Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Durrës, arrestohen për korrupsion 2 pedagogë dhe 2 studente tek “Aleksandër Moisiu”

    DURRËS- Dy pedagogë të Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ dhe dy studentë kanë përfunduar në pranga nën akuzën e korrupsionit.

    Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, rezultoi se pedagogët Odeta Tota dhe Erind Sina merrnin para në këmbim të notave kaluese.

    Studentet e arrestuara janë Merushe Boçerri dhe Eralda Lika.

    Nga hetimi 3 mujor i prokurorisë rezulton se pedagogët Odeta Tota dhe Erind Sina nëpërmjete studenteve Merushe Bocerri dhe Eralda Lika u kanë marrë një numër të konsiderushëm studentësh shuma nga 20.000-25.000 lekë të reja për të marrë nota kaluese në provimin e Kimisë në Fakultetin e Studimeve profesionale në këtë universitet.

    m.a/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Durrës, arrestohen për korrupsion 2 pedagogë dhe 2 studente tek “Aleksandër Mois

    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçarja Tota dhe 32-vjeçari Sina, të dy banues në Tiranë, merrnin shuma parash që varionin nga 20 mijë deri në 25 mijë lekë të reja për provim. Gjithashtu, janë arrestuar dy studente të degës së Infermierisë, të cilat akuzohen për "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm". Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Eralda Lika nga Kavaja dhe 39-vjeçaren Merushe Bocerri nga Durrësi. Mësohet se dy studentet shërbenin si seksere. Menjëherë pas arrestimit të dy pedagogëve ka reaguar stafi akademik i Departamentit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Studimeve Profesionale. "Distancohemi plotësisht nga aktivitete dhe veprime të tilla, të cilat janë veprime individuale dhe mbajnë përgjegjësi personale sipas ligjit. Ju bëjmë me dije se procedura e zhvillimit të provimeve bëhet vetëm me shkrim, konform rregullores së UAMD-së dhe të fakultetit. Kemi bindjen që veprimet individuale të ndonjë pjesëtari të stafit tonë nuk mund ta zbehin apo dëmtojnë punën e jashtëzakonshme të Departamentit dhe të Fakultetit të Studimeve Profesionale", thuhet në reagim.

    DENONCIMI

    Burime zyrtare nga Prokuroria dje pohuan se një studente pranë Fakultetit të Studimeve Profesionale në universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, ka deklaruar se më datë 19.09.2013 ka kryer provim në lëndën e Kimisë, me pedagoge Odeta Tota (dhe shefe departamenti në këtë universitet), e cila pak minuta para se të hynte në provim i ka kërkuar dhe marrë për shkak të detyrës një përfitim të paligjshëm në vlerën 15 mijë lekë për të marrë notë kaluese. Mësohet se Tota, pasi ka marrë paratë i ka dhënë studentes tezën e provimit të fotografuar. Më 08.11.2013, studentja ka bërë denoncim në prokurori.

    HETIMI

    Gjatë hetimeve është dokumentuar se Odeta Tota komunikonte me Merushe Bocerrin, studente në vitin e dytë për Infermieri në sistemin Part-Time dhe Eralda Likën, e cila është studente ne vitin e tretë për Infermieri në sistemin e ditës. Sipas hetuesve të çështjes, dy studentet për të gjitha provimet e ditës për lëndën e Kimisë në degën Infermieri, kërkonin para nga studentët e tjerë për të ndikuar tek pedagogia Tota, për të kaluar ose për të marrë një notë maksimale. Shuma që kërkonin dy studentet seksere varionte nga 20 mijë deri në 25 mijë lekë të reja. Ndërsa Odeta u jepte studentëve tezat e zgjidhura. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se pedagogia e Kimisë bashkëpunonte me pedagogun Endrit Sina, i cili ishte në të njëjtën zyrë me të. "Nga hetimet me metoda speciale, përgjim telefoni dhe pamje filmike, ka rezultuar se të ndaluarit në periudha të ndryshme, kanë favorizuar studentë të këtij fakulteti në provimet e detyrueshme, kundrejt përfitimeve të paligjshme. U arrit të provohet me prova ligjore se për çdo provim pedagogët përfitonin si ryshfet nga çdo student shuma të ndryshme parash në bazë të notës që kërkonin", deklaruan burimet nga organi i akuzës.

    GazetaShqiptare/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Durrës, arrestohen për korrupsion 2 pedagogë dhe 2 studente tek “Aleksandër Mois


    Protestë në universitetin e Durrësit,studentët e infermierisë: Të lirohen 2 pedagogët



    Studentët e fakultetit të Infermierisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë kundërshtuar arrestimin e dy pedagogëve të tyre nga ana e policisë pas një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata.

    Në mbrojtje të pedagogëve Odeta Tota dhe Endri Sina, 40 dhe 32-vjeç nga Tirana, studentët kanë protestuar përpara godinës së Universitetit. Sipas tyre akuza e Prokurorisë së pedagogët merrnin ryshfet 15 mijë lekë të rinj për çdo provim nuk qëndron, prandaj të arrestuarit duhet të lihen të lirë.

    Një ditë më parë policia e Durrësit prangosi krahas dy pedagogëve edhe dy studente të degës së Infermierisë, Eralda Lika 21 vjeç dhe Merushe Bocerri 39 vjeç, të cilat kishin rolin e ndërmjetësit.

    Ndërkohë në një deklaratë për mediat stafi akademik i Departamentit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Studimeve Profesionale u distancua nga aktivitete dhe veprime të tilla, duke kërkuar që pedagogët të mbajnë përgjegjësi personale sipas ligjit. Akuza për mitmarrje nga Prokuroria erdhi pas një hetimi 2 mujor.

    Ora News

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Durrës, arrestohen për korrupsion 2 pedagogë dhe 2 studente tek “Aleksandër Mois

    Te pakten njeri nga petagoget Endrit Sina duket qe gezon respektin e studenteve.Te profili i tij ne fb me dhjetra studente shprehen te habitur dhe te indinjuar per arrestimin e tij.Korrupsioni ne arsim si kudo eshte galopant por normalisht goditja fillohet me elefantet jo me milingonat.Duket qe arrestimi ska te beje fare me korrupsionin.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Durrës, arrestohen për korrupsion 2 pedagogë dhe 2 studente tek “Aleksandër Mois

    cjane ata student qe dalin ne perkrahje te profesorit te korruptuar, pse nuk e lene prokurorine te bej punen e hetuesit, por e stimulojne me protest qedhe ata te korruptohen dhe KORRUPSIONI te mos ndeshkohet,
    personalisht nuk i njoh profesoret ne universitete, por nga nje mik i imi prane universitetit student per stomatologji, njera nga profesoret eshte aq e korruptuar sa te jesh nxenes i 10 , nuk ta jep provimin nese nuk paguan, kjo e fundit shpjegohet , se ka blere shtepine, por akoma nuk e ka mobiluar.
    Ne vend qe te zgjohemi te gjithe konder korrupsionit, dalin protestojne ne perkrahje te tille. TURP TE KENE KETA HIPOKRITE TE SHOQERISE
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Durrës, arrestohen për korrupsion 2 pedagogë dhe 2 studente tek “Aleksandër Mois

    i bojm thirrje drejtsis qe te shofi mir ket pun thon katunaret e infermieris qe padyshim i kan kalu testet me lek e kan frik se profesorat e ri do ken frik me u korruptu e do ngelen ne klase
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #7

    Për: Durrës, arrestohen për korrupsion 2 pedagogë dhe 2 studente tek “Aleksandër Mois

    Une njoh disa njerez ne Durres,dhe madje dhe nje te aferm te pedagoges O.T,dhe me jane shprehur se ishte vertete tmerri i Durresit per provime,pervecese e korruptuar dhe e pafytyre.Me thane qe e kishte mbushur kupen. Tani normalisht qe s merret vesh ca behet,dikush thote dicka,e dikush dicka tjeter,se nuk ka si te ndodhi ndryshe...jemi ne Shqiperi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •