Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit Tahiri

    Gjirokastër, kapet 1 ton drogë e blerë në Lazarat, arrestohet 45-vjeçari

    Emri:  170671.jpg

Shikime: 672

Madhësia:  17.2 KB
    GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës ka përmbyllur me sukses operacionin e koduar “Ujëvara” duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, në një kamion në aksin rrugor Gjirokastër- Memaliaj.

    Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se rreth 1 ton drogë është gjetur në kamionin me targë AA308FX, që drejtohej nga shtetasi Ardjan Serezi 45 vjeç, i cili është vënë në pranga. Sipas policisë, dyshohet se i arrestuari Ardjan Serezi është punonjës i policisë në kryeqytet.

    Mësohet se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë. Ndërkohë policia po punon për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku të lëndës narkotike.



    Sekuestrohen 1 ton marijuanë, shpallen në kërkim 2 organizatorë

    GJIROKASTER-Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy organizatorët e trafikut të rreth një ton marijuane e cila u kap mbrëmë në aksin rrugor Gjirokastër- Memaliaj.

    Përkatësisht janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale S.I dhe I.E, ndërkohë që blutë kanë sekuestruar edhe dy automjete që kanë transportuar drogën nga Lazarati për në Tepelenë.

    Lënda narkotike rreth 1 ton hashash e llojit marijuanë u sekuestrua në një kamion mbrëmjen e së shtunës në kuadër të operacionit të koduar “Ujëvara” të realizuar nga Drejtoria e Forcës Operacionale e policisë së Gjirokastrës.

    Ndërkaq policia arrestoi drejtuesin e kamionit me targa AA308FX,Ardjan Serezi, 45 vjeç, efektiv i Policisë së Shtetit, dhe konkretisht shofer në parkun e automjeteve të këtij dikasteri, i cili drejtonte kamionin me targa AA308FX.


    (d.b/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2014 më 22:36

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    PD: I arrestuari me drogë, i njohur i Tahirit. MB: Opozita u del në krah shkelësve të ligjit

    TIRANE-Partia Demokratike u shpreh sot se i arrestuari i një dite më parë në Gjirokastër me 1 ton drogë është punonjës në Policinë e Shtetit dhe i afërt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka tha se “I ndaluari i djeshëm nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i Ministrit të Brendshëm.”

    “I ndaluari i djeshëm, banor i kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm”, theksoi Noka.

    Droga e sekuestruar një ditë më parë, vijoi Noka, tregon qartë që linjat e trafikut të drogës të lidhura direkt me ministrin janë vendosur, dhe se ky mekanizëm, vërteton edhe një herë shqetësimin e autoriteteve italiane dhe greke për sasinë e marramendëse të drogës që po mbërrin nga Shqipëria në shtetet fqinje.

    PD i kërkoi ministrit të Brendshëm që të tregojë marrëdhëniet që ka me Ardian Serezin dhe kur është takuar për herë të fundit me të.


    PD ve ne dispozicion ku personi me shigjete sipas tyre ehste personi qe u kap me 1 ton hashash

    Emri:  81203.jpg

Shikime: 343

Madhësia:  124.1 KB

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    REAGON MINISTRIA E BRENDSHME: OPOZITA PO U DEL NË KRAH SHKELËSVE TË LIGJIT

    Ministria e Punëve të Brendshme e konsideron të pavend deklaratën e Partisë Demokratike lidhur me operacionin e djeshëm të Policisë së Shtetit.
    Në një reagim të shpërndarë për mediat, MB akuzon opozitën se po inkurajon krimin dhe kriminelët.

    “Po na akuzojnë pse po punojmë dhe po arrijmë rezultate domethënëse në luftën kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po sulmohet Policia e Shtetit pse po ju pret shtigjet rrjeteve të trafikut të fuqizuara ndër vite. Po tentohet të hidhet baltë mbi Ministrinë e Punëve të Brendshme, pse është e vendosur të zhdukë në mënyrë përfundimtare konceptin e të paprekshmëve nga ligji në këtë vend. Ministria e Punëve të Brendshme priste që opozita, qoftë dhe për një herë të vetme t’a përshëndeste luftën dhe rezultatet e Policisë së Shtetit kundër trafikut të drogës, në kuadër të së cilës një ditë më parë u kapën rreth 1 ton drogë. Priste që opozita të bëhej pjesë e kësaj lufte të madhe që synon t’a nxjerrë përfundimisht vendin tonë nga harta e zezë e trafiqeve të paligjshme.”-n thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

    “Por edhe kësaj radhe opozita zgjodhi të rreshtohej në krahun e gabuar. Me deklaratat e sotme të përfaqësuesve të saj opozita zgjodhi t’u dilte në krah shkelësve të ligjit, atyre që tashmë janë vënë në pranga nga policia dhe që do të do të shkojnë përpara drejtësisë falë aftësive profesionale të Policisë dhe vendosmërisë për të mos bërë asnjë kompromis në kurriz të ligjit dhe shtetit ligjor. Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sigurojë opinionin publik se askush dhe asgjë nuk do mund t’a ndryshojnë vullnetin e plotë të Qeverisë Shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke mbështetur Policinë e Shtetit në goditjen ndaj krimit. Presim që edhe opozita të na bashkohet në krahun e shtetit ligjor.”- përfundon deklarata.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Polici e miku i ministrit te rendit Tahiri, kapet me 1 ton droge. Ose me mire te themi, "polici i Rilindjes" u kap me 1 ton droge Lazarati. Sepse ne Shqiperi policet i kemi te ndare ne "police te rrenuar te Berishes" dhe ne "police te Rilindjes".

    Tani qe e kapem policin e Rilindjes me droge, e na doli qe eshte mik i afert i ministrit te rendit Tahiri, do ta mbaje Rama ne qeveri kryezagarin e tij?

    Pas ketij lajmi, miqte italiane pertej Adriatikut do kene besim te madh tek "policet e Rilindjes" dhe miqte e tyre ministra.

    Po nese kryeministri yne nuk e largon Tahirin nga qeveria, cfare do te mendojne italianet, greket e amerikanet per te?

    Qeveria e Rilindjes se Lazaratit?

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Gjirokastër, kapet një ton drogë në kamionin me pleh

    Bllokohet një ton drogë në një kamion që transportonte ligjërisht pleh organik.

    Sasia më e madhe e marijuanës në dy vitet e fundit nga Policia e Gjirokastrës është kapur mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve policore, bëhet e ditur për sekuestrimin e një toni marijuanë, e cila kishte për destinacion tregun italian. Transportuesi i marijuanës, një 45-vjeçar kryeqytetas, është arrestuar, ndërkohë që mendohet se në këtë trafik janë të përfshirë edhe disa persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy lazaratas, të cilët dyshohet se janë tregtarët e marijuanës. Malli narkotik është gjendur në bordin e një kamioni, i cili udhëtonte nga Lazarati në drejtim të Durrësit, ku më pas do të transportohej me rrugë detare drejt Italisë. Operacioni antidrogë i koduar “Ujvara” u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, ku u finalizua në orët e vona të pasdites së të shtunës. Burimet policore konfirmojnë se lënda narkotike ishte tërhequr nga Lazarati një ditë më parë, ndërkohë që paraditen dhe mesditën e së shtunës po punohej për mbulimin e të gjithë marijuanës me qëllim fshehjen prej kontrolleve policore përgjatë rrugës. Mirëpo përmes rrugëve të fshehta, policia kishte dijeni për ngarkesën e madhe që do të dilte nga fshati Lazarat në drejtim të kryeqytetit. Marijuana është paketuar në disa qindra pako me pesha të ndryshme nga njëra-tjetra dhe ishte vendosur në pjesën e themelit të bordit të kamionit me targa AA308FX me drejtues Ardian Serezi, 45 vjeç, nga Tirana. Ky i fundit, nga të dhënat e para rezulton se është punonjës në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve, por që gjithsesi ngelet për t’u verifikuar nëse mjeti me të cilin transportonte mallin narkotik i përket kësaj drejtorie apo të jetë nën pronësinë e vetë të arrestuarit Serezi. Kjo ngelet për t’u konfirmuar gjatë orëve në vijim, pas ndërmarrjes së hetimeve të kryera nga ana e organit të akuzës së Gjirokastrës, në bashkëpunim me policinë rajonale. Kamioni në pamje të parë ishte i ngarkuar me thasë plastmasi të mbushur me pleh organik, poshtë të cilave kishte një shtrese plehu rifuxho që shërbente për të mbuluar pakot me lëndë narkotike me një peshë totale rreth një ton. Policia po vijon me intensitet operacionin për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik, ndërkohë që sasia prej një toni
    është më e madhja e kapur nga Policia e Gjirokastrës, në dy vitet e fundit.

    GJIROKASTER/ PIRO NASE

    Panorama

  6. #6

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Bravo policia, po ben pune shume te mire ne parandalimin e droges duke kapur gjithe keto tone droge, dhe me kryesorja pa pyetur se kush po e leviz kete droge, qofshin police me lidhje te forta ne politike apo kriminele te thjeshte. Me pare gjithe keto ton droge leviznin lirisht, por tani s'ka me liri te tille.

  7. #7
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Polici e miku i ministrit te rendit Tahiri, kapet me 1 ton droge. Ose me mire te themi, "polici i Rilindjes" u kap me 1 ton droge Lazarati. Sepse ne Shqiperi policet i kemi te ndare ne "police te rrenuar te Berishes" dhe ne "police te Rilindjes".

    Tani qe e kapem policin e Rilindjes me droge, e na doli qe eshte mik i afert i ministrit te rendit Tahiri, do ta mbaje Rama ne qeveri kryezagarin e tij?

    Pas ketij lajmi, miqte italiane pertej Adriatikut do kene besim te madh tek "policet e Rilindjes" dhe miqte e tyre ministra.

    Po nese kryeministri yne nuk e largon Tahirin nga qeveria, cfare do te mendojne italianet, greket e amerikanet per te?

    Qeveria e Rilindjes se Lazaratit?

    Albo
    Te kishte Tahiri hise ketu,transportimi i marijuanes nuk do te ishte problem.
    Ky si minister mundet te siguron drejtuesin e kamionit me paisje dhe dokumentacion,me crast policia rrugore as nuk guxonte te bente kontroll.
    Po ti nuk din me mire prandaj ke mbetur duke nderruar titujt e temave cdo ore.

  8. #8
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Se di pse mduket nganjehere qe ne lazarat ka dore edhe faktori nderkombtar qe te mbetet keshtu i veqant

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo policia, po ben pune shume te mire ne parandalimin e droges duke kapur gjithe keto tone droge, dhe me kryesorja pa pyetur se kush po e leviz kete droge, qofshin police me lidhje te forta ne politike apo kriminele te thjeshte. Me pare gjithe keto ton droge leviznin lirisht, por tani s'ka me liri te tille.
    Bravo spiunet e policise italiane e greke qe kane zbarkuar ne Shqiperi se bashku me ndihmen e teknologjise se amerikaneve nga ajri qe po i kapin trafikantet miq te Tahirit e kompani. Tahiri sot ka frike per jeten e tij, dhe jo vetem Tahiri, por gjithe qeveria, pasi po e kuptojne qe laku i fqinjeve italiane, greke e amerikane, po u mblidhet rreth grykes perdite e me shume.

    Qeveria e Rilindjes mund t'iu hedhi hi syve shqiptareve te panxene, por nuk mund te hedhi hi syve partnereve tane nderkombetare qe kane marre "ne patronazh" Shqiperine.

    Albo

  10. #10

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Un ekomentova per artikullin qe solle, qe flet per aksionin e policise shqiptare. Po ke artikuj te tjere qe tregojne si amerikanet kapet 1 ton drgoe, silli te diskoutojme, mos i mbaj sekret. Tu themi bravo dhe amerikaneve.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Un ekomentova per artikullin qe solle, qe flet per aksionin e policise shqiptare. Po ke artikuj te tjere qe tregojne si amerikanet kapet 1 ton drgoe, silli te diskoutojme, mos i mbaj sekret. Tu themi bravo dhe amerikaneve.
    i ka ne fantazit e ti te smuta, qdo arrestim qe bohet ne shqipni e bojn miqt pertej adriatikut dhe ato pertej oqeanit si dhe mos te harrojm ato pertej kakavijes. tahirit po i ngushtohet laku

    se dhe ky do dali naj mik si puna e ati burrit te tezes a burrit te dajes qe e pat zbulu sala nepermjet facebook e do detyrohesh ti ndrrojsh prap titullin temes me bisht ner shal or albo
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    i ka ne fantazit e ti te smuta, qdo arrestim qe bohet ne shqipni e bojn miqt pertej adriatikut dhe ato pertej oqeanit si dhe mos te harrojm ato pertej kakavijes. tahirit po i ngushtohet laku

    se dhe ky do dali naj mik si puna e ati burrit te tezes a burrit te dajes qe e pat zbulu sala nepermjet facebook e do detyrohesh ti ndrrojsh prap titullin temes me bisht ner shal or albo
    Ku ke lexuar apo degjuar qe Policia e Shtetit te mohoje qe personi i kapur punonte per Policine e Shtetit dhe eshte emeruar ne kete detyre nga Tahiri pas ardhjes ne pushtet, edhe pse ishte nje person me precedente penale e kriminale? Ku ke lexuar apo degjuar qe Tahiri te mohoje qe ky person ishte njeri i njohur i tij?

    Kete e njohin te gjithe shqiptaret, pasi ne fushaten e fundit elektorale, shoferi polic i 1000 kg droge, ishte ne krah te Tahirit ne fushate.

    Dhe nuk eshte hera e pare qe Tahiri del gafil para opinionit publik shqiptar. Drejtori i Policise se Tiranes e numeroi arrestimin e babait te Tahirit per kontrabande ilacesh ne portin e Durresit, si "sukses" te Policise se Shtetit.

    Bota po iu zvogelohet trafikanteve te droges dhe miqve te tyre ne pushtet, cdo dite qe kalon.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-02-2014 më 12:06

  13. #13

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Dhe e gjithe kjo fale policise se pavaruar nga politika, gje qe i ka munguar prek kohesh Shqiperise. Jemi ne rrugen e duhur. Trafikantet po dridhen.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    mia@ (25-02-2014)

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Fale punes se kesaj qeverie po u vjen fundi trafikanteve. Gjer tani kane shire. Qesharake eshte qe Cdo lajm qe sillni ju per te ulur qeverine e Edit, tregon te kunderten. Po ndihet forca e shtetit. Trafikantet pavaresisht kujt force politike i perkasin, apo nha kush mbeshteten mbeshteten, po kapen. Kjo eshte nje hap i madh per demokracine Shqiptare qe nuk ka gjetur zbatim gjer tani. Bravo!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 25-02-2014 më 14:22
    Feelings change - memories don't.

  16. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Dhe e gjithe kjo fale policise se pavaruar nga politika, gje qe i ka munguar prek kohesh Shqiperise. Jemi ne rrugen e duhur. Trafikantet po dridhen.
    Si e shpjegoni ju shoket e shoqet e Rilindjes, qe te gjithe keta qe po bien ne pranga, qofshin trafikante, qofshin vrases me pagese, jane te gjithe socialiste e votues te se Rilindjes?

    Jo per gje, po ne po presim qe te na kapin e arrestojne "trafikantet" dhe "te korruptuarit" e Berishes, keta po na arrestojne "shoket e idealit"?

    Po ai kryeministri yne i dashur, perse nuk del para mediave e te pergezoje Policine e Shtetit per keto kapjet spektakolare te droges e krimineleve?

    Apo mos ka frike se ata trafikantet e droges qe i dhane parate per te blere vota ne 23 qershor, i vene ndonje bombe me te madhe se sa ajo qe i vuri Shpetim Gjika, prefektit te Vlores?

    Bravo policia e rilindjes qe po fut ne burg te gjithe kriminelet qe i sollen ne pushtet, duke e kthyer luften kunder krimit e trafiqeve te droges, ne "lufte brenda sojit" socialist.

    Albo

  17. #16

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Shume pse paske, por keto jane pyetje politike qe mua s'me interesojne shume. Ajo qe me intereson mua eshte qe po kapen kriminelet me tufa. Ti jepja dekoratat kujt te kesh qef, amerikaneve, italianeve, grekeve, opozites, pak rendesi ka. Shaj dhe qeverine qe po arrestohen kriminelet. Rendesi ka qe kriminelet jane ne burg dhe kjo duhet te gezoje cdo shqiptar. Ndryshim i mirepritur.

  18. #17
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Pak herë e dëgjuam në 8 vjet kapjen e ndonjë trafikanti droge, kapjen e ndonjë krimineli apo hajduti të rëndomtë. Televizori transmetonte ç'do ditë vetëm muzikë dhe se si u pasuronte populli. E kush kishte nevojë të shiste drogë, të vriste apo të vidhte kur ne kishim mbjellur 10 milion rrënjë ulli dhe i shisnim vaj tër botës ? E si mund të shkelej ligji në një vënd që rënditej i dyti në BE pas Gjermnisë dhe që i kishte vënë objektiv vetes që në 8 vitet e tjera (pas8 viteve ne qeveri) që ta kalonte dhe Gjermaninë e të rënditej e para në BE !!

    Eh ishin kohë të arta ato të Berishës. 113% pllani i realizuar !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    ..une kam mendimin(ndaj mendimin)me njerezit qe mendojne se eshte mire qe jemi deshmitar ku policija eshte e shpejt ne kapjen e krimineleve te te gjitha ngjyrave,qofshin.Kjo na jep te kuptojme se punohet.
    Nga kendi tjeter,ne rastese policija do ishte e ngadalshme ne kapjen e krimineleve,atehere do te isha me palen tjeter qe kundershton qeverin e rilindjes.Ne te gjitha vendet(demokratike)sot jemi deshmitar qe qeverite nderrojne me voten e popullit,ndersa opozita dhe shoqerija civile kan te drejten qe te percijellin punen e qeverise dhe te gjejn gabimet duke i bere publike....
    ...Tani kemi demokracine,njerezit jane te lire te shprehen,porse per ta bere popullin per vete duhet pune,shume pune.Qoft pozita,ose opozita,ne kohet moderne popullin e fitojne me pune,dhe jo me dredhina.Edhe populli yne fal demokracise,perdite e me shume eshte i ndergjegjsuar dhe ka syqeltesi per te pare punen e seciles parti,e qeveri....
    Populli sot eshte ne gjendje qe te denoj qeverite qe nuk punojne.

  20. #19
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo policia, po ben pune shume te mire ne parandalimin e droges duke kapur gjithe keto tone droge, dhe me kryesorja pa pyetur se kush po e leviz kete droge, qofshin police me lidhje te forta ne politike apo kriminele te thjeshte. Me pare gjithe keto ton droge leviznin lirisht, por tani s'ka me liri te tille.
    Qe kapet e dime po se ku perfundon askush nuk ka folur qofte ish qeveria apo qeveria aktuale! Jam kurioze te di a ka ndonje regull ne qeverin shqiptare se cfare ndodh me drogen qe sekuestrohet?? Apo kap kete edhe jepja dikujt tjeter ta coj ne destinacionin e duhur??
    I LOVE GOD

    j&g

  21. #20

    Për: Kapet efektivi i Policisë së Shtetit me 1 ton drogë, mik i ministrit të rendit T

    E djegin besoj te gjithen. As nje gram nuk pin per vete

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •