Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Bankat private kundër politikës së BSH, rritin interesat e kredisë për janarin

    Bankat kundër politikës së BSH, rritin interesat e kredisë për janarin

    Në vend që të ulen për shkak të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, normat e kredisë në lekë po rriten. Sipas statistikave mujore të Banka_e_ShqipërisëBankës së Shqipërisë për muajin janar, norma mesatare mujore e kredisë së re në lekë për të gjitha afatet e maturimit u rrit në rreth 9.2%, nga 8.8% që kishte zbritur në muajin dhjetor. Kjo rritje erdhi teksa në dhjetor, Banka e Shqipërisë kishte lehtësuar politikën monetare, duke e zbritur atë në 3%. Bankat reaguan në rritje, duke ndjekur yield-in e interesave të bonove që në janar u zgjerua lehtë, teksa qeveria nuk arriti të financonte gjithë borxhin e saj. Ka qenë ky mosreagim i bankave, që duket e detyroi Bankën e Shqipërisë të ulte sërish normën bazë në fund të shkurtit në një minimum historik prej 2.75% dhe një ditë më vonë t’u kërkonte bankave në një takim që të ulnin normat e interesit. Ndërkohë dhe kredia për ekonominë shënoi një tjetër tkurrje në janar. Që nga shtatori 2011, kur BSH filloi politikën agresive lehtësuese monetare, norma bazë ka zbritur me 2.25 pikë përqindjeje, interesat e kredive në lekë janë ulur me 3.5 pikë përqindjeje, ato të bonove me 4.3 pikë përqindjeje, ndërsa ato të kredive në lekë me vetëm 1.8 pikë përqindjeje. Kjo ulje më e lartë e normave të depozitave në raport me ato të kredive bëri që sistemi bankar të rriste ndjeshëm fitimet në 2013-ën.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bankat private kundër politikës së BSH, rritin interesat e kredisë për janarin

    Fullani me bankat: Ulni interesat e kredive

    Guvernatori Fullani nxit bankat të shtojnë kreditimin në vitin 2014. Në një takim me bankat e nivelit të dytë, guvernatori ka kërkuar kthimin në nivele të përshtatshme të kreditimit në ekonominë shqiptare. Mirëpo ky proces duhet të shoqërohet me ulje të interesave. “Në këtë drejtim, i referohem kryesisht normës së interesit të kredisë në lekë, e cila, sipas opinionit tonë, nuk ka reflektuar mjaftueshëm ecurinë e normës bazë të interesit dhe pritshmëritë. Nëse vështrojmë rënien e normave të interesit për financimin e nevojave të qeverisë, kuptohet se ngurtësia e lëvizjeve në koston e kreditimit reflekton nivelet e rrezikut që industria bankare vendos për financimin e sektorit privat”, – tha guvernatori. Ai theksoi ndërkaq se për 2014-ën industria bankare duhet të ofrojë një mbështetje më të mirë për sektorin privat, në kushtet kur ka një marrëveshje të re me FMN-në, që do të zbusë nevojat për financim të qeverisë dhe pagesat e prapambetura publike ndaj sektorit privat do të fillojnë të shlyhen me ritme të përshpejtuara.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •