edhe pse, nje dite me pare, ishin grindur lidhur me menyren se si peshkonte Gaspari – i cili hidhte kallepe dinamiti ne kanalin me uje rreth e perqark viles ku banonin – asgje, kohet e fundit, nuk te shtynte te parashikoje fundin e marteses se tyre. Pa asnje paralajmerim, ai sapo ia kishte hedhur ne ere trurin ne ate fillimmengjesi krejt te qete.

-Kamila, po me habit, – shtoi ai. – Nuk mendoja se do ta perballoje kaq lehte kete prove.

Atehere, papritmas, ajo e kuptoi se, duke dale nga dhoma, Zebra do te dilte nga jeta e saj.

-Gaspar, ti nuk mund te ikesh ne kete menyre, – arriti te thoshte me ne fund.

-Pse?

-Çfare te kam bere?

-Me more per burre, fatkeqesisht. Martesa me dashuri eshte gjepur! Ti pandeh se mund ta mbash gjalle nje pasion per pesedhjete vjet rresht?

Kamiles iu mbushen syte me lot dhe fjale plot hidherim i vershuan midis buzeve. Orvatej me deshperim ta bente cope e çike ate pasqyre pa zhive nga ana e pasme qe, befas, po i ndante nga njeri-tjetri. Tiparet e Zebres ngjanin sikur fshihnin shpirtin e nje te panjohuri te ngujuar ne mosperfilljen e vet. Me gjakftohtesine me te madhe, ai po i zbrazte me rregull raftet e dollapit te vet, duke fshire çdo gjurme te qendrimit te tij ne ate shtepi. Thelle ne çante po grumbullonte rrenojat e historise se tyre: nje çader te blere gjate te vetmit udhetim, por fort te neveritshem, qe kishin bere ne Afrike; shallin prej kashmiri qe i kishte dhuruar ajo; korsene e zeze me dantella, te cilen ai kishte dashur qe ajo ta mbante ne ate kohe kur vete eksitohej nga te brendshmet joshese te femrave. Po merrte keshtu me vete edhe fantazite e tij erotike.

Shqipëroi: Edmond Tupja

Fragment nga romani i ri “Mos harro të më puthësh”, botimet Pegi

http://www.standard.al/mos-harro-te-me-puthesh/