Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit, Basha: Protestat do të vijojnë

    PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit, Basha: Protestat do të vijojnë


    TIRANË Në dy deklarata zyrtare brenda pak orësh, Partia Demokratike ka përcjellë dje qëndrimin se do të rishikojë pozicionin e saj ndaj Kuvendit pas shkarkimit të kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka, si dhe i ka kërkuar qeverisë që jo vetëm të heqë dorë nga projektligji “Për statusin e Nëpunësit civil”, por edhe të sigurojë konsensusin me opozitën në të gjitha hallkat e procesit të draftimit dhe votimit në sallën e Kuvendit të reformës territorialo-administrative. Përmes një deklarate zyrtare, kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka deklaroi dje se shkarkimi nga mazhoranca i Zana Xhukës në krye të ILDKP-së shënon një rast të paprecedentë, që një legjislaturë e ardhshme të hedhë poshtë vendimet që ka marrë Parlamenti paraardhës. “…Me atë që ndodhi dje në Parlament, mund të presim që kjo mazhorancë të hedhë në tokë e të rrëzojë të gjithë shtetin. Pasi me ato “argumente” që ata përdorën dje, duhet që të fillojnë e të shkarkojnë të gjithë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, Shefin e Shërbimit Informativ, Presidentin e Republikës dhe çdo institucion tjetër kushtetues apo të pavarur që ka votuar Parlamenti i kaluar. Në këto kushte, kur kjo mazhorancë po e bën Parlamentin shqiptar të paqenë, në këto kushte kur opozita dhe populli shqiptar injorohen dhe përbuzen në këtë mënyrë, me arrogancë nga kjo mazhorancë, në emër të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, unë deklaroj se Grupi Parlamentar i PD-së do të rishohë qëndrimin e tij ndaj Parlamentit shqiptar”, – tha dje Paloka. Në një tjetër deklaratë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama që të tërheqë projektligjin që ka hartuar për Nëpunësin civil, të zbatojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të pushojë luftën ndaj institucioneve të pavarura, të pranojë në rrugë institucionale konsensusin politik me opozitën në të gjitha hallkat e procesit të draftimit dhe votimit në sallën e Kuvendit të reformës territorialo-administrative, si dhe të ulen e të përcaktojnë bashkë me opozitën një plan të detajuar masash në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE në muajin qershor. Duke iu referuar protestës së dy ditëve më parë, Basha deklaroi se shqiptarët folën, andaj qeveria duhet të punojë. “Shqipëria në protestë’ ngriti dje në Tiranë një barrikadë vendimtare kundër mashtrimit, në mbrojtje të demokracisë, besimit dhe shpresës për të ecur përpara. Një pol i ri politik lindi dje, një lidhje e ngushtë, një aleancë e re midis opozitës politike, rinisë së lirë dhe njerëzve të lirë, përballë shumicës parlamentare të votave të blera dhe të përftuara përmes mashtrimeve elektorale, kundër qeverisë më konfliktuale, më arrogante dhe më të papërgjegjshme të njëzet e tre vjetëve të fundit. Nga dita e djeshme, kjo qeveri duhet t’i bëjë llogaritë me sheshin, me marshimin, me protestën popullore, me polin e ri të demokracisë pjesëmarrëse në vend”, – tha dje Basha. Ai theksoi se protestat do të vijojnë dhe se marshimi i dy ditëve më parë ka përcaktuar veçse shtratin e saj.

    N.Perndoj

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit, Basha: Protestat do të vijojnë

    Berisha: Protestat, rruga e vetme për të shpëtuar nga Rama

    “Ky është Edi Krimi! Ky është Edvin Drama! Të dashur miq, vrasje çdo ditë, djegie për së gjalli të stampës mafioze, tritol dhe maska në qendër të Tiranës, karvanë droge nga toka, deti e ajri, të udhëhequra nga adashët e Ramës dhe Tahirit në Policinë e tyre, një seri aksidentesh me mikrobus, por pas ndalimit të tyre edhe me autobus në rrugët e Tiranës, me pasojë dhjetëra të vdekur dhe dy herë më shumë të plagosur. Ky është bilanci i dhjetë ditëve të fundit me tragjik se i tërë vendeve të rajonit të marra së bashku”, shkruan Berisha në Facebook. Sipas tij, Rama dhe Tahiri shkrinë Policinë Rrugore dhe atë Kriminale për t’iu hapur rrugë bandave dhe krimit.

    “Shkrinë Policinë Kriminale që kishte dosjet e të gjitha lidhjeve të tyre me krimin dhe iu hapën rrugë të lirë bandave dhe krimit, me të cilat drekojnë e darkojnë dhe janë të lidhur kokë e xhep. Situata po degradon drejt kaosit. Në protestën e tyre gjigante, qytetarët kërkuan prerazi rend dhe siguri! Protestat janë rruga e vetme për të shpëtuar nga Edi Drama, tritol-qeveritarët dhe bandat e tyre!!”, – përfundon mesazhin ish-kryeministri Berisha.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit, Basha: Protestat do të vijojnë

    Basha: Protestat do të vijojnë, qeveria e Ramës e lidhur me trafikun e drogës


    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar si madhështor marshimin e së enjtes në bulvardin “Deshmorët e Kombit” ndërsa paralajmëron protesta të tjera të iniciuara nga opozita.

    Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha u shpreh se ky marshim ishte një portë e re e përballjes me qeverinë e votave të blerave dhe mandateve të trafikuara.

    “Dita e sotme nuk është vetëm fillimi i një jave të zakonshme politike parlamentare siç e kemi bërë zakon këto muaj por shumë më shumë se kaq. Kjo e hënë shënon fillimin e një periudhe të re në një stad të ri akoma më të fuqishëm të aksionit tonë politik përballë qeverisë më gënjeshtare, më arrogante, më konfliktuale dhe më të papërgjegjshme të 23 viteve të fundit. Në fushën e betejës si opozita politike parlamentare të vendit ka zbritur Shqipëria në protestë. Kanë zbritur të gjitha kategoritë e mashtruara me premtime fallco nga Rama-Meta. Të gjithë kategoritë e goditura deri në bukën e gojës nga qeverisja e tyre propagandistike, e pashpirt dhe e pandjeshme ndaj klithjes për mbijetesë të mijëra e mijëra qytetarëve që kanë humbur dhe po humbasin vendin e punës apo biznesin e tyre si burimi i mbijetesës në këtë vend. Të gjithë njerëzit e lirë pavarësisht rreshtimeve politike po shohin të rrezikohen nga Rama” tha Basha.

    Ndërsa e ka cilësuar si mjaft të rëndë gjendjen ekonomike me të cilën ndodhet vendi, Basha theksoi se në protesta nuk po ngrihet vetëm opozita por të gjithë shqiptarët të cilët po u mohoet buka e gojës.

    “Gjendja është shumë e rëndë prandaj po ngrihen shqiptarët. Shqipëria në protestë nuk është një shpikje e opozitës. Shqipëria në protestë është Shqipëria sot, është gjendja e Shqipërisë sot, është gjendja e shqiptarëve sot. Nuk është një kundërvënie e zakonshme e opozitarizmit në njërën anë dhe e qeverisë në anën tjetër. Është shumë më shumë se kaq. Është një përballje vendimtare që bashkon mbrojtjen e demokracisë, me mbrojtjen e bukës së gojës për mijëra e mijëra njerëz” tha Basha.

    Ai ka theksuar më tej se Partia Demokratike do të rishikojë marrëdhëniet me Kuvendin pasi sipas tij opozita nuk do t`i japë legjitimitet Parlamentit që po bëhet gijotina e ligjit.

    “Kjo do të jetë java e informimit të qytetarëve nga deputetët, do të jetë informimi mbi rrezikun vdekjeprurës të veprimeve Rama-Meta” tha Basha.

    Ora News

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit, Basha: Protestat do të vijojnë

    Basha ka filluar te qaje per xhepat e qytetareve por faktikisht xhepat e vetem qe po pesojne deme te medha jane te tijet dhe te gjithe klaneve hajdute qe shtrydhen cdo qindarke qe munden ne keto 8 vitet e shkuar...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit, Basha: Protestat do të vijojnë

    gjalle qenke ti xinxerfill
    u fundosi fare Edi, edhe vet ju socialistave
    u duhet nje politikan si tos nano

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit, Basha: Protestat do të vijojnë

    Ca fundosi?

    Pse fundosi?

    Mbeshtetja nuk ka ku vete me lart.

    I pe ata 5000 vete ne shesh per PeDe-ne. Ajo ishte fundosje qe ju beri Berisha juve
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit, Basha: Protestat do të vijojnë

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin


    I pe ata 5000 vete ne shesh per PeDe-ne. Ajo ishte fundosje qe ju beri Berisha juve
    Prit, prit se ky eshte vetem fillimi
    Me Lul Bashen nuk behet shaka

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit, Basha: Protestat do të vijojnë

    PD: Do rishikojmë qëndrimin ndaj Kuvendit
    Mirë do bënin t'a rishikonin dhe të mos mernin pjesë fare, se edhe ashtu kot janë aty sa për të vënë shkopi nën rrota !!

    Basha: Protestat do të vijojnë
    Rrëmujë do Saliu, por edhe ata 2-3000 vetë që ishin radhë e parë nuk do jenë më. Protestën kësaj radhe t'a bëjë Luli me Berishën dhe me familjet e tyre që po u bllokohen dallaveret
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •