Disa udhėzime pėr Kreshmėn
Pse kreshmojmė:
* Kreshma shėrben si njė periudhė ndriēimi, veēanėrisht pėr tė na pėrgatitur pėr kremtimin shpirtėror dhe misionin e krishterė.
* Kreshma ėshtė periudhė ushtrimi shpirtėror, ushtrim i bindjes dhe ushtrim mohimi dėshirash.
* Kreshma na bėn tė vetėdijshėm pėr varėsinė tonė tek Perėndia.
* Kreshma na ndihmon tė krijojmė disiplinė personale.
* Kreshma ėshtė periudhė qė zbulojmė nevojat tona tė vėrteta.
* Kreshma ėshtė shenjė vuajtjeje dhe pendimi.
Si tė kreshmojmė:
* Mbani kreshmė shenjtėruese.
* Kaloni mė shumė kohė me Perėndinё gjatė Kreshmės.
* Kombinoni bamirėsinė me kreshmėn.
* Ruani njė shpirt pėrulėsie, pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni nė fshehtėsi.
* Kreshmoni me gėzim.
* * *
Ka mёnyra te ndryshme kreshmimi qė varen nga udhėzimi i atit shpirtėror ose priftit. Gjatё gjithё kreshmёs Kisha rekomandon pakёsimin e sasisė sё ushqimit qё konsumoni ēdo vakt dhe tё mos hahet ndёrmjet vakteve.
Kreshmoni (mos hani) pёr disa ushqime dhe pije qё ju pёlqejnё mė shumė (ёmbėlsira, alkol) dhe pёr disa zakone (tё pirit duhan, televizori dhe radio).
Bisedoni me atin shpirtёror dhe merrni bekimin e tij n.q.s keni arsye shёndetёsore, apo pёr gratё shtatёzёna dhe pёr raste tё tjera tё veēanta.
* * *
Kreshma dhe familja.
* Diskutoni me familjen pёr rėndёsinё e tё kreshmuarit, sesi do
tė kreshmojё familja juaj dhe pёr ēfarė feste tё madhe po pregatiteni.
* Rrisni aktivitetin tuaj shpirtёror (lutuni nё komunitet dhe personalisht vetёm pёr vetёm me Zotin, lexoni ēdo ditё Biblёn, lexoni jetё shenjtorėsh dhe shkrime tё tjera tё shenjta tё Kishёs).
* Gjatё periudhёs sё kreshmёs hiqni dorė nga gjėrat apo ushqimet e veēanta.
* Tё reduktojmё pak sasinё e ushqimit qё hamё.
* Nga paratё e kursyera nga kreshma tė bёjmė diēka pёr njerёzit nё nevojё.
* Mos e kufizoni pёrfitimin nga Kreshma thjesht duke hequr dorё nga ushqimi, sepse kreshmё e vėrtetё do tė thotё tё shkėputesh nga e keqja. * Prishni ēdo lidhje tё padrejtё, hidhni tujte ēdo pakёnaqёsi ndaj tё afёrmit tuaj, faleni pёr ofendimet e tij ndaj jush. Mos u grindni.
* Kujdes! Ju nuk hani mish, por mёrzitni me grindje tё tjerёt; nuk pini verė, por vazhdoni tё fyeni tё tjerёt. Nёse jetoni kёshtu, pёrpjekja e kreshmёs nuk ka dobi.
* * *
Nė Kreshmėn e Hyjlindёses, qė mbahet nga 1-15 Gusht, rekomandohet tё mos hahet mish, as nёnproduktet e tij, as bulmetrat, as peshku, mundesisht madje as vaji e vera nga e hёna deri tё premten. Lejohen perimet, zarzavatet, frutat e detit, dhe frutat.
Tё shtunave dhe tё dielave vaji dhe vera lejohen, plus ushqimeve qё lejohen tё hahen gjatё kёsaj kreshme.
Nё ditёn e Shpёrfytyrimit tė Zotit (Metamorfozės) (6 Gusht) lejohet ngrėnia e peshkut, frutat e detit, perimet, frutat, vaji dhe vera, por jo mishi dhe bulmetrat.
Nėse festa e Fjetjes sė Hyjlindёses bie tė mėrkurёn ose tё premten, lejohen tё njёjtat ushqime si gjatё festёs sё Shpёrfytyrimit.
Krijoni Kontakt