Vijnë ujqërit mama!
VIN LUPII, MAMĂ!
(Vijnë ujqërit, mama)
Më ke gënjyer mama!
Më ke thënë se mund të arrij aq lart sa të dua,
mjafton të kem besim në vetvete. Më ke thënë
që duhet të mësoj mirë, të marr nota të larta,
të punoj shumë, të bëhem i zgjuar, të kem
ambicie se gjithçka do të shkojë ashtu siç unë
dua.
Më ke thënë që mund të shpëtoj nga kolonia,
se bota në të cilën më ke lindur shtrihet përtej
telave me gjemba. Më ke thënë që duhet të
mësoj gjuhë të huaja dhe një zanat të fortë dhe
të ndershëm, që duhet të përpiqem gjatë gjithë
kohës të ngjit majat. Se vetëm në këtë mënyrë
do të vishem me nderime në këtë botë, se
vetëm kështu nuk do të turpërohem në vendin
tim të lindjes, vetëm kështu do të mund ta
mbaj kokën lart. Më ke thënë që jam ai që jam,
që unë e ndërtoj jetën time, që nuk ka asnjë
ndryshim ndërmjet meje dhe fëmijëve të tjerë,
më me shumë fat, të cilët kanë lindur jasht
këtij gardhi.
Më ke thënë që mund të vrapoj kudo sa herë
dua. Më ke përsëritur shpesh që, nëse do të
bëhem i fortë mbi këmbët e mija, asgjë s'do
mund t'më mbajë në vend. Më ke porositur që
nuk duhet të kem frikë, sepse jeta ime do të
jetë shumë më e mirë nga jeta juaj robëruese.
Më ke thënë të mos e humbas kurrë besimin,
sepse Zoti ekziston dhe është njesoj si unë; i
mëshirshëm dhe i mirë.
Të kam dëgjuar, gjithmonë të kam dëgjuar.
Pro, vijnë ujqërit mama! Për ta s'më ke thënë
asgjë. Janë të shëndoshë dhe të korruptuar, pa
keqardhje. Janë brutalë mama, janë të këqinj.
Vrasin ndojnë të mirë, njollosin atë që është i
pastër, na kafshojnë me urrejtje. E ndjejnë
mishin si gjarpërinj, e nuhasin aromën e gjakut
të të rinjëve. Kam frikë mama, kam frikë nga
sytë e tyre të ftohtë si metali, si vdekja.
Më ke gënjyer mama, por të fal dhe të dua. E
di që nuk më ke dëshiruar vetëm të mira.
Kam frikë mama, kam frikë të madhe...
(Vin lupii, mama! - nga: Florin Negruțiu)
Marrë nga: Gazeta Ora

Përktheu: Donald Bezhani