Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Shoqata e Pajtimit të Gjaqeve: 4000 euro për dokumentin për azil në Kanada

    “Në gjak”, dokumenti për azil në Kanada 4 mijë euro

    Emri:  durres-te-arrestuarit-per-azilin-ne-gjykate-300x168.jpg

Shikime: 1108

Madhësia:  15.3 KB
    Tre të akuzuarit dje në Gjykatën e Durrësit

    Prokuroria ka verifikuar të gjitha dokumentet e lëshuara nga kryetari i Komitetit të Pajtimit për Durrësin, ku nga mbi 100 vërtetime, 20 prej tyre kanë rezultuar të falsifikuara. Dyshimet e Prokurorisë janë ngritur pas përgjimeve telefonike dhe atyre në ambiente publike të Ndrec Prengës, kreut të Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve. Nga verifikimi i rasteve të deritanishme, prokuroria ka gjetur dokumentacione për dy përfitues Petrit Marku, i cili njihet me emrin Lionel Marku dhe Petrit Ndoj.

    Këta dy shtetas do t’i përdornin vërtetimet e falsifikuara të lëshuara prej Ndrec Prengës, me qëllim përfitimin e azilit në Belgjikë e Kanada. Krahas dy rasteve të kapura në flagrancë, prokurori i çështjes Afrim Shehu pohon se dyshohet edhe për disa raste të tjera të lëshimit të dokumenteve me të dhëna të rreme, por që për shkak të hetimit emrat nuk bëhen publikë. Nga hetimet e deritanishme, organi i akuzës ka provuar se misionari i pajtimit, Ndrec Prenga, gjatë ushtrimit të detyrës përpilonte dokumente me të dhëna të rreme kundrejt përfitimit të paligjshëm nga 300 deri në 4 mijë euro. Dokumenti, i cili noterizohej prej tij, u jepej të interesuarve së bashku me një relacion shpjegues, ku ngrihej shqetësimi se kjo familje ishte në rrezik ndaj duhej të përfitonte azilin.

    Për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm, Prenga ndihmohej edhe nga anëtari i shoqatës Tom Marena, i cili kryente rolin e sekserit. Një prej personave që kishte aplikuar për t’u pajisur me këto vërtetime është Petrit Ndoj. Ky i fundit, kundrejt shumës së 4 mijë eurove ishte pajisur me dokumentacion të rremë që do ta përdorte për të kërkuar azil në Kanada.

    Tre personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm u arrestuan tri ditë më parë nga Policia e Durrësit, pasi gjykata kishte vendosur “arrest në burg” për ta. Në rivlerësimin e masës së sigurisë Gjykata e Durrësit vendosi si masë shtrënguese “burg pa afat” për misionarin e pajtimit Ndrec Prengen, ndërsa për anëtarin e shoqatës, i cili sipas akuzës kryente rolin e sekserit Tom Marena dhe përfituesin Petrit Ndoj, trupi gjykues vendosi “arrest shtëpie”.

    Leonidha Musaj

    PANORAMA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shoqata e Pajtimit të Gjaqeve: 4000 euro për dokumentin për azil në Kanada

    Shkodër, prokuroria çon për gjykim 12 persona: Lëshuan dokumente false për azil

    SHKODER - Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur një skemë mashtrimi me dokumentet e gjakmarrjes, që përdoren për të kërkuar azil në shtete të ndryshme. Prokuroria ka dërguar për gjykim kryetarin e komunës Postribë, sekretarin e shoqatës së misionarëve të paqes, tre kryepleq dhe 7 persona të tjerë të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve të gjakmarrjes, për të paktën 7 raste që rezultojnë të kenë kërkuar azil.

    Pak ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, N. Prenga, i akuzuar për “korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “falsifikim dokumentesh”.

    Po kështu masa “arrest me burg” u dha edhe për shtetasit T. Marena dhe P. Ndoj, të akuzuar po për “korrupsion aktiv në sektorin privat” dhe “falsifikimi i dokumenteve.

    Nga hetimi i Prokurorisë, rezulton që këta shtetas dyshohet se, në këmbim të shumave nga 300 deri në 1000 euro, hartonin dokumente të falsifikuara për qytetarë të ndryshëm si të përfshirë në gjakmarrje, të cilët i paraqisnin më pas këto akte pranë autoriteteve të huaja për përfitim të lejeve të qëndrimit.

    (er.nu/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •