Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Post Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    http://www.ama-news.al/2014/02/beris...ldive-arminen/
    Nuk përbën për askënd habi fryrja dhe ekzagjerimi i shifrave në tubimet dhe protestat që bëhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Dreqi ta hajë, tani që kemi “dhe google map”, llogaritja e perimetrit të protestuesve me dendësinë mesatare të protestuesve për metër katrorë mund të nxjerrë lehtësisht numrin e pjesëmarrësve, por ja që nuk është e thënë. 150 mijë protestues këndonte dje Berisha në Facebook-un e tij. I rrumbullakosin gjithnjë shifrat, 100 mijë, 200 mijë, 150 mijë, jemi mësuar tashmë. E vërteta është se i gjithë perimetri ku ishin shtrirë protestuesit e djeshëm nuk i kalonte 3 mijë e 500 metra katrorë.

    Por le t’i bëjmë hesapet si demokratë. Le ta marrim perimetrin pak më të gjerë, jo 3.500 por 3.700 metra katrorë. Në një metër katrorë, maksimalisht qëndrojnë 4 persona. Vazhdojmë t’i bëjmë hesapet si demokratë dhe të presupozojmë se në të gjithë perimetrin e protestës dendësia e personave ka qenë maksimale. Rezultati mesatar del diku tek 12 mijë protestues. Duke hequr dorë nga përllogaritja optimale, me laps e kalem, del me garanci aritmetikore se janë më pak se 10 mijë. Pra në një farë mënyre, prezencën dhe pjesëmarrjen e djeshme në miting Berisha e ka 15 fishuar. A duhet të habitemi dhe nga kjo fryrje shifrash? Kur mendon se ekzagjerimi është bërë nga i njëti person që pak kohë më parë krahasonte rritjen ekonomike të Shqipërisë me atë të Gjermanisë, gabimi me 15-fish, ose gabimi me 1.500% duket lule.

    Por sidoqoftë sheshi nuk ishte bosh dhe në thelb ata 5 apo 6 mijë persona që qarkulluan dje gjatë mitingut janë tregues se PD-ja e pas 23 Qershorit, gjeti forcën për të treguar se mundet të mbledhë në shesh më shumë protestues se Altin Goxhaj. Në njëfarë mënyre, protesta e djeshme ishte një lloj prove historike se deri në muajin shkurt 2014 Partia Demokratike nuk ishte shndërruar ende në një OJF. Në fakt, kemi të bëjmë me një provë që PD-ja kishte nevojë t’ia demonstronte vetes së saj më shumë se sa qeverisë. Më së shumti njerëzit që ndodheshin në atë shesh janë ose simpatizantë zakoni të PD-së, nga ata më të ethshmit e saj, militantët safi, ose njerëz që realisht janë në hall dhe përballen me probleme ekonomike dhe që gjejnë rastin të protestojnë duke e parë këtë nismë të PD-së si një rast që u leverdis për të thënë të vetën. Kjo kategori protestuesish është dhe më delikatja dhe që natyrisht duhet të bëjë të reflektojë çdokënd, aq më tepër qeverinë, ndaj së cilës drejtohej protesta. Vetëm se…ka një problem.

    Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani janë parë dje në biznes klas në kthim nga ishujt Maldive

    Nëse dje zyrtarisht Berisha e konsideronte këtë protestë si një protestë kundër mashtrimit qeveritar ndaj qytetarëve dhe gjendjes së vështirë që sipas tij qeveria e re ka krijuar në vend, varfërisë etj, nga vetë familja biologjike e organizatorit të protestës vjen një përgënjështrim tronditës. Shkëlzen Berisha kthehej dje drejt Europës, së bashku me të dashurën e tij pas një jave intensive relaksi në ishujt Maldive. Nuk po i hyjmë hesapeve të biletave të këtij udhëtimi që shkojnë në 5 mijë euro në klasin biznes, shtuar këtu dhe kostot e hoteleve me 5 yje, etj. Këto do ishin thjesht detaje plotësuese të një kamje tashmë të ditur të familjes së Berishës.

    Thelbi i kontrastit qëndron në dy aspekte të tjera: Së pari është tregues i faktit se protestën në emër të varfërisë dhe drejtësisë shoqërore po e udhëheq një familje Oligarke. Kjo është diçka që nuk ‘ngjit’ dhe stonon kaq shumë sa që nuk bind as vetë Xenin, i cili në javën e fundit është shungulluar në diell…në Maldivet e ëmbla. Së dyti, kontrasti mes Xenit në Maldive dhe babit të Xenit në shesh, është tregues i faktit se “Oligarkia Berisha” , jo vetëm që po i gëzohet pushimeve dhe shlodhjeve të shtrenjta në ishuj ekzotikë, por këtë luks të siguruar nga varfërimi i shqiptarëve në 8 vitet e fundit, jo vetëm që po e gëzon, por po e gëzon duke qenë e bindur se një pjesë të kamjes së krijuar në 8 vite mund edhe ta financojnë për të ndezur protestat që bëhen në emër të luftës kundër varfërisë apo papunësisë.

    Me siguri që është një kontrast i fortë, një ironi e hidhur e shoqërisë dhe momentit historisë ku jetojmë kjo e familjes oligarke që pasi i varfëroi shqiptarët tani po i mobilizon dhe po i financon në protesta kundër varfërisë. Por nuk duhet të habisë kërrkënd. Psikanaliza dhe psikologjia e shpjegon shumë mirë se është në natyrën njerëzore, çdo kriminel që i bën bisht ndëshkimit, nis dhe beson më tepër në efiçencën e krimit. Ndaj dhe s’duhet të habitemi, sikur ca javë më vonë, po prapë babi i Xenit, të organizojë edhe ndonjë protestë për “Gërdecin”, për sa kohë janë të pandëshkuar e kanë luksin që edhe të bëjnë pallë me fitimet e paligjshme në ishujt ekzotikë por edhe të bëjnë protesta në Tiranë. Për këtë nuk i bëjmë dot fajtorë, nuk është në dorën e tyre ndëshkimi.
    Anonimus

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën
    Akuze dhe krahasim relativisht nonsens...

    Ne gjithe boten demokratike politikanet e profilit te Berishes dhe familjaret e tyre zakonisht nuk jane pjese e klases me te varfer apo te varfer te shoqerise.
    Kjo, megjithate, nuk eshte argument i vlefshem kunder kritikes se ketyre politikaneve ndaj politikave sociale dhe ekonomike te qeverise.

    Berisha eshte nje nder udheheqesit e opozites, pavaresisht se ka humbur ne zgjedhjet e kaluare. Dhe pavaresisht pasurise se vertete, te supozuar apo te dyshuar te tij dhe familjes se tij, ne rolin e opozitarit ai ka te drejte absolute te kritikoje politiken sociale te qeverise. Eshte joserioze dhe qesharake qe opozites se djathte ti mohohet e drejta dhe kompetenca per te shprehur kritikat e saj ndaj politikave sociale, duke aluduar kryesisht ne mireqenien materiale te udheheqesve opozitar.
    Sigurisht se ceshtjet sociale jane nje nder fushat e kompetences se partive te majta. Por, kjo nuk do te thote se partite popullore, konzervatore dhe te djathta nuk jane fare kompetente ne kete fusheveprim politik. Partite e medha (apo "partite e popullit") i mbulojne dhe duhet ti mbulojne te gjitha fusheveprimet e rendesishme politike dhe parimisht kane kompetenca gati te barabarta ne te gjitha fushat e rendesishme te politikes. Keto parti jane te detyruara ti perfaqesojne interesat e shumices se popullit, pavaresisht se preferencat gjate qeverisjes mund te jene te ndryshme. Por, ne rastin e Shqiperise edhe keshtu nuk ekziston nje klase vertete e mesme, por ka vetem nje klase relativisht te qarte te pasanikeve dhe nje klase relativisht e gjere e te varferve, te cilet mezi mbijetojne. Prandaj, atje eshte me veshtire per tu kujdesur per balancim te duhur te interesave te shumices. Pavaresisht a eshte e djadhta apo e majta ne qeveri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 23-02-2014 më 11:03

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    xfiles (23-02-2014)

  4. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Jam shume i sigurte qe popullit tone te varfer nuk i pelqen qe hallet te ja qaj dikush, biri i te cilit ben pushime luksoze ne Maldive dhe udheton ne Bussines Class. Femijet ta nxijne faqen ndonjehere. Si djali i Berishes, atij nuk i shkon te kaperdiset neper Bussines Class etjere sepse e ka pasu babain per 8 vjete drejtuesin e shtetit me te varfer te Evropes.

    Thote nje shoku im shkodran qe eshte tifoz i cmendur i Vllaznise:

    " Kur vesh fanellen e vllaznise e dal ne xhiro apo per te pi kafe, ruhem te mos bej figure te keqe, qofte edhe nje leter se hedhi ne toke. Thjesht per me mbajt respektin dhe dinjitetin e klubit"

    Po Shkelzeni qe eshte djali i Berishes, ai duhet te kete shume kujdes, qe mos tu jape shkas hienave komuniste qe te hedhin balte mbi babain e tij.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Jeni bere qesharake komplet kur perdorni ate fjalen komunista dhe mendoni se na ofendoni. Ka me komuniste se ju qe keni patur Kryetar te PD-se, Sali Berishen qe ka qene ish-sekretar i Partise ne kohen e Enverit, Jozefina ka qene agjente nen pseudonimin Dizenjatorja. Nese keta qe i kane sherbyer komunizmit me mish e me shpirt nuk quhen komunista, une nuk e di se cfare mund te quhen. Babi, qe ti i qan hallin, ka bere plot, edhe pa i numeruar ne gjynahet e te birit . Babi do e paguaje 97, 98, Gerdecin, 21 Janarin e shume e shume krime te tjera. Harrova dicka, Berisha zakonisht mbante urinen e Enverit ne xhep per analiza. Jam e sigurt qe ai ndihej i nderuar
    Anonimus

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Jam shume i sigurte qe popullit tone te varfer nuk i pelqen qe hallet te ja qaj dikush, biri i te cilit ben pushime luksoze ne Maldive dhe udheton ne Bussines Class. Femijet ta nxijne faqen ndonjehere. Si djali i Berishes, atij nuk i shkon te kaperdiset neper Bussines Class etjere sepse e ka pasu babain per 8 vjete drejtuesin e shtetit me te varfer te Evropes.

    Thote nje shoku im shkodran qe eshte tifoz i cmendur i Vllaznise:

    " Kur vesh fanellen e vllaznise e dal ne xhiro apo per te pi kafe, ruhem te mos bej figure te keqe, qofte edhe nje leter se hedhi ne toke. Thjesht per me mbajt respektin dhe dinjitetin e klubit"

    Po Shkelzeni qe eshte djali i Berishes, ai duhet te kete shume kujdes, qe mos tu jape shkas hienave komuniste qe te hedhin balte mbi babain e tij.
    Jeni bere qesharake komplet kur perdorni ate fjalen komunista dhe mendoni se na ofendoni. Ka me komuniste se ju qe keni patur Kryetar te PD-se, Sali Berishen qe ka qene ish-sekretar i Partise ne kohen e Enverit, Berisha ka qene agjent i sigurimit te shtetit nen pseudonimin Penicilina, sa e sa sherbime i ka bere Berisha atij sistemi, Jozefina ka qene agjente nen pseudonimin Dizenjatorja, Majlinda Bregu ka qene sekretare e Organizates se Rinise ne kohen e Enverit. . Nese keta qe i kane sherbyer komunizmit me mish e me shpirt nuk quhen komunista, une nuk e di se cfare mund te quhen. Babi, qe ti i qan hallin, ka bere plot, edhe pa i numeruar ne gjynahet e te birit . Babi do e paguaje 97, 98, Gerdecin, 21 Janarin e shume e shume krime te tjera. Harrova dicka, Berisha zakonisht mbante urinen e Enverit ne xhep per analiza. Jam e sigurt qe ai ndihej i nderuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jessy : 23-02-2014 më 12:54
    Anonimus

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Jessy Lexo Postimin

    sepse partia socialiste perfaqeson partine e pali miskes, lenka cukos ndersa pd-ja perfaqeson ndryshimin, hyrjen ne evrope.
    berisha nuk proteston per vete sepse ai i ka te gjitha, ai proteston per shqiperine.
    mos kujtoni se PS-ja do rrije ne pushtet per nje kohe te gjate. Sic e kane nisur ata shume shpejt do i thyejne hundet dhe per mashtrimet e bera do mbajne pergjegjesi.

  8. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Berisha thatë ju apo më bënë hundët mua ?! Ai Berisha që thoni ju, për 8 vjet rrjesht e mbajti minimumin jetik më të ultin në ballkan ! Shqipëria nuk krahasohet me asnjë vënd Ballkanik për nivelin e ulët të jetesës dhe të varfërisë... Ky është Sali Berisha !!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    sepse partia socialiste perfaqeson partine e pali miskes, lenka cukos ndersa pd-ja perfaqeson ndryshimin, hyrjen ne evrope.
    berisha nuk proteston per vete sepse ai i ka te gjitha, ai proteston per shqiperine.
    mos kujtoni se PS-ja do rrije ne pushtet per nje kohe te gjate. Sic e kane nisur ata shume shpejt do i thyejne hundet dhe per mashtrimet e bera do mbajne pergjegjesi.
    Juve ju tremb zbatimi i ligjeve. Ja kush jane demokratet. Njerez hipokrita. Deri dje akuzonte Edin qe kerkonte destabilizim te vendit pse e ngriti popullin ne protesta pas me shume se 4 vitesh qeverisje te pd-se, ndersa pd-stet nuk presin dot as te mbushet viti. Brenda disa muajve kerkon nga PS-ja te nxjerri Shqiperine nga gremina qe e hodhi vet. Veten e tyre po tregojne qe jane qesharake, gjakpiresa e te etur per pushtet e me komunista ne shpirt, se ''komunistet'' qe akuzoni ju.
    Ps-ja po tregon qe eshte shume here me e afte se pd-ja. Ju shikoni vetem erresire se vetem ate i uroni Shqiperise.
    Feelings change - memories don't.

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Juve ju tremb zbatimi i ligjeve. Ja kush jane demokratet. Njerez hipokrita. Deri dje akuzonte Edin qe kerkonte destabilizim te vendit pse e ngriti popullin ne protesta pas me shume se 4 vitesh qeverisje te pd-se, ndersa pd-stet nuk presin dot as te mbushet viti. Brenda disa muajve kerkon nga PS-ja te nxjerri Shqiperine nga gremina qe e hodhi vet. Veten e tyre po tregojne qe jane qesharake, gjakpiresa e te etur per pushtet e me komunista ne shpirt, se ''komunistet'' qe akuzoni ju.
    Ps-ja po tregon qe eshte shume here me e afte se pd-ja. Ju shikoni vetem erresire se vetem ate i uroni Shqiperise.
    mia@,
    nuk jam demokrat, jam republikan.
    keta te ps-s me 6 muaj pushtet po stresojne gjithe miletin. nuk e shikon ti qe ne shqiperi perdite permbysen furgona, autobuza, makina.
    kjo s`ka ndodh ne epoken e berishes.

  11. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    keta te ps-s me 6 muaj pushtet po stresojne gjithe miletin. nuk e shikon ti qe ne shqiperi perdite permbysen furgona, autobuza, makina.
    kjo s`ka ndodh ne epoken e berishes.
    haaaaaaaaaaaaaaaa

    Në epokën e Berishës përmbyseshin fshatra nga eksplozionet dhe qytete nga hidrocentralet !!!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    Jessy (23-02-2014)

  13. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    sepse partia socialiste perfaqeson partine e pali miskes, lenka cukos ndersa pd-ja perfaqeson ndryshimin, hyrjen ne evrope.
    berisha nuk proteston per vete sepse ai i ka te gjitha, ai proteston per shqiperine.
    mos kujtoni se PS-ja do rrije ne pushtet per nje kohe te gjate. Sic e kane nisur ata shume shpejt do i thyejne hundet dhe per mashtrimet e bera do mbajne pergjegjesi.
    Ke te drejte, Berisha i ka te gjitha, ka vjedhur sa i ka dashur qejfi, por ja qe oreksi rritet duke ngrene, dhe ne fund nuk luftohet vetem per para por edhe per pushtet, per te mbajtur nen kontroll cdo gje. PS do apo sdo ti, do qendroje ne pushtet sa ti doje e bardha zemer sepse populli shqiptar ka qene historikisht i majte me shumice derrmuese dhe sot e majta eshte me e bashkuar se kurre ndonjehere. Berisha ka ''fituar'' vetem kur kane tradhtuar deputete nga e majta. Jeni humbesit me te medhenj, mezi siguruat 15 % te votave ne 23 qershor, mire qe keni Kac Islamin aty se do humbnit fare. PD sot ka nivelin me te ulet historik te mbeshtetjes ne popull. 85% e votuesve shqiptare votuan kunder PD dhe i thyen turinjte 1 MILJON here Berishes. PD KURRE nuk behet 1 Miljon, asnjehere. Jeni minorance qe po shkoni drejt zhdukjes dhe me keto qaravitjet tuaja jeni bere si keshilli i ndrikullave, do i humbisni edhe ata pak mbeshtetes qe ju kane mbetur.
    Anonimus

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    [QUOTE=Jessy; PS do apo sdo ti, do qendroje ne pushtet sa ti doje e bardha zemer sepse populli shqiptar ka qene historikisht i majte me shumice derrmuese dhe sot e majta eshte me e bashkuar se kurre ndonjehere. [/QUOTE]

    ndaj shqiptaret lajne halet e evropes sepse jane te majte.
    ndaj komunistet admirojne te punojne ne kompani pastrimi ne amerike sepse e majta eshte partia e dinjitetit.
    ju kenaqeni kur te mbushni barkun me qofte, sju interoson gje teter.

  15. #13
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Jessy Lexo Postimin
    Jeni bere qesharake komplet kur perdorni ate fjalen komunista dhe mendoni se na ofendoni. Ka me komuniste se ju qe keni patur Kryetar te PD-se, Sali Berishen qe ka qene ish-sekretar i Partise ne kohen e Enverit, Berisha ka qene agjent i sigurimit te shtetit nen pseudonimin Penicilina, sa e sa sherbime i ka bere Berisha atij sistemi, Jozefina ka qene agjente nen pseudonimin Dizenjatorja, Majlinda Bregu ka qene sekretare e Organizates se Rinise ne kohen e Enverit. . Nese keta qe i kane sherbyer komunizmit me mish e me shpirt nuk quhen komunista, une nuk e di se cfare mund te quhen. Babi, qe ti i qan hallin, ka bere plot, edhe pa i numeruar ne gjynahet e te birit . Babi do e paguaje 97, 98, Gerdecin, 21 Janarin e shume e shume krime te tjera. Harrova dicka, Berisha zakonisht mbante urinen e Enverit ne xhep per analiza. Jam e sigurt qe ai ndihej i nderuar
    Jessy, ne kohen e Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise, pothuajse te gjithe njerezit dikush me pak dhe dikush me shume jane angazhuar sepse nuk kishe edhe shansin per te qene asnjenes por ndryshon muhabeti ne lidhje me kreret e PS dmth pjelles se PPSH. Ju keni akoma ne gjirin tuaj njerez si Gramoz Ruci apo Skender Gjinushi, dizenjatoret e vertet te vitit dhunshem 97, ata te cilet krijuan "komiternet e shpetimit" me ne krye Altin Arapin dhe Orik Shytin.

    Partia Socialiste eshte pjella e PPSH dhe kete ska llogjike ne bote ta hedhe poshte. Historikisht eshte drejtuar prej klikes kriminale te bllokmeneve. Une jam shume i sigurte qe ju te cilet perkrahni PS, po te beni nje biografi te shkurter familjare, me shume mundesi dilni me gjysher qe kane qene spiunj dhe kapterre te cilet kane vertitur kerbacin ne kurrizin e te pafajshmeve dhe " armiqve te partise" thjesht per te marr nje garuzhde gjelle me shume apo per nje burse shkolle te pamerituar etjere.

    Kam lexuar ne librin Rrno per me tregue, te At Zef Pllumit, nje histori shume rrenqethese ne lidhje me paraardhesit tuaj, se deri ne cfare pike ishin degdisur.
    Kishte pas shkuar nena e nje kapterri per te vizituar te birin qe ishte me sherbim ne nji nga kampet famekeqe te asaj kohe dhe kur i afrohet vend rojes shikon te birin dhe i drejtohet:

    Hekuran, o Bir,
    Hekurani: Ndal !!!!
    Nena: Hekuran, o zemra nenes, jam nena jote!!!
    Hekurani: Ndal te thashe
    Nena: Hekuran, o drite sysh, ka udhetuar nena nje dite vetem te vije te shoh
    Hekurani: Ndal, mos u afro !!!

    Nena shkon drejt dhe i biri qellon.. Nena e mbledhur germuq, shtrire para deres se kampit dhe mbuluar ne gjak. Behet alarm i madh dhe vine gjithe oficeret dhe kapteret e komandes. Kush qelloi pyet drejtori i kampit?? Une qellova pergjigjet Hekurani. Kush eshte kjo fatkeqe pyet drejtori? A e njihni ju?
    Me cfare duket eshte nena ime pergjigjet Hekurani, por sic na ka mesuar nena parti armiku klases ndonjehere mund te maskohet edhe nen pamjen e njeriut te aferm dhe te vjen dhe te provokon. Une i thashe ndal por ajo su ndal dhe i qellova. Te gjithe mbeten te pafjale...
    Ngjarje e vertete kjo..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 23-02-2014 më 15:01
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  16. #14
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Kush Hekuran isht ki mo , Hekuran Isai ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  17. #15
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Jam shume i sigurte qe popullit tone te varfer nuk i pelqen qe hallet te ja qaj dikush, biri i te cilit ben pushime luksoze ne Maldive dhe udheton ne Bussines Class. Femijet ta nxijne faqen ndonjehere. Si djali i Berishes, atij nuk i shkon te kaperdiset neper Bussines Class etjere sepse e ka pasu babain per 8 vjete drejtuesin e shtetit me te varfer te Evropes.

    Thote nje shoku im shkodran qe eshte tifoz i cmendur i Vllaznise:

    " Kur vesh fanellen e vllaznise e dal ne xhiro apo per te pi kafe, ruhem te mos bej figure te keqe, qofte edhe nje leter se hedhi ne toke. Thjesht per me mbajt respektin dhe dinjitetin e klubit"

    Po Shkelzeni qe eshte djali i Berishes, ai duhet te kete shume kujdes, qe mos tu jape shkas hienave komuniste qe te hedhin balte mbi babain e tij.

    Shkodranet e treguan veten ndeshjen e kalume me besen e kavajes ku rrahen Kosovaret vetem pse ju ofenduan serbet qe i mbani ne ekip ..pssstt

  18. #16
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Jam shume i sigurte qe popullit tone te varfer nuk i pelqen qe hallet te ja qaj dikush, biri i te cilit ben pushime luksoze ne Maldive dhe udheton ne Bussines Class. Femijet ta nxijne faqen ndonjehere. Si djali i Berishes, atij nuk i shkon te kaperdiset neper Bussines Class etjere sepse e ka pasu babain per 8 vjete drejtuesin e shtetit me te varfer te Evropes.

    Thote nje shoku im shkodran qe eshte tifoz i cmendur i Vllaznise:

    " Kur vesh fanellen e vllaznise e dal ne xhiro apo per te pi kafe, ruhem te mos bej figure te keqe, qofte edhe nje leter se hedhi ne toke. Thjesht per me mbajt respektin dhe dinjitetin e klubit"

    Po Shkelzeni qe eshte djali i Berishes, ai duhet te kete shume kujdes, qe mos tu jape shkas hienave komuniste qe te hedhin balte mbi babain e tij.
    mir e ke meriamun shkelzeni duhet ti maj mqeftas gjith leket e pasunin qe vuni gjat rregjimit te babes vet se po i perdori i nxin faqen ftyr nximit.

    shum llogjik e fort.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  19. #17
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Derjanas he burre i fort ku ka shkrime kunder berishes aty je ,mu ke bo si mero baze hahahhahhhaha

  20. #18
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Berisha thatë ju apo më bënë hundët mua ?! Ai Berisha që thoni ju, për 8 vjet rrjesht e mbajti minimumin jetik më të ultin në ballkan ! Shqipëria nuk krahasohet me asnjë vënd Ballkanik për nivelin e ulët të jetesës dhe të varfërisë... Ky është Sali Berisha !!!
    Je ne terezi ca shkruan apo jo????? Ne me rritje ekonomike me te larte sesa Gjermania ti thua vendet ballkanike. Ato si llogarisim fare ne. Edhe do hynim ne Europ me Saliun po ishte tu bo not ne Sarand ai edhe thjeshte per inat nuk hym se do na shtrinte doren europa per borxh nga mireqenia ne kohen e sales. Normale se atje do i bej pushimet Shkelzua se ka vjedh baba per kete dite.

  21. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Shkëlzen Berisha është vrasës. Ja prova!

    9 Shkurt 2017

    Një ditë pas publikimit të kabllogrameve të “Wikileaks”, në të cilën tregohej se Ambasada Amerikane lakonte me emër të përveçëm Shkëlzen Berishën në aferën e Gërdecit, një tjetër kabllogram akuzon direkt djalin e ish-Kryeministrit si përgjegjësin e fatkeqësisë që i kushtoi jetën 26 personave, duke lënë të plagosur dhe të gjymtuar 300 të tjerë.

    Në 15 maj 2009, një vit e dy muaj pas ngjarjes, një tjetër kabllogram i “Wikileaks” tregon se menjëherë pas shpërthimit, Shkëlzeni, në cilësinë e “drejtorit” dhe kokës që kishte orkestruar të gjithë aferën, ishte i pari që u kontaktua nga personat e tjerë të përfshirë në çështjen e Gërdecit.

    “Tabulatet telefonike tregojnë se në orët pas shpërthimit të Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu telefonoi djalin e Berishës katër herë. Mihal Delijorgji, pronari i Albademilit, kompanisë që operonte në Gërdec telefonoi Shkëlzenin vetëm 30 minuta pas shpërthimit. Nga janari, deri në momentin e shpërthimit, Delijorgji ka telefonuar Shkëlzenin 56 herë. Të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se Mediu dhe Shkëlzeni janë takuar personalisht në shumë raste”, shkruhet në tekstin inkriminues të kabllogramit me numër 7687, që Ambasada Amerikane i drejton Departamentit të Shtetit.

    Ndërsa drejtësia shqiptare mbylli çështjen e Gërdecit pa asnjë fajtor, mbetet ende për t’u sqaruar se si ish-Ministri i Mbrojtjes dhe CEO i kompanisë që operonte në Gërdec telefonuan menjëherë pas shpërthimit “një të pafajshëm” si djali i ish-Kryeministrit Berisha.

    Ndërsa përmbajtja e këtyre telefonatave nuk është bërë kurrë publike, ato hedhin dritë mbi mënyrën se si operonte skema, përmes të cilës u përvetësuan me qindra milionë euro nga familja Berisha./Lexo.al/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  22. #20
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Berisha proteston për varfërinë, Shkëlzeni pushime luksoze në Maldive me Arminën

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    sepse partia socialiste perfaqeson partine e pali miskes, lenka cukos ndersa pd-ja perfaqeson ndryshimin, hyrjen ne evrope.
    berisha nuk proteston per vete sepse ai i ka te gjitha, ai proteston per shqiperine.
    mos kujtoni se PS-ja do rrije ne pushtet per nje kohe te gjate. Sic e kane nisur ata shume shpejt do i thyejne hundet dhe per mashtrimet e bera do mbajne pergjegjesi.
    Krejt faktet e tregojne se PD eshte armiku me i madh i shqiptareve sot. Qe me dhuraten e 97' ku duke keqperdorur parate e shqiptareve me firma piramidale kjo parti eshte bere parti e dhjere dhe parti e krimit. Ne nje shtet normal njerez si Berisha moti do te ishin burgjeve por I kane gjetur shqiptaret njerez naive dhe injorante keta kane luajtur qoqe sic kane dashur. PS sado e keqe te behet kurre nuk do te mund te ia kaloje PD se Sales. Ne ate parti ata njerez ne krye motiiiiiiiiiiiiii ia kane shitur shpirtin djallit dhe jane ne gjendje te bejne gjithcka qe te rrijne ne pushtet. Ata sjane aty per popull por per familje te veta, pra per rrethin e ngushte.
    PD eshte per hyrje ne Evrope?! Shumica e shqiptareve nuk jane idiote si ti. Kete edhe idioti me i madh po ta thote do te ishte turp per te. A e ke pyetur ndonjehere veten perse shtete ish komuniste jane ne BE moti kohe dhe Shqiperia jo? Me perralla a? Ne sjemi 7 vjecare zoteri. Gjerat jane pare. PD eshte nje manipulim i madh asgje me shume.
    Zoteri PS e ka gjetur vendin ne kaos total do te marre kohe qe te rregullohen gjerat.
    PS-ne nuk do te arrije ta rrezoje prej pushtetit PD-ja. Pervec me ndonje manipulim te madh se PD i ka thene karriges nje QAO te madhe.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •