TIRANE – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e rrugës “Prokop Mima” në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e shtetasit Ermal Koka. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Emri:  79909_1.jpg

Shikime: 277

Madhësia:  24.8 KB
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet dhe autorët e vendosjes së eksplozivit, ndërsa policia po punon për të zbuluar konflikte të mundshme të pronarit të banesës, që mund të kenë lidhje me ngjarjen e sotme.

Policia e Tiranës bën të ditur se shtetasi Ermal Koka është, biznesmen i materialeve elektrike tek rruga “Siri Kodra”. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”

(er.nu/BalkanWeb)