RIMINI- Tre shqiptarë janë arrestuar, ndërsa 2 ton marijuanë janë sekuestruar gjatë një aksioni të policisë italiane në Rimini.

Droga është sekuestruar në brigjet e qytetit Barleta në një anije peshkimi.

Në pranga kanë rënë katër persona, tre shqiptarë dhe një rumun, i cili punonte në Rimini.

Policia italiane thekson se po heton për zbulimin e plotë të organizatës kriminale, e cila merrej me tregtimin e marijuanës dhe heroinës.

Panorama