Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Urdhri i qeverisë: Inspektoret e tatimeve të punojnë edhe si roje nate

    Zbulohet urdhri, inspektorët tatimorë edhe roje objekti

    NGA: MARIGLEN MERTIRI

    TIRANE-Tatimoret e Tiranës do të punojnë edhe roje nate. Eshtë ky një urdhër i Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës i datës 14 shkurt të këtij viti i siguruar nga News24 i cili parashikon se inspektorët meshkuj të Drejtorisë së Tatimeve të kryeqytetit të cilët një pjesë të kohës javore të punës do ta shpenzojnë duke mbledhur taksat e biznesit kurse pjesën tjetër do të ruajnë objektet ku ata punojnë.

    Urdheri u është drejtuar drejtorive përkatëse të tatmive dhe është firmosur nga drejtori i tatimeve për Tiranën Androkli Kokthi. Bashkangjitur me urdherin është edhe grafiku i shërbimit roje për çdo inspektor tatimor. Këto janë disa nga faqet e këtij urdhi ku janë listuar inspektorët tatimorë të ndarë me turne përkatesisht 3 të tilla.

    Urdhri ka fuqi veprimi nga 16 shkurti deri më 17 mars 2014 dhe nuk dihet se si do të aplikohet kjo formë e re e punës së tyre për më tej. Shkresa në fjalë nuk sqaron se përse është bërë kjo ndarje e punës ku tatimoret shndërrohen edhe në roje. Nuk dihet nëse arsyet lidhen me mungesën e kontraktimit të një polici privat apo për reduktimin e shpenzimeve për një shërbim të tillë.

    Por ajo që mbetet e papranueshme është se këta inspektorë do duhet të kalojnë natën në makina private të paarmatosur dhe pa një vendroje duke sjellë kështu një ekspozim të këtij institucioni ndaj pasigurisë.

    (a.n/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-02-2014 më 11:03
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2

    Për: Zbulohet urdhri, inspektorët tatimorë edhe roje objekti

    Po i mban premtimet zoteria,po i afrohet milestone 300.000 vende pune avash avash,ky psh eshte progres i madh.

    Jane X Insp.Tatimore ?! Me formulen e re ,Inspektor Tatimor + Roje/Hamall/Nxites Tifozash (zgjedhja eshte me deshire) u hapen X*2 vende pune.
    Pra,nqs ne total ne rang Republike jane psh (po ja fus kot shifres),400 Insp.Tatimore,me kete formulen e re "Ha Muco,pi Muco",jane +400 vende pune.

    Ecim,ecim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlooD_VenoM : 24-02-2014 më 23:40

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,318
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Urdhi i qeverisë: Inspektoret e tatimeve të punojnë edhe si roje nate

    Qeveria e Rilindjes apo qeveria e budallenjve?

    Perdite nga nje budallek akoma edhe me te madh na degjojne veshet.

    Duhet te nxjerrin nje urdher tjeter neser, qe edhe rruget para ministrise ti fshijne vete ministrat me fshese.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-02-2014 më 11:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •