Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Prokuroria: Rritet kriminaliteti, ulet numri i vrasjeve pėr 2013

    Prokuroria: Rritet kriminaliteti, ulet numri i vrasjeve pėr 2013

    Leonard Bakillari

    Tiranė Situata kriminale nė vend vijon tė pėrkeqėsohet vit pas viti. Shifrat zyrtare nė raportin vjetor tė skene-krimi-mos-kaloProkurorisė sė Pėrgjithshme flasin pėr njė rritje tė kriminalitetit nga viti 2012 nė vitin 2013. Sipas tė dhėnave zyrtare, tė pėrmbledhura nė raportin vjetor, rezulton se pėr vitin e shkuar koeficienti i kriminalitetit pėr 100 mijė banorė ėshtė rritur me 200 krime, duke treguar kėshtu njė situatė nė nivele alarmante. “Koeficienti i kriminalitetit pėr 100 mijė banorė nė vitin 2013 ėshtė 992, ndėrsa nė vitin 2012 ka qenė 784”, – raporton prokuroria, duke specifikuar se rritje tė kriminalitetit kanė thuajse tė gjitha qarqet e vendit. Dy nga krimet mė tė pėrhapura nė vend, sipas shifrave zyrtare tė prokurorisė rezultojnė tė jenė vjedhjet dhe veprat penale nė fushėn e rendit dhe sigurisė, si dhe krimet kundėr jetės dhe shėndetit. Tė dhėnat flasin pėr njė rritje tė veprave penale kundėr jetės, ku pėrfshihen tė gjitha kategoritė e vrasjeve, si dhe krime tė tjera qė janė kryer kundėr jetės sė qytetarėve pėrgjatė vitit 2013. “Nga tė dhėnat statistikore rezulton se nė vitin 2013 ka njė rritje prej 9.6 pėr qind tė numrit tė procedimeve tė regjistruara pėr “krime kundėr jetės me dashje”, thotė prokuroria, edhe pse sipas tė dhėnave rezulton se numri i vrasjeve ėshtė ulur nė krahasim me vitin 2012. Vrasjet e ndodhura nė gjithė vendin janė grupuar nga prokuroria sipas neneve tė caktuara, ku pėrfshihen vrasjet me dashje, vrasjet me paramendim, vrasjet e funksionarėve publikė, vrasjet brenda familjes, vrasja e foshnjės, si dhe vrasjet nė rrethana tė tjera cilėsuese. Pėr tė gjitha kėto kategori vrasjesh, prokuroria sqaron se gjatė vitit 2013 janė regjistruar 223 vrasje. Kjo shifėr rezulton mė e ulėt se vrasjet e ndodhura gjatė vitit 2012, ku sipas shifrave rezulton se janė shėnuar plot 266 tė tilla. Por pavarėsisht uljes sė numrit tė vrasjeve, prokuroria sqaron se pėr vitin 2012 nuk ka tė dhėna rreth krimit tė vrasjes pėr gjakmarrje, vrasjes sė funksionarėve publikė, vrasjes sė punonjėsit tė policisė sė shtetit dhe vrasjes pėr shkak tė marrėdhėnieve familjare. Por nė rritjen e koeficientit tė kriminalitetit pėr vitin 2013, njė rol tė rėndėsishėm ka patur rritja e krimit tė vjedhjes, i cili zė mbi 40 pėr qind tė tė gjitha krimeve qė kanė ndodhur nė gjithė vendin gjatė vitit tė shkuar. “Pesha specifike qė ky grup veprash penale zė pėr vitin 2013 pėrkundrejt numrit total tė procedimeve penale tė regjistruara nė shkallė republike ėshtė 41.3 pėr qind”- thotė prokuroria. Vetėm pėr vitin e shkuar janė regjistruar 23 pėr qind procedime mė shumė pėr veprėn penale tė vjedhjes, ēka tregon pėr rritjen e frikshme tė kėtij krimi nga viti nė vit. Po ashtu prokuroria raporton se ka rritje tė vjedhjeve me dhunė nė masėn 43 pėr qind mė shumė se viti 2012, ndėrsa janė ulur krimet e vjedhjes me armė dhe vjedhjes me pasojė vdekjen. Duke u pėrqendruar tek vepra penale e vjedhjes sė thjeshtė, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal rezulton se nė vitin 2013 ka njė numėr shumė mė tė madh procedimesh krahasuar me vitin 2012. Konkretisht, rezulton se pėr vitin e shkuar nė prokurori janė regjistruar 10 mijė e 411 procedime penale pėr krimin e vjedhjes, ndėrsa nė vitin 2012 ka patur 8 mijė e 377 procedime penale. “Nga tė dhėnat statistikore rezulton se nė vitin 2013 ka njė rritje prej 23 pėr qind tė numrit tė procedimeve tė regjistruara pėr vjedhjen e pasurisė nė krahasim me vitin 2012”, – thuhet nė raportin e prokurorisė. Por referuar shifrave tė procedimeve tė pėrfunduara rezulton se pėr vitin e shkuar numri i ēėshtjeve tė dėrguara pėr gjykim ėshtė mė i ulėt se ēėshtjet e pėrfunduara nga prokuroria nė vitin 2012. Ky krim sipas raportit rezulton se ėshtė mė i pėrhapur nė qytetet e Tiranės dhe Durrėsit, qytete kėto qė nė total zėnė rreth 45 pėr qind tė numrit tė vjedhjeve nė rang vendi. Pėr kėtė krim vihet re njė ulje e numrit tė procedimeve tė dėrguara nė gjykatė, kjo pėr shkak tė moszbulimit tė autorėve tė vjedhjeve nga ana e policisė.

    992 Krime pėr 100 mijė banorė ndodhėn gjatė vitit 2013 nė vend. Kjo shifėr ka pėsuar njė rritje tė ndjeshme me 200 krime, krahasuar me 2012

    223 Vrasje ndodhėn gjatė vitit 2013 nė tė gjithė vendin. Numri i viktimave ka shėnuar ulje krahasuar me 2012, kur u shėnuan 266 vrasje

    10 411 Vjedhje janė regjistruar nė tė gjithė vendin gjatė vitit 2013. Prokuroria thotė se ka pasur njė rritje tė vjedhjes me dhunė dhe ulje tė vjedhjes me armė

    41% E totalit tė krimeve nė vend i pėrkasin vjedhjes ose grabitjeve. Ky krim shėnon edhe nivelin mė tė ulėt tė zbulueshmėrisė, prej disa vitesh nė vend



    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Prokuroria: Rritet kriminaliteti, ulet numri i vrasjeve pėr 2013

    Korrupsioni, 106 procedime penale nė vitin 2013

    Lufta kundėr korrupsionit dhe veēanėrisht atij nė sistemin e drejtėsisė mbetet nė shifra tepėr korrupsionminimale. Edhe pse prokuroria thotė se ka patur rritje tė numrit tė procedimeve pėr veprėn penale tė korrupsionit, sėrish frenimi i kėtij fenomeni nė sistemin e drejtėsisė ėshtė gati i papėrfillshėm. Referuar tė dhėnave zyrtare tė prokurorisė rezulton se pėr vitin 2013 ėshtė regjistruar vetėm njė procedim penal pėr korrupsionin nė sistemin e drejtėsisė. Edhe pse nė kėtė procedim ka tre tė pandehur, dėrgimi i tij nė gjyq u bė i mundur vetėm nė fillim tė kėtij viti. “Pėr vitin 2013, pėr vepra penale ‘korrupsioni pasiv i gjyqtarėve, prokurorėve dhe funksionarėve tė drejtėsisė’, organi i prokurorisė ka regjistruar njė procedim penal dhe tre persona tė pandehur. Nuk i ėshtė dėrguar gjyqit asnjė procedim dhe nuk ėshtė ngritur asnjė akuzė pėr kėtė vepėr”, thotė prokuroria. Lidhur me rastet e tjera tė korrupsionit pėr vitin e shkuar, sipas raportit zyrtar rezulton se ka patur rritje tė numrit tė procedimeve, edhe pse kjo tendencė nuk ėshtė reflektuar tek numri i tė pandehurve tė akuzuar pėr kėtė krim. Krimi i korrupsionit pėr pėrfshin disa vepra penale sipas prokurorisė kap shifra minimale nė raport me krimet e tjera qė kanė ndodhur nė vend, vetėm 0.38 pėr qind e tė gjitha procedimeve tė regjistruar nga prokuroria nė rang vendi. Pėr vitin 2013 janė regjistruar 106 procedime penale pėr vepra penale qė lidhen me korrupsionin nė tė gjitha rangjet, pėrfshi korrupsion nė drejtėsi apo edhe korrupsionin nė sektorin privat. Kjo shifėr rezulton tė jetė mė e lartė se procedimet e regjistruara pėr vitin 2012 pėr vepra penale nė fushėn e korrupsionit, ku rezultojnė 82 raste. Prokuroria rendit korrupsionin pasiv tė zyrtarėve si krimin mė tė pėrhapur nė radhėt e veprave tė korrupsionit, i cili zė 67 pėr qind tė numrit total tė veprave penale nė fushėn e korrupsionit. Gjatė vitit tė shkuar prokuroria ka hetuar 71 zyrtarė pėr veprėn penale tė korrupsionit, nga tė cilėt 31 kanė qenė nė qytetin e Tiranės. Ndėrsa pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės nga zyrtarėt, prokuroria thotė se pėr vitin 2013 ka hetuar 455 persona.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Prokuroria: Rritet kriminaliteti, ulet numri i vrasjeve pėr 2013

    Shkaktimi i vetėvrasjes rritet me 136 pėr qind

    Njė nga krimet qė ka pėsuar rritje tė madhe pėrgjatė vitit 2013 ėshtė shkaktimi i vetėvrasjes. Prokuroria thotė se pėr vitin e shkuar janė shėnuar 154 ngjarje tė tilla, por pa specifikuar nėse nė tė gjitha rastet ka patur ose jo viktima. “Pesha specifike qė zė kjo vepėr penale nė grupin e veprave penale ‘vepra penale kundėr shėndetit, kryer nga pakujdesia’ ėshtė 80 pėr qind pėr vitin 2013, ndėrkohė qė nė vitin 2012 ka qenė 70.6 pėr qind”, thuhet nė raportin e prokurorisė. Duke iu referuar tė dhėnave pėr kėtė krim nga viti 2009 deri nė vitin 2013, rezulton se shifra mė e lartė ėshtė shėnuar nė vitin 2009, me 202 raste shkaktim vetėvrasjeje. Gjatė viteve 2010-2012, ky krim ka patur ulje dhe sipas tė dhėnave rezultojnė se nė vitet 2010 dhe 2011 janė shėnuar respektivisht nga 88 ngjarje pėr krimin e shkaktimit tė vetėvrasjes. Numri mė i lartė ėshtė shėnuar nė vitin 2013, kur prokuroria ka regjistruar 154 procedime penale pėr veprėn penale “shkaktim i vetėvrasjes”, ose 136 pėr qind mė shumė krahasuar me vitin 2012.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Prokuroria: Rritet kriminaliteti, ulet numri i vrasjeve pėr 2013

    Llalla-Kuvendit: Lėvizjet nė Polici ulėn ritmin e hetimeve

    Rotacioni i kuadrit drejtues tė Policisė sė Shtetit krijoi ulje tė ritmit tė hetimeve. Konstatimi vjen nga Prokuroria e Pėrgjithshme, e cila nė raportin e saj vjetor dorėzuar Kuvendit, analizon marrėdhėniet e institucionit tė drejtuar nga Adriatik Llalla me institucionet e tjera nė vend. Sipas Prokurorisė, ulja e ritmit tė hetimeve zgjati pėr njė kohė tė shkurtėr. “Kjo situatė zgjati pėr njė kohė tė shkurtėr dhe angazhimi me intensitet tė lartė mes dy institucioneve po i afrohet ritmit tė kėrkuar”, – theksohet nė raport, ku si shembuj jepen disa aksione tė pėrbashkėta kundėr kriminalitetit dhe korrupsionit. Njė tjetėr “fėrkim” mes dy institucioneve ka tė bėjė me nxjerrjen e sekretit hetimor. Nė operacionin kundėr bandės sė tritolit, por edhe nė njė rast grabitjeje tė dhunshme, Prokuroria ka nisur hetimet pėr tė vėnė para pėrgjegjėsisė funksionarėt qė kanė publikuar tė dhėna sensitive hetimore. Prokuroria e Pėrgjithshme e ka cilėsuar prioritet tė sajin luftėn kundėr korrupsionit, duke ofruar ekspertizė edhe nė nismėn pėr krijimin e Byrosė Kombėtare tė Hetimit. “Ėshtė theksuar nevoja e forcimit tė kuadrit ligjor dhe logjistik kundėr korrupsionit, si dhe janė parashtruar alternativa tė mundshme pėr kėtė institucion”, – thuhet nė raport. Kryeprokurori Adriatik Llalla vlerėson raportin e zyrės sė tij me Presidencėn, e cila ka dhėnė mbėshtetje tė plotė nė punėn e organit tė akuzės. Njėsoj tė mira konsiderohen edhe marrėdhėniet me Kuvendin e Shqipėrisė, nė nismat ligjore tė ndėrmarra pėr luftėn kundėr korrupsionit dhe kriminalitetit. “Prokuroria vazhdon tė jetė pjesė e diskutimeve pėr amendimet e parashikuara nė Kodin e Procedurės Penale, ku nė parim shprehet dakord me propozimet e Kėshillit tė Ministrave”, – thuhet nė raportin qė pritet tė diskutohet javėt e ardhshme nė Kuvend. Nga ana tjetėr, shefi i Prokurorisė kėrkon shtim tė prokurorėve tė Krimeve tė Rėnda, por edhe nė tė gjitha nivelet e kėtij institucioni. Paketa e re “Antimafia” ka kaluar pėr kompetencė tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda disa nene qė lidhen me luftėn kundėr korrupsionit, ēka sipas Prokurorisė duhet tė pasohet edhe me shtimin e numrit tė prokurorėve. Njė tjetėr arsye ėshtė edhe rritja e procedimeve apo e kriminalitetit nė vend. “Numri i pėrgjithshėm i prokurorėve duhet tė jetė mė i lartė, pėr shkak tė rritjes sė ngarkesės dhe numrit tė ēėshtjeve gjatė vitit tė fundit”, – sugjeron Prokuroria. Marrėdhėnia me ekzekutivin ėshtė mė e drejtpėrdrejtė tek raportet me Ministrinė e Drejtėsisė, e cila nė inspektimet e saj pėr vitin 2013 ka gjetur fare pak prokurorė me shkelje. “Nė inspektimet qė Ministria e Drejtėsisė ka bėrė, rezulton se nga 317 ēėshtje tė kontrolluara, janė konstatuar me shkelje procedurale 17 qėndrime tė prokurorit nė gjykimet e ēėshtjeve, tė cilat u atribuohen vetėm 6 prokurorėve”, – thuhet nė kėtė raport. Inspektorati i Ministrisė sė Drejtėsisė ka ushtruar kontroll tematik pėr 31 ēėshtje tė veēanta nė disa prokurori tė rretheve, nga ku ka pasur kontestim vetėm pėr 7 ēėshtje. Gjithė sa mund tė lexohet nė raport ėshtė se rotacioni politik nuk ka shkaktuar probleme pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe kreun e saj, i cili vlerėson si korrekte marrėdhėniet me ekzekutivin dhe pushtetin legjislativ nė vend.

    Inspektimi

    317 Ēėshtje kanė kaluar nė ‘sitėn’ e Inspektoratit tė Ministrisė sė Drejtėsisė. Nga kėto kanė rezultuar me shkelje procedurale vetėm 17 ēėshtje tė gjykuara nga 6 prokurorė.

    31 Dosje hetimore janė verifikuar nga Inspektorati nė prokurori tė ndryshme tė vendit pėrgjatė 2013-ės. Lidhur me kėto ka pasur kontestim vetėm pėr 7 ēėshtje

    Trafiku i drogės, vrasjet e vjedhjet mė problematike droge

    Trafiku i drogės, vrasjet dhe krimi kundėr pronės janė krimet mė shqetėsuese sipas Prokurorisė, pėr vitin 2013. Nė raportin e dorėzuar nė Kuvend, Prokurori i Pėrgjithshėm bėn njė pasqyrim tė situatės sė kriminalitetit nė vend pėr vitin 2013, pėr ngjarje qė kanė lidhje me sigurinė, por edhe hetimet qė ka kryer organi i akuzės, pėr shkeljet e kryera nga vetė punonjėsit e shtetit, ku rezulton se janė hetuar pėr shpėrdorimin e detyrės 455 punonjės.
    Mes shqetėsimeve tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm radhitet edhe mbajtja nė burg e tė sėmurėve mendorė e, pėr kėtė Llalla kėrkon nga Kuvendi njė bashkėpunim ndėrinstitucional pėr gjetjen e njė zgjidhjeje, pasi kėtyre personave – thuhet nė raport – u duhet gjetur njė ambient, ku tė garantohen ruajtja dhe siguria e tyre. Prokurori i Pėrgjithshėm propozon masa legjislative nė kuadėr tė luftės kundėr korrupsionit, pėr ndryshime nė Kodin e procedurės penale, nė nenin 221, i cili flet pėr kufijtė e lejimit tė pėrgjimit dhe – sipas kreut tė akuzės – veē pikave qė pėrmenden nė kėtė nen tė shtohet pėrgjimi edhe pėr veprat korruptive, siē ėshtė rasti i korrupsionit aktiv tė nėpunėsve tė huaj, korrupsionit aktiv tė funksionarėve tė lartė dhe tė tė zgjedhurve vendorė.


    MAPO

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •