Biznesi merr Bashkin, tregtart prleshen me policin: Na rriti taksat


Perfaqesues te biznesit te vogel kane kerkuar te takohen me drejtuesit e pushtetit vendor te Pogradecit mbi rritjen taksave, duke tentuar te hyjne me force brenda Bashkise, por jane konfrontuar me policine bashkiake ne ndihme te se ciles u rreshtuan edhe forcat e rendit.

Me dhjetra tregetare te biznesit te vogel protestuan perpara Bashkise se Pogradecit, pasi sipas tyre ky institucion nepermjet nje vendimi te Keshillit bashkiak ka 5-fishuar taksat qe ata duhet te paguajne, te cilat nga 120 mije leke te vjetra kane shkuar ne 580 mije.

Nga ana e Bashkise Pogradec sqarohet se taksat jane kthyer si ne vitin 2006 per te gjitha bizneset, kjo per shkak te shfuqizimit te VKM se vitit 2013-t. Tregetaret kercenuan se nese nuk do te anullohet vendimi, atehere protestat do te pershkallezohen edhe me tej.

Ora News