Sekuestrohen 169 kg marijuanë, katër në pranga

SHKODER- Një sasi prej 169 kg drogë e llojit marijuanë është sekuestrua mëngjesin e sotëm nga policia e Shkodrës. Policia tha se janë vënë në pranga katër persona, të identifikuar si, Blinar Luka, Paulin Shpati, Aleksandër Shpati dhe Arben Shpati.

Droga është gjetur në makinën me targë DR5680B, ndërsa në distancë e shoqëronin edhe dy automjete të tjera, me targa SH3850E dhe AA468BN. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së shpërndarjes së drogës.

Panorama