Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 77
  1. #21
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Qe po ika Hashimi se gjithmone kerkujt sja ka dhane .
    Po cka pasi te ik Hashimi ?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"



    Koalicioni PDK-LDK, propagandë e instrumentalizuar, nga komplotist brenda LDK-së. Futja me çdo mënyrë dhe me çdo kush në pushtet nuk i sjell te mira Kosovës. Edhe kjo propagand është njëri prej kopmloteve që janë duke ju bërë shtetit të Kosovës. Kosovës iu duhën kualicione të natyrshme dhe pro shqiptare. LDK si është katandisur por edhe njerëzit që janë duke rrethuar, janë duke i bërë dëmë më së shumti Kosovës dhe për këtë arsye edhe janë në opozit, sepse populli ju a ka treguar vendin edhe në zgjedhjet e fundit.
    Njëri prej aktiviteve të strukturave parapolitike të LDK-së dhe satëlitëve të saj (Koha grup, Riinvest,AKR, Bota Sot etj.), të orkestruar nga ish UDB-ashta me name të Kosovës, që po bëhet këto ditë është proklamimi i një koalicioni me PDK-n. Rruga në opozitë edhe atë për një kohë deri sa te pastroheni nga jugosllavizmi. Bashkë me ju edhe sejment rreth e rrotull jush...
    Kosova e ka krijuar rrugen e vete, as mos tentoni ta ndaloni...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Llap mos na kelb temen me mbeturia UDB-ashe
    Llapi nuk e ka hap ket tem qe lidhja e fort e UDB-es tash BIA qe po vepron ende per fat te keq ne
    Kosove e qe
    po perpiqen me mish e me shpiert me i largue Çlirimtaret e Kosoves nga pushteti dhe me i siell ne pushtet njerzit e vet

    por u kam pierdh ne plane atyre qysh me 1999-ten
    tani Populli vendos e jo UDB-eja e BIA kot e kan
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"


    Krijimi i një konfuziteti të tillë ka qenë dhe do të jetë strategjia e UDB-së, në atë mënyrë që kur Serbia të bëjë hapjen e dosjeve (që është kusht i BE-së), t’u japë forcë bashkëpunëtorëve të vet në Kosovë, që ata të kenë mekanizmat e tyre mbrojtës. Pas hapjeve të dosjeve, do të krijohet një konfuzitet edhe më i madh, e madje mund të ndodhë që të ketë edhe pasoja dramatike për ndonjë familje.
    Pas daljes në skenë të Fadil Kajtazit dhe Mehmet Locit, në tërë shtypin dhe në rrjetet sociale shqiptare kanë vërshuar artikuj, deklarata, opinione dhe analiza të ndryshme. Të gjitha këto shkrime mund të ndahen në dy kategori: 1) spiunët sulmojnë dhe afishohen si patriotë, 2) patriotët mbrohen dhe i akuzojnë spiunët. Në tërë opinionin shqiptar është krijuar një rrëmujë mendimesh, në atë mënyrë që më askush të mos jetë në gjendje të formojë opinion objektiv mbi aktivitetet e një personaliteti.
    Një strategji e punuar në Beograd
    Krijimi i një konfuziteti të tillë ka qenë dhe do të jetë strategjia e UDB-së, në atë mënyrë që kur Serbia të bëjë hapjen e dosjeve (që është kusht i BE-së) , t’u japë forcë bashkëpunëtorëve të vet në Kosovë, që ata të kenë mekanizmat e tyre mbrojtëse. Pas hapjeve të dosjeve do të krijohet një konfuzitet edhe më i madh, e madje mund të ndodhë që të ketë edhe pasoja dramatike për ndonjë familje. Ka shumë familje të cilave u kanë vdekur bijtë e bijat e tyre gjatë torturave burgjeve jugosllave, për shkak të ndonjë dëshmie të rrejshme të fqinjit, shokut, mikut...Shumë të tjerë kanë vuajtur dënime me vite të tëra burgim të rëndë, e me qindra e mijëra të tjerë ua kanë humbur të drejtën e punësimit dhe shkollimit. Të gjitha këto sakrifica, morale dhe njerëzore, janë bërë më urdhër të Beogradit, por përmes zyrtarëve, si Fadil Kajtazi, Mehmet Loci, Selim Brosha, e dhjetëra të tjerë. Me urdhra të këtyre emrave të lartpërmendur janë torturuar djemtë dhe bijat tona vetëm pse kërkuan Kosova Republikë. Ky është një fakt i pakontestueshëm, që nuk mund ta anashkalojë as Mehmet Loci, i cili e di shumë mirë, sepse aso kohe ishte kryeinspektor i katër komunave: Pejë, Gjakovë, Klinë dhe Deçan, e me urdhër të të cilit u torturuan të rinjtë shqiptarë të këtyre anëve.
    Si është e mundur që sot gjakpirësit e popullit tonë, të cilët ia zgjatën jetën sundimit serb në Kosovë, të kenë sy e faqe të dalin në televizion dhe të shkaktojnë huti dhe konfuzitet në popull?! Kur Fadil Kajtazi apo Mehmet Loci paskan qenë të njohur se filan fisteku punon si deputet apo ministër në qeverinë e Kosovës, si nuk dolën publikisht të informonin opinion tonë që ata të mos i votonim?! Pasi atëherë nuk i paskan dhënë emrat e tyre, pse atë ditë në televizion nuk i bënë publikë emrat e deputetëve dhe personaliteteve publike të cilët punojnë për Serbinë?! Mendoj se përgjigja do të jetë se këta, duke mos i dhënë emrat, u bëjnë shantazh shokëve të tyre spiunë që punojnë në Qeveri dhe Parlament, që edhe këtyre t’ua gjejnë nga një post kyç.
    Fadil Kajtazi e quan vetën pionier të Shërbimit Sekret të Kosovës, por gjatë tërë asaj deklarate në televizion dhe gazetë, shikuesi dhe lexuesi i logjikshëm mundet të krijojë një profil të tij shumë të thjeshtë, që do të jetë kështu: Fadil Kajtazi, zyrtar në Shërbimin Sekret të Serbisë, me mision special për kundërzbulim të qëllimeve të personaliteteve të Kosovës. Një njohës i dobët i Shërbimit Sekret të Shqipërisë, me njohuri të mjaftueshme për ruajtjen e integritetit të shqiptarëve me Serbinë. I betuar që deri në vdekje t’i shërbejë çështjes kombëtare serbe dhe në momente të caktuara të krijojë dezinformata kundër personaliteteve shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Çuditërisht, në deklaratën e tij Fadil Kajtazin e pengon më shumë rinia kosovare që ishte proenveriste sesa ata që ishin titistë. Madje nuk heziton të krijojë huti kundër Adem Demaçit, kur thotë: “Në këtë paketë parashikohej edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës, duke u ofruar një “autonomi të zgjeruar në kuadër të Serbisë”, të cilën Drashkoviqi e kishte pranuar. Nga faktori politik në Kosovë kërkohej që t’u bashkëngjitej protestave që organizonte e djathta e bashkuar serbe, e udhëhequr nga lideri i SPO-së, Drashkoviq, në mënyrë që t’i ndihmohej ta rrëzonte Milosheviqin nga pushteti. Rugova këtë nuk e kishte pranuar. Ishte kategorik dhe insistonte në vullnetin e shprehur në referendumin e vitit 1991, ndërkohë që Demaçi, Qosja me një grup të kryesisë së LDK-së, që me vonë e formuan LBD-në, si dhe kryeministri Bukoshi e kishin pranuar ofertën evropiane.... Dhe, nëse në ato kushte e kanë shkelur, këtë do ta bëjnë çdo herë kur t’u jepet rasti”. Në fakt, vetë Ibrahim Rugova i shkruan letër të hapur Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera botërore, ku kërkon që Vuk Drashkoviqi të lirohet nga burgu, e jo Adem Demaçi. Fadil Kajtazi, si ekspert i spiunazhit shqiptaro-serb, di të manipulojë në dëm të aktivistëve të LPK-së dhe PDK-së, duke shtuar: “Di që agjentura serbe ka influencuar në LPK, e pastaj në PDK, dhe ka krijuar një klimë të tillë”. Çuditërisht, ky njeri para opinionit tonë të gjitha partitë e tjera, bashkangjitur edhe LDK-në, i bën të pastra si loti, thuajse Serbia në këto parti të tjera nuk e paska asnjë spiunë të infiltruar. Si është e mundur një gjë e tillë, kur vetë Fadil Kajtazi, si kryespiuni ndër kryesorët, që është vetë anëtar i LDK-së, e akuzon PDK-në dhe LPK-në e jo partinë në të cilën aderon?!

    Sinkronizimi i bashkëpunëtorëve të Serbisë
    Pas mjegullës së ngritur nga vetë ish-spiunët, është gjë normale që opinionistët, analistët dhe njerëzit e tjerë japin mendimet e tyre. Si mund të qëndrojmë të heshtur kur vetë bashkëpunëtorët e UDB-së po e nxisin debatin?! Sipas deklaratave të tyre, po rezulton se të gjithë ne të tjerët që kemi qenë aktivë për daljen e Kosovës nga robëria shekullore kemi qenë spiunë, ndërsa spiunët paskan qenë patriotë, sepse, sipas tyre, ata e kanë ditur kohën dhe momentin kur duhet të dalin ne demonstrata masive, kur është dashur të burgoseshim, kur është dashur të sakrifikohemi, kur është dashur të luftojmë, kur është dashur të vritemi... Të gjithë ish-bashkëpunëtorët e kanë të njëjtin diskurs. Të gjithë i kanë sinkronizuar fjalët dhe propagandën që kryesisht është antishqiptare. Unë habitëm se si kanë arritur t’i sinkronizojnë mendimet e tyre kur njëri shkruan nga Maqedonia, tjetri nga Kosova, e ndonjë tjetër nga vendet e largëta të diasporës dhe të gjithë janë në një vijë propaganduese - ata janë patriotë e shpifin kundër të gjithëve që kanë vepruar për çlirimin e Kosovës.
    Cili shqiptar po na mbetet patriot?

    Pak vite nga paslufta filluan thashethemet kundër veprimtarëve të devotshëm shqiptarë. Fillimisht njolloseshin disa figura më pak të rëndësishme e më vonë këto thashetheme nisën t’i “konkretizonin” disa gazetarë të të përditshmeve tona. Këto tri vite të fundit u bë modë se cili më shumë po mund të gjejë “fakte” kundër personaliteteve të shquara shqiptare dhe filluan të shkruanin në gazeta se Skënderbeu duhet të hiqet nga historia kombëtare, sepse, sipas tyre, ai paska luftuar për Vatikanin e jo për pavarësinë e Shqipërisë. Menjëherë pas Skënderbeut, filluan ta njollosnin figurën e Nënë Terezës, e duke mos lënë asnjë personalitet të gjallë e të vdekur pa e qitur në kampin e tradhtisë kombëtare, duke filluar nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e deri të komandantët më të panjohur të UÇK-së, të veprimtarëve të ndryshëm e të burgosurit politikë. Aktualisht, asnjë shqiptar në Kosovë nuk mund të mburret për veprimtari patriotike, sepse spiunët kanë përhapur dezinformata të tilla që sot askush më nuk ka besim në askënd. Çuditërisht, ish-spiunët që punuan legalisht dhe ata ilegalisht, të infiltruar në grupe dhe organizata të ndryshme shqiptare, gjejnë hapësirë në televizionet dhe shtypin tonë më prestigjioz. Është për t’u habitur se si moderatori televiziv apo gazetari këtyre ish-zëdhënësve legalë të Serbisë nuk ua gjen një bashkëbisedues që ka mundësi t’i kundërshtojë. Asnjë debat televiziv nuk mund të jetë profesional nëse moderatori nuk i fton dy palët. Të ftohet vetëm njëra palë është antiprofesionalizëm dhe haptas shihet se pala e ftuar po favorizohet. Sikur në “Rubikon” të ishte ftuar, për shembull, Ibrahim Kelmendi, Reshat Sahitaj apo ndonjë tjetër që pikërisht kanë qenë viktimë e shantazheve dhe presioneve të UDB-së, debati në atë emision do të kishte marrë kahe tjetër. Mendoj se moderatorët e emisioneve para se të ftojnë mysafirët, duhet të hulumtojnë veprimtarinë e atyre që ftojnë dhe të përçojnë mesazhe pozitive e jo zhgënjyese. Të gjithë shqiptarët nuk kanë punuar për UDB-në.
    Cila është detyra e AKI-së?

    Çdo shkrim i botuar dhe çdo deklaratë televizive duhet të analizohet nga zyrtarët e AKI-së. Duhet të kërkohen arsyet dhe qëllimet e atyre shkrimeve dhe deklaratave, se a janë në favor të shtetformimit të Kosovës, apo në disfavor. Po qe se bazohemi në deklaratën e zyrës së OVL-së së UÇK-së, menjëherë pas paraqitjes publike të Fadil Kajtazit në “Rubikon”, duket se kryesia e kësaj organizate i vlerëson dy ish-spiunët se paskan pasur guximin të flasin hapur dhe prej tyre kërkon t’i zbulojnë emrat tjerë. OVL e UÇK-së ka bërë një gabim të rëndë, duke i falënderuar këta ish-spiunë. Këta nuk deklaruan asgjë të re për opinionin tonë, sepse është ditur se këta kanë punuar për UDB-në, është ditur që nga deklarata e Bernard Kushnerit, kur deklaroi se në Kosovë ka dhjetëra mijëra spiunë që paguhen nga Serbia, e prej tyre janë në poste kyçe. Andaj, pse të falënderohen udbashët e të mos falënderohet Bernard Kushneri?! Të tillët duhet të ftohen në zyrat e AKI-së e të kërkohet prej tyre t’i zbulojnë ata që i kanë rekrutuar këta vetë. Të kërkohen prej tyre emrat e atyre që kanë raportuar kundër aktivistëve dhe i kanë burgosur. Të kërkohet prej tyre që të zbulojnë rrjetin e spiunëve ende aktivë në Kosovë, dhe të cilët i shkaktojnë dëme Kosovës. Të kërkohen prej tyre emrat e disa gazetarëve, shkrimtarëve, analistëve, këshilltarëve të ministrave, deputetëve, të cilët ende janë aktivë. A janë të vërteta fjalët e Mehmet Locit dhe Fadil Kajtazit se ka ministra dhe deputetë që ende janë aktivë, apo këta kanë shpifur kundër tyre për të krijuar konfuzitet?!
    Mendoj se detyra primare e AKI-së është t’i analizojë librat e ish-spiunëve që botohen, t’i analizojë çdo analizë dhe opinion që botohet në gazetë dhe të marrin masa konkrete që askush të mos shkruajë sipas dëshirës kundër atyre që kontribuuan për çlirimin e Kosovës.
    Parlamenti i Kosovës duhet të dalë me një ligj ku mbrohen figurat kombëtare të verifikuara, ndërsa ato ende të paverifikuara të verifikohen. Opinioni në Kosovë është i vetëdijshëm se ne e kemi shpallur dëshmor ndonjë që asgjë nuk ka kontribuar për Kosovën. Kemi emëruar shkolla me emra dëshmorësh që disa vite më vonë pas hapjeve të dosjeve kanë për të na dalë spiunë që i kanë shërbyer Serbisë. Sido që të jetë, Kosova herët a vonë duhet të bëjë verifikimin e dëshmorëve dhe mbrojtjen e tyre nga analistët dhe shkrimtarët e paguar nga shërbimet e huaja.
    [/LEFT]
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 24-02-2014 më 16:05
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    levizja ik hashim nga se nuk di kush jan organizatoret me duket e pa vend..

    hashimi eshte kryeminister i dale me votim..

    ne se populli do nje tjeter le te dal ne votim..

    mirpo populli ne kosove gjysma nuk del fare ne votim..

    gjysma qe del i jep vote ca hashimit ca ramushit ca albinit e ca is mutafes..

    kur behen hesapet del fitus hashimi..

    pra hashimi eshte kryminister..

    pik mbaroj kjo pun..

    i mir i keq ai popull qe voton ate don..
    prandaj le te presin votimet e tjera e te votojn cilin dojn..

    me revolucion nuk eshte mire..

    u provua ne 97-ten dhe dihen pasojat..

    at koh partia e hashimit quhej lpk.

    kjo lpk u be nxitse e 97-tes ne shqiperi me ne krye ideologun e lpk-se shokun rexho qos..

    mirpo patriotet nuk bejne lojra me atdheun..

    kosova ska nevoj per 97-te..

    prandaj u bej thirrje miletit te mos dalin ne protestat Hashim Ik por te presin diten e votimit e te votojne..

    ne kosov nuk eshte problemi kryesor hashimi..

    problemi kryesor eshte se aty krejt jan flliqana si populli si politikanat...

    kjo eshte tragjedia..

    ,.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    levizja ik hashim nga se nuk di kush jan organizatoret me duket e pa vend..


    ,.
    o brari keto i organizon ishe UDB-eja e tash quhet BIA e serbis
    nepermes bashkpuntoreve te tyre shqipfolsa
    kjo eshte e vertet.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Për mëmëdhenë duhet me qenë gjithnjë shërbëtor.

    He sa sanën e kan mbledhe bashk kta dy bujqit ! E tash, aksidentalisht u futen ne krye te Kosoves ! E si mos t'qohet populli e me t'ua kersit flakaresh saqe me trup e me mish, me ti que n'RRot t'somes ?!
    … ///

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Shembull tjeter tipik i keqperdorimit te paskrupullt ne pushtetin e Thacit...

    Feston Shën Valentinin me para të shtetit



    Paratë e buxhetit të ministrisë ku ajo punon ia kanë mundësuar ushtrueses së detyrës së Sekretares së Përgjithshme në Ministrisë së Punëve të Jashtme, Mirjeta Behluli që festën e të dashuruarve 14 shkurtin ta kaloj në Paris.

    Mirëpo këtë udhëtim ajo e ka arsyetuar se po shkon në vizitë zyrtare, duke marrë kështu edhe burrin me vete, raporton KTV-ja.



    Sipas KTV-së të njëjtën e ka bërë edhe zyrtarja tjetër, Senada Dushi, pavarësisht se mbulon rajonin ajo ka qëndruar në Paris, po ashtu me bashkëshortin e saj.

    KTV-ja ka mësuar nga burime brenda ministrisë se kjo nuk është hera e parë kur një gjë e tillë është bërë me para të buxhetit të Kosovës nga u.d. e sekretares së ministrisë.

    E njëjta kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, kur nga 11-15 tetor kishte qëndruar në Stamboll, me burrin e fëmijët.
    Atje e kishte vizituar rreth 30 minuta Ambasadën e Kosovës.

    MPJ ka mohuar këto, duke thënë se e gjitha është bërë zyrtarisht, pavarësisht se vizitat janë bërë gjatë fundjavës. ()

    Arsyeja e udhëtimit ka qenë për të rregulluar paqartësitë financiare rreth buxhet, financave dhe çështjeve të tjera administrative në këto misione, meqë po ashtu është kryetare e një komisioni të MPJ-së që merret me këto çështje. Sekretarja së bashkë me stafin e Ambasadës sonë në Paris kanë punuar tërë vikendin, derisa të hënën ka marrë pjesë në pritjen që Ambasada ka organizuar për nder të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zyrtari për informim në MPJ, Artan Behrami.

    Ndërkohë sipas tij në Stamboll ka shkuar privatisht.

    Në Stamboll ajo ka shkuar në vizitë private, me shpenzime vetjake. Edhe për këtë mund t’ju ofrojmë dëshmi”.

    Kur KTV-ja ka kërkuar dëshmi për këtë, për datat 11-15 tetor, kjo ka qenë përgjigjja e Zyrës për Media.

    Ajo që kam shkruar për Stamboll ka qenë një datë tjetër. Derisa kjo që e ceke ti, Sekretarja ka qenë disa herë për vendosjen e regjimit të vizave në Stamboll, si qendra më e madhe që lëshon vizat e Kosovës”, ka thënë Behrami. ()
    http://www.zeri.info/artikulli/27622...ara-te-shtetit

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Ekskluzive: Zyrtarja e MPJ-së bën qejf me para të shtetit [video]






    Ushtruesja e detyrës së Sekretares në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Mirjeta Behluli, ka shfrytëzuar të paktën dy herë udhëtimet e saj zyrtare edhe për qejfe personale, raporton KTV.

    Së fundmi ajo ka qëndruar në Paris bashkë me burrin, Vehbi Behluli, për festën e të dashuruarve. MPJ ka thënë se atje ka shkuar për organizimin që ka bërë ambasada për pavarësi, megjithëse festa ishte më 17 shkurt, duke thënë se të shtunën e të dielën ajo ka punuar në ambasadën e Kosovës në Francë.

    Ka më shumë se 6 muaj që Mirjeta Behluli është duke ushtruar detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo është shkelja e parë që është bërë se fundmi këtu, meqenëse neni 30, pika 4 e ligjit për shërbimin civil thotë se ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj.

    Megjithëkëtë, KTV-ja ka mësuar nga burime brenda MPJ-së se sekretarja Behluli, megjithëse ushtron postin, ka autoritet të madh brenda ministrisë, përfshirë raportin e mirë të saj me ministrin Enver Hoxhaj.

    Zyrtarë brenda MPJ-së, duke dashur të mbesin anonim, kanë treguar për shkeljet e vazhdueshme që janë bërë nga sekretarja Mirjeta Behluli.

    Ajo ka të punësuar edhe motrën në MPJ, Dafina Kukalaj – Osmani.

    Behluli ka qëndruar në Paris për festën e Shën Valentinit, me arsyetimin se atje po shkon në vizitë zyrtare, por ka marrë edhe burrin me vete. Të njëjtën e ka bërë edhe zyrtarja tjetër, Senada Dushi, pavarësisht se mbulon rajonin ajo ka qëndruar në Paris, po ashtu me bashkëshortin e saj.

    KTV-ja ka mësuar nga burime brenda ministrisë se kjo nuk është hera e parë kur një gjë e tillë është bërë me para të buxhetit të Kosovës nga u.d. e sekretares së ministrisë.

    E njëjta kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, kur nga 11-15 tetor kishte qëndruar në Stamboll, me burrin e fëmijët.

    Atje e kishte vizituar rreth 30 minuta Ambasadën e Kosovës.

    MPJ ka mohuar këto, duke thënë se e gjitha është bërë zyrtarisht, pavarësisht se vizitat janë bërë gjatë fundjavës.

    Tashmë është praktikë që sekretarja të udhëtojë vikendeve, ngaqë Ministria dhe Ambasadat gjatë javës janë shumë të ngarkuara dhe në këtë mënyrë ruhet dinamika e punës brenda institucioneve”, ka qenë përgjigjja e Zyrës për Media të MPJ-së.

    Zyrtari për informim, Artan Behrami, ka thënë në përgjigjen e tij se sekretarja Behluli ka udhëtuar që nga marrja e postit në Bruksel, Berlin dhe Paris.

    Arsyeja e udhëtimit ka qenë për të rregulluar paqartësitë financiare rreth buxhet, financave dhe çështjeve të tjera administrative në këto misione, meqë po ashtu është kryetare e një komisioni të MPJ-së që merret me këto çështje. Sekretarja së bashkë me stafin e Ambasadës sonë në Paris kanë punuar tërë vikendin, derisa të hënën ka marrë pjesë në pritjen që Ambasada ka organizuar për nder të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Behrami.

    Ndërkohë ka thënë se në Stamboll ka shkuar privatisht.

    Në Stamboll ajo ka shkuar në vizitë private, me shpenzime vetjake. Edhe për këtë mund t’ju ofrojmë dëshmi”, ka thënë ai.

    Kur KTV-ja ka kërkuar dëshmi për këtë, për datat 11-15 tetor, kjo ka qenë përgjigjja e Zyrës për Media.

    Ajo që kam shkruar për Stamboll ka qenë një datë tjetër. Derisa kjo që e ceke ti, Sekretarja ka qenë disa herë për vendosjen e regjimit të vizave në Stamboll, si qendra më e madhe që lëshon vizat e Kosovës”.

    Kështu ai ka vërtetuar edhe autoritetin e Behlulit brenda MPJ-së, duke thënë se ajo ka qenë edhe pjesë e grupit të MPJ-së që është marrë me procedurat e vendosjes së vizave.

    Në deklarimin e pasurisë, Mirjeta Behluli, ushtruese e detyrës së sekretares së MPJ-së, ka deklaruar 2 mijë e 270 euro para nga mëditjet dhe udhëtimet zyrtare, që i bie gati gjysma e rrogës së saj vjetore prej 5 mijë e 311 euro.

    Për krejt këto, Behluli në një mbledhje të rregullt të mbajtur me drejtorët e departamenteve të MPJ-së i ka kërcënuar ata se do t’i hetojë edhe AKI-ja për shkak të informacioneve që po rrjedhin në media.



    http://www.koha.net/?id=27&l=1153

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Qeveria virtuale e Kosovës!

    Fadil Lepaja

    Qeveria Thaçi, përkatësisht ministrat, pas largimit nuk do të shkojnë drejt nëpër shtëpitë e veta! As në parti! As në burg! Jo more, çfarti, pse me shku në burg! Kush me i dërgu atje! Përse?

    I nis me policët tanë dhe përfundojnë bashkë në ndonjë restorant në Batllavë! Nuk hahet buka në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Gërdofc. Mbi 20 gardianë u patën helmu nga ushqimi i prishur! Nuk hanë bukë aty ministrat tanë! Harrojeni! Pastaj, pse me shku veç këta kur krejt po...! Krejt klasa politike! Edhe popullin po e lënë me...! Po e dini!

    Do të mbeten bashkë dhe do të funksionojnë si Qeveri, edhe pas rënies! Se, opozita po thotë se kryeministri aktual po shkon. Ku po shkon kryeministri? Kurrkush nuk po e din! Veç me e pyet Ivicën?! Ndoshta di diçka?! Më shpesh po rrinë me Ivicën, sesa me kabinetin e vet! Nga populli i vet tashmë veç Ivica mundet me e shpëtu!


    Nejse, fushata pranverore tashmë ka filluar! Nuk e kam fjalën për bujqësinë! As për bagëtinë! E kam për fushatën politike! Kryeministri, në foton e montuar, duket i mbështetur me duar për grilash! Slogani “Hashim ik”, po asocion me thirrjet për ikjen e diktatorëve! Edhe pse këtu më tepër ka kaos, sesa diktaturë! Më tepër ka anarki, sesa rregull burgu!

    Kryeministri e kontrollon veç buxhetin, e të tjerat i ka lënë të lira. Duke u sjellë në rreth, njerëzve po u merren mendtë! Të gjithë pak a shumë jetojmë nga buxheti! Nuk është diktaturë, pra! Thjesht e kanë marrë peng, shtetin!


    Në rrethana kur populli është konfuz, e mediat janë nën kontroll, me rëndësi është me ndërru temën. Me “sjell e me pështjell”, qysh kish me thanë vet shefi i shefave të shefave!


    Në këto rrethana, Che-veria mbahet veç përmes konflikteve!
    Kryesisht konflikteve të paqena që konceptohen në kabinete. Nga librat shkollorë të sigurisë: “Krijimi dhe menaxhimi i krizave”!

    Për shembull, kur dikush do me bisedu për çështje praktike, kryeministri e thërret filan snajperistin virtual dhe i thotë: dil e shaje filanin! Shpikja një behane të madhe dhe konceptoje ashtu që edhe ai vet me dyshu në vetvete! Sa më e madhe rrena, aq më mirë!

    Pastaj filani përgjigjet me të njëjtën monedhë! Pastaj, merret urdhri: shaje edhe më rëndë! Me i prekë njerëzit në dinjitet, me diçka! Mjafton të reagojnë ashpër! Të krijohet energjia e konfliktit!


    Për shembull, si e keni kuptu nga mediat, ky popull aktualisht s’ka problem ma emergjent se a me ja lëshu (e)zanin më shumë apo më pak! A me i ra kambanës më shumë apo më pak!

    Dy reperët kryesorë të politikës (këngëtarë e gazetarë) kanë fillu me repovatë mbi baza fetare.
    Me u sha, me u ofendu sa më shumë në mes veti! Aq sa tjetri mos me mundë me mbet indiferent. Pastaj vijnë rreshtimet! Për dhe kundër! Cili po merr më shumë llajka e më shumë komente në Facebook! Qe konflikti! Se populli shkrryhet në rrjetet sociale, por me ecë, ecë nëpër tokë!


    Kurrkujt nuk po i bie ndërmend me kërku bukë! Me kërku shkolla të sigurta dhe me nivel serioz akademik! Kurrkujt nuk i bie ndërmend me kërku spitale dinjitoze. Kurrkujt nuk po i bie ndërmend me kërku vende pune! Të gjithë e kanë problemin veç me i dalë Zotit, Zot! Se Zoti nuk mundet me mbijetu këtë fushatë, pa u impliku edhe përfituesit e ndryshëm parapolitikë! E besojnë një Krijues universal, por veç atë të tyre! Jo të atyre të tjerëve!


    Pra, Qeveria nuk do të shkapërderdhet! Do të vazhdojë të funksionojë si Qeveri në Ekzil! Sikur Qeveria Bukoshi dikur! Do të krijojnë edhe fondin e vet! Fandin 10 për qind! Historia do t’i mbajë mend për këtë përqindje... ! Po e dini përse?! E dini pra, qysh nuk e dini sa keni pagu zakonisht!

    Duke qenë se vetë janë historianë, ata vet e kanë kriju edhe historinë! Pak para lufte, pak gjatë dhe e shumta pas lufte! Tash historinë po e shkruajmë online! Lufta po zhvillohet nëpër barrikadat e Mark Zuckerbergut! Pra, do të kemi Qeveri në Online!

    Pastaj, kur të bëjnë revolucion në Facebook, kur të arrijnë një milion llajka, do të rikthehen.
    Do të thonë se tash e kanë legjitimitetin. Do të shpallin të pavlefshëm Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor! Do ta shpallin kryeministrin mbret, sikur Zogu dikur pas një marrëveshjeje të fshehtë me Daçiqin, më falni me Pashiqin. Ndërkohë, ata do të funksionojnë online. Do të jetë Qeveria jonë e parë virtuale.

    Edhe populli, falë Zotit, më shumë jeton online se sa offline. Me një supë pule e një kyçje të lirë në rrjet, tanë ditën e lume je “on”! Aty na ka pra, krejt shoku mbret! E këndej le të vijë kush të dojë! Kryeministri e ka ba strategjinë që askush mos me ja kalu me llajka! Profili i tij në Facebook është institucion qeveritarë!

    http://www.telegrafi.com/?id=26&a=6592

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Thaçi paralajmëron marrëveshje për sistemin e drejtësisë për veriun

    ]
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpejt do të ketë takim mes tij dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq, në Bruksel.
    “Do të merremi vesh edhe për sistemin e drejtësisë, dhe veriu i Kosovës do të jetë dhe do funksionojë sikur e gjithë Kosova evropiane”, ka thënë Thaçi në një video ku i përgjigjet qytetarit Fatlum Morina nëpërmjet aplikacionit "Shkruaj Thaçit". Ai e ka pyetur kryeministrin se çka po bëhet në lidhje me veriun e Kosovës?
    Veç kësaj, kryeministri Thaçi ka thënë kujtuar se me urdhër të tij, më 25 korrik 2011, Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31. “Në atë kohë, me atë aksion kemi lëvizur gjithë bashkësinë ndërkombëtare, me një mbështetje të fuqishme që e kemi pasur. Pa lëvizur ne në atë drejtim nuk do të lëvizte bota”, ka thënë Thaçi.
    Në atë aksion kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi.
    Por Thaçi thotë kjo e shpejtoi fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
    “Jemi të bindur se me mbështetjen e ShBA-ve, BE-së tani veç kemi filluar normalizimin e gjendjes në veri. Ka filluar së funksionalizuari doganat e Kosovës, procesi i IBM-it, komuniteti serb po integrohet në Policinë e Kosovës, për të punuar gjithmonë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ka filluar lëvizja e lirë e mallrave”, ka thënë Thaçi.
    Sipas faqes së kryeministrit Thaçi në Facebook, me mijëra qytetarë kanë marrë përgjigje me shkrim nga ai, teksa ka ftuar edhe të tjerët të përdorin këtë aplikacion për të bashkëbiseduar me të.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e 7-të të kryeministrave të vendeve anëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim




    Të nderuar kryeministra,

    Të nderuar ministra dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BERZH,

    Të nderuar të pranishëm,

    Zonja e zotërinj;

    Më lejoni që fillimisht të falënderoj të gjithë anëtarët e BERZH-it për organizimin e këtij forumi me temë kryesore investimet në Ballkanin Perëndimor.

    Vetëm para pak vitesh ishte veshtirë të besohej se kryeministrat e rajonit do të jenë pjesë e një paneli të përbashkët për të diskutuar çështje kryesisht ekonomike.

    Është kënaqësi e veçantë të përfaqësoj Kosovën, si një nga anëtaret më reja në BERZH.

    Që nga paslufta BERZH ka mbështetur Kosovën dhe unë shpresoj që edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështes ekonominë e Kosovës, përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, dhe të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

    Prej shpalljes së pavarësisë me 2008, Kosova ka vazhduar progresin saj si vend demokratik dhe vend me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    Deri më sot, 106 vende të botës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ne jemi shumë afër përfundimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian dhe po ashtu jemi në dialog të vazhdueshëm me fqinjin tonë Serbinë, për të normailizuar marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe gjithë rajonin.

    Përgjatë këtyre viteve Qeveria e Kosovës ka përfunduar projekte të mëdha kapitale, duke përfshirë këtu ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, si dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës që është padyshim ndër më të mirët në rajon.

    Ne jemi në prag të fillimit të autostradës së re që lidhë Kosovën me Maqedoninë dhe së shpejti presim të fillojmë me fazën tenderuese të projektit të Brezovicës, një qendër turistike e përmasave ndërkombëtare.

    Këto janë suksese të cilat vetëm para pak vitesh, ishin të paimagjinueshme për Kosovën.

    Tani që kanë kaluar 15 vite pas intervenimit të NATO-s, Kosova ka arritur të funksionalizojë një ekonomi të tregut të lirë dhe të bëhet partner serioz për rajonin dhe më gjerë.

    Gjatë kësaj rruge ne kemi arritur të ndërtojmë infrastrukturën rrugore me standarde evropiane, kemi përmirësuar ambientin e biznesit duke ulur taksat, duke siguruar një fuqi punëtore të lirë dhe fleksibile, duke eliminuar barrierat e qasjes në treg dhe duke garantuar me ligj trajtimin e barabartë të investitorëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

    Në 5 vitet e fundit, Kosova ka pasur një rritje të GDP-së mesatarisht prej 5% , e cila konsiderohet arritje e madhe për institucionet e Kosovës.

    Kjo rritje ekonomike është arritur përkundër krizës ekonomike globale e cilia ka pasur efekte negative edhe në rajon.

    Trendet ekonomike pozitive në Kosovë janë indikator i reformave që janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës.

    Qeveria e Kosovës ka iniciuar një sërë reformash të cilat kanë për qëllim përmirësimin e ambientit të biznesit, forcimin e sektorit privat, si dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.

    Investimet private kanë qëndruar tek 20 – 22% i GDP-së gjatë 5 viteve të fundit, kurse investimet publike janë rritur nga 5% në 12% të GDP-së.

    Ne besojmë që për të stimuluar rritjen ekonomike dhe punësimin, investimet nga sektori privat duhet të rriten dhe politikat e duhura duhet të implementohen nga institucionet e Kosovës.

    Investimet kapitale janë rritur vazhdimisht që nga shpallja e pavarësisë.

    Ato janë rritur nga 154 milion euro në vitin 2008, në 500 milion euro në vitin 2013.

    Rritja e investimeve publike është bërë e mundur nga një menaxhim më i mirë i buxhetit, performancë më e mirë e autoriteteve doganore dhe administratës tatimore, si dhe nga një plan ekonomik më i përshtatshëm për nevojat e sektorit privat.

    Ne kemi shpenzuar shumë energji gjatë 3 viteve të fundit në forcimin e sistemit ekzistues të tregut, që siguron që Kosova është një partner plotësisht i integruar, njohur në rajon dhe botë.

    Ne kemi punuar vazhdimisht me sektorin privat për të përmirësuar ambientin biznesor dhe klimën investive, sepse besojmë që kjo është rruga e vetme e duhur për të pasur rritje të qëndrueshme ekonomike.

    Të gjitha këto përpjekje për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes janë reflektuar në përmirësimin e rangimit të Kosovë në raportin e Bankës Botërore e të Bërit Biznes 2014.

    Ne kemi pasur një përmirësim të ndjeshëm për 40 vende për 2 vitet e fundit.

    Kosova është shpallur zyrtarisht si top reformatori i 5-të në botë nga 185 shtete që janë në konkurrencë, duke lënë prapa shumicën e shteteve të rajonit për numrin e reformave që janë realizuar këto dy vitet e fundit.

    Por nuk janë vetëm reformat në përmirësim të ambientit si arsye për të investuar në vendin tonë.

    Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian dhe CEFTA janë ndër arsyet kryesore që ju mundësojnë investitorëve potencial ta shohin Kosovën jo vetëm si një treg prej 2 milion konsumatorëve, por si një treg prej nga mund të eksportohet pa doganë në një treg prej 32 milion konsumatorëve në vendet e CEFTA-s dhe afro 600 milion konsumatorëve në Bashkimin Evropian, duke mos përfshirë masat preferenciale tregtare me SHBA, Japoni dhe Norvegji.

    Gjithashtu, Kosova ofron një sistem të taksave më efikas, duke pasur parasyesh vlerësimin e zyrtarëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, si sistemin më të mirë në botë pas Zelandës së Re, pasi që është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për bizneset.

    Për më tepër, përveç sistemit efikas të taksave, Kosova ofron tatimet më të ulëta në Evropë, duke ju ofruar investitorëve të huaj vetëm 10% në profit të korporatave, vetëm 5% kontribut të detyruar të pensioneve dhe 0% tatim në dividendë.

    Janë edhe me shumë benefite tjera që ofron Kosova, siç është mbrojtja e investitorëve të huaj ku i garantohet i gjithë investimi i tyre përmes ligjit mbi investimet e huaja.

    Po ashtu edhe stabiliteti makroekonomik me vetëm 6.2% të GDP-së, si borxh publik, dhe shpirti i ndërmarrësisë, që ekziston në Kosovë janë faktorë të rëndësishëm për investitorët e huaj.

    Me qëllim që të stimulojmë dhe inkurajojmë investimet e huaja në Kosovë, ne kemi kaluar ligjin mbi Zonat Ekonomike gjatë vitit të kaluar, i cili parasheh krijimin e dy zonave të lira ekonomike në territorin e Kosovës.

    Këto zona janë në krijim e sipër të cilat shumë shpejtë do të jenë në dispozicion për investitorët e huaj, që kanë për qëllim të prodhojnë me kosto të ulët operative dhe të eksportojnë pa ndonjë tarifë doganore, në të gjitha shtetet e rajonit dhe të BE-së.

    Kjo jo vetëm që i mundëson kompanive evropiane që dukshëm të ulin shpenzimet operative, por gjithashtu ju mundëson të mos paguajnë tatime në shitje dhe doganë, përderisa produkti i prodhuar ka destinacion vendet jashtë Kosovës.

    Për më tepër, Kosova ka popullatën më të re në Evropë, me rreth 70% nën moshën 35 vjeçare.

    Rinia e Kosovës është forcë dinamike e zhvillimit të proceseve në Kosovë dhe një nga asestet më të mëdha dhe më të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik.

    Kjo është një forcë punëtore efektive me një kosto të ulët dhe kompetitive me vendet e rajonit.

    Me gjithë përparimet e dukshme, unë jam i vetëdijshëm që ne ende kemi sfida ekonomike.

    Edhe pse në përmirësim e sipër për çdo vit, deficiti tregtar ende është i lartë për Kosovën.

    Investimet e huaja direkte janë në ngritje të vazhdueshme, por ne duhet të bëjmë më shumë për të rritur numrin e investitorëve të jashtëm dhe vlerën e këtyre investimeve.

    Papunësia, edhe pse në rënie, ende nuk është në nivelin e pranueshëm për një ekonomi në zhvillim, siç është Kosova.

    Të gjitha këto sfida, dhe shumë të tjera, na presin në të ardhmen e afërt.

    Unë besoj që ne do t’i tejkalojmë ato dhe shpresoj që BERZH do të luajë një rol të rëndësishëm për të na mbështetur në këtë drejtim.

    Unë ju premtoj se ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të thellojmë reformat ekonomike në Kosovë.

    Zonat e lira ekonomike, shpenzimet më të ulëta operative në Evropë, tatimet ndër më të ulëta në Evropë, qasje e lirë në tregun e Bashkimit Evropian, Evropës Juglindore, Turqisë, Amerikës, Japonisë dhe Norvegjisë, sigurimi i investimeve të huaja, përmirësimi i infrastrukturës, si dhe reformat e vazhdueshme në përmirësim të klimës investive janë vetëm disa nga arsyet pse Kosova duhet të konsiderohet si vend i përshtatshëm për realizimin e investimit tuaj.

    Ju faleminderit!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Llap,
    Mos e flliq temen me postime palidhje per Thacin!
    Per keto qe ke postuar ketu e ke ate temen speciale per "te ardhmen e Thacit"...

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Lëvizja “Ik Hashim” kërkon përkrahje

    Lëvizja “Ik Hashim” ka nisur kontaktet me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë që të marrë mbështetje për organizimin e protestës gjithëpopullore më 21 mars, në Prishtinë. Organizatorët e protestës, të martën, kanë kërkuar takim edhe me përfaqësuesen e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, komisionarin për Zgjerim Stefan Fyle, si dhe raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek.

    Qëllimi i kërkesës, sipas përfaqësuesve të lëvizjes “Ik Hashim”, është që t’u prezantohen zyrtarëve të lartë evropianë kërkesat e protestës së dytë, të mbajtur në Bruksel me moton “Ik Hashim”.....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Llap,
    Mos e flliq temen me postime palidhje per Thacin!
    Per keto qe ke postuar ketu e ke ate temen speciale per "te ardhmen e Thacit"...
    po per kend eshte e hapur tema o klloshar mos per ty hahahahahaha
    po ti vet e ke hap temen per heroin e gjall te shqiptaris e tash thue mos shkruej per te
    o zot qa ke fal ti as vet ai nuk eshte kah e din
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Llap,
    Mos e flliq temen me postime palidhje per Thacin!
    Per keto qe ke postuar ketu e ke ate temen speciale per "te ardhmen e Thacit"...
    ok nuk po shkruej veq po ta sjell nji foto te tina e
    kqyre mire se edhe ne gjum po te deftohet kam ndegjue

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Honoris causa H.E Hashim Thaçi
    H.E Hashim Thaçi
    Prime Minister of Republic of Kosovo GSD Doctorate of International Relations (DIR), honoris causa 2012
    2012 recipient




    http://genevadiplomacy.com/honoris_causa/561
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"



    Hashim Thaçi - lideri i synimeve strategjike të Kosovës



    Ismail Syla E enjte, 27 Shkurt 2014 16:39
    ​Asnjë proces politik dhe asnjë ngjarje e rëndësishme në Kosovë nuk mund të kuptohet pa qëndrimin, vendimmarrjen dhe politik-bërjen e Partisë Demokratike të Kosovës. Ky element i gjithë pranisë së PDK-së në skenën politike i ka rrënjët tek përbërësi i saj i bazës dhe lidershipit që kanë shtrirje të thellë, me histori, siç thuhet, në kohë dhe hapësirë.

    Dy momentet më të rëndësishme dhe kulmore të PDK-së kanë të bëjnë me dy ngjarje në harkun kohor prej 8 vitesh. Është periudha shkurt – mars 1999, që rrumbullakohet më Konferencën Ndërkombëtare të Rambujesë dhe fitorja PDK- së në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 nëntorit 2007.

    Konferenca e Rambujesë ka prodhuar lidershipin politik dhe ushtarak të Kosovës në fund të shekullit që shkoi. Për herë të parë, pas gjithë përpjekjeve të pareshtura për ta ngritur zërin për të drejtën e çështjes së Kosovës dhe përpjekjet e saj për liri, në një tryezë diplomatike ndërkombëtare Kosova përfaqësohet si palë e tryezës.

    Në këtë Konferencë artikulimi i fundit i zërit politik ishte ai që doli përmes pjesës së delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht përmes kryesuesit të tërë delegacionit, liderit politik të gueriles, Hashim Thaçi. Nga secili kënd i shikimit që të merret, vetë akti i kryesimit të delegacionit ka domethënie sintetizuese, simbolizuese dhe përfaqësuese për rolin dhe ndikimin e formacioneve politike, ideve dhe rrjedhave vendimtare të çlirimit të Kosovës.

    Pa nënvleftësuar asnjë periudhë historike, asnjë organizim politik që ka pasur në esencë kundërshtimin e sundimit serb të Kosovës, përkundrazi, të gjitha duke i marrë parasysh si trashje të historisë së krijimit të vetëdijes për liri dhe pavarësi, kryesimi i delegacionit të Rambujesë tregon më së miri se forca e cila i rri në ballë idesë së lirisë ishte ajo që përfaqësonte vizionin politik dhe ushtarak, pra ishte UÇK-ja.

    Rambujeja është produkti më i lartë politik dhe diplomatik i Kosovës ende të robëruar, madje të hyrë në vitin e dytë të një lufte të pabarabartë me një shtet të huaj, okupues, i cili nuk përjashtoi asnjë mjet dhe asnjë formë të shtypjes dhe shkatërrimit, vrasjes, gjenocidit dhe dëbimit të popullatës shqiptare nga Kosova.

    Duke qenë kryesues i delegacionit të Rambujesë, Hashim Thaçi vetvetiu u ngrit në rangun e liderit nacional që në daljen e parë publike. Ky moment është i rëndësishëm dhe me domethënie të shumëfishtë. Në radhë të parë, lëvizja politike - ushtarake e kundërshtimit të sundimit serb të Kosovës u ngrit në pikën më të lartë politike, organizative dhe të përfaqësimit.

    Vetë përbërja e delegacionit ishte reprezentuese e forcave që kishin dhënë kontribut të caktuar në formësimin e rezistencës kundër sundimit të Serbisë, me profilizime të ndryshme, me ngjashmëri apo dallime të caktuara. Aty ishin së bashku trashëgimia më e mirë politike e autonomisë së Kosovës (Fehmi Agani), lideri i politikës së rezistencës paqësore, i përqafuar gjerësisht nga masat (Ibrahim Rugova), i plotësuar me frymën iluministe albanologjike të të arriturave pas 1968-ës (Idriz Ajeti) etj.

    Po ashtu, aty ishin të pranishëm ish të burgosurit politikë, të cilët janë meritorë për periudha afatgjata të krijimit dhe frymëzimit të vetëdijes politike të kundërshtimit të sundimit serb të Kosovës, me koncepte të qarta politike (Bajram Kosumi), apo që kishin dhënë kontribut evident në takimet me diplomatët perëndimorë që vinin në Prishtinë, në mbështetje politike të UÇK-së, si forcë jo vetëm relevante por edhe vendimtare në vitet 1998-1999 (Mehmet Hajrizi).

    Përfundimi i luftës në Kosovë gjeti përballë njëra tjetrës dy forca politike, që përfaqësoheshim nga dy liderët themelorë: Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

    Ishin shumë pështjellime, veprime kaotike dhe keqkuptime që shoqëruan realitetin politik të pasluftës, ku krijimi i imazhit për të mirë ose për të keq, më shumë se sa racionalitet, ishte një art më vete. Por mbi të gjitha Kosova i shpëtoi anarkisë dhe rënies në pozita ekstremiste.

    Një moment promovues i vlerave të reja politike të Kosovës së pasluftës që vlen të vihet në pah është mbajtja dhe rezultati i zgjedhjeve të para lokale të vitit 2000. Pavarësisht pritjeve, rezultatet ishin ato që ishin. Lidhja Demokratike e Kosovës doli forca e parë politike në shumicën dërrmuese të komunave të Kosovës. Pa hyrë në kontekstin e mundësive teknike të keqpërdorimeve të komisionarëve dhe vëzhguesve të LDK-së, të cilët mund të kenë qenë më të organizuar, pas shpalljes së rezultatit, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pranoi rezultatin zgjedhor.

    Ky pranim i rezultatit zgjedhor është moment i rëndësishëm, sepse për herë të parë u mbajtën zgjedhje të lira në historinë politike të Kosovës. Ashtu siç ndodhin fenomenet për herë të parë, ashtu edhe kultura e sjelljes përballë tyre ndodh për herë të parë. Kosova krijoi kulturën e njohjes dhe pranimit të rezultatit zgjedhor.

    Derisa më lart u vlerësua rëndësia e promovimit të kulturës politike dhe akti i pranimit të rezultatit zgjedhor si shenjë e emancipimit politik të një subjekti, që si pasojë e emancipon krejt skenën politike, autori i këtij shkrimi është dëshmitar i momentit të pranimit të rezultatit zgjedhor të tetorit 2000. Fenomeni i pranimit të rezultatit zgjedhor ta kujton motivin biblik të mollës së Adamit.

    I gjendur përballë zhvillimeve politike, mund të thuhet se kemi së paku tri përbirje të mollës së Adamit nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Akti biblik i solidarizimit të Adamit me Evën qëndron në madhështinë e Adamit, që me gjysmëfajin e tij i bashkohet Evës fajeplotë. Nëse Eva mishëron mëkatin e plotë, që ka ngrënë mollën të plotë, Adami, me mollën e ngrënë përgjysmë sikur ka mundësinë që në zgjedhjen midis Parajsës dhe Tokës, ta zgjedh Parajsën, i vetmuar. Po ai pajtohet me mundimet e Tokës. Ai e përpin mollën të tërë, por anatomikisht, sot tërë burrat në fyt e kanë “mollën e Adamit”.

    Në ditën e pranimit të rezultatit zgjedhor në PDK ka pasur analiza, mendime, shifra, të dhëna dhe komente nga më të ndryshmet. Ka pasur edhe propozime për mosnjohje të realitetit për shkak të këtij a atij keqpërdorimi. Por, në sallën e atëhershme të zymtë, të dekoruar me dërrasa ngjyrë kafeje të Odës Ekonomike të Kosovës, para gazetarëve të shumtë, para kamerave, para zyrtarëve të pranishëm të PDK-së, pavarësisht të gjithave, duke e përbirë mollën e Adamit, Hashim Thaçi pranoi rezultatin zgjedhor dhe fitoren e LDK-së.

    Ishin zgjedhjet lokale 2000, që krijuan momentin që nga skena politike të tërhiqet akademik Rexhep Qosja, njëri nga intelektualët më të mëdhenj të Kosovës. Intelektuali më i lartë që kishte mbështet pa rezervë konceptin politik të UÇK-së me tërheqjen nga skena politike dha mesazhin e qartë se mendjet sa më të kultivuara që të jenë dinë të përçojnë porosi të duhura në kohën e duhur.

    Dështimi në zgjedhje bëri që të tërhiqet nga politika. Partia Demokratike e Kosovës edhe në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 2001 përsëriti po të njëjtin rezultat. Duke qenë Kosova një vend i lirë dhe i një demokracie të re, pas zgjedhjeve dominoi formula e krijimit të qeverisë sipas sistemit proporcional. Bazuar në rrethana të veprimit të dy forcave më të mëdha rivale politike, brenda egos së liderit të LDK-së, Ibrahim Rugova, ishte i patolerueshëm fakti që lideri i UÇK-së, kryesuesi i delegacionit të Rambujesë, kryetari i PDK-së të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

    Si rezultat, kryeministër i Kosovës, u emërua Bajram Rexhepi, një mjek i respektuar, pjesëmarrës i UÇK-së. Në njërën nga ditët fillestare të punës së tij si kryeministër i Kosovës, Bajram Rexhepi së bashku me kryetarin e PDK-së,Hashim Thaçi, vizituan kompleksin e varrezave të Jasharëve në Prekaz. Pas homazheve përballë varreve të Shaban, Adem e Hamëz Jasharit, më t’u kthyer mbrapa, ishin kameramanët dhe gazetarët aty pranë. Gazetarët, për dallim nga herat tjera, për herë të parë mikrofonat i drejtuan së pari nga kryeministri Bajram Rexhepi.

    Ngjashëm me tetorin e vitit 2000, Hashim Thaçi përbiu mollën e Adamit. U solidarizua me “botën tokësore”, duke pranuar që nga PDK-ja të jetë kryeministër jo domosdoshmërisht lideri, por edhe një figurë tjetër partiake. Në periudhën 2001 deri në 2004 Hashim Thaçi përballoi me sukses pjesëmarrjen e PDK-së në qeveri, duke ruajtur forcën politike të partisë, duke kërkuar çelësin e fitores dhe duke ruajtur profilin opozitar të PDK-së. Për asnjë moment kualitetin dhe figurën qendrore të liderit të PDK-së nuk e eklipsoi figura e kryeministrit Rexhepi.

    Ndërkaq, pas zgjedhjeve të viti 2004, PDK doli në opozitë. Kjo mund ë thuhet se është përbirja tretë e Hashim Thaçit. Krijimi i koalicionit LDK-AAK, bëri që lideri i AAK-së Ramush Haradinaj të ndahet nga koncepti i bashkëqeverisjes proporcionale, gjë të cilën në atë kohë nuk do ta bënte për asnjë çmim lideri Thaçi në kurriz të liderit të AAK-së.

    Për hir të interesave afatgjata dhe strategjike të Kosovës, lideri i PDK-së Hashim Thaçi, përballoi edhe më me sukses pozicionin opozitar. Kjo cilësi i përballimit të zhvillimeve afatgjata, është cilësi e liderëve apo profileve politike që në politikë hyjnë seriozisht, të matur, që nuk bëjnë gabime serike, që janë insistues, të qëndrueshëm dhe të palodhshëm në situata të përditshmërisë, ose edhe të zhvillimeve të pazakonta.

    Qëndrimi i Hashim Thaçit ndaj procesit negociator të Vjenës është po ashtu edhe një përbirje e katërt e “mollës së Adamit”. Në periudhën 2004 deri më 2007, lideri i PDK-së mprehu dy “vegla” softuerike të rëndësishme. Si lider i opozitës luajti rol konstruktiv në mbështetje të procesit që përgatiti dokumentin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke marrë pjesë në negociatat e Vjenës, duke ulur diskursin agresiv të opozitarit, përballë një qeverisjeje tepër të brishtë dhe pa imunitet politik. Nga ana tjetër, brenda PDK-së ngriti “softuerin” e fitores së zgjedhjeve të vitit 2007.

    Për liderin e PDK-së, shpërthimi më i madh i dytë pas Konferencës së Rambujesë, ndodhi më 17 nëntor 2007, që kulmoi më fitoren e PDK-së në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale. Para se të ndodh kjo fitore, në fakt ka ndodhur krijimi i mekanizmit të brendshëm softuerik të fitores së PDK-së. Ofrimi i alternativës dhe projekteve konkrete ishte baza e fitores së PDK-së dhe jo kritika dhe demaskimi i pozitës. Filozofia e hapjes dhe prurjeve të reja dha rezultate të duhura. Sa për disa mendje dogmatike dhe të vetëmjaftueshme PDK-ja nuk do të hapej asnjëherë, por edhe do të mbetej përherë në opozitë. Zgjedhjet e 17 nëntorit kanë bërë që PDK-ja më në fund ta heq petkun e një partie opozitare të vazhdueshme. Fitorja në 18 komuna të mëdha, në qytetin e

    Prizrenit, Ferizaj, Gjilanit dhe të Mitrovicës ishin fitore kuptimplota. PDK-ja fitoi bindshëm edhe në nivel të zgjedhjeve parlamentare, duke qenë forcë që me të drejtë kushtetuese të formojë qeveri.

    Për anëtarësinë dhe për strukturat e PDK-së si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal kjo fitore kishte rëndësi të madhe filozofike, politike dhe morale. Më në fund kjo parti edhe ashtu me shtrirje të mirë në tërë vendin, pa kalkulime matematikore, pa manovrime taktike erdhi në skenë në mënyrë tepër të rregullt, legjitime dhe në mënyrë legale.

    PDK-ja në vetvete përmban shtresat e veprimtarëve më të përkushtuar për çështjen e Kosovës, njerëz të LPK-së, ish të burgosur politikë, komandantë të shquar të UÇK-së, njerëz që kishin dhënë kontribut në ilegalitet, në qëndresën gjatë burgosjes, në themelimin, organizimin dhe fuqizimin e UÇK-së. PDK- ja përmban brezin e intelektualëve të rinj të rreshtuar në lëvizje studentore, intelektualë të nivelit akademik universitarë, përkrahës që ishin ose kishin kaluar nëpër organizatat joqeveritare, të shoqërisë civile, të medieve etj.

    Duke qenë parti fituese, PDK-ja bëri koalicionin më të fuqishëm të mundshëm, me LDK-në, duke i ofruar Kosovës një skenë politike tepër stabile. Për këtë mjafton të rikujtohet debati në Kuvendin e Kosovës, ku vetëm ministrat e koalicionit “e mposhtnin” opozitën, pa ndihmën e grupeve parlamentare.

    Menjëherë, pas konstituimit të qeverisë dhe kuvendit nuk vonoi as akti më i lartë politik dhe legjislativ i shpalljes së pavarësisë. Ishte krejt normale që këtë akt ta bëjë lideri i forcës më të madhe politike, lideri i fitores së zgjedhjeve 2007, Hashim Thaçi. Pa aktin e 17 nëntorit 2007, nuk do të ndodhte akti 17 shkurtit 2008, përkatësisht shpallja e Pavarësisë nga lideri Thaçi.

    Nuk mund të shpjegohet fitorja e PDK-së e 17 nëntorit 2007 me vdekjen e liderit të LDK-së, Ibrahim Rugova dhe me ndarjen nga ajo të LDD-së. Zgjedhjet e 3 nëntorit 2013 e demantojnë një fakt të tillë. Edhe pse u bashkuan LDK-ja me LDD megjithatë PDK-ja mbeti forca e parë më e votuar në nivel vendi. Këtu duhet pasur parasysh edhe dëmtimin e PDK-së nga një pjesë e strukturave të saj.

    Megjithatë PDK-ja nuk u mposht.

    PDK-ja duke qenë parti që fitoi zgjedhjet në mënyrën më të merituar, parti e cila e gjeti rrugën e fitores pas një periudhe shtatëvjeçare pati fatin që të jetë partia e parë në vënien gurë themeleve të shtetit të Kosovës, pra është parti me atribute të vërteta shtetformuese.

    Ajo mori pjesë aktivisht në bisedimet e Vjenës, në Shpalljen e Pavarësisë, në krijimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në themelimin institucioneve të plota të Republikës së Kosovës: krijimi i Ministrisë së Jashtme, krijimi i Ministrisë së Mbrojtjes etj.

    Brenda mandatit të saj qeverisës ndodhi GJND-ja, në të cilën fitoi juridikisht e drejta e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Brenda mandatit të saj u hoq Mbikëqyrja e pavarësisë. Brenda mandatit të saj Kosova u njoh nga 106 vende.

    Brenda mandatit u ngrit infrastrukturë mbresëlënëse, autostrada, aeroporti etj. Pas intervenimit të njësiteve speciale në veri më 25 korrik 2011, filloi procesi politik i zhbllokimit në pjesën veriore të Mitrovicës, që po jep rezultate të ngadalshme, por konkrete të funksionimit të tërësishëm të jetës në Kosovë. Brenda këtij mandati filloi procesi i bisedimeve me Serbinë për normalizimin e

    marrëdhënieve midis dy shteteve. Ky është akti më i lartë politik për mbylljen e plagës më të thellë dhe më të vjetër të urrejtjes midis popujve të Evropës Juglindore. Vlera e këtij dialogu mund të kuptohet vetëm me largimin nga ekrani i afërt historik. Dialogu tregon rolin ekuivalent të Kosovës në raport me Serbinë. Kosova për herë të parë është e barabartë me Serbinë, si cilësi politike, si civilizim dhe kulturë, dhe fituese mbi të, si moral dhe etikë.

    Tek ky proces i dialogut duhet rikujtuar qëndrimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, i cili ka shkruar me respekt, dije dhe thellësi librin “Eskili, ky humbës i madh”, dhe pohon me një rast se do të ndjehej mirë në qoftë se nesër do të mund të shkruante me po kaq respekt edhe për kulturën dhe popullin serb.

    PDK është një subjekt që ka qëndruar më së gjati në pushtet, duke hyrë në vitin e shtatë të qeverisjes. Vetëm një lider si Hashim Thaçi mund të rrijë ulur kaq gjatë në karrigen e nxehtë dhe të prushtë të kryeministrit të Kosovës.

    Ku është PDK-ja sot?

    Pavarësisht zhvillimeve brenda saj, pavarësisht edhe pjesës mosfunksionuese, pavarësisht skenës politike, PDK-ja vazhdon të jetë forca politike më e konsoliduar dhe numër një në Kosovë. PDK-ja edhe në zgjedhjet e ardhshme do të jetë forca e parë politike, sepse tashmë e ka të njohur dhe të përbrendësuar mekanizmin e fitores. PDK do të jetë forca e parë politike, sepse tek lideri i saj është zgjuar demoni i triumfit. Për ata që tremben nga fjalori diabolik, mund ta zbusim dhe të themi se është zgjuar perëndesha e fitores.

    (Autori është këshilltar politik i kryeministrit Thaçi. Mendimet e shprehura në këtë shkrim janë autoriale)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    Boy_XL (01-03-2014)

  20. #39
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"

    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Cili është komploti i UDB-së që përmes OJQ-ve ta rrënoj shtetin e Kosovës?
    Sipas UDB-së përmes një grupi të OJQ-ve në përkrahje të disa analistëve të “Kohës ditore” është paraparë që në muajin mars e prill të organizohen demonstrate rebelimi në rrugë kundër shtetit të Kosovës.
    Liderë të disa OJQ-ve në Kosovë, njerëz kyç në UDB-ën e Serbisë, me filiale në Kosovë të prira nga OJQ Klubi për Politikë të Jashtme, gazetarë të tubuar kryesisht rreth “Kohës ditore’ siç janë Flaka Surroi, Veton Surroi, Halil Matoshi, Ilir Deda e Arbana Xharra, kanë hartuar një plan strategjik duke demonstruar rreblshëm në rrugë dhe duke propaganduar përmes konferencave për shtyp apo përmes komenteve të botuara kryesisht në “Kohën ditore” me të vetmin qëllim rrëzimin e shtetit të Kosovës.
    Këta rebel të orkestruar nga shërbimi inteligjent i Serbisë BIA-ja (ish- UDB) dokumentin e tyre strategjik si arsye për një revoltë të tillë kanë marrë “...shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit”. Këta në fillim të “letërqarkores” së tyre të shpërndarë fillimisht vetëm në emailat e rrjetit të tyre të ngushtë ndër të tjerash kanë shkruar: “.....ndërhyrja direkte e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.” Si duket breng e këtyre dhe problem kryesor e këtyre rebelëve është prezenca ndërkombëtare në Kosovë dhe ndihma e tyre për shtetit ton të ri. Mirepo kjo fare qart po dukete se reflekton qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në të.
    “Periudha e implementimit” apo koha kur do të shfaqej kjo pakënaqësi është paraparë muaji mars dhe që do të intensifikohej në muajin prill të këtij viti.
    Revolucionarët e vonuar kanë përcaktuar edhe veprimet e tyre që nënkuptojnë: “Demonstrata ditore, rebelim ne stilin e Shqipërisë mars 1997 Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me rrjetin UDB-së nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe, ....
    Por duket se ky komplot kunder Kosovës të përkrahur nga analistë të “Kohës ditore” më në fund ka dështuar për faktin se ata nuk kanë arritur të tubojnë rreth vetes jo më shumë se dhjetëra veta. Prandaj duke e parë fuqinë e vogël të tyre dhe numrin e vogël të ithtarëve që do të demonstronin në rrugë, ky komplot i “puçistëve” OJQ-istë ka dështuar dhe ka mbetur vetëm një plan i vdekur në letër. Mirëpo kjo varetë edhe nga qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje, a do te bien në grackën e UDB-së, kur dihet vardisja e KOHA grup kohet e fundit që po i bënë kësaj Lëvizje si dhe futjes së disa njerëzve të afërt me KOHA grup në VV.
    Njerëzit e tillë ne bashkëpunim me shërbimeve inteligjente të Serbisë ka vite që në Kosovë ka qenë pjesë e komploteve të tilla kundër institucioneve të shtetit të Kosovës. Kjo shtresë e shoqërisë është financuar dhe vazhdon të financohet nga fonde të dyshimta jashtë shtetit të Kosovës ndërsa ata “furnizojnë” qendra të ndryshme informative me lajme të “kronikës së zezë’ në Kosovë me të vetmin qëllim që për shtetin e Kosovës të japin një pasqyrë edhe më të errët sesa e paraqet Serbia.
    Deri më tash nuk është bërë e ditur për ndonjë iniciativë hetimore ndaj këtyre “puçistëve” të tubuar rreth OJQ-së Klubi për Politikë të jashtme që drejtohet nga Veton Surroi.
    O KOQEVELL ti poj ditke edhe qeshtjet sekrete te UDB-S hajmedet haj po evetmja paroll ju ka mbet pra udba e kuptoj zemrimin dhe panikun tuaj se pse ju dhe shoket e juaj dote prfundoni ne burg per shum gjera te pas luftes qe kani bre

  21. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Levizja "Ik Hashim": Kërcënime për "pranverë kosovare"



    Don Kishoti shqiptar do rrëzimin e Thaçit në protestat me gra dhe fëmijë (Video)



    GazetaExpress E premte, 07 Mars 2014 00:05
    Mëngjesi i ditës së pranverës, 21 marsit, nuk do të jetë edhe aq i këndshëm për kryeministrin Hashim Thaçi.

    Feim Çela, ka krijuar një lëvizje e cila quhet Lëvizja “Hashim ik” dhe pikërisht nën këtë moto, ai ka vendosur që më 21 mars të mbajë një protestë duke kërkuar që kryeministri të dorëhiqet.

    Çela i ka të gjitha arsyet që përmendin partitë opozitare për ta kërkuar këtë, por duket më seriozi në këtë garë për rrëzimin e qeverisë.

    “Do të ketë edhe gra e fëmijë në protestë, ka thënë Çela i cili gjatë emisionit “Interaktiv” të KTV-së, la përshtypjen sikur është një Don Kishot.

    Po. Çela, është një Don Kishot modern, i cili 'mullinjtë e erës' pretendon t'i luftoj me nxjerrjen e grave dhe fëmijëve në protesta.

    “Protesta jonë do të jetë shumë paqësore, por do ti ketë kërkesat dhe dëshirojmë që ato kërkesa të zbatohen nga qeveria e Kosovës. Duam të njihemi në opinion me kërkesat tona”, ka thënë Çela.

    “Kërkojmë të formohet një qeveri teknike nga shoqëria civile, nga njerëz të mençur dhe ta pakorruptuar”, shtoi ai.


    https://www.dailymotion.com/video/x1...om=embediframe
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •