Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re



    Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj prej të premtes edhe zyrtarisht nuk do të jenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, meqë po e formojnë partinë e tyre të re. Ata të enjten përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se të premten pasdite në Prishtinë e zyrtarizojnë subjektin e tyre të ri politik.



    Në një artikull që e ka postuar në profilin e tij, në rrjetin social “Facebook”, kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka folur për një qeverisje të mirë, të lirë e të përgjegjshme. E miku i tij, Fatmir Limaj, po ashtu përmes këtij rrjeti social ka bërë thirrje për t’iu bashkuar subjektit të ri politik që ata dy do ta themelojnë.

    Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetarë, dëshiroj t’ju njoftoj se nesër, e premte, më datë 28.2.2014, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të mbajmë tubimin e zyrtarizimit të subjektit tonë të ri politik”, ka shkruar Limaj të enjten.
    E Krasniqi ka qenë më i gjatë në postimin tij.

    Për ish-sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, qeverisje të mirë ka aty ku ka përgjegjshmëri, aty ku jepen orientimet strategjike të zhvillimit, aty ku planifikohen perspektivat e vendit, aty ku objektivat e planifikuara përmbushen në tërësi, aty ku rreziqet e mundshme për siguri e stabilitet të vendit menaxhohen mirë, dhe kanë dhënë rezultate të pritshme, aty ku të gjitha burimet që i kanë pasur në pronësi janë përdorur në mënyrë të përgjegjshme, efikase e në bazë të rregullave të qarta ligjore.

    Qeverisja e mirë kujdeset që të respektojë e të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të bëjë të mundur që zërat e tyre të dëgjohen në drejtimin e punëve të shtetit. Qeverisja e mirë mbështetet në disa trekëndësha apo shtylla mbi të cilat duhet të mbështetet Qeveria, po i japim disa sosh”, ka shkruar, mes tjerash, Jakup Krasniqi.

    http://www.koha.net/?id=27&l=1373

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    Deputetët e SHIK-ut me Thaçin e jo me Limajn

    Latif Gashi, Ilmi Reçica, Bekim Haxhiu, e mbase edhe Azem Syla e Fadil Demaku, do të mbesin edhe më tutje pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës në krye me Hashim Thaçin!.

    Kanë vendosur të mos ia kthejnë shpinën partisë së vjetër dhe shefit të partisë për shumë arsye. Jo vetëm se e ndjejnë vetën pjesë e themelimit të partisë, aty ku tash e 14 vjet po e japin kontributin e tyre, por ish-drejtuesit e Shërbimit Informativ të Kosovës, tani deputet të Kuvendit të Kosovës, do t’i mbesin besnik jo vetëm liderit të partisë Hashim Thaçit, shefit të dikurshëm të shërbimit informativ, Kadri Veselit, por edhe votuesve, atyre që i kanë sjellë në postet që mbajnë sot.

    Latif Gashi, Ilmi Reçica, Bekim Haxhiu, e mbase edhe Azem Syla e Fadil Demaku, që të gjithë këta emra të njohur në opinion edhe si drejtues të Shërbimit Informativ të Kosovës do të mbesin edhe më tutje pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Asnjëri nga këta deputetë, pjesëtarë të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës nuk do t’i bashkohet partisë së kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe bashkëpartiakut të tij Fatmir Limaj.

    Këta dy të fundit, edhe zyrtarisht të premten do të marrin në duar timonin e drejtimit të partisë së re me emrin Iniciativa Qytetare e Kosovës, por që nga PDK-ja thuajse do të dalin të vetëm.

    Të kontaktuar nga gazeta “Botapress”, deputetët e SHIK-ut në Kuvendin të Kosovës, jo vetëm se nuk kanë menduar për asnjë moment largimin e tyre nga PDK-ja, por në anën tjetër ikjen e Krasniqit dhe Limajt nga kjo parti ata e cilësojnë për interesa personale.

    Unë do të vazhdoj angazhimin tim në Partinë Demokratike të Kosovës ashtu sikur deri më tash. Konsideroj se elektoratin tim e kam në këtë parti dhe konsideroj se z.Krasniqi dhe z.Limaj nuk po e bëjnë këtë veprim për çështje të interesit të përgjithshëm, por për çështje të interesit personal”, ka deklaruar deputeti Latif Gashi. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/deput...n-2-41731.html

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re




    PDK do të fitojë edhe pa Limajn e Krasniqin

    © KosovaPress

    Nga Nebih Maxhuni
    KosovaPress
    Prishtinë E premte, 28 Shkurt 2014 12:22

    Largimi i ish numrit dy dhe tre të PDK-së, Fatmir Limes dhe Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do ta dëmtoj këtë parti. Kështu ka deklaruar kryetari i PDK-së dhe njëherit kryeministër i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive për Kosovapress. Ai ka thënë se është vullnet i secilit që të zgjedh orientimin e tij politikë.

    Thaçi nuk ka dashur të flas për zyrtarizimin e partisë së Krasniqit e Limajt, dukë përsëritur se PDK nuk është e asnjë individi apo personi të caktuar.

    “Është në opinionin dhe vullnetin e secilit që të merr orientimin e vet politik”, ka thënë Thaçi për Kosovapress.

    Kryeministri i Kosovës është i bindur se edhe pas largimit të Limajt dhe Krasniqit , Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoi të jetë partia numër një në vend.

    “E theksoi se Partia Demokratike e Kosovës, është jashtëzakonisht mirë e organizuar, partia më e fuqishme, është partia numër një në Republikën e Kosovës, është partia që do të fitoj bindshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2014. Partia Demokratike e Kosovës, me konceptin e vet zhvillimor dhe partnerët e saj politikë, do të vazhdoj të qeverisë edhe në mandatin tjetër, por përsëri e theksoj, është në vullnetin e çdo njeriu që të merr orientimin ose riorientimin politikë”, ka thënë ai.

    Kryetari i PDK-së ka thënë se partia që ai udhëheq nuk është pronë e askujt, por është pronë e sovranit.

    “PDK do të vazhdoj të punoj me konceptin e vet, me programi ne vet, me filozofinë e vet politike. PDK nuk është e individit por është pronë e elektoratit, elektorati i PDK është i lidhur me programin dhe vizionin e saj me vlerat dhe standardet e saj dhe jo me kultin e individit apo të ndonjë personaliteti të caktuar”, thotë ai.

    Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka një lidership të dëshmuar dhe të fuqishëm për ta udhëhequr vendin edhe për një mandat qeverisës.

    Intervistën e plotë me kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me reformën zgjedhore, zgjedhjet e 2014, Tribunalin për UÇK-në, bisedimet me Serbinë, rritjen e pagave, kandidimin për kryeministër, mocionin për rrëzimin e Qeverisë, integrimin e veriut, liberalizimin e vizave, si dhe cështje do të mund t’i lexoni nesër në Kosovapress.




    Thaçi: PDK do të fitoj edhe pa Limajn e Krasniqin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    PDK do të fitojë edhe pa Limajn e Krasniqin

    ...
    Sigurisht e ka mendjen tek koalicioni me Srpska te Dacicit, e cila do t'i fitoje te gjitha mandatet ne zgjedhjet e ardhshme...
    Sepse pa keta, te gjitha pakicat dhe eventualisht ndonje parti te vogel me 3-5% nuk ka as shansa minimale per te qene kryeminister i qeverise se ardshme te Kosoves.

    Prandaj, duke pasur parasyesh se rezultati i PDK-se edhe per shkak te partise se re (sidomos procentualisht) do te jete dukshem me i dobet se heren e kaluar, por edhe per shkak te humbjes qe do te pesojne partneret aktual te koalicionit, ne vecanti AKR e Pacollit, e vetmja mundesi qe Thaci&Co te mbesin ne pushtet edhe ne legjislaturen e ardhshme eshte nje koalcion ne mes te partive te medha (LDK-se dhe PDK-se, nese doerehiqet Presidentja aktuale), nje koalcion ne mes te PDK-se, Srpska-se, partive tjera te pakicave dhe partise se Limaj dhe Jakupit, nese arrine rezultat te mire ne zgjedhje.

    Nje mundesi tjeter eshte manipulimi masiv i votave, nga i cili do te perfitonin kryesisht Srpska e Dacicit, PDK dhe ndonje parti e vogel qe aktualisht eshte ne koalicion qeveritar.

    Perndryshe, humbja e Thacit qysh tani eshte e rezervuar, pavaresisht a do te jete PDK per 100, 1000 apo 3000 vota me e votuar se partia e dyte.
    Vetem edhe Ramushi eventualisht do te mund t'ia zgjaste jeten, nese do te hiqte dore nga Kryeministria dhe Presidenca. Kupohet, nga presioni masiv i amerikanve dhe BE-se nese keta kane interesa qe Thaci&Co te jene edhe me tutje ne krye te qeverise se Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-02-2014 më 08:34

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re



    Kadri Veseli: Përhajër partia Limajt dhe Krasniqit, ruaj respektin për të kaluarën e përbashkët


    GazetaExpress E enjte, 27 Shkurt 2014 19:17
    Zv. kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ua ka bërë i pari përhajër partinë Limajt dhe Krasniqit. Thotë se ruan respektin për të kaluarën e përbashkët. Nuk mendon se ai ka ndonjë “faj” për largimin e tyre nga partia. Veseli në emisionin “Rubikon” ka folur për çështje të ndryshme: reformën zgjedhore, koalicionet e mundshme...

    (E plotësuar)

    Veseli për Limajn dhe Krasniqin: Është një debat pothuajse i konsumuar publik tanimë. Ata janë persona që kanë kontribuar në rritjen dhe themelimin e partisë. Kemi dhënë qëndrimet tona në lidhje me mundësinë që ata të vazhdojnë brenda PDK-së. Por tani jemi në këtë situatë kur vetëm mundemi t’ua bëjmë përhajër partinë e re politike. Nuk kemi entuziaztë me daljen e tyre, të jemi të sinqertë. Por PDK ka njerëz pozitivë në strukturën e vet, është situatë që nuk është provokuar nga lidershipi i PDK-së. Në PDK ka një debat shumë pozitiv, vet opinioni publik e di që në Këshillin Drejtues ka pasur debate pozitive.

    Është përgjegjësi e tyre është rrugëtim i tyre, mua nuk më takon të gjykoj. Në zgjedhjet lokale ata kanë qenë jashtë PDK-së me Iniciativat e tyre edhe pse zyrtarisht kanë qenë brenda PDK-së.

    Z. Krasniqi dhe Limaj i njoh prej një kohe të gjatë. Kam respektin e veçantë për këto dy figura. Në situatën kur unë jam futur në PDK ka qenë pothuajse një situatë e kryer. Unë personalisht ruaj respektin pozitiv për të kaluarën e përbashkët.

    Veseli për koalicionet: Angazhohemi për një logjikë integruese e jo përjashtuese. Pastaj janë konceptet, programet.

    Veseli: PDK do t’i fitojë zgjedhjet

    Por me vet faktin se kemi pranuar konceptin e pluralizmit politik, pyetja juaj abstrahohet, i tha ai autorit të emisionit, kur ky i fundit e pyeti se a do ta pranojë humbjen PDK-ja, nëse ndodhë kjo.

    PDK është e gatshme ti përgjigjet në mënyrën më dinjitoze verdiktin të qytetarëve të Kosovës. Shumë e gatshme që të qeverisë edhe për mandatin e tretë dhe në përmirësimin e atyre momenteve, sukseseve të munguara, që të kemi zhvillim ekonomik, arsim dhe shëndetësi të mirë.

    Kadri Veseli: Zgjedhjet mund të mbahen edhe në prill, por nuk kemi nevojë të ngutemi, askënd s’po e lagë bora e shiu

    Veseli për mocionin e AAK-së dhe kohën e mbajtjes së zgjedhjeve: Po flas për një logjikë që nuk i duhet Kosovës, po flas për një logjikë që pushteti të mirret për qytetarët. Komunikimi mes liderëve është gjëja më e mirë, e kultivuar veçanërisht në Republikën e Kosovës. Edhe mocioni është një çështje pozitive, është veprim institucional. Nëse flasim për situatën aktuale dhe u referohemi vërejtjeve për zgjedhjet e kaluara dhe shqetësimet më të mëdha kanë qenë brenda vet subjekteve politike.

    Nëse akterët politik vlerësojnë se nuk kemi nevojë asgjë të ndërrojmë, atëherë në zgjedhje mund të shkojmë edhe në prill, por duhet ti bisedojmë ca gjëra para se të thirren qytetarët në zgjedhje.

    Veseli: PDK-në e dallon nga partitë tjera sensi i kërkesës që vetëm të fitohen zgjedhjet

    “Edhe ne dëshirojmë të fitojmë zgjedhjet por çka pas zgjedhjeve. PDK-në e dallon kjo nga partitë tjera, sepse ne nuk duam vetëm t’i fitojmë zgjedhjet por edhe çka do të bëjmë pas kësaj. Koncepti i zhvatjes së pushtetit nuk i bën mirë Republikës së Kosovës.

    Kadri Veseli për zgjedhjet e fundit: Kemi arsye për të qenë të kënaqur me përkrahjen qytetare në zgjedhjet e kaluara, lokale. Jemi duke punuar intensivisht që të ecim përpara, të reflektojmë dhe të zhvillohemi. Jam i sigurtë se në sfidën e ardhshme nacionale suksesi do të jetë edhe më i thellë. Këtë e bazoj në komunikimet e përditshme me qytetarët. Ekziston një entuziazëm dhe optimizëm. Ekziston edhe një kërkesë që të punohet edhe më mirë. Jemi të vendosur që gabimet të mos përsëriten.


    Kadri Veseli: Duam që zgjedhjet të jenë festë nacionale, partitë opozitare po tregohen joserioze

    Kadri Veseli për reformën zgjedhore: Jemi duke folur për një standard demokratik që në Kosovë duhet ta ndërtojme sepse kemi përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës. Njerëzit duhet të kenë besueshmëri se në momentin kur votojnë, vota e tyre duhet të jetë e paprekur. Është qëndrim zyrtar edhe i PDK-së se duhet të ketë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike. Vet situata e vitit 2010, është një perokopim për ne që situata të jetë sa më transparente. Duhet të ndërtojmë standard që zgjedhjet të jenë një festë nacionale.

    Besoj se të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Ka një involvim të të gjitha partive politike. Ne nuk kemi arsye si PDK të shqetësohemi në kuptimin e procesit elektoral, por duam që besueshmëria në procesin elektoral të jetë e garantuar.

    Ne jemi duke punuar çdo ditë me angazhimin tonë, por duhet të pranojmë një fakt se jemi të zhgënjyer nga partite opozitare, që nuk kanë pasur një seriozitet, kjo shihet edhe në të kaluarën. Ne synojmë që procesi zgjedhor të jetë sa më i lirë, sa më i drejtë në të njëjtën kohë dhe pranueshmëria e zgjedhjeve më të mos jetë çështje debati.

    Zëvendëskryetari i PDK’së, Kadri Veseli ua bën përhajër partinë Limajt dhe Krasniqit

    Në emisionin “Rubikon”, Veseli ka komentuar zhvillimet e fundit në PDK.

    Ai ka thënë se nuk do të kërkojnë shkarkimin e Krasniqit nga kreu i Kuvendit.

    “Në aspektin juridik situatat në parlamentin e Kosovës që shkojnë me përfaqësim si partia më e madhe, nuk e njoh se a mundet me u akceptu një situatë e tillë. Por e thash një qëndrim të PDK-së, nuk do të ndërmarrim ndonjë veprim politik për shkarkimin e dikujt në këtë fundmandati”, ka thënë veç tjerash Veseli në këtë emision, ku ka folur edhe për shumë çështje të tjera.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    Limaj dhe Krasniqi themelojnë Nismën për Kosovën (Foto)





    Partia e re e themeluar nga Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj do të quhet Nisma Për Kosovën.

    Ata kanë zgjedhur dy këshille në ditën e saj të parë. Këshillin Kombëtarë dhe Këshillin Drejtues.

    Kryetar iKëshillit Drejtues të Partisë u zgjodh Fatmir Limaj ndërsa Jakup Krasniqi u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar.




    Në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë e cila ishte e mbushur me njerëz, Krasniqi dhe Limaj thanë se kjo do të jetë një frymë e re në politikën kosovare e cila do të qoj në vend amanetin e dëshmorëve të Lirisë.

    Sipas tyre qeverisja aktuale duke u lëshuar në interesa personale ka harruar idealin dhe arsyejen se përse i janë futur kësaj rruge.


    Fatmir Limaj tha se nga sot ata po ja nisin Nismës së re e cila do të sjellë alternativë të re politike.

    Ngado që kam shkuar këto dy muaj ku jam takuar me mijëra qytetar të gjithë më kanë pyetur se kur po ja nisim. E unë po ju them sot se pikërisht tash po ja nisim. Nga sot Kosova do të ketë një nismë të re një alternativ të re politike”,ka thënë ai. (Pas pak video dhe informata të tjera)
    http://www.zeri.info/artikulli/27829...es-per-kosoven

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    ju deshiroi suksese
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    SKIFTERI&12.05 (02-03-2014)

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re


    ...

    Logjika despotike që e karakterizoj themelimin dhe konsolidimin e partive politike dhe sidomos privilegjet individuale apo grupore shpjegon edhe mungesën e vullnetit politik për të organizuar zgjedhje të lira në përputhje me vlerat dhe normat e demokracive perëndimore".

    Fatmir Limaj tha se nga sot ata po ja nisin Nismës së re e cila do të sjellë alternativë të re politike.

    “Ngado që kam shkuar këto dy muaj ku jam takuar me mijëra qytetar të gjithë më kanë pyetur se kur po ja nisim. E unë po ju them sot se pikërisht tash po ja nisim. Nga sot Kosova do të ketë një nismë të re një alternativ të re politike”,ka thënë ai duke shtuar.





    ...

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    Remzi Ejupi, pronari i Gazetës Zëri dhe i EuroKohës, pjesë e Nismës së Fatmir Limajt?




    HAHAHAHAHAHAHAHA
    valla paska ba zgjedhje te duhur Fatmiri e Kupa
    po ku more mendoin keta qe te bejn diqka ndryshe me
    Remzia e Hoxha e komurgji tier
    po qja paska fut veti Fatmiri qysh ne start
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    Jakup Krasniqi i gatshëm të lë postin e kryetarit të Kuvendit



    Prishtinë, 1 mars - Pas themelit të subjektit politik NISMA për Kosovën, Kryesia e saj në mbledhjen e mbajtur sot, shqyrtoi pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën Jakup Krasnqi në mbledhjen e parë të Kryesisë pas themelimit të saj u deklarua se është i gatshëm të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    Kryesia e NISMA për Kosovën pas diskutimeve erdhi në përfundim se dorëheqja e Kryetarit të Kuvendit në situatën në të cilën gjendet vendi, sidomos faktit që kemi hyr në vitin zgjedhor nuk do t’i kontribuonte stabilitetit institucional dhe politik në Kosovë, njofton kumtesa Nisma.

    Kryesia është e vetëdijshme që posti i kryetarit të Kuvendit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës i takon partisë që ka dal forca e parë politike, në këtë rast PDK-së, prandaj kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën dhe Kryesia e saj janë plotësisht dakord që në rast se PDK parashtron një kërkese të tillë zyrtare, kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

    http://www.koha.net/?id=27&l=1559

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    Krasniqi: Më së lehti partneriteti ynë me Vetevendosjen

    Pas Isa Mustafës i cili shprehi interesim për bashkëpunim me lëvizjen Vetëvendosje! kësaj radhe edhe partia e re Nisma për Kosovën ka vënë në dukje se preferon partneritetin me lëvizjen e Albin Kurtit.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, tha se më së lehti e kanë partneritetin me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas, tij, përparësia e Vetëvendosjes, është, mos marrja pjesë e tyre, siç u shpreh në keqqeverisje.

    Duke folur në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV 21, Krasniqi, tha se VV, ende nuk është provuar në qeverisje, dhe prandaj mund të kenë partneritet në të ardhmen.

    Ndoshta një përparësi e subjektit politik Vetëvendosje është, si të themi, më i lehtë për t’u bashkëpunuar në të ardhmen, për faktin që nuk e ka pjesën në keqqeverisje as tani e as në të kaluarën”, tha Krasniqi.

    Përndryshe, Vetëvendosje! njihet si një prej kundërshtareve më të ashpra të qeverisë së Hashim Thaçit nga partia e të cilit u larguan para pak kohësh dy prej themeluesve të PDK’së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

    http://www.zeri.info/artikulli/27922...-vetevendosjen


  13. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    fal u koft hahahahahaha
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    Limaj: Nismës kanë dashur t’i bashkëngjiten 10 deputetë (Video)



    Kryetari i subjektit më të ri politik, Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se fillimisht kanë qenë dhjetë deputetë të Parlamentit të Kosovës që kanë dashur t'i bashkohen nismës së tij. Limaj thotë se Nisma është e hapur për të gjithë dhe paralajmëron se këtij subjekti politik do t’bashkangjiten personalitete shumë të rëndësishme nga skena politike dhe intelektuale e Kosovës.

    Limaj thotë se askujt nuk i kanë kërkuar që t’i bashkohet Nismës, por mos bashkangjitjen e këtyre dhjetë deputetëve e arsyeton me faktin se Nisma për Kosovën nuk ka dashur të bëhet reprizë e PDK-së.

    "Nëse do t'i marrshim dhjetë deputetë s'do të ishte Nismë e re. Më mire që kemi vazhduar kështu sepse duam që kjo Nismë e re të jetë e re", ka thënë Limaj në Rrokum Tv.

    "Nuk kemi dashur të bëjmë një lloj reprize të një grupi politik", ka shtuar ai.

    Limaj ka thënë se në Nismën për Kosovën do të ketë fytyra të reja të cilat nuk kanë pasur hapësirë nëpër parti tjera.

    "Nisma për Kosovën do të jetë subjekt i hapur dhe i ri për t'iu dhënë njerëzve hapësirë pavarësisht në cilin grup do të jenë", ka thënë ai. /RrokumTV/

    http://www.telegrafi.com/lajme/limaj...o-2-42073.html

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    hem po don me e shkatrrue PDK-ne hem po na i ardhka gjynah ese mos qesh me te madhe hahahahaha
    o PDK eshte PDK nuk nien per individ jo
    kan me lyp e skan me gjet i ka que e mira pesh
    deri n e majet e shtetit te Kosoves jan ngrit fal PDK-se keta trima
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e SKIFTERI&12.05
    Anëtarësuar
    04-11-2007
    Postime
    423

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    mos deshte me than fal luftes o llape

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Limaj e Krasniqi zyrtarizojnë sot partinë e re

    Citim Postuar më parë nga SKIFTERI&12.05 Lexo Postimin
    mos deshte me than fal luftes o llape
    fal luftes erdhi liria e shteti e PDK-ja ska fjal
    por qe te gjitha keto te mira e poste te larta shtetrore e partiake i kan pas fal PDK-se
    qe edhe 100 vite po te jetoin se sdo te arrijn kurr as gjysmen qe e kan arrit ne PDK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •