Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,062
    Faleminderit
    1
    128 falenderime nė 116 postime

    Kosove: Konsumatoret vidhen paturpesisht nga firma turke KEDS

    KEDS vodhi konsumatorėt me bekimin e MTI-sė



    Agjencia e Metrologjisė e Kosovės (AMK), e cila vepron nė kuadėr tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė (MTI), edhe mė tutje vazhdon tė dalė nė mbrojtje tė kompanisė turke “Ēalik&Limak”, e cila e ka privatizuar distribucionin e Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK). Agjencia e Metrologjisė i ka mundėsuar KEDS-it qė t’i licencojė njehsorėt e prodhuesit turk “Kohler”, edhe pse ky prodhues nuk i ka ofruar AMK-sė asnjė referencė pėr eksport nė ndonjė shtet tė Bashkimit Evropian (BE).

    Burime tė besueshme tė gazetės “Zėri” brenda MTI-sė bėjnė tė ditur se njehsorėt e tillė KEDS-i i ka blerė me njė ēmim prej rreth 30 euro, e derisa njehsorėt e prodhuesve tė tjerė nė treg sillen nė njė ēmim prej rreth 50 euro pėr copė.

    “Kėta njehsorė elektrikė janė licencuar nga Agjencia e Akreditimit para se KEDS-i ta marrė nė menaxhim distribucionin. Me herėt ky model i njehsorėve ka qenė i pranishėm nė Kosovė. Pėr shkak tė ēmimit tė lirė njehsorėt e tillė janė vendosur me herėt nė disa ndėrtesa nga investitorėt privatė, por nė fund ata ėshtė dashur t’i tėrheqin ato pėr shkak tė defekteve qė kanė pasur gjatė matjes”, ka thėnė burimi i besueshėm i gazetės “Zėri”.

    Sipas kėtij burimi nga instalimi i kėtyre njehsorėve konsumatorėt e KEDS-it janė dėmtuar rėndė.

    Demolli: Njehsorėt ishim me defekte ()

    Nė anėn tjetėr, Lulzim Demolli konfirmon se drejtori i Agjencisė sė Metrologjisė sė Kosovės Blerim Sokoli, ka filluar punėn nė qershor tė vitit tė kaluar. Ai ka thėnė se nuk kanė informacione mė tė hollėsishme rreth dokumentacioneve qė ka sjellė kompania nė kohėn kur ėshtė licencuar. Mirėpo, Demolli konfirmon se AMK-ja ka marrė vendim pėr suspendim tė pėrkohshėm tė kėtyre njehsorėve pėr shkak tė defekteve tė paraqitura nė ta.

    “Ėshtė e vėrtetė qė AMK-ja ka marrė vendim pėr suspendimin e pėrkohshėm tė njehsorit tė energjisė elektrike tė tipit “AEF.TF-01” tė prodhuesit “Kohler”. Arsyeja pėr njė hap tė tillė qėndron nė vetė mandatin e AMK-sė qė ėshtė konstatimi i saktė pėr punėn e njė mjeti matės. Vendimi pėr suspendimin e pėrkohshėm tė njehsorėve elektrikė tė tipit “AEF.TF-01” tė prodhuesit “Kohler” ėshtė transparent dhe tė njėjtin mund ta keni edhe ju nėse njė gjė tė tillė e kėrkoni”, ka thėnė Demolli, njė ditė pas publikimit tė vendimit nė gazetėn “Zėri”.

    Demolli mė tej ka bėrė tė ditur se nė kuadėr tė MTI-sė, ku edhe funksionon AMK-ja rėndėsi e veēantė i jepet mbrojtjes sė konsumatorit pėr ēka edhe ėshtė ndėrmarrė njė hap i tillė me formimin e komisionit, i cili do t'i bėjė njė seri tė testimeve tė rregullta.

    “Nė objektivat e aktivitetit tė tillė ėshtė konstatimi i saktė i punės sė mjeteve matėse. Brenda njė muaji, sa ėshtė e paraparė tė zgjasė ky aktivitet - pas rezultateve tė konstatuara, do tė bėhet edhe lajmėrimi adekuat”, ka thėnė Demolli.


    Pėrzgjedhja pėrmes tenderit

    Nė anėn tjetėr, Guri Shkodra, zyrtar pėr media nė kompaninė KEDS, ka thėnė se pėrzgjedhja e furnizuesve tė njehsorėve ėshtė bėrė pėrmes procedurave tenderuese me 9 pjesėmarrės ndėrkombėtarė (3 nga Turqia, 1 nga Bullgaria, 2 nga Sllovenia, 1 nga Ēekia, 1 nga Hungaria dhe 1 nga Franca).

    “Tė gjithė ofertuesit janė prodhues tė njohur ndėrkombėtarė dhe furnizues tė njehsorėve nė Evropė dhe nė rajonin e Ballkanit. Tė gjithė pjesėmarrėsit kanė marrė pjesė me njehsorė tė licencuar pėr importim dhe tė pėrdorur nė Kosovė nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė. Pėrzgjedhja ėshtė bėrė nė bazė tė kritereve tė definuara paraprakisht me produktet mė tė favorshme ekonomike pėr kompaninė dhe pėr konsumatorėt e KEDS-it. Leja e tipit tė njehsorėve dhe certifikimi bėhet nga Ministria dhe kjo ėshtė kėrkesa kryesore pėr pjesėmarrja nė tender”, ka thėnė Shkodra.
    http://www.zeri.info/artikulli/27685...kimin-e-mti-se

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,062
    Faleminderit
    1
    128 falenderime nė 116 postime

    Pėr: Kosove: Konsumatoret vjedhen paturpesisht nga firma turke KEDS

    KEDS-i hetohet pėr vjedhje




    Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm po e heton KEDS-in pėr njehsorėt elektrikė digjitalė. Ky hetim ka filluar pasi qė ky distributor (KEDS) kishte zbuluar njė metodė qė pėrmes kėtyre njehsorėve tė vidhte konsumatorėt pasi kėta njehsorė tė tipit “AEF.TF-01” nė vazhdimėsi regjistrojnė shpenzim tė energjisė elektrike, edhe atėherė kur tė gjithė shpenzuesit elektrikė janė tė fikur.

    Auditori i kishte nisur hetimet pasi Komisioni Hetimor Parlamentar kishte iniciuar kėtė hetim. Ky komision kishte dėrguar Auditorit tė Pėrgjithshėm njė raport ku nė tė ishin pėrfshi 6 rekomandime pėr Zyrėn e Auditorit tė Pėrgjithshėm. Komisioni Hetimor Parlamentar nė raportin e tyre kishte kėrkuar nga Auditori i Pėrgjithshėm qė tė hetohet faturimi i shpenzimit tė rrymės elektrike pėr muajin janar 2013.

    Qėndresa Mulaj, Zyrtare pėr informim nė Zyrėn e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka thėnė se Auditori ėshtė duke hetuar KEDS sipas rekomandimeve qė ka marr nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

    Nė raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar rekomandohet qė ne tė hetojmė faturimin e shpenzimit tė rrymės elektrike pėr muajin janar 2013, kohėn e llogaritjes sipas tarifės sė lirė, njehsorėt digjital dhe masat e ndėrmarra nė lidhje me kėtė rast”, ka thėnė Mulaj.

    Nga 6 rekomandimet e dhėna nė raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar, shumica prej tyre i referohen kryesisht KEDS dhe ZRRE. Kurse rekomandimi nr. 4 pėrveē KEDS dhe ZRRE, rekomandon edhe ZAP qė tė “shqyrtojė performancėn dhe procedurat e kėtij projekti dhe pėr kėtė ta informojė Kuvendin, pėrkatėsisht Komisionet pėrkatėse.

    Lidhur me kėtė, ne kemi filluar njė auditim tė performances qė ka pėr qėllim tė shikojė se si ėshtė bėrė vlerėsimi i nevojave pėr projektin e blerjes sė njėsorėve dhe furnizimin me to, si dhe sa i pėrshtaten ato nevojave afatgjate tė Kosovės. Momentalisht jemi nė fazėn parastudimore dhe mbledhjes sė tė dhėnave dhe presim qė ky auditim tė pėrfundojė brenda afatit prej 3-5 muaj”, ka thėnė Mulaj.


    Mustafa: Projekti kishte probleme

    Kurse Muhamet Mustafa, kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, tha se komisioni hetimor e kishte vėrejtur se ky projekt kishte problem teknologjike, ekonomike dhe financiare. Qėndrimi i komisionit hetimor dhe rekomandimi i tij, i cili ėshtė pėrcjellė dhe me vendim tė Kuvendit, Mustafa thotė se ka qenė qė tė bėhet njė rishqyrtim serioz i investimit nė orėt elektrike, nė vend tė orėve digjitale, pasi qė ka dyshime rreth saktėsisė sė tyre.

    Auditori ka filluar aktivitete dhe shpresojmė se do t’i nxjerrė procedurat qė janė bėrė, pėr tenderin lidhur me furnizimin me kėto orė dhe do tė tregojė arsyeshmėrinė ekonomike tė kėtij investimi, pėr ēka ne si komision kemi diskutuar, kemi pasur dyshime dhe kemi kėrkuar rishqyrtimin”, ka pohuar ai. Mustafa gjithashtu ka shtuar se hetimet e auditorit me siguri kane kaluar mė shumė se gjysmėn e punėve qe kane pasur pėr t’i kryer. “Po sa tė kryhen hetimet nga auditori ne presim qė raporti tė na dorėzohet”, ka sqaruar Mustafa.

    Ndėrsa Ali Sadriu, anėtar i Komisionit Hetimor, dhe njėherit kryetar i Komisionit pėr Mbikėqyrjen e Financave Publike, ka thėnė se vėrejtjet e shumta nga ana e konsumatorėve kanė qenė pėr njehsorėt elektronikė, pėr matje jo tė saktė tė tyre.

    Brengosės, sipas tij, mbetet fakti qė pėrveē dyshimeve tė ngritura pėr saktėsinė e kėtyre njehsorėve, KEDS ka paralajmėruar dhe pėr blerjen e 100 mijė njehsorėve tė tjerė. “Ka zėra se ata njehsorė nuk plotėsojnė kushtet teknike, teknologjike pėr proces. Sepse nė rrethana kur tensioni i rrymės, flas janė vėrejtjet e konsumatorėve, nėse tensioni i rrymės nėn 170 volt ata nuk matin saktė. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė qė ne presim, kemi kėrkuar nga auditori qė ta hulumtojė dhe nė mėnyrė tė bazuar, tė na jep, kjo ėshtė baza e gjithė kėsaj qė ėshtė ngrit.”, ka thėnė ai.

    CITIM:

    Njehsorėt e prodhuar nė Turqi tė tipit “AEF.TF-01” tė prodhuesit “Kohler”, tė cilėt kompania turke “Limak& Ēalik” i ka kontraktuar direkt nė fabrikė, nė vazhdimėsi regjistrojnė shpenzim tė energjisė elektrike, edhe atėherė kur tė gjithė shpenzuesit elektrikė janė tė fikur. ( ) Burime tė besueshme tė gazetės “Zėri” brenda MTI-sė bėjnė tė ditur se orėt e tilla qė KEDS-i i ka vendosur te konsumatorėt, regjistrojnė pa ngarkesė prej 1 deri nė 25 vat nė orė. Mirėpo, nė njė seri orėsh, regjistrimi i matjes pa ngarkesė ėshtė edhe mė i lartė.


    Vendimi pėr suspendim

    Por, nė vendimin Nr.AMK-006/2014 tė datės 18.02.2014, qė e ka siguruar gazeta “Zėri” thuhet se drejtori i Agjencisė sė Metrologjisė e Kosovės ka nxjerrė vendim pėr suspendimin e pėrkohshėm tė miratimit tė tipit “AEF.TF-01” tė prodhuesit “Kohler”.

    Pėrmes kėtij vendimi, drejtori Blerim Sokoli ka kėrkuar qė tė formohet njė komision i pėrbashkėt mes Agjencisė dhe KEDS-it pėr testimin e kėtyre njehsorėve.

    Po ashtu, drejtori i Agjencisė nė bazė tė vendimit ka paraparė dhe mėnyrėn se si do tė bėhet testimi i njehsorėve.

    Testimi i kyējes pa ngarkesė (72 orė) tė 2000 mostrave nga 4854 njehsorėve nga loti i parė nga depoja e KEDS-it nė objektin e AMK-sė. Testimi i mostrave-sasinė prej 200 njehsorėsh me pėrzgjedhje tė rastėsishme (3 % prej 4854 njehsorėve nga depoja e KEDS-it nė tavolinėn shqyrtuese tė AMK-sė. Mbikėqyrja e punės sė njehsorit elektrik tipit “AEF.TF-01” tė prodhuesit “Kohler” tė vendosura nė rrjet si dhe ritestimet e 200 mostrave tė kėtyre njehsorėve nė laboratorin e AMK-sė”, thuhet nė vendimin e drejtorit tė AMK-sė, Blerim Sokoli.
    http://www.zeri.info/artikulli/27637...et-per-vjedhje

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Postime
    6,435
    Faleminderit
    415
    144 falenderime nė 138 postime

    Pėr: Kosove: Konsumatoret vjedhen paturpesisht nga firma turke KEDS

    Antiporanti keta vjedhin sepse ne Kosove nuk funksionon ligji, hajde le te shkojne ne nje shtet si Gjermania, Danimarka, Franca e le te vjedhin. I fusin ne burg menjehere + gjobiten, le keto por + i detyrojne edhe kamaten e parave te vjedhura ta paguajne. Keto jane shtete sic u ka hije, tamon i thua shtet.
    Le qe jane rrogat e vogla por qytetareve edhe qato rroga te vogla qe i kane mundohen te ia vjedhin. Turp, jo per keto kompani, por per institucionet tona qe kane rene ne gjume te thelle. Keta nuk jane kontraktuar per te na vjedhur andaj sa me shpejt te iu nderprehet kontrata e te deportohen sic edhe e meritojne. Keta duhet te kundershtohen me protesta, madje bravo i qofte atij shqiptari qe i kundershton edhe me dhune sepse askush ska te drejte te na vjedhe sepse skemi para te i pasurojme kompanite e huaja ne menyre te pandershme. Pra bashkekombas kundershtoni montimin e ketyre oreve edhe me dhune, organizohuni e protestoni. Mos u beni dele sepse vetes do ia beni.
    Destroyer of falsehood :)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •