Ristani: Ministri Tahiri i lidhur me një grup kriminal të trafikut të drogës- FOTO

TIRANE – Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhje me persona të përshirë në trafikun e drogës. Në një deklaratë për mediat, deputeti Arben Ristani kërkoi shpjegime nga ministri Tahiri për lidhjet e tij me një person, që rezulton i dënuar në vitin 2006 për trafik të lëndëve narkotike.

“Tahiri është i lidhur ngushtë me një grup kriminal të trafikut të drogës. Çfarë lidhje ka me shtetasin Genti Alizoti. Të gjithë e dinë që ai është një nga çunat e ministrit të Brendshëm. Është i dënuar për trafik droge, i arrestuar në qershor 2006, 3 vite më pas është liruar me kusht. Krahu i djathë i ministrit Tahiri është i punësuar formalisht në minibashkinë e Kombinatit”,- deklaroi Ristani.

Emri:  81352.jpg

Shikime: 114

Madhësia:  98.7 KB

Ristani: Ministri Tahiri i lidhur me një grup kriminal të trafikut të drogës- FOTOTIRANE – Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhje me persona të përshirë në trafikun e drogës. Në një deklaratë për mediat, deputeti Arben Ristani kërkoi shpjegime nga ministri Tahiri për lidhjet e tij me një person, që rezulton i dënuar në vitin 2006 për trafik të lëndëve narkotike.

“Tahiri është i lidhur ngushtë me një grup kriminal të trafikut të drogës. Çfarë lidhje ka me shtetasin Genti Alizoti. Të gjithë e dinë që ai është një nga çunat e ministrit të Brendshëm. Është i dënuar për trafik droge, i arrestuar në qershor 2006, 3 vite më pas është liruar me kusht. Krahu i djathë i ministrit Tahiri është i punësuar formalisht në minibashkinë e Kombinatit”,- deklaroi Ristani. foto e publikuar nga pd

Pak ditë më parë Partia Demokratike ngriti pretendime se i arrestuari në Gjirokastër me 1 ton drogë, Ardian Serezi, është punonjës në Policinë e Shtetit dhe i afërt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat, Flamur Noka tha se "i ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga Rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i Ministrit të Brendshëm. Ai është banor i kombinatit e njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm", - theksoi Noka.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së Punëve të Brendshme që e ka konsideruar të pavend deklaratën e PD-së duke akuzuar mandej opozitën se po inkurajon krimin dhe kriminelët. "Po na akuzojnë pse po punojmë dhe po arrijmë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po sulmohet Policia e Shtetit pse po ju pret shtigjet rrjeteve të trafikut të fuqizuara ndër vite. Edhe kësaj radhe opozita zgjodhi të rreshtohej në krahun e gabuar. Me deklaratat e përfaqësuesve të saj opozita zgjodhi t'u dilte në krah shkelësve të ligjit"- thuhet mes të tjerash në deklaratën e MB-së.


(er.nu/BalkanWeb)