Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Thumbs up Naftë në pusin “Shpiragu 2”

    Një çerek shekulli nga zbulimi zonës së fundit naftëmbajtëse, Shqipëria duket se ka gjetur një tjetër vendburim për arin e zi.

    Kompania holandeze "Royal Shell" dhe ajo "Petromanas" njoftuan se rezultatet e para të testimit në pusin 'Shpiragu 2' kanë konfirmuar praninë e rezervave të ndjeshme të naftës. Sipas njoftimit zyrtar të kompanive, gjatë provave të para treditore, nga pusi është arritur të nxirret një sasi nafte nga 800-1300 fuçi në ditë. Sipas njoftimit, nafta është e cilësisë më të mirë, e ashtuquajtur naftë e lehtë, e cila në treg shitet me një çmim më të lartë
    nga ajo që Shqipëria prodhon aktualisht.




    Gjatë provave të para treditore, nga pusi është arritur të nxirret një sasi nafte nga 800-1300 fuçi në ditë

    Drejtuesit e kompanisë janë shprehur me tone mjaft optimiste para mediave ndërkombëtare. Erik Verdok, zvëndësdrejtori i përgjithshëm i "Shell Europe" e ka cilësuar rezultatin e provave si shumë inkurajues dhe deklaroi se në fillim të vitit tjetër kompania do të ketë rezultatet e saktë mbi rezervat e naftës që gjenden në këtë zonë.

    Burime nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, duke konfirmuar lajmin kanë sqaruar se brenda muajit tjetër do të dalë vlerësimi përfundimtar mbi rezrvat e pusit "Shpiragu 2" dhe më pas në këtë pus mund të fillojë prodhimi i naftës.

    Të njëtat burime bëjnë të ditur se pas nisjes së prodhimit në këtë zonë do të ketë shpime të tjera për të shfrytëzuar maksimalisht rezervat. Pusi "Shpiragu 2" zotërohet nga "Shell" dhe "Petromanas", përkatësisht me 75 dhe 25 për qind të aksioneve. Të dy kompanitë kanë investuar rreth 60 milionë dollarë në këtë pus, i cili u shpua deri në thellësinë 5553 metra para se të konfirmohej prania e naftës.

    / Top Channel
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Vendndodhja
    Montreal
    Postime
    20

    Për: Naftë në pusin “Shpiragu 2”

    Ashtu si edhe Patos-Marinza qe iu dha me koncesion 25 vjet Bankers Petroleum, Shpiragu i Petromanasit ka per te gjeneruar super leke per koncesionaret dhe asnje per Shqiptaret deri sa te mbaroje koncesioni pas 25 vitesh.

    Normal qe deri atehere keto resourse te Shqiptareve do jene shterruar krejtesisht..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •