Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Shpërthim eksplozivi në komisariatin e Fushë-Krujës, dëmtohen dy automjete

    FUSHË-KRUJË- Një sasi tritoli ka shpërthyer në komisariatin re Fushë-Krujës. Lënda plasëse tritol është hedhur në oborrin e komisariatit. Për pasojë nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete.


    Lënda shpërthyese është hedhur në Komisariat nga jashtë. Tritoli ka rënë mbi njërën nga automjetet e parkuara. Dy makinat e dëmtuara janë automjete të Komisariatit të policisë. Nga shpërthimi janë dëmtuar dhe xhamat e disa banesave.

    Ky është rasti i dytë që një sasi tritoli hidhet në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës. Në 20 janar rreth orës 19:00 një sasi e vogël eksplozivi u hodh në oborrin e komisariatit. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materjale.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthim eksplozivi në komisariatin e Fushë-Krujës, dëmtohen dy automjete

    Sulmi brenda komisariatit të Fushë-Krujës, Prokuroria: Akt terrorist, tre pista hetimi

    TIRANE-Sulmet me tritol brenda komisariatit të Fushë-Krujës janë cilësuar si akte terroriste nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas Prokurorisë lidhur me ngjarjet janë hapur tre pista hetimi.

    E para është përhapja e panikut në popullatë. Pista e dytë e hetimit është presion ndaj policisë dhe pista e tretë ndonjë konflikt i mundshëm i drejtuesve të policisë.

    Lënda e përdorur në sulmet ndaj komisariatit të Fushë-Krujës dyshohet të jetë eksploziv për minierat. Sipas Prokurorisë autori rrezikon dënim nga 15 vite burg në burgim të përjetshëm.

    Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli shpërtheu në komisariatin e Fushë-Krujës. Lënda plasëse u hodh në oborrin e komisariatit. Për pasojë nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete. Tritoli ra mbi njërën nga automjetet e parkuara.

    (a.n/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shpërthim eksplozivi në komisariatin e Fushë-Krujës, dëmtohen dy automjete

    Shpërthimi në Komisariatin e Fushë-Krujës, kamerat filmojnë makinën që hodhi tritolin

    Shpërthimi në Komisariatin e Fushë-Krujës, kamerat filmojnë makinën që hodhi tritolinTIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot detaje në lidhje me shpërthimin në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës.

    Mësohet se dy kamera sigurie kanë filmuar një makinë tip “Benz 190” para shpërthimit, i cili është larguar nga vendngjarja me shpejtësi. Po sipas të njëjtave burime, dyshohet se prej kësaj makine mund të jetë hedhur eksplozivi në oborrin e komisariatit të policisë së Fushë-Krujës.

    Mësohet gjithashtu se mjetit në fjalë nuk i dallohen mirë targat. Megjithatë prokuroria bën me dije se janë identifikuar 3 persona si të dyshuar për ngjarjen.

    Sasia e tritolit është hedhur mbrëmjen e 3 marsit në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës, duke dëmtuar dy mjete të policisë. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe xhamat e disa banesave aty pranë

    Ky është rasti i dytë që një sasi tritoli hidhet në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës. Në 20 janar rreth orës 19:00 një sasi e vogël eksplozivi u hodh në oborrin e komisariatit. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale.

    (m.a/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •