Emri:  shatet-shqiptare-ne-pranga-300x201.jpg

Shikime: 202

Madhësia:  17.5 KB

AVONA- Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për shpërndarje droge, të heroinës dhe kokainës në Savona dhe rrethinat e saj. Në kuadër të operacionit “Tuning” policia italiane ka vënë në pranga shtetasit, Armand Cyrbja, 25 vjeç, Pilum Frashnishta, 25 vjeç, Drilon leci, 32 vjeç, i cili aktualisht është në arrest shtëpie, Albjan Milushi, 26 vjeç, Olent Remziu, 24 vjeç, Denis Remziu dhe Samir Sulati.

Me përjashtim të këtij të fundit, të gjithë të tjerët ishin të njohur për policinë italianë, pasi për ta ishin ngritur akuza edhe më parë. Drilon Leci, i cili është në arrest shtëpie, akuzohet gjithashtu se ka detyruar një vajzë 16 vjeçare, edhe ajo shqiptare, për të kryer një vjedhje në shtëpinë e miqve dhe të njohurve, të sendeve me vlerë.

Në kuadër të këtij aksioni, policia kishte nisur hetimet që në prill 2013, duke identifikuar të gjithë anëtarët e kësaj bande.

Panorama