Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Durres: Vriten e me pas digjen ne makinen e tyre dy te rinj

    Dy tė rinjtė u vranė me armė, mė pas u dogjėn nė makinė, policia: Janė identifikuar autorėt e krimit

    Emri:  makina-300x167.jpg

Shikime: 419

Madhėsia:  4.9 KB

    DURRES- Policia e Durresit jep detaje nga ngjarja e rende regjistruar naten e mbremshme, kur dy te rinj u ekzekutuan me pare me arme ne nje banese dhe me pas iu vu flaka ne makinen me te cilen u transportuan, pėr tė humbur gjurmėt.

    Policia ben me dije se ne krim dyshohet te kene marre pjese 4 persona, nderkohe qe eshte zbardhur edhe skenari i krimit.

    Sipas te dhenave te fundit te policise viktimat jane dy te rinj, identifikuar njeri me mbiemer Babasi, tjetri me mbiemrin Kasalli. Sipas hetimeve te para dy viktimat kane qene persona me precedente penale. Babasi rezulton ish-i dėnuar pėr trafik droge nė Itali ku dhe ka kryer dėnim me 3 vjet burg. Kurse Kasalli rezulton i skeduar pėr transport narkotikėsh.

    Policia sqaron se ka shoqeruar disa persona, nderkohe qe ka shpallur ne kerkim te tjere te dyshuar si autore te ngjarjes.

    Emri:  banesa-300x121.png

Shikime: 321

Madhėsia:  48.2 KB
    Shtepia ku dyshohet se ndodhi krimi

    Sipas policise dy te rinjte jane vrare ne nje banese me arme zjarri, e me pas jane transportuar ne zonen e Kenetes me automjetin, qe iu vu edhe flaka.

    Ne banesen e dyshuar jane gjetur gjurme te krimit, njolla gjaku dhe gezhoja armesh.

    Policia bėri tė ditur se rreth orės 22:15 mori njoftimin pėr makinėn tip “Mercedes-Benz” me targė AA 930BJ qė po digjej. Fillimisht u dyshua pėr njė ngjarje aksidentale, por vetėm pas shuarjes sė flakėve u zbulua dhe krimi makabėr.

    Fakti qė njėri prej viktimave ndodhej nė bagazh ka ngritur menjėherė dyshimin se bėhet fjalė pėr vrasje tė qėllimshme dhe tė mirorganizuar. Ekspertė tė shumtė tė Policisė sė Durrėsit shkuan nė vendin e ngjarjes pėr tė kryer verifikimet pėr krimin.

    Njė viktimė nė sediljen e parė, ndėrsa njė tjetėr nė bagazhin e njė “Benzi” u zbuluan mbrėmė tė pajetė, pasi zjarrfikėsja shoi flakėt qė i ishin vėnė mjetit. Dy kufomat u gjetėn nė zonėn pranė ish-Vaskave tė Peshkut, nė njė zonė tė banuar mes dy lagjeve informale nė Durrės, asaj tė Spitallės dhe ish-Kėnetės.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-02-2014 mė 09:57

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Durres: Vriten e me pas digjen ne makinen e tyre dy te rinj

    ju mpreht shpirti ne paqe 2 te rinjeve te masakruar ne durres, problemi eshte aq shume i mprehte ne vendin tone, sa shpesh njerezit jane te detyruar kur nuk ke ku te punesohesh, ti futesh krimit, vjedhje, shperndares droge ( sipermarresit jane me kollare ne parlament), xhepist, etj, etj,etj

    Ju ka shkuar thika ne fyt nje pjese te popullsise, kur i shikon qe marrin vendime kaq te egra per te mbijetuar ne ket treg sahanlepiresish ordiner ( mediatike-politike-juridike)
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Durres: Vriten e me pas digjen ne makinen e tyre dy te rinj

    Vrasėsi dėshmon pas arrestimit: I qėllova me plumb kokės se u prishėm pėr drogėn

    Emri:  arrestimi-300x197.png

Shikime: 83

Madhėsia:  95.0 KB
    ODISE VERBOFSHI, AUTORI I MASAKRES PAS ARRESTIMIT NE DEVOLL (MAJTAS) E EMA E AUTORIT, VIOLETA VERBOFSHI

    “Mė rrahėn keq dhe i vrava. Mė iku mendja, nuk dija ēfarė tė bėja dhe vendosa t’i digjja”. Odise Verbofshi, autori i masakrės sė dyfishtė nė zonėn e ish-Kėnetės nė Durrės, duke ēaluar ndėrsa futej nė Komisariatin e Policisė, ka treguar se ēfarė ngjau mbrėmjen e sė enjtes, kur ekzekutoi dhe u vuri flakėn dy tė rinjve nga Fushė-Kruja. Ai ka akuzuar Shaban Babasin dhe Albert Kasallėn se e kanė dhunuar kur i priti nė shtėpi pėr tė bėrė pazarin pėr drogėn. 32-vjeēari i arrestuar nė Devoll rreth 48 orė pas ekzekutimit tė dyfishtė ka rrėfyer motivin e ngjarjes sė rėndė, duke u shprehur i penduar.

    “I VRAVA PĖR DROGĖN”
    Sipas tij, gjithēka ndodhi pasi dy tė rinjtė nga Fushė- Kruja nuk kishin rėnė dakord pėr tė blerė 74 kg drogė qė kishte nė shtėpi, nė Shkozet. Pasditen e sė enjtes dy djemtė kishin shkuar nė banesėn e Verbofshit pėr tė diskutuar mbi ēmimin e blerjes sė drogės. Autori ka deklaruar mbrėmė se mes tyre ka nisur debati pėr paratė, derisa dy djemtė kanė nisur ta rrahin. Vetė autori ka treguar dėmtimet nė kėmbė, qė sipas tij, ia bėnė dy viktimat. “Aty kam marrė pistoletėn time dhe i kam qėlluar me nga njė plumb. Ata ishin vetė tė armatosur dhe unė u gjuajta i pari nga frika”, ėshtė shprehur 32-vjeēari. I pyetur pse vendosi tė vazhdonte mė tej me makabritetin, Verbofshi ka thėnė se nuk ka ditur se ēfarė tė bėnte me kufomat. “Mė iku mendja dhe vendosa qė t’i zhdukja duke i djegur me gjithė makinė”. Duke tentuar tė mbrohej me tej, Odise Verbofshi ka deklaruar se kishte frikė qė tė shkonte nė polici, por gjėja e parė qė ka menduar ishte tė siguronte familjen. Ky moment nė fakt bie nė kontradiktė me tė dhėnat e mbledhura nga policia se ai e kishte dėrguar tė shoqen dhe djalin e vogėl te tė afėrmit e gruas qė nė orėt e paradites. Pas vrasjes sė dy djemve, 27 dhe 32 vjeē, Verbofshi ėshtė nisur menjėherė drejt Devollit, te familja e vjehrrit tė tė vėllait, ku dhe u arrestua.

    Arratisja nė Devoll
    Pikėrisht nė fshatin Poloskė tė Devollit, ku ishte strehuar te disa tė njohur, Verbofshi ėshtė diktuar nga policia, e cila ka bėrė tė mundur arrestimin e tij. Policia e Durrėsit ka mbajtur nėn pėrgjim telefonatat dhe lėvizjet e tė akuzuarit, tė cilat pėrfundonin nė fshatin kufitar me Greqinė. Ai ka deklaruar fillimisht se i trembej hakmarrjes dhe ka synuar qė tė kalonte kufirin ilegalisht pėr tė hyrė nė shtetin grek, ndėrsa ka shprehur pendesė pėr krimin e kryer. Rreth orės 11:30 Verbofshi u arrestua teksa ishte strehuar te vjehrri i vėllait tė tij sė bashku me familjen. Sipas tė dhėnave tė grupit hetimor, ai nuk ka bėrė rezistencė nė momentin e arrestimit, por ka deklaruar se do tė vetėdorėzohej. “Doja qė nga Poloska tė ikja nė Greqi, por kisha frikė se do mė kapte policia. Jam nisur menjėherė me makinėn e vėllait pėr te prindėrit e gruas sė tij. Arrita dje, (tė premten) dhe qėndrova atje pa iu rėnė nė sy. Isha i tronditur dhe nuk dija ēfarė po bėja, s’dija si tė dilja nga kjo situatė qė nuk ka zgjidhje. Jam penduar dhe nuk di ē’tė bėj mė tepėr. Nuk dua tė flas pėr arsyet dhe ngjarjen pa prezencėn e avokatit mbrojtės”, tha nė Korēė 32- vjeēari.

    Autori kėrkoi benzinėn 3 orė para se tė digjej makina
    Ditėn qė policia e Durrėsit arrestoi Gazep Pilin me akuzėn e bashkėpunėtorit nė fshehjen dhe mė pas djegien e dy trupave, familjarėt e tij kanė braktisur shtėpinė. Asnjė prej familjarėve tė 20-vjeēarit nuk gjenden nė shtėpinė e cila ndodhet nė zonėn e ish-Kėnetės, nė Lagjen Nr. 15. Fqinjėt tregojnė se pasi ėshtė bėrė publik lajmi qė Gazep Pili ėshtė arrestuar, prindėrit e tij janė larguar nga banesa dhe se nuk e dinė vendndodhjen e tyre. Pak metra larg banesės jeton dhe njė i afėrm i bashkėpunėtorit nė asgjėsimin e kufomave, i cili ėshtė tronditur nga lajmi. I pyetur nga gazeta, ai tregon se si Gazep Pili u pėrfshi nė ngjarje. I afėrmi i tij, i cili nuk pranon tė identifikohet, tregon se Gazepin e ka marrė nė telefon Odiseja rreth orės 19:30, ku i ka kėrkuar t’i dėrgonte njė bidon benzinė pasi e kishte lėnė makina nė njė rrugicė nė zonėn e Shkozetit. Menjėherė pas telefonatės Gazepi ka dalė dhe nė karburantin qė ndodhet vetėm pak metra larg shtėpisė sė tij ka marrė bidonin me benzinė dhe ėshtė nisur drejt vendit ku Odiseja i ka kėrkuar tė takohej. Ky moment pritet tė verifikohet nga policia pėr tė saktėsuar kohėn kur ndodhi vrasja. Banorėt e zonės lajmėruan policinė se njė makinė po digjej rreth orės 22:15, ēka bėn tė dyshosh se krimi ka qenė i planifikuar ose ka ndodhur shumė mė herėt.

    E zonja e shtėpisė ku u strehua Verbofshi: Tha se erdhi pėr urim
    T. Gjoza, vjehrra e vėllait tė autorit Odise Verbofshi, thotė se 32- vjeēari kishte shkuar nė shtėpinė e saj pėr ta uruar pėr fejesėn e sė bijės. “Njėra nga vajzat e mia ėshtė nusja e vėllait tė tij. Kam lidhje familjare dhe ai erdhi tek unė si mik. I hapa derėn pėr ta nderuar dhe respektuar, e prita me sa pata mundėsi dhe nuk di ēfarė tė them. Jam tronditur tepėr nga ajo qė po dėgjoj, pasi unė e njihja si djalė tė mirė dhe person pa probleme”, thotė gruaja qė kur policia ka shkuar nė shtėpinė e saj ėshtė tronditur. Ajo tregon se pėr herė tė fundit e kishte takuar Verbofshin para 2-3 vitesh dhe kur i ka shkuar tė premten nė shtėpi nuk i shkonte kurrė mendja se ai udhėtoi deri nė Devoll pėr t’u fshehur nga krimi i dyfishtė. “Kur erdhi policia qė e arrestoi brenda nė shtėpi ne shtangėm sepse nuk po kuptonim asgjė. Mė vonė nė televizor mėsuam qė ai akuzohet pėr ato vrasje dhe jemi tmerruar”. Familja Gjoza i trembet ndonjė hakmarrjeje tė mundshme, edhe pse siē thotė e zonja e shtėpisė, autorin e pritėn si mik, pa e ditur se ēfarė kishte ngjarė. “Nuk kemi gisht nė kėtė ngjarje dhe as lidhje me atė qė ka ndodhur. Unė dhe familja ime kemi punuar gjithė kohėn me bujqėsi dhe blegtori, nuk i kemi rėnė nė qafė askujt”, thotė Gjoza.

    LEONIDHA MUSAJ / DHORJELA ĒULE

    Balkanweb

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •